Lajmet

Përse trupi kërkon më shumë ushqim në dimër?

Për shkak të aktivitetit më të ulët, trupi kërkon më shumë ushqim.

Published

on

Trupi i njeriut është në gjendje të flasë e të shprehet qartë për atë që ka nevojë. Nëse njeriu është i vëmendshëm atëherë do të mësojë të ushqehet më shumë me produkte natyrale të stinës.

Produktet e stinës janë burimet më të mira natyrale të vitaminave dhe mineraleve. Ato jo të stinës nuk ofrojnë sasinë maksimale të ushqyesve për të cilat trupi ka kaq shumë nevojë.

Vjeshta dhe Dimri

Në vjeshtë dhe në dimër, ditët janë më të freskëta e më të shkurtra ndaj dhe organizmi nuk ka më nevojë për shalqi apo sallata të lehta por për ushqime më të plota dhe të ngrohta.

Duke qenë se në dimër, aktiviteti fizik është më i ulët dhe jemi të prirur që të qendrojmë sa më shumë në shtëpi apo në ambjente të mbyllura uria rritet edhe më shumë dhe është vet trupi që kërkon edhe më shumë ushqim.

Tërheqja ndaj ushqimeve më të ngrohta siç janë supat me perime, drithërat, arrorët dhe avokado është automatike dhe natyrale sepse është vet organizmi që kërkon të konsumojë ushqime të ngrohta dhe të plota.

Në vjeshtë, mollët shijojnë më shumë sepse janë të stinës.

Ato janë ndjeshëm më të pasura me fibër dhe pektinë të cilat e ndihmojnë organizmin të tresë më mirë ushqimet.

Dimri vjen me një larmi agrumesh që na pajisin me doza të larta të vitaminës C.

Kjo vitaminë është një nga mburojat më të mira kundër viruseve dhe baktereve që na kanosen në stinën e ftohtë.

Ekspertët argumentojnë se kur hamë produkte të stinës, pra fruta dhe perime që mundësohen nga nëna Natyrë, organizmi ynë bëhet më i fortë dhe më i shëndetshëm.

Supat me perimet e stinës janë gjithnjë një ushqim i shkëlqyer dhe bazë mbrojtëse ndaj dukurive të motit dhe shëndetit.

Ushqyerja e Shëndetshme Sipas Çdo Stine

Ekspertët janë të mendimit se njeriu duhet të jetë më i vëmendshëm ndaj produkteve të stinës dhe të konsumojë më shumë prej tyre për të qenë të shëndetshëm.

Le të marrim si shembull stinën e verës.

Në këtë stinë, njeriu kalon më shumë kohë në ambiente të jashtme, është më aktiv dhe i gëzohet orëve më të gjata në diell.

Produktet më të mira të stinës së verës janë hidratuese dhe plotësojnë nevojat e organizmit.

Këtu përfshihet shalqini, frutat e pyllit, kastravecat, pjeshkët, pjepri dhe misri.

Këto ushqime jo vetëm që janë të pasura me vitamina dhe minerale e karbohidrate por janë të freskëta dhe të stinës.

Shalqini që prodhohet në sera dhe serviret në dimër nuk ka të njëjtin fuqi ushqyesish për organizmin.

Ushqyerja me produkte të stinës i jep trupit vitaminat më të domosdoshme dhe krejt natyrale./AgroWeb.org

Lajmet

KURIOZITETET E DITËS

Published

on

Lexoni pesë kuriozitete. Mund të mos i keni ditur:

 

  1. Zhurma mund të jetë minus decibel. Vendi më i qetë në Tokë është dhoma anekoike e Microsoft në Redmond, WA, SHBA, me -20.6 decibel. Këto dhoma anekoike janë ndërtuar nga betoni i rëndë dhe tulla dhe janë montuar në susta për të ndaluar dridhjet që të hyjnë nëpër dysheme.

 

  1. Një kalë normalisht ka më shumë se një kuaj fuqi. Një studim në vitin 1993 tregoi se fuqia maksimale që një kalë mund të prodhojë është 18,000W, rreth 24 kuaj fuqi.

 

  1. Nënshkrimi juaj mund të zbulojë tipare të personalitetit. Një studim në vitin 2016 pohon se tek burrat, një nënshkrim më i madh korrespondon me guxim më të lartë shoqëror dhe, tek gratë, një nënshkrim më i madh korrespondon me tipare narcisiste.

 

  1. Një në 18 persona kanë një thithkë të tretë. E njohur si politelia, thithka e tretë shkaktohet nga një mutacion në gjenet joaktive.

 

  1. Bananet janë radioaktive. Për shkak se janë të pasura me kalium, çdo banane është në fakt paksa radioaktive falë përmbajtjes së izotopit natyror të kaliumit – 40. Është interesante se trupi juaj përmban rreth 16 mg kalium-40, që do të thotë se jeni rreth 280 herë më radioaktiv se një banane. Çdo kalium-40 i tepërt që fitoni nga një banane nxirret jashtë brenda pak orësh.

Continue Reading

Lajmet

UBT, institucioni i parë në Kosovë që merr Quality Recognition nga AESOP në fushën e planifikimit hapësinor dhe urban

Published

on

By

UBT tashmë është bërë pjesë e rrjetit evropian të institucioneve të njohura nga AESOP – Association of European Schools of Planning, organizata evropiane që promovon cilësinë në edukimin dhe kërkimin në fushën e planifikimit hapësinor dhe urban.

Kjo arritje është pjesë e një rrugëtimi 20-vjeçar të Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT, i cili gjatë këtyre viteve është zhvilluar në shkollën më të madhe të arkitekturës në vend, duke krijuar mundësi për gjenerata të reja të arkitektëve dhe profesionistëve të planifikimit hapësinor.

Në këtë kuadër, programi Master në Planifikim Urban dhe Zhvillim të Qëndrueshëm është vlerësuar me Quality Recognition nga AESOP, duke e bërë UBT-në institucionin e parë në Kosovë që merr këtë njohje.

Ndër komponentet kyçe të vlerësimit është edhe konteksti global i temave të adresuara nga programi, si dhe bashkëpunimi ndërkombëtar duke u mundësuar studentëve të shkëmbejnë përvoja dhe të marrin njohuri edhe nga universitetet tjera partnere.

Përmes një procesi të detajuar të evaluimit nga “Excellence in Education Board”, programet pjesëmarrëse analizohen në aspektin e pedagogjisë, përmbajtjes akademike, praktikave profesionale dhe ndikimit në zhvillimin e qëndrueshëm urban dhe rajonal.

Continue Reading

Vendi

Prishtinë: Arrestohet i dyshuari për lëndim të rëndë trupor

Published

on

By

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e një sulmi fizik që ka ndodhur në rrugën “Nikolla Tesla” në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, incidenti ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje mes dy personave, me ç’rast i dyshuari e ka sulmuar viktimën duke i shkaktuar lëndime të rënda në kokë.

Viktima është dërguar menjëherë për trajtim të nevojshëm mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Ndërkaq, i dyshuari është arrestuar nga policia dhe, me vendim të prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Vendi

Tre të mitur arrestohen në Pejë pas përleshjes, një person dyshohet se u ther me thikë

Published

on

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, tre të mitur meshkuj janë arrestuar në Pejë pas një përleshjeje, gjatë së cilës një person dyshohet se është therur me thikë.

Rasti ka ndodhur më 18 gusht, rreth orës 09:40, në rrugën “Agim Qela”. Sipas Policisë, gjatë përleshjes, njëri nga viktimat ka pësuar lëndime nga therja me thikë, ndërsa një person tjetër ka marrë lëndime të lehta trupore.

Të dy viktimat janë dërguar për tretman mjekësor.

Gjatë intervenimit, nga të dyshuarit janë konfiskuar një thikë dhe një pistoletë me gaz.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara