Kronikë e zezë

Përleshen fizikisht dy të mitura në Obiliq

Published

on

Në Obiliq janë sulmuar fizikisht dy të mitura. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, njëra nga viktimat ka pranuar tretman mjekësor.

E dyshuara e mitur në prezencë të prindit është intervistuar dhe më pas me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti nën hetime./UBTNews

Kronikë e zezë

Arrestohet shtetasi i huaj, me substancë narkotike

Published

on

Një rast i posedimit të paautorizuar të narkotikëve është regjistruar dje në Vermicë.

Sipas njoftimit 24 orësh të Policisë së Kosovës, dje gjatë një kontrolli të një mashkulli shtetas i huaj, është gjetur dhe konfiskuar një sasi prej 40 gramë substancë  narkotike e llojit marihuanë.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Policia has në armë në një objekt të pabanuar në Zubin Potok

Published

on

By

Dje në, Zubin Potok policia ka zbuluar armë dhe pajisje të dyshimta brenda një shtëpie të pabanuar në fshatin Prelez.

Sipas Policisë së Kosovës, gjatë patrullimit janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, dy uniforma, një karikator i zbrazët i AK-47, tri gëzhoja si dhe dokumente të ndryshme.

Për rastin është informuar prokurori, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Grabitet një shtëpi në Pejë

Published

on

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar të ketë ndodhur në Pejë

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se persona të panjohur kanë hyrë  në shtëpinë e një qytetari në fshatin Shtupeq i Vogël.

Sipas ankuesit, nga shtëpia e tij është vjedhur një armë me leje përkatëse, dy karikatorë me gjithsej 50 fishekë si dhe një set për pastrimin e armës.

Rasti është nën hetime.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Pesë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

Published

on

By

Policia e Kosovës në raportin njëditor bën të ditur se janë regjistruar pesë raste të dhunës në familje.

Këto raste janë shënuar në Podujevë, Prishtinë, Fushë Kosovë dhe në Gjakovë.

Dy raste të dhunës në familje raportohen të kenë ndodhur në Podujevë, ku në rastin e parë është arrestuar një burrë pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht dhe kanosur viktimën grua me thikë. I dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Ndërsa, në një rast tjetër në Podujevë një grua është shoqëruar në Polici pasi dyshohet se ka sulmuar një burrë. Sipas raportit, viktima si shkak i lëndimeve ka pranuar tretman mjekësor. Ndërkaq, e dyshuara pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

Gjithashtu në Prishtinë një burrë është shoqëruar në Polici pas një mosmarrëveshjeje e cila ka kaluar në dhunë ndaj viktimës grua. Policia njofton se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në Fushë Kosovë ku një burrë është arrestuar pasi pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar viktimën grua. Sipas raportit, viktima nuk ka dashur të marrë tretman.

“Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Rasti i fundit është regjistruar në Gjakovë ku është raportuar se një i dyshuar nën ndikim të alkoolit e kishte sulmuar fizikisht viktimën grua kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.

Continue Reading

Të kërkuara