Lajmet

Përurimi i tri ndërtesave sociale në Skenderaj, Rizvanolli: Investim që përmirëson jetën e 100 familjeve

Published

on

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë përuruan sot përfundimin e punimeve në tri ndërtesa sociale shumëbanesore në Komunën e Skenderajt, nga të cilat përfitojnë 100 familje në nevojë.

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, gjatë ceremonisë theksoi rëndësinë e investimeve në energji eficience për përmirësimin e jetës së banorëve. Ajo sqaroi se ky projekt është pjesë e një programi më të gjerë që po zbatohet në nivel vendi, duke përfshirë renovimin e 28 ndërtesave sociale në 13 komuna, me vlerë totale 6 milionë euro. Përveç 693 mijë eurove të investuara në Skenderaj, projekti përkrahet financiarisht nga Bashkimi Evropian me 90%, ndërsa komunat kontribuojnë me 10%.

Ky është pjesë e një programi më të gjerë në nivel vendi, ku tashmë është duke u punuar edhe në 12 komuna të tjera, në renovimin total të 28 ndërtesave sociale me një vlerë totale prej 6 milionë euro. Ndërsa investimi këtu është rreth 693 mijë euro. Këto investime po realizohen me përkrahje financiare të BE-së në masë 90 përqind dhe bashkëfinancim të komunave prej 10 përqind. Këto janë investime të rëndësishme që janë përtej infrastrukturës – kursimi i energjisë do të jetë 75‑85 përqind më pak konsum. Kjo do të thotë kushte më të mira për banorët, më të shëndetshme për familjet e tyre dhe një jetë më dinjitoze dhe më e sigurtë. Përveç investimeve që janë bërë në hyrje, dysheme, izolim të çatisë, ndërrimin e dritareve dhe dyerve, izolimin e ndërtesës, gjithashtu është instaluar sistemi i interfonisë që mundëson siguri më të lartë,” ka deklaruar Rizvanolli.

Përfaqësuesi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Alessandro Bianciardi, theksoi rëndësinë e mbështetjes së BE-së në këtë projekt, duke shtuar se masat për eficiencë të energjisë janë një mënyrë efektive për të ndihmuar familjet në përballimin e krizës energjetike dhe për të mbrojtur konsumatorët më në nevojë.

Një ndërtesë në Skenderaj me vlerë rreth 700,000 euro, nga e cila përfitojnë rreth 100 familje në nevojë sociale. Projekti u mundësua nga financimi i Bashkimit Evropian në kuadër të Pakos së Mbështetjes për Energjinë, me një shumë totale prej 75 milionë eurosh, i cili po zbatohet nga Qeveria e Kosovës dhe Fondi për Efiçiencë të Energjisë në Kosovë, si dhe falë kontributit të komunës. Qëllimi i kësaj pakove ishte të ndihmojë familjet dhe bizneset të përballojnë ndikimin e krizës energjetike, por gjithashtu të përmirësojë përballueshmërinë e energjisë dhe të mbështesë familjet më të ndjeshme. Masat për eficiencë të energjisë janë një mënyrë shumë efektive për të ndihmuar dhe mbrojtur konsumatorët në nevojë,” deklaroi Bianciardi.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin dhe suksesin e projektit, duke theksuar ndikimin pozitiv në reduktimin e shpenzimeve për energjinë elektrike dhe investimin në komunitetin në nevojë, si komuna e parë që përfundon një iniciativë kaq të rëndësishme.

Një bashkëfinancim dhe bashkë-koordinim që po japim këtu në Skenderaj ka dy elemente kryesore: do të ndikojë në reduktimin e shpenzimeve të energjisë elektrike, dhe njëkohësisht kemi investuar në një pjesë të komunitetit që ka pasur nevojë. Jam jashtëzakonisht i kënaqur që jemi komuna e parë që po implementon dhe finalizon një projekt kaq të rëndësishëm,” shtoi ai.

Ky projekt sinjalizon përkushtimin dhe përpjekjen sistematike për të përmirësuar kushtet e jetesës për familjet më të ndjeshme në Kosovë, përmes investimeve të qëndrueshme në eficiencën e energjisë dhe rinovimin e infrastrukturës sociale.

Lajmet

PDK: Nuk do të takohemi më me Kurtin, zgjedhjen e presidentit ta bëjë pa votat tona

Published

on

Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të qartë se nuk do të marrë pjesë në takime të tjera me kryeministrin në detyrë, njëherësh kryetarin e LVV-së Albin Kurti, duke i cilësuar ato si të padobishme dhe si zvarritje të procedurave për konstituimin e institucioneve.

Deputetja e PDK-së, Besa Deliu, tha se partia e saj e ka të qartë qëndrimin dhe se rruga për dalje nga situata aktuale është konstituimi i Kuvendit të Kosovës.

“PDK-ja e ka qartësuar pozicionin e saj. Ne nuk kemi nevojë që të takohemi më me Albin Kurtin, pasi është parë se këto takime janë farsë. Po të kishte vullnet Albin Kurti, e para do të konstituonte Kuvendin e Kosovës dhe dyta do të sillen në harmoni të plotë me rregullat dhe ligjet e Republikës. Ne nuk do të takohemi me Albin Kurti pasi është parë se këto takime i shërbejnë vetëm zvarritjes së procedurave për ta cuar vendin drejt zgjedhjeve të reja. Këto takime nuk kanë prodhuar asgjë dhe ne jemi të qartë se nuk do të takohemi. Ftesa jonë është të kthehemi te konstituimi dhe të jemi në shërbim të qytetarëve të Kosovës”

Ajo i bëri i Kurtit ta zgjedh presidentin pa votat e 22 deputetëve të PDK-së.

Duke folur për thirrjen e ShBA-së që të formohen institucionet e reja, ajo theksoi se kërkesa e SHBA-së është në linjën e njëjtë me kërkesën që kanë ata si PDK.

Përndryshe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ritheksuar thirrjen ndaj udhëheqësve politikë të Kosovës që të bashkëpunojnë për formimin e institucioneve, në përputhje me Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit tha se udhëheqësit politikë duhet të punojnë së bashku për tejkalimin e ngërçit institucional.

“Ky ngërç i vazhdueshëm politik po rezulton në mundësi të humbura për Kosovën. Është koha që udhëheqësit t’i japin përparësi progresit dhe stabilitetit, në të mirë të të gjithë qytetarëve”, tha zëdhënësi./KosovaPress/ A.K/

 

Continue Reading

Lajmet

Mbi një kilogram marihuanë konfiskohet në Brezovicë, arrestohet 27-vjeçari

Published

on

Sipas Policisë së Kosovës, një 27-vjeçar është arrestuar në Brezovicë nën dyshimin për posedim të substancave narkotike.

Rasti është raportuar më 19 gusht, rreth orës 23:30, pasi njësitet e Stacionit Policor në Shtërpcë kishin pranuar informatë për një substancë të dyshuar narkotike në një villë të pabanuar në Brezovicë.

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë dhe dy peshore digjitale. Për shkak të dyshimeve se mund të kishte edhe substanca të tjera, është kontrolluar edhe një vilë tjetër, ku është gjetur sasi shtesë e marihuanës.

Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar gjithsej 1,063 gramë marihuanë e dyshuar, dy peshore digjitale, një çantë krahu, një thikë metalike dhe një telefon celular.

Për rastin është njoftuar edhe Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve, ndërsa prokurori i shtetit ka autorizuar intervistimin e të dyshuarit dhe ka lëshuar aktvendim për ndalimin e tij për 48 orë.

Hetimet për rastin janë duke vazhduar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Armatim, municion e uniforma të sekuestruara në veri, Policia jep detaje sot

Published

on

Policia e Kosovës ka paralajmëruar mbajtjen e një konference të jashtëzakonshme për media, ku do të prezantohen detaje lidhur me operacionet e fundit policore të zhvilluara në disa lokacione në veri të Mitrovicës.

Konferenca do të mbahet sot, më 20 gusht, duke filluar nga ora 16:00, në Qendrën e Njësive Speciale “Enver Zymeri” në Mitrovicë.

Sipas njoftimit, gjatë operacioneve policore është bërë gjetja dhe konfiskimi i një sasie të konsiderueshme të armatimit, municionit, uniformave dhe dëshmive të tjera relevante. Materialet e konfiskuara pritet të ekspozohen para mediave gjatë konferencës.

Në konferencë pritet të jepen informacione edhe lidhur me veprimet policore në rastin e “Krimeve të Luftës ndaj Popullatës Civile” në Kosovë, për të cilin operacionet po zhvillohen në disa lokacione të dyshuara në Zubin Potok.

Në konferencë do të marrin pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Katër ditë krijimtari për fëmijët në Galerinë Kombëtare të Kosovës

Published

on

Galeria Kombëtare e Kosovës po organizon një program të veçantë për familje, i dedikuar fëmijëve dhe i fokusuar në afrimin e tyre me artin përmes lojës, krijimtarisë dhe eksplorimit të teknikave të ndryshme artistike.

Programi do të zhvillohet për katër ditë, duke filluar nga ora 11:00, ndërsa punëtoritë do të frymëzohen nga veprat e ekspozitës që aktualisht është e hapur në Galerinë Kombëtare të Kosovës.

Gjatë aktiviteteve, fëmijët do të kenë mundësi të eksperimentojnë me pikturë, kolazh, media të përziera dhe tekstil, duke eksploruar tema si natyra, ngjyrat, format dhe imagjinata.

Përmes punës praktike, pjesëmarrësit do të inkurajohen të shprehen lirshëm dhe të zhvillojnë qasjen e tyre krijuese ndaj artit.

Të gjitha punëtoritë do të udhëhiqen nga edukatorja e artit Rina Gosalci, ndërsa Galeria Kombëtare e Kosovës ka ftuar familjet t’i bashkohen programit dhe të kalojnë kohë së bashku në një hapësirë të dedikuar artit dhe krijimtarisë./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara