Lajmet

Përshtatja në MLS, Messi: Ende kemi ambicie, por presioni është ndryshe

Published

on

Ylli Lionel Messi ka folur për jetën e tij duke theksuar ndryshimin në presionin dhe qasjen ndaj futbollit dhe jetës personale që pas transferimit te Inter Miami.

“E shijojmë çdo ditë, por në një mënyrë ndryshe, më të relaksuar, pa aq shumë presion apo detyrim për të fituar, edhe pse gjithmonë dua të fitoj dhe të arrij objektivat. Sigurisht që ende kemi ambicie, por presioni është ndryshe, dhe kjo e bën jetën më të qetë. Mund të shijojmë më shumë familjen, fëmijët, stërvitjet dhe ndeshjet, pa e pasur mendjen gjithmonë te futbolli”, ka thënë Messi.

Sipas tij, kjo qasje më e qetë ka ndikuar pozitivisht edhe në jetën personale.

“Më parë, rezultatet dhe rutina e përditshme ndikonin shumë te humori im. Tani gjithçka është ndryshe, ndihemi mirë këtu”, përfundoi Messi.

Messi ka qenë një nga figurat më të spikatura në MLS që prej ardhjes së tij te Inter Miami në vitin 2023, duke ndihmuar klubin amerikan të fitojë trofeun e parë në histori dhe të rrisë ndjeshëm popullaritetin e ligës në mbarë botën./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Lituania emëron Bashkim Zeqirin konsull në Kosovë

Published

on

Bashkim Zeqiri është emëruar konsull nderi dhe udhëheqës i Konsullatës së Lituanisë në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur Zeqiri me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Jam i nderuar të ndaj me ju se lajmin se jam emëruar nga Shkëlqesia e Tij, Kęstutis Budrys, Ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Lituanisë, si Konsull Nderi dhe Kryetar i Konsullatës së Republikës së Lituanisë në Kosovë. “Dua të shpreh mirënjohjen time të sinqertë ndaj Ambasadorit Eduardas Borisovas për angazhimin dhe kontributin e tij të madh në forcimin e marrëdhënieve midis Lituanisë dhe Kosovës duke iniciuar dhe promovuar hapjen e Zyrës Konsullore në Kosovë”, tha ai.

Ai njëherësh ka njoftuar se konsullata e shtetit të Lituanisë së shpejti do të fillojë me ofrimin e shërbimeve në vendin tonë.

“Konsullata e Republikës së Lituanisë në Kosovë së shpejti do të fillojë të ofrojë shërbime që synojnë promovimin e bashkëpunimit ekonomik, kulturor dhe arsimor midis dy vendeve tona”, theksoi ai./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Të enjten mbledhja e parë Itali-Shqipëri, zbardhen detaje

Published

on

Mbrojtja, industria dhe emigrantët, janë tre çështjet kryesore në tryezën e samitit Itali-Shqipëri, që zhvillohet të enjten, ku për herë të parë në Romë do të bëhen bashkë qeveritë e dy vendeve fqinje, me në krye kryeministrat Edi Rama dhe Giorgia Meloni.

Mediat italiane kanë zbuluar detaje nga Samiti i Romës, që vjen në një moment të rëndësishëm të procesit të integrimit, teksa shkruajnë se Tirana është në listën e pritjes për anëtarësim në BE dhe po bën hapa të rëndësishëm për të mbushur boshllëqet strukturore.

“Mbledhja e parë ndërqeveritare Itali-Shqipëri e mbajtur në Romë do të jetë një mundësi për të shqyrtuar bashkëpunimin dypalësh dhe për të rënë dakord për nisma të mëtejshme që synojnë forcimin e partneritetit strategjik midis Romës dhe Tiranës, duke identifikuar sektorë kyç si mbrojtja dhe siguria, energjia, migracioni, mbrojtja civile, shëndetësia, mjedisi, zhvillimi ekonomik dhe infrastrukturor, dhe duke u përqendruar në trajnimin profesional në secilin prej këtyre sektorëve të bashkëpunimit”, shkruajnë mediat në Itali.

Më tej, thuhet se në sektorin e mbrojtjes, Italia do të ofrojë pajisje dhe teknologji, dhe infrastruktura detare do të vendoset në Shqipëri për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e anijeve.

Në sektorin e energjisë, po punohet për zgjerimin e bashkëpunimit bazuar në marrëveshjen trepalëshe midis Italisë, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Shqipërisë të nënshkruar në Abu Dhabi më 15 janar 2025, e cila parashikon prodhimin e energjisë së rinovueshme në Shqipëri dhe një ndërlidhje nëndetëse për energjinë e rinovueshme që lidh Italinë dhe Shqipërinë.

Duke iu drejtuar migracionit, mediat shkruajnë se do të krijohet një grup i përbashkët pune për të thelluar bashkëpunimin në luftën kundër imigracionit të parregullt dhe për të forcuar aftësitë e patrullimit detar të Shqipërisë.

Në fokus të takimit dypalësh, thuhet se do të jenë edhe shumë fusha të tjera, përfshirë dhe kujdesin shëndetësor, zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturor./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Bashkëlojtarët e Rashicës në mesin e të dyshuarve për bastvënie

Published

on

Më shumë se një mijë futbollistë, përfshirë 27 nga Superliga, janë pezulluar nga Federata Turke e Futbollit në skandalin e basteve, përfshirë mbrojtësin e Turqisë, Eren Elmali, i cili ka qenë titullar në Ligën e Kampionëve për Galatasarayn këtë edicion.

Elmali dhe bashkëlojtari i tij te Galatasaray, Metehan Baltaci, janë në mesin e një mijë e 24 lojtarëve në listën e publikuar nga federata turke, të cilët janë dërguar në komision disiplinor.

Kujtojmë se te Beshiktashi luan edhe futbollisti i Kosovës, Milot Rashica.

Po ashtu një prej emrave të përmendur si i dyshuar për bastvënie janë edhe kapiteni i Beshiktashit, Nexhip Usal dhe portieri Ersin Destanoglu.

Federata ka njoftua se kategoria e tretë dhe katërt janë pezulluar për dy javë, por Superliga dhe kategoria e dytë do të vazhdojnë.

Futbolli turke është tronditur nga hetimet mbi bastvënie, ku më shumë se 150 gjyqtarë dyshohet se kanë vënë baste në ndeshje futbolli, ndonëse Fenerbahçe nuk është prekur ende./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

“Dardanët” të përkushtuar për kualifikimin në Botërorin 2026

Published

on

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka vazhduar me përgatitjet për dy ndeshjet vendimtare ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës, të vlefshme për kualifikimin në Kampionatin Botëror 2026.

Dardanët zhvilluan stërvitjen e radhës në stadiumin “Fadil Vokrri” nën drejtimin e Franco Fodas, ku disa prej futbollistëve si, Vedat Muriqi, Amir Rrahmani, Elvis Rexhbeçaj dhe Muharrem Jashari bënë rigjenerim në palestër, ndërsa të tjerët kryen stërvitje intensive në fushë.

Ndërkaq, Baton Zabërgja dhe Visar Bekaj folën për gjendjen e skuadrës dhe pritshmëritë për ndeshjet e ardhshme.

“Jam shumë i lumtur për rikthimin dhe shpresoj që me seriozitet të kalojmë këto sfida dhe të arrijmë qëllimin tonë. Ndeshja me Slloveninë është shumë e rëndësishme, dhe synojmë të paktën një pikë, por kemi mundësinë të shkojmë për fitore. Ekipi është në nivel të jashtëzakonshëm,” tha Zabërgja, i rikthyer në skuadër pas lëndimit.

Derisa, Bekaj shtoi se atmosfera është e shkëlqyer.

“Atmosfera është e shkëlqyer dhe të gjithë janë në formë të mirë. Ndeshja me Slloveninë është vendimtare, dhe shpresojmë të arrijmë rezultat pozitiv. Edhe në mungesë të disa lojtarëve kyç, besoj se do ta kalojmë këtë sfidë dhe do të luftojmë për rezultate pozitive”, deklaroi ai.

Kombëtarja jonë më 15 nëntor do të jetë mysafire e Sllovenisë, derisa më 18 nëntor e pret Zvicrën në shtëpi.

Rezultatet e këtyre dy ndeshjeve do të jenë vendimtare, nëse Kosova do të kualifikohet apo jo në Kampionatin Botëror që do të mbahet në ShBA, Kanada dhe Meksikë./S.K/EO/FFK/

Continue Reading

Të kërkuara