Lajmet

Përmbytje në Mumbai

Ndryshimet klimatike dhe zhvillimi i pakontrolluar urban i kanë bërë shirat më intensivë.

Published

on

Departamenti i motit i Indisë ka lëshuar një alarm të kuq për Mumbain pasi shirat e dendur vazhdojnë të godasin qytetin dhe rrethet fqinje.

Sipas IMD, qyteti pritet të ketë reshje të mëdha deri shumë të dendura duke çuar në përmbytje.

Shirat e musonit janë të zakonshme në Mumbai rreth kësaj periudhe të vitit.

Por ekspertët thonë se ndryshimet klimatike dhe zhvillimi i pakontrolluar urban i kanë bërë shirat më intensivë dhe më pak të parashikueshëm vitet e fundit.

Mijëra njerëz emigrojnë në Mumbai çdo ditë në kërkim të vendeve të punës, gjë që nxit ndërtimin e shpejtë, që shpesh është i parregulluar.

Shumë zona kanë sisteme kullimi të vjetruara dhe kjo shkakton edhe përmbytje.

Të enjten, njerëzit u ndaluan të vizitojnë plazhet në ditët për të cilat agjencia e parashikimit të motit ka parashikuar reshje të mëdha shiu./UBTNews/

Lajmet

Ndalet për dy ditë qarkullimi i trenave në Kosovë

Published

on

By

Sindikatat e Hekurudhave të Kosovës kanë bërë të ditur se kanë hyrë në grevë dyditore, Hysen Nikçi, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Hekurudhës së Kosovës. Ata po kërkojnë rritjen e pagave.

Nikçi bëri të ditur se asnjë linjë nuk do të funksionojë më 12 dhe 13 qershor. Ndërkaq, të shtunën, ai ka bërë të ditur se do të takohet sërish Këshilli Grevist, për të vlerësuar situatën dhe hapat e mëtutjeshëm.

Sipas Nikçit, këtë situatë mund ta ndryshojë “në çdo moment”, ndonjë vendim i ri i menaxhmentit./KosovaPress

Continue Reading

Lajmet

​Njëzet e gjashtë vjet nga çlirimi i Kosovës

Published

on

By

Njëzet e gjashtë vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara.

Më 12 qershor 1999, pas 78 ditë bombardimesh të Aleancës Ushtarake Perëndimore të udhëhequr nga Amerika kundër caqeve ushtarake serbo-malazeze në Kosovë, në Serbi dhe Mal të Zi, trupat e NATO-s hynë në Kosovë në misionin paqeruajtës që do të quhej KFOR, duke i dhënë fund luftës gati dyvjeçare midis popullsisë kryengritëse shqiptare të organizuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave okupuese ushtarake dhe policore serbo-malazeze.

E vlerësuar nga ata që e përjetuan si ditë e çlirimit dhe si një ndër ditët më të mëdha të historisë së Kosovës, 12 qershori, ndonëse jo e njohur edhe si festë zyrtare, është një ditë kur nga ushtarakë dhe diplomatë botërorë do të mbahet mend si një ditë gati konfrontimi midis Perëndimit dhe Rusisë, një ditë siç thuhej, “që do të mund të niste Luftën e Tretë Botërore”.

Ushtarët e parë të NATO-s që hynë në Kosovë më 12 qershor ishin forcat speciale të Norvegjisë dhe ato të Shërbimit Special Ajror Britanik, duke u gjetur ballë për ballë me trupat e Rusisë të cilët një ditë më parë “befasisht” kishin marrë Aeroportin e Prishtinës me qëllimin e ndarjes së Kosovës.

Rusia synonte prurjen e mijëra përforcimeve nga ajri, mirëpo pas intervenimit nga Uashingtoni, Bullgaria, Hungaria dhe Rumania refuzuan kërkesën e Moskës për shfrytëzimin e hapësirës së tyre ajrore.

Pas bllokadës amerikano-britanike të pistës së aeroportit, Ministria e Jashtme ruse e quajti ndërhyrjen e ushtarëve të saj “një gabim”. Dhe çdo gjë tjetër tashmë është histori.

Hyrja e NATO-s ktheu në Kosovë mbi një milionë shqiptarë.

Hyrja e ushtarëve të NATO-s hapi rrugën e kthimit në shtëpitë, tokën dhe vendin e tyre mbi një milionë shqiptarëve të Kosovës të degdisur refugjatë në dhjetëra vende dhe tre-katër kontinente të botës.

Deri tash kanë shërbyer në Kosovë afër 500 mijë pjesëtarë të forcave paqeruajtëse të shumë vendeve, kryesisht atyre perëndimore, duke qenë larg familjeve dhe më të dashurve të tyre dhe duke sakrifikuar edhe nga një pjesë të jetës për lirinë, sigurinë dhe paqen në Kosovë./KosovaPress

Continue Reading

Lajmet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mblidhet sot për zgjedhjet lokale 2025

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot në orën 15:00 për diskutime në lidhje me zgjedhjet lokale të vitit 2025.

Në fokus të mbledhjes do të jenë miratimi i planit të aktiviteteve për organizimin e zgjedhjeve, si dhe përcaktimi i përbërjes së Komisioneve Komunale Zgjedhore për procesin zgjedhor që po afrohet, njoftoi KQZ-ja.

Continue Reading

Lajmet

LDK organizon mbledhje përkujtimore për ish-kryeministrin Bujar Bukoshi

Published

on

By

Në nderim të jetës dhe veprës së Bujar Bukoshit, ish-kryeministrit të Qeverisë së Kosovës në ekzil, sot do të mbahet një mbledhje komemorative nën patronatin e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Bukoshi ndërroi jetë dje në moshën 78-vjeçare. Ai ka qenë një nga figurat kryesore të udhëheqjes së Kosovës në periudhën e vështirë të viteve 1991-1999, si kryeministër i Qeverisë në mërgim.

Pas luftës, Bukoshi vazhdoi angazhimin politik si deputet dhe ministër i Shëndetësisë.

Ceremonia do të zhvillohet sot në orën 12:00, në Amfiteatrin e Pallatit të Rinisë (ish-ASK), në Prishtinë.

Continue Reading

Të kërkuara