Shëndet

Përse kolla përkeqësohet gjatë natës?

Gjatë natës, kolla ka tendencën të përkeqësohet dhe e bën të pamundur fjetjen dhe rikuperimin e energjive.

Published

on

Kolla është një nga simptomat mbizotëruese të gripit dhe të ftohurës.

Shërimi i këtyre dy problemeve shëndetësore kërkon një regjim të shëndetshëm me lëngje dhe ushqime të pasura me vitamina, medikamente të caktuara dhe shumë pushim.

Në fakt, gjumi dhe pushimi i japin trupit kohën që i nevojitet për të luftuar infeksionet.

Por, nëse kolla vazhdon ditë e natë, pushimi dhe gjumi duket i pamundur.

Gjatë natës, kolla ka tendencën të përkeqësohet dhe e bën të pamundur fjetjen dhe rikuperimin e energjive.

Përse kolla përkeqësohet gjatë natës?

Arsyet përse kollitja bëhet më e ashpër gjatë natës janë të shumëta por lehtësisht të shpjegueshme.

Një prej tyre është qëndrimi që ndikon në akumulimin dhe rrugëtimin drejt fytit të sekrecioneve të trasha. Për këtë arsye, ekspertët sugjerojnë fjetjen me kokën ngritur, mundësisht me dy jastekë, kur jeni me kollë. Ky pozicion do të pengojë mbledhjen e sekrecioneve në fyt.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, një arsye tjetër është ambienti i brendshëm tepër i thatë.

Ajri i thatë mund të përkeqësojë situatën me fytin dhe hundën. Ajri duhet të jetë i lagësht që të merrni frymë lirisht. Bëni një avull me ujë të ngrohtë përpara gjumit.

Mbushni një enë me ujë të nxehtë dhe hidhni gjethe menteje ose nenexhiku ose pika vaji esencial nëse keni. Me një peshqir mbi kokë nuhasni avullin që del prej enës.

Ose mbani në dhomë një enë me ujë të nxehtë dhe gjethe ekualipti ose me disa pika vaj esencial. Vajin esencial e gjeni në farmaci.

Sidoqoftë, kolla është e rëndësishme për shërimin.

Nëpërmjet saj, trupi arrin të nxjerrë toksinat dhe të pastrojë rrugët e frymëmarrjes.

Si të mbani nën kontroll kollën e thatë gjatë natës?

Në rastet kur kollitja nuk ju lë të merrni frymë, ju duhet të siguroheni që të merrni disa masa për të mundësuar pushimin e dëshiruar.

Pini sa më shumë lëngje përgjatë mbrëmjes dhe përpara se të shtriheni për të fjetur.

Lëngjet e ngrohta zbusin dhe hollojnë sekrecionet dhe lehtësojnë kollitjen.

Nëse kolla juaj zgjat më shumë se 7 ditë, atëherë AgroWeb.org rekomandon të shkoni tek mjeku dhe bëni një kontroll.

Nëse kolla zgjat mbi dy javë, atëherë ju mund të jeni prekur nga bronshiti, azma ose pneumonia.

Shurupi i mjaltit me vaj ulliri dhe limon

Për përgatitjen e shurupit, nxehni për 2-3 minuta në një enë metalike lëngun e shtrydhur të një limoni mesatar.

Hiqeni nga zjarri dhe kalojeni lëngun në një tas, duke shtuar një lugë gjelle vaj ulliri ekstra të virgjër dhe një gjysmë gote çaji me mjaltë, pra rreth 100 ml.

Përzijini mirë të gjithë përbërësit së bashku. Më pas kalojeni masën e përftuar në kavanoz qelqi të sterilizuar dhe ruajeni në frigorifer.

Merrni një ose dy lugë çaji për të kuruar kollën sa herë që ju bezdis dhe një tjetër lugë para gjumit./AgroWeb.org

Shëndet

Si ta kuptoni nëse trupi juaj ka mungesë të vitaminës D?

Published

on

Vitamina D është thelbësore për shëndetin e kockave, pasi ndihmon trupin të përthithë kalciumin dhe kontribuon në forcimin e tyre.

Ajo luan rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e qelizave, ul inflamacionin dhe mbështet funksionimin e sistemit imunitar.

Kur trupi ka mungesë të vitaminës D, mund të shfaqen disa shenja paralajmëruese.

Djersitje e tepruar

Djersitja e pazakontë, sidomos gjatë dimrit, lidhet me mungesën e vitaminës D, pasi trupi ka vështirësi në rregullimin e temperaturës.

Lodhje e vazhdueshme

Ndjenja e lodhjes, edhe pas gjumit të mjaftueshëm, si dhe marramendja, janë shenja të shpeshta të mungesës së kësaj vitamine.

Ndryshime në humor

Mungesa e saj lidhet me ndjenja trishtimi e depresioni, pasi ndikon në prodhimin e hormoneve të mirëqenies si serotonina dhe dopamina.

Dhimbje në kocka dhe muskuj

Dhimbjet në kyçe, kocka dhe muskuj janë shenjë e niveleve të ulëta të vitaminës D, veçanërisht te personat me probleme reumatike.

Si ta furnizoni trupin me vitaminë D?

Ekspozimi i moderuar në diell ndihmon prodhimin e vitaminës D, duke përdorur gjithmonë mbrojtje nga rrezet UV.

Përveç kësaj, vitamina D merret edhe nga ushqimi, si: peshqit e yndyrshëm (salmon, sardele, ton), vezët, qumështi dhe produktet e bulmetit, kërpudhat, drithërat dhe lëngu i portokallit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Çfarë të hani para gjumit për një natë më të qetë?

Published

on

Nëse vetëm mendimi për gjumin të shqetëson, ajo që ha mund të ketë ndikim të madh. Gjumi cilësor ndihmon shëndetin e trurit, forcon sistemin imunitar dhe ul rrezikun për sëmundje kronike.

Edhe pse rekomandohen 7–8 orë gjumë çdo natë, shumë njerëz e kanë të vështirë ta arrijnë këtë.

Përveç zakoneve të mira të gjumit, edhe ushqimi luan rol kyç.

Ja 9 ushqime dhe pije që mund të ndihmojnë për gjumë më të mirë:

Bajamet – të pasura me magnez, vitamina B dhe melatoninë.

Gjeli i detit – përmban triptofan që nxit përgjumjen.

Çaji i kamomilit – ka efekt qetësues dhe ndihmon kundër pagjumësisë.

Kivi – përmban serotonin dhe antioksidantë.

Lëngu i qershisë së thartë – burim natyral i melatoninës.

Peshqit e yndyrshëm – të pasur me vitaminë D dhe omega-3.

Arrat – ndihmojnë rregullimin e ciklit të gjumit.

Çaji i lules së pasionit – ul stresin dhe nxit relaksimin.

Orizi i bardhë – karbohidratet mund të ndihmojnë rënien në gjumë kur konsumohet me masë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Pulsi në qetësi, kur ta matni dhe kur duhet të shqetësoheni?

Published

on

Pulsi në qetësi është numri i rrahjeve të zemrës për 60 sekonda kur trupi është i relaksuar dhe ofron një pasqyrë të shëndetit kardiovaskular.

Vlerat normale për të rriturit janë 60–100 rrahje në minutë, por pulsi mund të rritet për shkak të stresit, ankthit ose aktivitetit fizik.

Si ta matni saktë?

Mëngjesin pas zgjimit, para kafesë ose aktivitetit fizik.

Me gishta tek kyçi i dorës ose qafa, numëroni rrahjet për 60 sekonda.

Shënoni vlerën dhe ndiqni ndryshimet në kohë.

Çfarë tregon pulsi?

Pulsi i ulët (në sportistë ose njerëz të formë të mirë) tregon zemër të fortë.

Pulsi i lartë kronik (>90 rrahje/min) mund të lidhet me stres, dehidratim ose probleme më serioze dhe kërkon vlerësim mjekësor.

Pulsi shumë i ulët (<50 rrahje/min) te personat joaktivë mund të jetë shqetësues nëse shoqërohet me marramendje ose lodhje.

Këshilla për puls të shëndetshëm

Ushtrime të rregullta aerobike (ecje, not, çiklizëm).

Gjumë i mjaftueshëm dhe menaxhim stresi (meditim, frymëmarrje e thellë).

Hidratim adekuat dhe kufizim i kafeinës dhe alkoolit.

Mbajtja e peshës trupore dhe presionit të gjakut në nivel të shëndetshëm.

Pulsi është tregues i rëndësishëm i shëndetit kardiovaskular. Nëse shfaqet pulsi vazhdimisht i lartë ose i ulët pa arsye të dukshme, konsultohuni me mjekun. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Kur fillojnë të veprojnë antibiotikët dhe sa zgjat efekti i tyre?

Published

on

Antibiotikët përdoren për të ndihmuar organizmin në luftimin e infeksioneve të rënda bakteriale.

Ndryshe nga e kaluara kur përshkruheshin shpesh, sot shumë shtete kanë ndërmarrë masa për të frenuar rezistencën ndaj antibiotikëve, duke kufizuar përdorimin e tyre vetëm kur është e domosdoshme, shkruan The Sun.

Antibiotikët nuk janë zgjidhje për çdo infeksion. Sipas artikullit, shpjegohet se sa kohë u duhet atyre për të vepruar dhe pse është e rëndësishme që terapia të merret deri në fund.

Barnat veprojnë duke vrarë bakteret ose duke ndaluar përhapjen, por nuk kanë efekt ndaj infeksioneve virale. Në këtë kategori përfshihen ftohja, gripi, COVID-19, shumica e infeksioneve të gjoksit, infeksionet e veshit te fëmijët, si dhe shumë raste të kollës a dhimbjes së fytit.

Në shumicën e rasteve, antibiotikët rekomandohen vetëm nëse infeksioni bakterial nuk largohet vetë, nëse ekziston rreziku për komplikime serioze, ose nëse mund të infektohen persona të tjerë.

Farmacisti Mike Hewitson, shpjegon se antibiotikët veprojnë shpejt, por përmirësimi i gjendjes nuk ndjehet gjithmonë menjëherë.

“Shpejtësia e veprimit varet nga lloji i antibiotikut, fuqia dhe infeksioni që po trajtohet. Antibiotikët intravenozë fillojnë të veprojnë brenda disa orësh, ndërsa ata që merren nga goja mund të kenë nevojë për disa ditë apo edhe një javë për të dhënë efekt”, thotë ai.

Terapia me antibiotikë zgjat 7 deri 14 ditë, ndonëse në disa raste edhe trajtimet më të shkurtra mund të jenë efektive. Edhe nëse pacienti fillon të ndihet më mirë, terapia nuk duhet ndërprerë para kohe.

“Është e rëndësishme që antibiotikët të merren deri në fund, sipas udhëzimit të mjekut. Ndërprerja e parakohshme mund të shkaktojë rikthimin e infeksionit dhe të kontribuojë në rezistencën ndaj antibiotikëve”, thekson Hewitson.

Nëse harroni një dozë, ajo duhet marrë sapo ta kujtoni, por nuk duhet marrë dozë e dyfishtë, pasi kjo rrit rrezikun e efekteve anësore.

Shumica e pacientëve ndihen më mirë drejt fundit të terapisë, por kjo varet nga lloji i infeksionit dhe antibiotiku i përdorur. Në disa raste, antibiotikët mund të shkaktojnë efekte anësore si të përziera, të vjella apo probleme me stomakun.

Nëse terapia përfundon e nuk vërehet përmirësim, rekomandohet që pacienti të kontaktojë mjekun për vlerësim. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara