Lajmet

Përmes marshit kërkohet drejtësi për gratë e vrara

“Gratë vriten, shteti hesht”, “Poshtë shteti patriarkal”, “Shteti ka duart me gjakun e grave të vrara”, ishin disa nga thirrjet.

Published

on

Kolektivi “Marshojmë s’festojmë” mbajti sot marsh protestues në Ditën e Gruas. Përmes marshit, dhjetëra gra në Prishtinë kërkuan drejtësi për gratë e vrara.

“Gratë vriten, shteti hesht”, “Poshtë shteti patriarkal”, “Shteti ka duart me gjakun e grave të vrara”, ishin disa nga thirrjet e grave në këtë marsh.

Aktivistja Mirishahe Syla u shpreh se gratë kanë shumë më shumë të përbashkëta se dallime. Ajo theksoi se pak më shumë se 2 mijë gra në vit e raportojnë dhunën sepse siç tha “shumicës prej nesh u është mësuar se gruaja e mirë duron”

“Ne të gjitha punojmë, po jo të gjitha nga ne paguhen. Ne punojmë në dhe jashtë shtëpisë, koha jonë më e madhe i kushtohet të tjerëve, pastrim-gatim, kujdes pak nga ne marrin pagë për këtë punë. Pak nga ne jemi në politikë. Asnjë nga ne nuk udhëheqim ndonjë komunë…Ne na thonë lindim në derë të huaj e shkojmë në derë të huaj…Pushkë nuk qitet edhe kur lind ndonjë nga ne. Jemi ne ato që dhunohemi në shtëpi, në rrugë, më shkollë, punë, polici, gjykatë e prokurori. Ne dhunohemi çdo ditë në shtëpitë kur shpërngulemi pas martesës. Por, vetëm pak më shumë se 2 mijë nga ne e raportojmë dhunën në vit, sepse shumicës prej nesh u është mësuar se gruaja e mirë duron”, tha ajo.

Syla u shpreh se çdo të drejtë që gratë e gëzojnë është fituar nga lufta e përbashkët për barazi. Ajo nënvizoi se ka shumë punë për t’u bërë, jo vetëm për ne, por edhe për ato që do të vijnë.

“Ne duhet të ruajmë me kujdes çdo të drejtë të fituar, sepse edhe ato sot jonë në rrezik. Në shumë vende të botës, të drejtat e grave po sfidohen, andaj ne më shumë se kurrë dhe si gjithmonë duhet të jemi bashkë për të njohur, për të mbrojtur, për të vlerësuar e festuar njëra-tjetrën…Ne duhet t’i vazhdojmë përpjekjet tona që të tjerat para nesh i filluan. Ne kemi edhe shumë për të bërë, jo vetëm për ne, por edhe për të gjitha para nesh e ato që do të vijnë pas”, u shpreh ajo tutje.

Syla shtoi se do të vazhdojnë rezistencën e tyre në shtëpi, rrugë, shkollë, parlament e kudo, duke shtuar se feminizmi “ka jetuar e do të jetojë përmes nesh, bashkë për njëra-tjetrën kundër shtypjes, bashkë për një jetë pa dhunë ndaj vajzave dhe grave.

Marshi, i cili nisi te Pallati i Drejtësisë përfundoi përpara objektit të qeverisë me thirrjet “Poshtë patriarkati”, “Poshtë qeveria patriarkale”, “Poshtë institucionet patriarkale”, “Marshojmë kundër dhunës ndaj grave” etj.

Lajmet

Spiropali: Prekazi na kujton se liria ka çmim

Published

on

By

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, vizitoi sot Prekazin, ku u përul në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, së bashku me Ministrin për Punët e Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

Ajo u prit në Kullën e Jasharajve nga Rifat Jashari.

Gjatë vizitës, Spiropali theksoi rëndësinë e vendimit të familjes Jashari për të mos u dorëzuar dhe reflektimin mbi çmimin e lirisë.

“Është dëshmi se liria ka pasur çmim – dhe ai çmim është paguar me jetë. Këtu ndjen peshën e historisë, por edhe përgjegjësinë e së ardhmes. Liria nuk është trashëgimi automatike. Ajo kërkon dinjitet, unitet dhe drejtësi çdo ditë. Prekazi nuk na kërkon lot. Na kërkon të jemi të denjë.”

Kjo vizita thekson lidhjet historike mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe respektin për sakrificën që bëri të mundur lirinë e vendit.

Continue Reading

Lajmet

Elisa Spiropali për vizitë zyrtare në Kosovë, takime me krerët e shtetit

Published

on

By

Ministrja për Evropë dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Kosovë.

Sipas njoftimit të Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ajo fillimisht do të pritet në takim nga homologu i saj, Glauk Konjufca, i cili njëherësh mban edhe postin e zëvendëskryeministrit të Kosovës. Takimi do të zhvillohet në orën 10:00, në objektin e MPJD-së.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Spiropali do të zhvillojë takime edhe me kryeministrin Albin Kurtin në orën 12:35 dhe me pas me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, si dhe me presidenten Vjosa Osmani.

Në agjendën e saj janë paraparë gjithashtu takime me kryetarë të partive parlamentare në Kosovë.

Continue Reading

Lajmet

Rreth 1 milion euro të padeklaruara zbulohen në Merdare

Published

on

By

Rreth një milion euro të padeklaruara janë zbuluar në pikëkalimin kufitar Merdare, gjatë hyrjes në Kosovë.

Sipas Doganës se Kosovës, automjeti u përzgjodh për kontroll të detajuar pas analizës së riskut. Gjatë skanimit me rreze X u identifikuan dyshime për një hapësirë të modifikuar në dyshemenë e veturës.

Në bashkëpunim me Policinë Kufitare, kontrolli u thellua dhe u konfirmua se në një hapësirë të improvizuar brenda automjetit ishin fshehur mjete monetare të padeklaruara.

Vlera e dyshuar e shumës arrin rreth 1,000,000 euro. Njësitë hetimore të Doganës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa prokurori kompetent është njoftuar dhe po ndërmerren veprime të mëtejme hetimore.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu pret ambasadorin italian, diskutojnë për zhvillimet e fundit politike

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot ne takim Ambasadorin e Italisë, Maurizio Antonini.

Pjesë e diskutimeve në këtë takim ishin zhvillimet aktuale në vend.

Gjithashtu, Kryetarja Haxhiu ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Italisë ndaj Kosovës, në cdo fazë të zhvillimit të shtetësisë.

“Kryetarja Haxhiu nënvizoi ecurinë pozitive në funksionimin e Kuvendit të Kosovës dhe rritjen e angazhimit për realizimin e agjendës së punës”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

Të dyja palët riafirmuan përkushtimin për bashkëpunim të mëtejshëm dhe fuqizim të partneritetit mes  Kosovës dhe Italisë, duke përfshirë zgjerimin e kontakteve dhe shkëmbimeve në nivel parlamentar.

 

Continue Reading

Të kërkuara