Lajmet

Personat me nevoja të veçanta protestojnë para Qeverisë për uljen e pagesës në 150€, Balje u premton zgjidhje

Naim Hajdari, organizator i kësaj proteste tha se Qeveria po bën dallavere me përcaktimin e shkallës së invaliditetit.

Published

on

Personat me nevoja të veçanta kanë protestuar para objektit të Qeverisë për shkak se pagesa mujore që marrin u është ulur nga 375 në 150 euro, ngase janë zhvendosur nga kategoria e parë në të dytën. Madje ata u shprehën se do të hyjnë në grevë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Naim Hajdari, organizator i kësaj proteste tha se Qeveria po bën dallavere me përcaktimin e shkallës së invaliditetit.

Madje sipas tij, Komisioni vlerësuar nuk u kushton rëndësi dhe i konsulton veç 30 sekonda. Ai thotë se edhe përkundër ankesave nuk janë marrë asnjëherë parasysh dhe se do të rrinë në grevë deri në realizmin e kërkesave.

“Mua më takojnë 375 euro, po krejt i marrim ka 150 euro, për shkak se Qeveria na ka bë këtë dallavere. Këtë dallavere nuk e duam. Unë edhe shoqen e kom me aftësi të kufizuara, djalin e kom në shkollë me 150 euro nuk muj me ja dal. Kur shkon në Komision 30 sekonda të mbajnë. Qeveria naj nalë paret tjera, se na thonë jeni të aftë. Prej janarit 2018 i marr 150, e më takojnë 375 euro. Kemi bo ankesa, kujan nuk i intereson. Na kanë premtuar, por nuk na kanë marrë parasysh. Qeverisë i themi në grevë jemi 24 orë qetu deri ta fitojmë 375, edhe natën qetu na kanë prej sot deri kur përfundon, deri të na japin të drejtën tonë”, deklaroi ai.

Samire Gjokli nga Ferizaj, tha se e merr pensionin invalidor që nga viti 1981, dhe se ndonëse është vlerësuar si kategori e parë, i gëzon të drejtat e kategorisë së dytë. Sipas saj, në të kaluarën ajo na kaluar për vlerësim vetëm në një Komision, kurse tash në këtë Qeveri i duhet që të vlerësohet nga dy Komisione.

“Jam e kategorisë së parë, po i marrë vetëm 150 euro. Unë e marrë pensionin prej viti 1981. Kom dal në Komision e më ka vlerësuar për kategorinë e parë edhe më shkrun në vendim nuk ka nevojë me dal Komision se kjo nuk ka shërim. E kjo Qeveri na qet çdo tri vjen në Komision”, tha ajo.

“Prishtina me lejon kategorinë e parë, Ferizaj ma refuzon. Krej dokumente i kom, nuk mi ka kontrolluar askush. Të punojnë me rregull, mos t’i shkelin këta njerëz me kategori të rëndë. Me 150 euro nuk ja dalim as për barna. Me 150 euro marre, këta i kanë rrogat e madhja, na i duma të drejtat e tona”, shtoi ajo.

Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, Duda Balje, e cila i takoi protestuesit u premtoi se çështja do të adresohet në Komision. Ajo madje tha se kanë marrë premtim nga Qeveria që të ndryshohet Rregullorja për këtë çështje.

“Unë nuk jam fajtore, unë jam për me ndryshuar gjendjen. Unë kam shkuar edhe do të shkojë në Qeveri. Edhe marrë premtim prej Qeverisë që do ta ndryshojnë rregulloren sa ma shpejtë. Jemi duke pritur nga Qeveria që sa ma shpjet. Na e kemi thirrur Qeverinë në takim, kemi thirrur Sekretarin e Qeverisë, nëse ndryshon rregullore do të ndryshojë kjo çështje. Ne kemi premtim që Qeveria në kohë s amë të shkurtë do të ndryshojë këtë rregullore. Qeveria e ka marrë një person me aftësi të kufizuar me ndihmuar në këtë ndryshim”, shtoi ajo.

Lajmet

Jashari: Tare më premtoi për të më sjellë te Milani, ëndrra mu bë realitet

Published

on

Ardon Jashari ka folur në konferencë për shtyp si futbollist i ri i Milanit, ky ka përsëritur vendosmërinë e tij për t’u transferuar veç tek gjiganti italian përkundër faktit se kishte edhe oferta të tjera.

Ai e ka përshëndetur punën e bërë nga drejtori sportiv, Igli Tare, i cili i kishte premtuar se do të bënte gjithçka që është e mundur për ta sjellë në Milano.

Gjithashtu, përfaqësuesi zviceran ka folur për aftësitë dhe karakteristikat e tij, futbollistët modelë dhe për objektivat që i ka me “Rossoneri”.

“Të jem këtu është një ëndërr që u bë realitet, e doja vetëm Milanin. Ka një harmoni të madhe në dhomat e zhveshjes. E dija se nuk do të ishte e lehtë të largohesha nga Club Brugge. Tare më ka thënë se do të bënte gjithçka që është e mundur për të më sjellë këtu. Ishull imi ishte Pirlo, në fillim kam nisur të luaj si ai si trequartista. Jam mahnitur nga Modric, me të mund të rritem shumë.”, tha Jashari.

 

Continue Reading

Lajmet

Drejtori sportiv i Bayernit kritikon: Klubi mund të marrë çdo yll nëse paguan çmimin

Published

on

Drejtori sportiv i Bayern, Maks Eberl kontaktoi për herë të parë drejtpërdrejt meLuis Diazin e Liverpulit pas bisedimeve me menaxherët e tij në mes të qershorit, madje kishte lënë Kupën e Botës për Klube në SHBA më herët për këtë arsye.

Bayern  kishte eksploruar opsionin Uilliams, ku agjenti i tij thuhet se fillimisht kërkoi një tarifë të garantuar prej 10 milionë euro neto për lojtarin, përpara se ai dhe lojtari të uleshin për bisedime me Bayern-in.

Në rastin e Gitens, marrëveshja midis Dortmundit dhe Çelsit ishte tashmë shumë e avancuar. Në atë pikë, ishte e qartë se të dy transferimet do të kërkonin shuma të mëdha parash.

“Sigurisht, kemi parë lojtarë të ndryshëm; kjo është puna jonë. Bazuar në përvojën e fituar nga këto bisedime, mund të them se: kushdo që pretendon se Bayern ka humbur tërheqjen e tij ndërkombëtare për yjet e mëdhenj, nuk e njeh tregun. Bayerni mund të marrë çdo lojtar nëse është i gatshëm të paguajë çmimin e kërkuar. Por këtë do ta bëjmë vetëm nëse jemi 100 përqind të bindur, si në rastin e Luis Diazit.”, konfirmon Eberl.

Kërkesat fillestare të Liverpul për Diazin u refuzuan menjëherë e më pas, drejtori ekzekutiv i Bayern, Jan-Kristian Dresen, ndërhyri në bisedimet me drejtorin sportiv të Liverpulit, Riçard Hugs.

Të dyja palët arritën një marrëveshje për një tarifë transferimi prej 67.5 milionë euro plus deri në 7.5 milionë euro pagesa bonus.

 

Continue Reading

Aktualitet

Ndryshimet klimatike po përkeqësojnë ashpërsinë e zjarreve në të gjithë Evropën

Published

on

By

Zjarret vdekjeprurëse po ndodhin ndërsa Evropa jugore po përjeton një valë të nxehti intensive që ka thyer rekordet e temperaturës në të gjithë kontinentin, e përkeqësuar nga ndotja nga lëndët djegëse fosile që bllokon rrezet e diellit dhe ngroh planetin dhe që ka tharë bimësinë.

Është e qartë se ndryshimet klimatike po e përkeqësojnë ashpërsinë e zjarreve”, tha Eduardo Rojas Briales, studiues pyjor në Universitetin Politeknik të Valencias dhe ish-drejtor i përgjithshëm i Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë të OKB-së.

Por nuk është e përgjegjshme të pritet vetëm ulja e emetimeve të gazeve serrë … si e vetmja qasje për të trajtuar problemin”.

Ai bëri thirrje për politika shtesë, si sigurimi që materiali bimor i tharë të mbahet në nivele të menaxhueshme, krijimi i hapësirave në bimësi, për shembull përmes kthimit mbrapsht të braktisjes së zonave rurale, dhe përdorimi i djegieve të kontrolluara.

Nuk ka alternativë tjetër veçse të ndërtojmë peizazhe … që janë vërtet rezistuese ndaj zjarreve”, tha ai.

Një raport i publikuar të enjten nga XDI, një grup për analizën e rrezikut klimatik, zbuloi se kriza klimatike ka dyfishuar rrezikun e dëmtimit të infrastrukturës nga zjarret pyjore në Francë, Itali, Greqi, Rumani dhe Bullgari që nga viti 1990. Ai parashikoi që rreziku do të rritet edhe më tej në të ardhmen, raporton Guardian.

Continue Reading

Bota

Zelensky: Kemi siguruar armë amerikane me vlerë 1.5 miliardë dollarë

Published

on

By

Ukraina ka siguruar armë amerikane me vlerë 1.5 miliardë dollarë të blera nga aleatët evropianë, shkroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në rrjetin social X.

Udhëheqësi ukrainas tha se Lista e Kërkesave të Përparësuara të NATO-s për Ukrainën, e cila u lejon aleatëve të blejnë armë të prodhuara në SHBA për Ukrainën, “po sjell tashmë rezultate të prekshme”, raporton KosovaPress.

Që nga sot, ne tashmë kemi 1.5 miliardë dollarë të premtuar. Përmes iniciativës së Listës së Kërkesave të Përparësuara të NATO-s për Ukrainën, anëtarët e NATO-s mund të bashkëpunojnë për të blerë armë të prodhuara në SHBA për Ukrainën”, shkroi ai.

Zelensky sot ka qëndruar për vizitë në Londër, ku është takuar me kryeministrin britanik Keir Starmer, me të cilin ka biseduar mbi luftën në Ukrainë – përpara një samiti midis Donald Trump dhe Vladimir Putin në Alaska të premten.

Zelensky dhe Starmer nuk iu përgjigjën pyetjeve të medias. Negociatat midis Trump dhe Putin nesër mund të kenë një ndikim të madh në Ukrainë dhe Evropë. As Starmer dhe as Zelensky nuk do të jenë rreth tryezës.

Continue Reading

Të kërkuara