Lajmet nga UBT

Përmbyllet me sukses Akademia Verore në Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT – “Rimendimi i Hapësirës Publike”

Published

on

UBT ka përmbyllur me sukses një nga aktivitetet më të rëndësishme akademike të verës – Akademinë Verore të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, që u zhvillua nga 08 deri më 17 korrik 2025, në UBT.

Me temën “Rimendimi i Hapësirës Publike” (Rethinking Public Space), kjo akademi solli së bashku studentë të fushës së arkitekturës, dizajnit urban dhe planifikimit hapësinor, në një përvojë intensive që ndërthurte punën praktike në studio, eksplorimin teorik dhe zhvillimin profesional në një mjedis ndërdisiplinor dhe bashkëkohor.

Qëllimi kryesor ishte angazhimi i studentëve në analiza reale të kontekstit urban dhe zhvillimi i zgjidhjeve projektuale për hapësirat publike të qytetit të Prishtinës, me fokus në përmirësimin e qasjes, multifunksionalitetit dhe integrimit me mjedisin natyror dhe social.

Studentët patën mundësinë të eksplorojnë tre zona urbane të ndryshme të kryeqytetit dhe të paraqesin idetë e tyre për zhvillim hapësinor në mënyrë profesionale, duke respektuar nevojat e komunitetit dhe kriteret urbane bashkëkohore.

Etapat e punës së studentëve përfshinë:

  • Vëzhgime në terren dhe analiza të topografisë, funksionalitetit dhe ndikimeve sociale të parcelave të caktuara;
  • Hartimi i projekteve konceptuale dhe zhvillimi i ideve funksionale e kreative për rikualifikim urban;
  • Përgatitja e modeleve dixhitale dhe vizatimeve teknike, përfshirë planimetritë, fasadat, seksionet dhe skicat 3D;
  • Draftimi i eseve shpjeguese për projektet, analiza të kontekstit dhe planifikim të kostos e menaxhimit të projekteve;
  • Prezantime finale para profesorëve, kolegëve dhe profesionistëve, ku studentët shpalosën zgjidhjet e tyre me profesionalizëm të lartë.

Profesorët që ligjëruan përgjatë kësaj akademie ishin: Prof. Dr. Binak Beqaj, Prof. Dr. Egzon Bajraktari, Prof. Dr. Visar Krelani, Prof. Dr. Bekim Marmullaku, Prof. Dr. Edon Maliqi, Dr. Blendian Nela, Dr. Beni Kizolli, MSc. Shqiprim Ahmeti, Phd cand. MSc. Anita Ymeri dhe Elvi Sidheri, shkrimtar dhe përkthyes.

Përveç aspektit akademik, kjo Akademi Verore, e cila u udhëhoq nga Prodekani i Fakultetit, Prof. Dr. Egzon Bajraktari, krijoi një hapësirë për bashkëpunim të ngushtë mes studentëve, zhvillim të aftësive prezantuese dhe përjetim të frymës së punës kolektive dhe ndërdisiplinore, të domosdoshme për profesionin e arkitektit në epokën moderne.

UBT, përmes qasjeve të tilla praktike dhe inovative, po dëshmon edhe një herë rolin e saj lider në arsimin e lartë në arkitekturë dhe urbanizëm, duke i përgatitur studentët për sfidat reale të transformimit urban dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Lajmet

NJOFTIM MORTOR

Published

on

UBT njofton se sot, e mërkurë, në orën 11:00, në Qendrën e UBT-së në Prizren, do të mbahet mbledhje komemorative në nder të Prof. Dr. Faton Kabashit.

UBT shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e profesorit të përkushtuar, që me profesionalizëm e dashuri ndaj dijes la gjurmë të pashlyeshme te studentët, kolegët dhe komuniteti akademik.

Varrimi i Prof. Dr. Kabashit do të bëhet, në orën 14:00, në varrezat e qytetit të Prizrenit. Kortezhi funeral do të niset nga shtëpia e të ndjerit në rrugën “Pjetër Loshi (Petrovë)” nr. 49, ndërsa namazi i xhenazes do të falet në xhaminë e Dragomanit.

Prehu në paqe, Profesor Faton Kabashi!

Continue Reading

lajme

Ekipi përfaqësues i Kosovës merr dy çmime në garën botërore të robotikës FIRST Global Challenge në Panama

Published

on

Nga Panamaja, ekipi përfaqësues i Kosovës në garën botërore të robotikës FIRST Global Challenge u vlerësua për videon më të mirë prezantuese dhe për dokumentimin më të mirë të garës në rrjetet sociale në mesin e 190 shteteve pjesëmarrëse.

Ky sukses tregon angazhimin dhe kreativitetin e të rinjve kosovarë, të cilët përfaqësuan vendin me krenari në një nga garat më prestigjioze ndërkombëtare të robotikës.

Tema e garës së sivjetme kishte në fokus ruajtjen e ekuilibrit të biodiversitetit dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike, duke inkurajuar të rinjtë nga e gjithë bota të zhvillojnë zgjidhje teknologjike për mbrojtjen e mjedisit.

Continue Reading

Rajoni

UBT nënshkruan Deklaratën “Brighton Plus Helsinki” për fuqizimin e rolit të gruas në sport

Published

on

Me qëllim të promovimit dhe fuqizimit të rolit të gruas brenda dhe jashtë fushës sportive, UBT ka nënshkruar Deklaratën ndërkombëtare “Brighton Plus Helsinki”, një dokument i rëndësishëm që synon të avancojë barazinë gjinore në sport dhe të sigurojë përfshirjen e plotë të grave dhe vajzave në të gjitha nivelet e veprimtarisë sportive.

Kjo deklaratë, e iniciuar nga IWG Women and Sport, ka për qëllim krijimin e një kulture të qëndrueshme sportive që vlerëson, fuqizon dhe inkurajon kontributin e grave dhe vajzave në të gjitha aspektet e sportit dhe aktivitetit fizik.

Nënshkrimi i kësaj deklarate nga UBT shënon një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të politikave gjithëpërfshirëse dhe krijimit të mundësive të barabarta për vajzat dhe gratë, si në pjesëmarrje, ashtu edhe në ndërtimin e karrierës profesionale. Me këtë veprim, UBT riafirmon përkushtimin për një sistem edukativ dhe sportiv të drejtë, të barabartë dhe motivues, ku talenti dhe pasioni i çdo të reje vlerësohen pa dallim gjinie.

Në këtë ngjarje, Annamarie Phelps, kryetare e Sekretariatit të Mbretërisë së Bashkuar dhe bashkëkryesuese e Komitetit Ekzekutiv Global të “IWG Women and Sport”, vlerësoi rolin e grave të suksesshme në sportin kosovar dhe theksoi se është koha që institucionet të garantojnë hapësirën e merituar për to. Ajo tha se për shumë kohë sporti ka qenë “një derë e mbyllur” për gratë, por sot po fillon një epokë e re e barazisë dhe përfshirjes, ku gratë janë pjesë thelbësore e zhvillimit sportiv global.

UBT, si institucion lider në arsim, inovacion dhe zhvillim shoqëror, mbetet i përkushtuar në mbështetjen e iniciativave që promovojnë zhvillimin e sportit, barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave si faktorë aktivë të ndryshimit pozitiv në shoqëri.

Kjo ceremoni e nënshkrimit u organizua nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Elita nga Kosova fiton çmimin për mentoren më të mirë në garën botërore të robotikës në Panama

Published

on

Mentorja e ekipit FIRST Kosova, Elita Hajrizi, është vlerësuar me çmimin prestigjioz “Outstanding Mentor Award” në garën botërore të robotikës FIRST Global Challenge, duke u shpallur njëra ndër mentoret më të mira në botë.

Ky çmim i dedikohet mentorëve që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për ekipin e tyre, duke kaluar përtej çdo pritshmërie në përkushtim, udhëheqje dhe frymëzim.

Ky vlerësim përbën një mirënjohje ndërkombëtare për punën e palodhshme dhe pasionin e Elita Hajrizit në zhvillimin e brezit të ri të inovatorëve kosovarë.

Continue Reading

Të kërkuara