Uji është thelbësor për çdo qelizë të trupit të njeriut, por sasia e tepërt shkakton hidratim të tepërt, gjendje që mund të bëhet serioze
Sa ujë duhet të pirë në ditë?
Nuk ka formulë të saktë për të gjithë. Sipas ekspertëve, nëse pini ujë kur keni etje dhe urina është me ngjyrë të verdhë të çelët, jeni në nivel të mirë hidratimi.
Një udhëzim i përgjithshëm është tetë gota ujë në ditë, por kjo sasi ndryshon sipas aktivitetit fizik, klimës, shëndetit, shtatzënisë ose gjidhënies.
Çfarë ndodh kur pini shumë ujë?
Kur pini sasi të mëdha uji shpejt, kaloni në një gjendje që quhet mbihidratim i lehtë në intoksikim ujor, ose helmim nga uji. Kjo ndodh kur uji hyn me tepricë në qeliza, duke i bërë të fryhen. Kur qelizat e trurit fryhen, përjetoni përgjumje, dhimbje koke, presion të lartë të gjakut ose rrahje të ngadalta të zemrës.
Natriumi, elektrolit i rëndësishëm që ruan ekuilibrin e lëngjeve në trup, bie kur pini shumë ujë, duke shkaktuar një gjendje të rrezikshme të quajtur hiponatremi. Në raste të rënda, kjo mund të çojë në konvulsione, komë ose vdekje.
A ka pasur raste vdekjesh nga pirja e tepërt e ujit?
Rastet më të zakonshme ndodhin në situata ekstreme si gara për pirjen e ujit ose pas një nate që kalohet duke festuar e kërcyer ndërkohë që njeriu djersin e konsumon drogën e quajtur ekstazi.
Kush rrezikohet më shumë?
Gjatë ushtrimeve ekstreme: si maratonat, ku njerëzit pinë shumë ujë nga frika e dehidrimit, në sëmundje; si ato të zemrës, sëmundjet e veshkave, cirroza e mëlçisë, diabeti me sheqer shumë të lartë dhe probleme hormonale si SIADH dhe sëmundja Addison.
Shenjat që tregojnë se po konsumoni ujë së tepërmi:
Urinë e tejdukshme
Shkoni shpesh në tualet (më shumë se 8-10 herë në ditë)
Të përziera, të vjella, diarre
Dhimbje koke pulsuese që nuk kalon
Konfuzion dhe mjegull në tru
Fryrje ose zbardhje e duarve, këmbëve dhe buzëve
Dobësi dhe ngërçe muskulore
Lodhje ekstreme
Po te foshnjat?
Nuk kanë nevojë për ujë shtesë gjatë muajve të parë të jetës, përveç qumështit të gjirit ose formulës. Pirja e tepërt e ujit shkakton irritim, temperaturë të ulët trupore, fryrje të fytyrës, konvulsione dhe urie të tejdukshme. Nëse dyshoni për intoksikim ujor te një foshnjë, duhet të kontaktoni menjëherë mjekun.
Sa ujë duhet pirë?
Gratë nga 19 deri në 30 vjeç, duhet të pinë rreth 2.7 litra ujë në ditë;
Burrat nga 19 deri në 30 vjeç duhet të pinë rreth 3.7 litra ujë në ditë;
Nëse jeni aktiv ose jetoni në klimë të nxehtë, mund të keni nevojë për më shumë ujë;
Sipas WebMD , në këto kushte gratë mund të pinë 3 shishe uji nga 1 litër në ditë dhe burrat mund të pinë 4 shishe uji nga 1 litër në ditë.
Rreth 2 litra ujë nuk është e mjaftueshme për shumicën e njerëzve, sidomos nëse kanë shenja të dehidrimit si etja, urina e errët, marramendja, lodhja, goja e thatë dhe sytë e lodhur.