Aktualitet

Përpjekjet e Presidentit Biden për të përmirësuar lidhjet SHBA-Evropë

Published

on

Udhëheqësit evropianë dhe aleatët e tjerë të Amerikës thonë se Presidenti Joe Biden ka bërë shumë në 100 ditët e tij të para në Shtëpinë e Bardhë për të filluar rindërtimin e besimit në rolin udhëheqës të Shteteve të Bashkuara. Por ndërsa janë dakord me qëllimet e tij kryesore të politikës së jashtme, duke përfshirë përballjen me ngritjen globale të autoritarizmit, ata ende po vazhdojnë t’i peshojnë me kujdes veprimet e administratës së Presidentit Biden, ashtu si armiqtë e Amerikës, thonë analistët dhe diplomatët.

Ata thonë se 78-vjeçari Biden tashmë ka treguar se si një ndryshim në Zyrën Ovale mund të nxisë ndryshime të rëndësishme politike me një premtim se do të ketë më shumë ndryshime në të ardhmen, jo vetëm në Shtetet e Bashkuara por në të gjithë globin. Vëzhguesit në Evropë dhe Azi e vlerësojnë udhëheqësin amerikan për angazhimin e tij në bashkëpunimin shumëpalësh dhe nevojën për një përpjekje të koordinuar globale për të trajtuar ndryshimin e klimës. Theksi i ri në rëndësinë e aleancave është një distancim i qartë nga qëndrimet e paraardhësit të zotit Biden, ish-presidentit Donald Trump, thonë ata.

Biden ka “rivendosur axhendën globale duke forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar, duke u larguar nga një qasje e njëanshme për të shfrytëzuar forcën e aleatëve dhe institucioneve globale për të arritur rezultate”, thotë Siddharth Tiwari, përfaqësuesi kryesor për Azinë në Bankën Ndërkombëtare për Zgjidhjet. Ai po fliste gjatë një diskutimi në internet të organizuar nga gazeta britanike Financial Times dhe ajo japoneze Nihon Keizai Shimbun. Në Evropë, Presidenti Biden ka marrë vlerësime të larta edhe nga disa analistë që sugjerojnë se pavarësisht moshës, ai mund të kthehet në një udhëheqës transformues. “Politika prodhon dy lloje udhëheqësish”, tha kolumnisti i gazetës britanike me ndikim, Philip Stephens. “Ata që duan një çadër (të jenë të kujdesshëm) dhe të tjerët, në numër shumë më të vogël, të cilët janë të vendosur të ndryshojnë motin (të vendosur për ndryshime pavarësisht rrethanave)”. Ai thotë se “Detyra e rizbulimit të fuqisë së një udhëheqësi i ka rënë 78-vjeçarit që tani është në Shtëpinë e Bardhë.”

Philip Stephens dhe të tjerët theksojnë hapat që Presidenti Biden po ndërmerr në vend për të rikonfirmuar fuqinë e qeverisë dhe përpjekjet për t’u rimëkëmbur nga ajo që kritikët e ish-presidentit Trump thonë se ishte një luftë politike “e pacivilizuar” e Amerikës me një plan të zgjerimit ekonomik që është krahasuar me Marrëveshjen e Re të Franklin Rooseveltit të viteve 1930. Një paketë financiare e stimulimit ekonomik prej 1.9 trilionë dollarësh tashmë është miratuar nga Kongresi dhe Shtëpia e Bardhë po promovon një paketë masive të infrastrukturës dhe arsimit që mund të ndihmojë në qetësimin e anktheve socio-ekonomike të votuesve të klasës punëtore të bardhë që u larguan nga Partia Demokrate dhe mbështetën republikanin populist, Donald Trump.

Ekonomia
Shumë analistë thonë se gjendja ekonomike e Amerikës do të jetë thelbësore në përpjekjen e Shteteve të Bashkuara për t’u rikthyer në rolin e saj udhëheqës në skenën globale. “Në qoftë se ekonomia amerikane nuk rimëkëmbet, atëherë unë mendoj se diplomacia amerikane nuk do të jetë në gjendje të rimëkëmbet nga epoka e ish-presidentit Trump”, tha Richard McGregor nga Instituti Lowy, në Australi. Rimëkëmbja ekonomike mund të ndihmojë Presidentin Biden për të riparuar disa nga përçarjet në Amerikë, thekson Georg Löfflmann, një studiues në Universitetin e Britanisë në Warwick. Por ai vuri në dukje se “Presidenti Joe Biden përballet me një detyrë të madhe për të bashkuar një vend thellësisht të ndarë që vazhdon të përballet me mosmarrëveshje mbi çështjet kryesore si imigracioni, ndryshimi i klimës dhe racizmi në Shtetet e Bashkuara.”

Suksesi i brendshëm do të sjellë sukses më të madh në politikën e jashtme, thonë analistët. Këto dy çështje janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën. “Në 100 ditët e tij të para, Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden ka ndërmarrë hapa, që janë përshëndetur nga të tjerët, për trajtimin e ndryshimit të klimës, përfshirë krijimin e një qasjeje “nga e gjithë qeveria”, rikthimin tek Marrëveshja e Parisit për klimën dhe angazhimin e ekspertëve të klimës për të ndërmarrë veprime në të gjithë administratën”, thanë studiuesit Antony Froggatt dhe Rebecca Peters.
Në një artikull të përbashkët për institutin e politikave të Britanisë, Chatham House, ata paralajmëruan se “sfida e vërtetë po afrohet”. Ata theksojnë se, “Për të afirmuar legjimitetin e Shteteve të Bashkuara për çështjen e klimës në një mjedis politik përçarës në vend, Biden ka nevojë që njëkohësisht t’i japë përparësi politikave të brendshme, ndërsa rindërton aleancat ndërkombëtare për të treguar që administrata e tij mund të përmbushë angazhimet e saj afatgjata.”

Ndërsa politikëbërësit në të dyja anët e Atlantikut janë të vendosur të riparojnë marrëdhëniet e dobëta dhe t’i bëjnë më të qëndrueshme demokracitë e shkatërruara nga trazirat e papara politike të brendshme dhe të sfiduara nga fuqitë autoritare, ata e pranojnë se përballen me një rrugë të ndërlikuar përpara. Janë arritur disa marrëvshje të shpejta për një sërë çështjesh mes Brukselit dhe Uashingtonit, të nxitura nga etja për një bashkëpunim më të ngushtë. Megjithatë, ka ende dallime të mëdha mes dy palëve. Ekipi i Presidentit Biden po ndeshet me disa nga të njëjtat sfida që kontribuan në tendosjen e lidhjeve Euro-Atlantike, së pari gjatë mandatit të Barak Obamës në Zyrën Ovale, dhe pastaj në një shkallë shumë më të madhe nën administratën e ish-Presidentit Trump, i cili e identifikoi Evropën si një kundërshtar ekonomik dhe u ankua në lidhje me qëllimin e NATO-s.

Të gjitha qeveritë e vendeve të BE-së e kanë mirëpritur synimin e Presidentit Biden për të ringjallur lidhjet SHBA-Evropë dhe janë lehtësuar nga largimi i gjuhës armiqësore. Megjithatë, Uashingtoni tani po përballet me një BE që po përqëndrohen tek vetja, me bllokun e përqendruar në mbrojtjen e tregut të tij post-pandemik dhe mbrojtjen e kampionëve të tij industrialë, thonë analistët. Ata theksojnë se BE po përpiqet të bëhet një lojtare e pavarur globale e përqëndruar më shumë në interesat e saj. E gjithë kjo ka të ngjarë të përkeqësojë disa fërkime tregtare dhe gjeopolitike. Konsensusi transatlantik pas Luftës së Dytë Botërore po ndërlikohet edhe nga përçarjet brenda bllokut në lidhje me rrugën më të mirë për të trajtuar rritjen e fuqisë së Kinës komuniste dhe mënyrën e menaxhimit të një Rusie revanshiste, shtojnë ata. Kjo po i vendos disa qeveri populiste evropiane në një pozitë të vështirë, përfshirë Hungarinë. Kryeministri hungarez Viktor Orban është akuzuar se po anon nga kundërshtarët në përballjen mes Perëndimit dhe qeverive autokratike të Rusisë dhe Kinës.

“Në botën transaksionare të politikës së jashtme Trumpiste, ishte krejt në rregull për shumë udhëheqës evropianë si Viktor Orbani që të bënin këtë përjashtim në përballjet mes autokracive Lindore dhe demokracive Perëndimore. Tani, ata duhet të zgjedhin njërën anë”, tha Katalin Cseh, një politikane liberale hungareze, gjatë një diskutimi në internet mes ligjvënësve të BE-së mbi 100 ditët e para të administratës së Presidentit Biden. Diskutimi u organizua nga organizata Visegrad Insight, me seli në Varshavë. Por strategjia më konfrontuese e Preisdentit Biden ndaj Kinës paraqet probleme edhe për Evropën në tërësi, thanë pjesëmarrësit në këtë diskutim. “Sfida jonë është të vazhdojmë tregtinë me Kinën, dhe njëkohësisht të ruajmë aleancën tonë me Shtetet e Bashkuara. Kjo nuk do të jetë e lehtë”, tha Radosław Sikorski, një ligjvënës evropian dhe ish-ministër i jashtëm i Polonisë.

Mbingarkesa shihet gjithashtu si një rrezik në të ardhmen për administratën e Presidentit Biden, e cila do të ndeshet me një numër sfidash të politikës së jashtme, përfshirë frenimin e përhapjes së koronavirus dhe përfundimin e fushatës së vaksinimit. Deri më tani, administratës së Presidentit Bidenit i janë dhënë vlerësime të larta për ndërthurjen e pragmatizmit syhapur me idealizmin në mënyrën se si po merret me Rusinë, Kinën dhe Iranin, duke ofruar shkopin dhe karotën. “Zoti Biden po përpiqet të ndjekë një politikë me dy drejtime, duke u përpjekur t’u rezistojë dhe të shprehë simpati ndaj regjimeve të tilla me synimin për të kufizuar ambiciet e tyre territoriale, për të dekurajuar shkeljen e të drejtave të njeriut dhe ndërhyrjet transnacionale, ndërsa ai punon me ta aty ku interesat e tyre mund të përputhen me ato të Amerikës”, thuhet në një analizë të revistës britanike The Economist.

Continue Reading

Lajmet

34 aksidente dhe afro 2 mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve

Published

on

By

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është regjistruar një numër i lartë i gjobave të shqiptuara dhe i aksidenteve në rrugët e vendit

Sipas të dhënave zyrtare, fatmirësisht nuk është shënuar asnjë aksident me fatalitet, mirëpo janë regjistruar gjithsej 34 aksidente trafiku, prej të cilëve 12 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 22 me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe, policia ndaj shkelësve të rregullave të komunikacionit, ka shqiptuar gjithsej 1896 tiketa trafiku.

Sa i përket aktiviteteve operative për rendin dhe ligjin, janë arrestuar 5 persona, ku 2 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa 3 persona janë dërguar direkt në vuajtje të dënimit.

Continue Reading

Aktualitet

Bujanoci kërkon nga Qeveria e Kosovës lehtësimin e lëvizjes për bashkëkombasit

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, i ka bërë thirrje zyrtare Qeverisë së Kosovës që të aplikojë një model lehtësues për qytetarët e Luginës së Preshevës gjatë zbatimit të Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjetet.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Pajaziti ka theksuar se ndonëse mbështet vendosjen e rendit ligjor, realiteti specifik i shqiptarëve të Luginës kërkon fleksibilitet.

Kreu i Bujanocit vlerësoi se rregullat e reja janë të domosdoshme për të parandaluar keqpërdorimet dhe strukturat paralele, por shprehu shqetësimin se zbatimi i tyre pa dallim mund të dëmtojë lidhjet jetike të qytetarëve me Kosovën.

“Lidhjet e tyre janë shpirtërore, familjare, arsimore dhe në përgjithësi jetike për përditshmërinë e tyre. Një numër i madh qytetarësh nga Lugina jetojnë, punojnë apo studiojnë në Kosovë,” deklaroi Pajaziti.

Sipas tij, një trajtim i ngurtë ligjor mund të ketë pasoja indirekte, duke përfshirë ndikimin në procesin e ndjeshëm të pasivizimit të adresave në vendbanimet e tyre origjinale. Pajaziti sugjeroi që Prishtina zyrtare të ndjekë shembujt e mëparshëm të bashkëpunimit, siç ishte rasti i përjashtimit nga pagesa e sigurimit të automjeteve.

Kryetari Pajaziti u shpreh i bindur se institucionet e Kosovës nuk kanë qëllim dëmtimin e bashkëkombasve, por kërkoi një “zgjidhje të balancuar” që ruan zbatimin e ligjit duke marrë parasysh nevojat e përditshme të shqiptarëve të Luginës.

Zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe atij për Automjete për serbët që punojnë në institucione paralele apo që studiojnë në veri i cili hyri në fuqi nga dje, më 15 mars 2026 , ka nxitur reagime të shumta në Kosovë.

 

Continue Reading

Aktualitet

Trump kërkon ndihmë për sigurimin e Ngushticës së Hormuzit; Japonia dhe Australia thonë “jo” dërgimit të anijeve

Published

on

By

Kërkesat e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për një koalicion që do të ndihmonte në rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, duket se ranë në vesh të shurdhër të hënën, pasi aleatët si Japonia dhe Australia deklaruan se nuk planifikojnë të dërgojnë anije ushtarake në Lindjen e Mesme për të shoqëruar anijet në këtë rrugë ujore jetike.

Ndërsa lufta SHBA-Izrael kundër Iranit po shkakton trazira në të gjithë Lindjen e Mesme dhe po trondit tregjet globale të energjisë në javën e saj të tretë, Trump këmbënguli të dielën se kombet që mbështeten shumë te nafta e Gjirit kanë përgjegjësinë të mbrojnë ngushticën, përmes së cilës kalon 20% e energjisë botërore.

Tregjet në Azi reaguan me kujdes, me naftën bruto “Brent” që u rrit me mbi 1%, duke kaluar vlerën prej $104.50, ndërkohë që tregjet rajonale të aksioneve ishin kryesisht më të dobëta mes shqetësimeve për rrezikun ndaj objekteve të naftës në Lindjen e Mesme dhe pas kërkesës së Trump që aleatët të përfshihen më shumë.

“Po kërkoj që këto vende të vijnë dhe të mbrojnë territorin e tyre, sepse është territori i tyre,” u tha Trump gazetarëve në bordin e avionit Air Force One gjatë rrugës nga Florida për në Uashington. “Është vendi nga i cili ata marrin energjinë e tyre.”

Trump tha se administrata e tij ka kontaktuar tashmë shtatë vende, por nuk i identifikoi ato. Në një postim në rrjetet sociale gjatë fundjavës, ai shprehu shpresën se Kina, Franca, Japonia, Koreja e Jugut, Britania e Madhe dhe të tjerë do të merrnin pjesë.

Kryeministrja japoneze Sanae Takaichi, një mbështetëse e vendosur e Trump, tha të hënën se vendi i saj, i kufizuar nga kushtetuta që heq dorë nga lufta, nuk ka asnjë plan për të dërguar mjete lundruese ushtarake për të shoqëruar anijet në Lindjen e Mesme, prej nga merr 95% të naftës së saj.

“Ne nuk kemi marrë asnjë vendim lidhur me dërgimin e anijeve shoqëruese. Po vazhdojmë të shqyrtojmë se çfarë mund të bëjë Japonia në mënyrë të pavarur dhe çfarë mund të bëhet brenda kornizës ligjore,” i tha Takaichi parlamentit.

Australia, një tjetër aleat kyç i sigurisë i SHBA-së në rajonin Indo-Paqësor, e cila gjithashtu mbështetet shumë te karburantet e prodhuara me naftë bruto të Lindjes së Mesme, tha se as ajo nuk do të dërgojë anije ushtarake për të ndihmuar në rihapjen e ngushticës.

“Ne e dimë se sa e rëndësishme është kjo, por kjo nuk është diçka që na është kërkuar ose në të cilën po kontribuojmë,” tha Catherine King, anëtare e kabinetit të Kryeministrit Anthony Albanese, në një intervistë për transmetuesin shtetëror ABC.

Trump mund të shtyjë vizitën në Pekin pa mbështetjen e Kinës

Trump i tha Financial Times të dielën se priste që Kina të ndihmonte në zhbllokimin e ngushticës përpara takimit të tij të planifikuar me Presidentin kinez Xi Jinping në Pekin në fund të këtij muaji, dhe mund ta shtynte udhëtimin nëse ajo nuk ofronte ndihmë.

“Mendoj se edhe Kina duhet të ndihmojë, sepse Kina merr 90% të naftës së saj nga ngushticat,” tha Trump. “Ne mund të kemi vonesa,” tha ai duke referuar vizitën e tij nëse Kina nuk ofron mbështetje në Gjirf. Ministria e Jashtme kineze nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese të Reuters për koment.

Trump gjithashtu rriti presionin ndaj aleatëve evropianë, duke paralajmëruar se NATO përballet me një të ardhme “shumë të keqe” nëse anëtarët e saj dështojnë të vijnë në ndihmë të Uashingtonit. Ministrat e jashtëm të BE-së do të diskutojnë të hënën për forcimin e një misioni të vogël detar në Lindjen e Mesme, por nuk pritet të vendosin për zgjerimin e rolit të tij në Ngushticën e bllokuar të Hormuzit.

Kryeministri britanik Keir Starmer diskutoi nevojën për rihapjen e ngushticës me Trump dhe me Kryeministrin kanadez Mark Carney, tha një zëdhënëse e Downing Street të dielën, ndërsa Koreja e Jugut ka thënë se do ta shqyrtojë me kujdes kërkesën e Trump.

Pasojat globale dhe sulmet me dronë

Udhëtimi ajror global mbetet i ndërprerë rëndë për shkak të luftës në Iran, e cila ka mbyllur ose kufizuar nyjet kyçe të Lindjes së Mesme si Dubai, Doha dhe Abu Dhabi. Furnizimi me karburant për avionë është gjithashtu një shqetësim, ku autoritetet në Vietnam paralajmëruan reduktime të fluturimeve pasi Kina dhe Tajlanda ndaluan eksportet e karburantit.

Sekretari i OKB-së për Klimën, Simon Stiell, deklaroi se kjo krizë është një “mësim i hidhur” mbi rreziqet e varësisë nga lëndët djegëse fosile, duke thënë se kjo varësi po shkatërron sigurinë kombëtare dhe sovranitetin.

Edhe pse disa anije iraniane dhe pak anije të vendeve të tjera kanë kaluar, kalimi është efektivisht i mbyllur për shumicën e trafikut të cisternave që kur SHBA dhe Izraeli sulmuan Iranin më 28 shkurt. Izraeli ka vazhduar sulmet në Iran, Liban dhe Gazë, duke shënjestruar militantët e Hezbollahut dhe Hamasit. Ushtria izraelite tha të hënën se trupat e saj kishin filluar “operacione tokësore të kufizuara” kundër pozicioneve të Hezbollahut në jug të Libanit.

Pavarësisht pretendimeve të SHBA-së për shkatërrimin e kapaciteteve ushtarake të Iranit, sulmet me dronë vazhduan të hënën. Autoritetet e Dubait pezulluan fluturimet pasi një dron goditi një rezervuar karburanti, ndërsa Arabia Saudite njoftoi se ka ndaluar 34 dronë brenda një ore.

Zyrtarët amerikanë parashikojnë se lufta në Iran do të përfundojë brenda javësh dhe çmimet e energjisë do të bien, por Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, e kundërshtoi këtë pretendim. “Ne nuk kemi kërkuar kurrë armëpushim dhe nuk kemi kërkuar as negociata,” tha Araqchi. “Jemi gati të mbrohemi për aq kohë sa të jetë e nevojshme.”

/Reuters/

Continue Reading

Kronikë e zezë

Tri raste të dhunës në familje brenda 24 orëve të fundit

Published

on

By

Në 24 orët e fundit në Policinë e Kosovës janë raportuar tri raste të dhunë në familje.

Rasti i parë është regjistruar në Vushtrri, ndërsa dy raste e tjera në rajonin e Prishtinës.

Në rastin në Vushtrri është arrestuar një burrë nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje, kishte shkaktuar dhunë ndaj viktimës grua.

“Pas inicimit të rastit viktimës i është lëshuar urdhër mbrojtës, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.

Gjithashtu edhe në Graqanicë është arrestuar një burrë pasi që dyshohet se deri sa ka qenë nën ndikimin e alkoolit ka shqetësuar dhe kanosur viktimat

Sipas policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, në Prishtinë është shoqëruar për intervistim një burrë i dyshuari, pasi që dyshohet se ka kryer veprën – dhunë në familje ndaj viktimës grua.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Të kërkuara