Lajmet
Pesë barnat që e ndryshuan botën (dhe çfarë shkoi keq)
Këto barna sollën një ndryshim të madh në jetën tonë, në mënyra që nuk e prisnim.
Published
3 years agoon
By
UBT newsNga Philippa Martyr
Është e vështirë të matet ndikimi i një barne të caktuar në historinë botërore. Por më poshtëpo klasifikojmë 5 barna, për të cilat mund të themi me siguri se kanë sjellë një ndryshim të madh në jetën tonë, shpeshherë në mënyra që nuk e prisnim. Ato na kanë dhënë disa përfitime shëndetësore të pabesueshme. Por nga ana tjetër janë shfaqur me një trashëgimi komplikimesh, të cilat ne duhet t’i analizojmë në mënyrë kritike.
1. Anestezia
Në fundin e viteve 1700, kimisti anglez Xhozef Pristli prodhoi një gaz të cilin ai e quajti “ajri i azotuar” (oksid azoti). Kimisti tjetër anglez Hamfri Devi, mendoi se ai mund të përdorej si qetësues dhimbjesh në kirurgji. Në fakt u bë një ilaç rekreativ. Vetëm në vitin 1834, mbërritëm një moment tjetër historik.
Kimisti francez Zhan-Baptist Dyma emërtoi një gaz të ri:kloroformi. Mjeku skocez Xhejms Simpson e përdori atë në vitin 1847 për të ndihmuar gjatë lindjes së grave. Shumë shpejt anestezia u përdor më gjerësisht gjatë operacioneve kirurgjikale.
Përpara saj, pacientët vdisnin shpesh nga shoku nga dhimbja. Por çdo ilaç që mund t’i bëjë njerëzit të pavetëdijshëm, mund të shkaktojë edhe dëme. Anestetikët e sotëm janë ende të rrezikshëm, për shkak të rreziqeve të shtypjes së sistemit nervor.
2. Penicilina
Ajo që i ndodhi në vitin 1928 mjekut skocez Aleksandër Fleming, është një nga historitë klasike të zbulimit aksidental të një ilaçi. Fleming shkoi me pushime, duke lënë në laborator disa kultura të bakterit streptokok. Kur u kthye nga pushimet, vuri re se penicilium (një ndotës mykotik) e kishte ndaluar rritjen e streptokokut .
Patologu australian Hauard Florej dhe ekipi i tij, e stabilizuan penicilinën dhe kryen eksperimentet e para tek njerëzit Me financimin e qeverisë amerikane, penicilina u prodhua në masë dhe e ndryshoi rrjedhën e Luftës së Dytë Botërore. Ajo u përdor për të trajtuar mijëra njerëz në front.
Penicilina dhe pasardhësit e saj, janë ilaçe shumë të suksesshme të vijës së parë për gjendjet shëndetësore që dikur vranë miliona njerëz. Megjithatë, përdorimi i gjerë i tyre ka çuar në shfaqjen e llojeve të reja të baktereve që janë rezistente ndaj ilaçeve.
3. Nitroglicerina
Nitroglicerina u shpik në vitin 1847 dhe e zëvendësoi barutin si eksplozivi më i fuqishëm në botë. Por ajo ishte gjithashtu ilaçi i parë modern për trajtimin e anginës, dhimbja e fortë e gjoksit e lidhur me sëmundjet e zemrës. Punëtorët e fabrikës që ishin të ekspozuar ndaj eksplozivit, nisën të përjetojnë dhimbje koke dhe skuqje në fytyrë.
Kjo ndodhi për shkak se nitroglicerina është një vazodilatator, pra i zgjeron enët e gjakut.
Mjeku londinez Uilliam Murrel eksperimentoi me nitroglicerinë mbi veten e tij, dhe e provoi atë te pacientët e tij me anginë. Ata patën një lehtësim gati të menjëhershëm të dhimbjeve nëgjoks.
Nitroglicerina bëri të mundur që miliona njerëz me anginë të kenë një jetë relativisht normale. Ajo i hapi rrugën prodhimit të ilaçeve të reja, atyre për uljen e presionit të gjakut, beta-bllokuesit dhe statinave. Këto ilaçe kanë zgjatur jetën e miliona njerëzve, dhe e kanë rritur jetëgjatësinë mesatare në vendet perëndimore.
Por për shkak se jetët e njerëzve janë zgjatur, sot ka norma më të larta të vdekjeve nga kanceri dhe sëmundje të tjera jo të transmetueshme. Pra, rezultoi që nitroglicerina të ishte një ilaç që e ndryshon botën në mënyra të papritura.
4. Pilula
Në vitin 1951, avokatja amerikane e kontrollit të lindjeve Margaret Sanger i kërkoi studiuesit Gregori Pinkus të zhvillonte një kontraceptiv hormonal efektiv, që u financua nga filantropja e njohur Kethrin Mekormik. Pinkus zbuloi se progesteroni ndihmon në ndalimin e ovulacionit, dhe e përdori atë për të krijuar një pilulë eskperimentale.
Testet klinike u kryen mbi gratë më të varfra, sidomos në Porto Riko, për shkak të frikës nga efektet anësore. Ilaçi i ri u prodhua nga kompania GD Searle & Co me emrin Enovid në 1960, me miratimin e Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA). Ai u pranua pasi rreziku i shtatzënisë, shihej si më i madh se rreziku i efekteve anësore, si mpiksja e gjakut dhe goditjet në tru.
U deshën 10 vite vjet për të provuar një lidhje midis përdorimit të kontraceptivëve oralë dhe efekteve anësore serioze. Pas një investigimi të qeverisë amerikane në vitin 1970, nivelet e hormoneve në pilulën kontraceptive ranë ndjeshëm. Pilula shkaktoi ndryshime të mëdha demografike globale. Familje nisën të jenë më të vogla në numrin e anëtarëve, teksa u rritën të ardhurat pasi gratë ri–hynë në fuqinë punëtore. Por kjo ngre pikëpyetjen se si mjekët kanë eksperimentuar me trupat e grave.
5. Diazepami
Benzodiazepina e parë, një lloj depresant i sistemit nervor, u zhvillua për herë të parë në vitin 1955 dhe u tregtua nga kompania “Hoffmann-La Roche” me emrin Librium . Kjo dhe barnat e lidhura me to nuk u shitën si “kurë” për ankthin. Përkundrazi, ato ishin menduar t’indihmonin njerëzit të përfshiheshin në psikoterapi , e cila shihej si zgjidhja e vërtetë.
Kimisti polako-amerikan Leo Sternbah dhe grupi i tij kërkimor, e ndryshuan kimikisht Librium në vitin 1959 , duke prodhuar një ilaç shumë më të fuqishëm. Ky ishte diazepami, i shitur nga viti 1963 me emrin Valium. Duke qenë një ilaç i lirë dhe lehtësisht i disponueshëm, ai pati një ndikim të madh.
Gjatë viteve 1969–1982, Valiumi ishte barna më e shitur në Shtetet e Bashkuara. Këto llojbarnash krijuan një kulturë të menaxhimit të stresit dhe ankthit përmes ilaçeve. Valiumi i hapi rrugën antidepresantëve modernë. SSRI i parë, ose frenuesi selektiv i rimarrjes së serotoninës, ishte fluokstina, i shitur nga viti 1987 si Prozac.
“The Conversation” – Bota.al
Vendi
Prof. Dr. Denis Celcima pjesë e tryezës përmbyllëse të projektit kërkimor STI(G)MA
Published
22 hours agoon
February 28, 2026By
ubtnews
Dekania e Fakultetit të Psikologjisë në UBT, Prof. Dr. Denis Celcima, ishte pjesë e tryezës së rrumbullakët që shënoi përmbylljen e ciklit kërkimor të projektit “STI(G)MA”, një iniciativë shkencore që vendosi në qendër fuqinë e fjalës dhe ndikimin e saj në ndërtimin e kuptimeve shoqërore.

Tryeza u organizua si moment reflektimi dhe diskutimi mbi rezultatet e projektit, i cili nisi nga një pyetje thelbësore: Çfarë bëjnë fjalët me ne — dhe çfarë bëjmë ne me fjalët? Në fokus të studimit ishte diskursi mediatik dhe mënyra se si stigmatizimi shpesh nuk shfaqet me zë të lartë, por depërton në mënyrë të heshtur përmes strukturave gjuhësore dhe modeleve të komunikimit. Koordinatore e këtij projekti ishte, profesoresha Eriola Bonja – Qafzezi. Prof. Dr. Denis Celcima, në cilësinë e ekspertes së fushës së psikologjisë, kontribuoi në diskutim duke theksuar rëndësinë e analizës së gjuhës si faktor kyç në formësimin e perceptimeve, qëndrimeve dhe sjelljeve sociale.
Ajo vuri në pah se fjalët nuk janë thjesht njësi komunikimi, por bartëse të kuptimeve, etiketimeve dhe përgjegjësive shoqërore, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien psikologjike dhe në marrëdhëniet ndërpersonale. Projekti STI(G)MA nuk u kufizua vetëm në një analizë teorike të diskursit, por u konceptua si një ftesë për të lexuar dhe dëgjuar me më shumë kujdes, për të kuptuar se stigmatizimi shpesh vepron në mënyrë subtile, duke lënë gjurmë të thella në individ dhe komunitet.
Nga “sti(g)ma” te “stima”, siç u theksua gjatë tryezës, fjalët bëjnë dallimin — nga etiketimi drejt vlerësimit, nga gjykimi drejt kuptimit. Në këtë aktivitet morën pjesë studiues, pedagogë, studentë dhe bashkëpunëtorë të projektit, të cilët përmes diskutimeve dhe pyetjeve të tyre kontribuan në një dialog të hapur ndërdisiplinar. U shpreh mirënjohje e veçantë për Agjencinë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI) dhe Universitetin “Fan S. Noli” për mbështetjen dhe besimin në këtë iniciativë kërkimore. Tryeza përmbylli zyrtarisht projektin, por jo edhe pyetjet që ai hapi.
Siç u theksua në përfundim, kërkimi shkencor është një proces i vazhdueshëm, ku përfundimet shpesh shërbejnë si pikënisje për rrugë të reja studimi. Dialogu mbi gjuhën, stigmatizimin dhe përgjegjësinë shoqërore mbetet i hapur, ndërsa rruga e kërkimit vazhdon aty ku kurioziteti shkencor nuk ndalet.


Vendi
Hajrizi: Para 20 vjetësh kishim 5 studentë të IT-së, sot kemi me mijëra
Published
22 hours agoon
February 28, 2026By
ubtnews
Edmond Hajrizi, Rektor i UBT-së, në EURO n’T7 ka thënë se ndër vite ka ndryshuar në tërësi kërkesa për drejtimet që të rinjtë duan të studiojnë; kjo tregon se edhe kërkesat për punë kanë ndryshuar.
Hajrizi, i cili me UBT shënon sivjet 25-vjetorin, tregon se kur kanë hapur degën për studime të teknologjisë informative kishin vetëm 5 studentë në këtë drejtim, derisa sot kanë me mijëra dhe kjo tregon se edhe nevojat e tregut kanë ndryshuar.
“Sot ka ndryshuar mindset-i i të rinjve. Fakti që ne si UBT kemi shkollën më të madhe të shkencave kompjuterike e nuk e kemi fakultetin juridik, i cili është më i vogli, tregon se të rinjtë duan të orientohen nga profesionet e së ardhmes siç janë IT, mjekësia dhe industria kreative, në funksione që faktikisht janë interesante. Njerëzimi sot ka nevojë për shumë profesione e profesionistë, sepse numri i të rinjve po bie, derisa ekonomia po rritet dhe nevojë për juristë të mirë e për ekonomistë të mirë do të ketë gjithmonë. Fakti që çdo vit regjistrohen me mijëra të rinj në fakultete si këto tregon se tregu ka nevojë për profesionistë si juristë ashtu edhe ekonomistë”, ka thënë Hajrizi.
Në anën tjetër, rektori i UBT-së ka kërkuar nga institucionet vendore që të largojnë të gjitha barrierat dhe t’u japin mundësi të rinjve për të studiuar duke mos kufizuar numrin e studentëve për drejtimet më të kërkuara, siç po ndodh në drejtimin e shkencave kompjuterike, ku kërkesa është e madhe derisa numri i studentëve është i kufizuar.
“Ne duhet ta ruajmë cilësinë e studimeve, por po ashtu duhet t’u japim mbështetje edhe më të madhe të rinjve që të kemi sa më shumë kuadro. Unë nuk mendoj se sot ne kemi ndonjë problem sa i përket përmbajtjes, infrastrukturës apo temave që trajtohen në botë; ne jemi në rrugën e njëjtë me të gjithë. Veç lodhesh duke menduar të shkosh diku jashtë për cilësi, sepse këtu i kemi të gjitha, sikur në Amerikë apo diku në Evropë”, ka shtuar Hajrizi.
Kreu i UBT-së po ashtu ka kërkuar nga niveli qendror e lokal i qeverisjes që të ndryshojnë mënyrën e qeverisjes për t’i dhënë më shumë hapësirë zhvillimit të vendit.
Live
Izraeli nis sulmin kundër Iranit, shpall gjendje të jashtëzakonshme në vend
Published
1 day agoon
February 28, 2026By
ubtnews
Izraeli nisi atë që e quajti një “sulm parandalues” kundër Iranit të shtunën në mëngjes, sipas Ministrit të Mbrojtjes, Israel Katz, dhe shpalli gjendje të jashtëzakonshme në të gjithë vendin. Një burim izraelit i tha CNN se sulmi ishte i koordinuar me Shtetet e Bashkuara.
Sulmi vjen pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump kaloi javë duke kërcënuar se do ta godiste Iranin për programin e tij bërthamor , si dhe një shtypje të brendshme që ka vrarë mijëra protestues.
Izraeli mbylli hapësirën ajrore të shtunën në mëngjes, tha Ministria e Transportit, pasi vendi kreu sulme ajrore ndaj Iranit, shkruan CNN.
Ende nuk është e qartë se si do të reagojë Irani. Zyrtarët iranianë kanë paralajmëruar më parë se trupat amerikane në rajon mund të jenë në shënjestër nëse sulmohet.
Lajmet
“Ishte gjenocid” – Prof. Dr. Salih Krasniqi rrëfen tmerrin e spitaleve gjatë luftës dhe shpëtimin e qindra të plagosurve
Published
1 day agoon
February 28, 2026By
ubtnews
Kirurgu i përgjithshëm Prof. Dr. Salih Krasniqi ka rrëfyer në UBT podcast periudhën e luftës në Kosovë, ku përveç punës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ai shërbeu edhe në spitalet ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke trajtuar qindra ushtarë dhe civilë të plagosur. Ai e cilëson atë periudhë si një ndër më të vështirat e jetës së tij, duke e quajtur hapur “gjenocid” atë që ndodhte në spitalet e kohës.
Sipas Krasniqit, vetëm rreth 10 për qind e stafit shqiptar kishte mbetur në punë në spitalet publike, ndërsa ai dhe kolegët e tij punonin paralelisht: gjatë javës në QKUK, ndërsa fundjavave në spitalet ushtarake në terren. Lufta, tha ai, mori përmasa të mëdha pas rënies së familjes Jashari, kur filloi të shtohej ndjeshëm numri i të plagosurve.
Ai ka dokumentuar 1,239 pacientë të trajtuar gjatë asaj periudhe, prej të cilëve 120 kanë vdekur në spital, sidomos pas fillimit të bombardimeve, kur – sipas tij – u rritën keqtrajtimet ndaj pacientëve shqiptarë në QKUK.
Krasniqi ka shërbyer në disa zona lufte, përfshirë Malishevën, Gradicën dhe Llapin. Në korrik të vitit 1998, ai mori pushimin vjetor për t’u angazhuar në Malishevë, ku numri i të plagosurve ishte shumë i madh. Në vitin 2001, ai u angazhua edhe në zonën e Likovës, ku për 43 ditë trajtoi rreth 375 të plagosur.
Rreziku më i madh, sipas tij, ishte rruga drejt spitaleve. “Na dilnin prita. Kishin mundësi të na likuidonin apo të na rrihnin,” rrëfen ai, duke përmendur raste kur mjekë shqiptarë janë keqtrajtuar fizikisht.
Ai ndau edhe dëshmi tronditëse për torturat ndaj pacientëve shqiptarë në spital: rrahje, lidhje për radiatorë, djegie me cigare dhe etiketime si “terrorist” në dokumente mjekësore. Në disa raste, ai arriti të shpëtojë pacientë duke i nxjerrë fshehurazi nga spitali dhe duke i dërguar në vende më të sigurta.
Prof. Dr. Salih Krasniqi e përshkruan atë që ndodhte në sistemin shëndetësor gjatë luftës si një përpjekje të organizuar për shkatërrimin e shëndetësisë shqiptare dhe frikësimin e popullatës civile. Ai thekson se largimi i stafit mjekësor shqiptar nga repartet kyçe, si gjinekologjia, kishte për qëllim pengimin e trajtimit dhe detyrimin e popullsisë për t’u larguar nga vendi.
Rrëfimi i tij mbetet një dëshmi e drejtpërdrejtë e sakrificës së mjekëve shqiptarë gjatë luftës dhe një dokumentim i rëndësishëm i asaj periudhe të errët të historisë së Kosovës.
Ju ftojmë të ndiqni episodin e parë të këtij podcasti: Podcasti
Vritet Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ali Khamenei
Prof. Dr. Denis Celcima pjesë e tryezës përmbyllëse të projektit kërkimor STI(G)MA
Hajrizi: Para 20 vjetësh kishim 5 studentë të IT-së, sot kemi me mijëra
Izraeli nis sulmin kundër Iranit, shpall gjendje të jashtëzakonshme në vend
“Ishte gjenocid” – Prof. Dr. Salih Krasniqi rrëfen tmerrin e spitaleve gjatë luftës dhe shpëtimin e qindra të plagosurve
Amerikanët dyshojnë në pretendimet e Trumpit për ekonomi “në lulëzim”
Kurti takon kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës
Nga skandal në ikonë: Si u bë “My Bed” i Tracey Emin simbol i artit modern
REL: Beograd: Një shtetas i Kosovës dënohet në mungesë me 15 vjet burgim
Të kërkuara
-
Aktualitet3 months agoMe shumicë votash, Vesa Shatri zgjidhet Kryetare e re e Këshillit Studentor të UBT-së
-
Lajmet nga UBT3 months agoNjohja me proceset profesionale televizive, vizita e studentëve të Media dhe Komunikim në Klan Kosova
-
Vendi2 months agoDizajneri grafik Berin Hasi ligjëron për studentët e Dizajnit të Integruar në UBT
-
Rajoni2 months agoProfesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku dhe bashkëpunëtorët publikojnë artikullin “Historia e Mbrojtjes së Shpellës në Kosovë” në SpeleoMedit Magazine
