Lajmet

Musk planifikon t’i largojë nga puna 75% të stafit të Twitter

Twitter është përfshirë në një betejë ligjore me miliarderin për muaj të tërë.

Publikuar

Miliarderi Elon Musk u tha investitorëve të mundshëm se ai planifikon të largojë nga puna gati 75% të stafit të Twitter në kuadër të marrëveshjes së tij për të marrë nën kontroll kompaninë e mediave sociale, raportoi të enjten Washington Post.

Largimet e punëtorëve nga puna priten gjatë muajve të ardhshëm, pavarësisht se kush e zotëron kompaninë, thuhet në raportin e Washington Postit, ku janë cituar intervista dhe dokumente.

Lajmi për planet e Muskut, nëse ai përfundimisht e merr nën kontroll kompaninë, vijnë në një moment të vështirë për Twitter. Në muajin korrik kompania njoftoi se ka “ngadalësuar ndjeshëm punësimin” pas rënies ekonomike në industrinë e teknologjisë.

Raportohet se për shkak të dramës së krijuar në lidhje me blerjen e Twitterit, punonjësit po largohen nga puna. Twitter është përfshirë në një betejë ligjore me miliarderin për muaj të tërë pasi Musk u përpoq të largohej nga marrëveshja e blerjes prej 44 miliardë dollarësh, por që u rikthye në fillim të këtij muaji duke thënë se dëshiron ta blejë këtë rrjet social./UBTNews/

Lajmet

​Bllokimi i qytetarëve të Kosovës në Serbi, Dimiq: Na kujton kohën e Millosheviqit

Gazetari serb thotë se vendimi i autoriteve serbe për ndalimin dhe mbajtjen e qytetarëve e të zëvendësdrejtorit të Policisë, dëshmon se Serbia nuk dëshiron normalizim me Kosovën.

Publikuar

nga

Bllokimi i qindra udhëtarëve të Kosovës nga Serbia në kufijtë e saj me Kroacinë dhe Hungarinë për hakmarrje pasi u votua në favor të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, presidentit të Perspektivës Multietnike Evropiane të Kosovës, Radomir Dimiqit, i kujton kohën e Millosheviqit.

Gazetari serb thotë se vendimi i autoriteve serbe për ndalimin dhe mbajtjen e qytetarëve e të zëvendësdrejtorit të Policisë, dëshmon se Serbia nuk dëshiron normalizim me Kosovën.

“Të martën pushteti në Serbi është munduar ta shfajësoj vetveten, kur në kufijtë e tyre në mes Hungarisë dhe Kroacisë kishte ndaluar dhe mbajtur qytetarët e Kosovës. Kishin bllokuar kalimin përmes Serbisë disa orë, njerëzve të pafajshëm, në mesin e të cilëve kishte edhe gra dhe fëmijë. Ishte një vendim i keq dhe i turpshëm i Beogradit, vendim që na kujton kohën e kaluar të Slobodan Millosheviqit. Kësi vendimi të papërgjegjshëm nuk mund të këtë asnjë justifikim”, thotë ai.

Sipas tij, Serbia në këtë mënyrë ka dashur të manipulojë me qytetarët e saj pasi nuk pati çfarë të thoshte në KiE.

“Mendoj se këtu është fjala për diçka krejt tjetër, është hidhërimi dhe pafuqia e anës serbe, vetëm një ditë pas votimit në KiE. Kryeministri Kurti me të drejtë e ka karakterizuar këtë vendim si shkelje e të drejtave themelore të njerëzimit dhe lirisë së njeriut për të lëvizë lirshëm që bazohen në aktet ndërkombëtare, dhe askush nuk ka të drejtë të mohojë lëvizjen e rreth 300 qytetarëve. E gjitha kjo ishte një fiasko politike e Serbisë për t’u larë para publikut dhe asaj që thonin se ‘Serbia ka çka të thotë në KiE’. Në këtë kuptim për të mashtruar publikun është formuar tandemi ‘Daçiq-Gjuriq’ kinse Serbia është vetëm një hap prapa fitores finale”, thotë ai në shkrimin e tij.

Ndonëse Serbia po e luan rolin e viktimës, Dimiq thekson se Serbia duhet t’iu kërkojë falje qytetarëve të Kosovës për ndalimin që iu ka bërë në kufij.

“Megjithatë, Kurti është treguar një arrë e fortë dhe politika e tij lehtë po kalon, pa marrë parasysh se Beogradi po e luan viktimën politike, në kuptimin se si është shkelur e drejta ndërkombëtare, se si Evropa është në anën e Kosovës, për të cilin shtet Daçiq thotë se nuk është shtet. Ndoshta edhe është presedan, por askush nuk mund ta kundërshtojë politikën që Kurti po e bënë në interes të qytetarëve të Kosovës. Ndërsa famozi Daçiq paralajmëron luftën dhe shton se Serbia nuk do të ndalet në këtë kontekst, dhe premton se me të gjitha forcat do të pengon që ky vendim mos të miratohet në komitetin e ministrave me 16 Maj. Kjo qasje nuk është asgjë tjetër vetëm se të krijohet një iluzion në atë se si Aleksandar Vuçiqi po lufton për Kosovën, edhe pse të gjithë e dinë se me Marrëveshjen e Ohrit Serbisë i është dhënë detyrimi në rrugën drejtë BE-së. Bëhet fjalë për detyrimin e normalizimit të raporteve me Prishtinën, e cila është edhe pjesë e Kapitullit 35. Kështu që, teza e presidentit serb ‘asgjë nuk kam nënshkruar dhe asgjë nuk është e detyrueshme’ ka rënë në ujë. Pushteti në Serbi duhet tu kërkoj falje qytetareve të Kosovës që i kanë ndaluar në kufi, duke besuar se një ditë Serbia dhe Kosova do të jenë bashkë pjesë e BE dhe në të gjitha institucionet ndërkombëtare”, thotë ai.

Sipas tij, kjo është e vetmja rrugë që Serbia dhe Kosova do të ndalen së konsideruari njëra-tjetrën si armike.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Mediat amerikane: Izraeli e njoftoi ShBA-në paraprakisht për sulmin ndaj Iranin

Kështu thonë zyrtarët.

Publikuar

nga

SHBA-së iu thanë planet e Izraelit për të goditur Iranin, por ata nuk e miratuan veprimin, thonë zyrtarë të cilët deshën të mbesin anonim.

Si NBC, ashtu edhe CNN, kanë raportuar se zyrtarë që deshën të mbesin anonim duke thënë se Izraeli i dha Uashingtonit paralajmërim paraprak.

“Ne nuk e miratuam përgjigjen”, citoi CNN të thoshte një zyrtar.

Shtëpia e Bardhë dhe Pentagoni nuk kanë dhënë ende ndonjë koment mbi sulmin e raportuar, për të cilin Irani thotë se përbënte vetëm disa dronë.

Irani ka hedhur poshtë raportet për një sulm raketor, me një zyrtar duke thënë se “lajmet e mediave amerikane nuk janë të vërteta”.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Raketa izraelite ka goditur Iranin

Media shtetërore iraniane po raporton se fluturimet janë pezulluar mbi disa qytete.

Publikuar

nga

Një raketë izraelite ka goditur Iranin, i kanë thënë dy zyrtarë amerikanë partnerit amerikan të BBC-së, CBS News.

Media shtetërore iraniane po raporton se fluturimet janë pezulluar mbi disa qytete.

Irani ka qenë në gatishmëri të lartë pasi Izraeli tha se do t’i përgjigjej një sulmi iranian kundër tij të shtunën mbrëma./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Policia konfiskon disa armë në veri të Mitrovicës

Një rast ka ndodhur në Zubin Potok e tjetri në Zveçan.

Publikuar

nga

Njësiti policor gjatë patrullimit ka hasur dhe konfiskuar 36 gëzhoja të armeve të gjata dhe 13 pjesë të rrethatores së fishekëve në fshatin Jegenicë të Zubin Potokut. Rasti ka ndodhur dje me ç’rast është njoftuar edhe prokurori.

Kurse në fshatin Jeshevik të Zveçanit, është raportuar se njësiti policor nga i dyshuari mashkull kosovar ka konfiskuar dy armë zjarri si dhe 32 fishekë.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara