Aktualitet

Përgatitje për paradën ushtarake në Moskë

Published

on

Në Sheshin e Kuq në Moskë është mbajtur edhe një provë për paradën ushtarake e cila do të mbahet me rastin e shënimit të 76-vjetorit të fitores mbi fashizmit, raporton Anadolu Agency (AA).

Ceremonia solemne do të mbahet më 9 maj, ndërsa në rrjedhë janë përgatitjet për këtë ngjarje. Në Sheshin e njohur të Kuq sot në kuadër të përgatitjeve, që zgjasin tashmë disa ditë, prova kanë mbajtur pjesëtarët e forcave ruse të sigurisë.

Në mbarë Evropën, 9 maji shënohet si Dita e fitores mbi fashizmin dhe Dita e Evropës, me të cilën shënohet përfundimi i Luftës së Dytë Botërore në Kontinentin e Vjetër dhe fillimi i Bashkimit Evropian (BE).

Në vendet e BE-së, një rëndësi e veçantë i kushtohet Ditës së Evropës, ndërsa në Rusi përqendrimi është në festimin e Ditës së Fitores në Luftën e Dytë Botërore.

Bota

Shefi i NATO-s vizitë në Athinë, zbardhen diskutimet me Mitsotakis

Published

on

By

Pas ndalesës në Turqi, këtë të martë, shefi i NATO-s, Mark Rutte, u ndal në Athinë, ku u takua me kryeministrin grek Mitsotakis.

Ata biseduan për sfidat e sigurisë, mbështetjen për Ukrainën dhe “rolin vendimtar” të Greqisë në mbështetjen e mbrojtjes kolektive të NATO-s.

Rutte përshëndeti faktin që Greqia investon 3 për qind të PBB-së së saj në mbrojtje. Sekretari i Përgjithshëm falënderoi Greqinë për mbështetjen e saj për luftën e Ukrainës kundër agresionit rus.

Muajin e kaluar, Athina nënshkroi një marrëveshje dypalëshe sigurie me Kievin dhe njoftoi se do të përshpejtojë trajnimin e pilotëve dhe teknikëve ukrainas për F-16.

Rutte nënvizoi se përdorimi nga Rusia i armëve dhe trupave të Koresë së Veriut, dronëve iranianë dhe mallrave kineze me përdorim të dyfishtë kontribuon në një mjedis “gjithnjë e më të rrezikshëm” dhe përfaqëson një “sfidë për paqen dhe sigurinë globale”.

Gjatë vizitës së tij në Athinë, Sekretari i Përgjithshëm takoi edhe ministrin grek të Mbrojtjes dhe ministrin e Jashtëm.

Continue Reading

Bota

Drogonte gruan dhe ftonte burra ta abuzonin, dënohet “përbindëshi” në Francë

Published

on

By

Prokurorët francezë kërkuan dënimin maksimal prej 20 vitesh burg për ish-bashkëshortin e Gisele Pelicot, i cili pranoi se e kishte droguar dhe dhunuar atë, edhe përmes njerëzve të tjerë kur ajo kishte qenë e pandërgjegjshme.

Kryeministri francez Michel Barnier vlerësoi Pelicot për “kurajën e pabesueshme.” Ai njoftoi se qeveria do të lëvrojë fonde shtesë në mbështetje të viktimave të dhunës në familje dhe se do të ketë një procedurë të thjeshtësuar për të dorëzuar ankesat për këto lloj krimesh.

Fondet e lëvruara nga qeveria për emergjencat mjekësore janë rritur këtë vit me rreth 7 milionë euro. Sikurse e dini, që prej vitit të kaluar viktimat e dhunës në familje kanë të drejtën për mbështetje financiare në mënyrë që të ndërrojnë vendstrehim dhe të mbulojnë shpenzimet e përditshme. Ndërkohë, nga fundi i vitit 2025, gratë do të mund të bëjnë ankesat nga çdo spital francez apo qendër urgjence,” deklaroi Barnier.

Gjyqi ka tërhequr vëmendje ndërkombëtare dhe e ka kthyer Gisele Pelicot në një ikonë të aktivistëve që luftojnë dhunën seksuale.

Duke mbajtur banera dhe tym lejla, aktiviste të shumta performuan një vallëzim të llojit “Haka,” ndërsa në gjykatën e Avinjonit mbahej procesi.

Continue Reading

Bota

Trump i shpall luftë drogës dhe karteleve: Masa ndaj Kinës e Meksikës!

Published

on

Në një deklaratë të fundit, Donald Trump ka njoftuar masa të ashpra ndaj Kinës, Meksikës dhe Kanadasë për të luftuar trafikun e drogës dhe emigracionin e paligjshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ka premtuar se do të vendosë tarifa të reja që në ditën e parë të presidencës së tij.

Pas ceremonisë së inaugurimit të tij më 20 janar 2025, Trump ka theksuar se do të firmosë një urdhër ekzekutiv që do të vendosë tarifa 25% për të gjitha mallrat që vijnë nga Meksika dhe Kanada, me qëllim që të ushtrojë presion mbi këto dy shtete për të luftuar trafikun e drogës, veçanërisht fentanilin dhe emigracionin ilegal. Ai ka shtuar se këto masa do të mbeten në fuqi deri sa këto shtete të bëjnë përpjekje më serioze për të frenuar këto probleme.

Një tjetër masë e rëndësishme që Trump ka njoftuar është vendosja e një tarife shtesë prej 10% për të gjitha produktet që vijnë nga Kina, deri sa ky vend të marrë masa më të ashpra për të bllokuar kontrabandën e fentanilit sintetik opioid, që është një nga shkaqet kryesore të krizës së drogës në SHBA.

Trump ka theksuar se lufta ndaj karteleve të drogës është një prioritet dhe ka njoftuar se nuk do të hezitojë të përdorë ushtrinë amerikane për të mundësuar shkatërrimin e këtij aktiviteti kriminal. Gjatë fushatës së tij zgjedhore, ai ka kërcënuar Meksikën dhe Kinën me tarifa deri në 100% nëse është e nevojshme për të luftuar më efikasht trafikun e drogës dhe emigracionin e paligjshëm.

Kjo politikë e Trump është pjesë e përpjekjeve të tij për të mbrojtur kufijtë e SHBA-së dhe për të adresuar problemet që lidhen me rritjen e përdorimit të drogës dhe rritjen e numrit të emigrantëve të paligjshëm që hyjnë në vend. Ai theksoi se është koha që këto shtete të paguajnë për problematikat që ata kanë krijuar, dhe se lufta ndaj trafikut të drogës është një prioritet kombëtar.

Continue Reading

Bota

Izraeli e bombardon Bejrutin, teksa liderët e tij pritet të vendosin për armëpushim

Published

on

By

Sulmi e bëri ndërtesën rrafsh me tokën në lagjen Basta në qendër të Bejrutit. Ky ishte sulmi i dytë në ditët e fundit në pjesën më të banuar të qytetit.

Nuk është raportuar për viktima deri më tani.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee, la të kuptohej se do të ketë më shumë sulme, duke thënë se janë lëshuar urdhra për rreth 20 ndërtesa në periferitë jugore të Bejrutit, si dhe një paralajmërim për qytezën jugore Naqoura, në të cilën ndodhet selia qendrore e misionit paqeruajtës të OKB-së, UNIFIL.

Sulmi në Bejrut ndodhi pak orë para se kabineti i sigurisë i Izraelit të mblidhej për të votuar një marrëveshje për armëpushim, e cila u ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara, dhe ka për qëllim t’i japë fund luftës mbi njëvjeçare mes Izraelit dhe grupit militant libanez, Hezbollah.

Hezbollahu, i cili e kontrollon Libanin jugor, është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike.

Ndër çështjet kryesore që kanë penguar marrëveshjen ka qenë kërkesa e Izraelit për ta pasur të drejtën për të vepruar, nëse Hezbollah i shkel detyrimet e tij.

Sipas propozimit, mijëra trupa libaneze dhe paqeruajtës të OKB-së do të vendoseshin në jug, dhe një panel ndërkombëtar i kryesuar nga Shtetet e Bashkuara do ta mbikëqyrte zbatimin e marrëveshjes nga të gjitha palët.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, tha se ushtria do ta sulmojë Hezbollahun nëse forca paqeruajtëse e OKB-së, e njohur si UNIFIL, nuk ofron “zbatim efektiv” të marrëveshjes.

Nëse ju nuk veproni, ne do të veprojmë, dhe me forcë të madhe”, tha ai, duke folur me të dërguarën speciale të OKB-së, Jeanine Hennis-Plasschaert.

Shefi i diplomacisë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se “nuk ka asnjë justifikim” për Izraelin që të refuzojë zbatimin e një armëpushimi me Hezbollahun, grupin militant dhe partinë politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit.

Borrell tha se të gjitha shqetësimet e sigurisë të Izraelit janë adresuar në marrëveshjen e ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Franca.

Konflikti midis Izraelit dhe Hezbollahut shpërtheu një vit më parë kur grupi i mbështetur nga Irani filloi të hidhte raketa në veri të Izraelit në mbështetje të grupit militant palestinez Hamas – i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në fillim të luftës në Gaza.

Në muajt e fundit, konflikti është përshkallëzuar, pasi Izraeli është duke e bombarduar pareshtur jugun e Libanit, periferitë jugore të Bejrutit dhe Luginën Beka, duke vrarë shumë nga udhëheqësit kryesorë të Hezbollahut dhe duke dërguar trupa tokësore përtej kufirit.

Nga ana e tij, Hezbollah ka hedhur raketa më thellë brenda Izraelit.

Operacioni i zgjeruar i Izraelit i ka zhvendosur më shumë se 1.2 milion njerëz, sipas qeverisë libaneze, e cila thotë se më shumë se 3.760 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 10.000 janë plagosur gjatë një viti luftimesh.

Raketat e Hezbollahut kanë vrarë të paktën 50 njerëz në Izrael, më shumë se gjysma e tyre civilë, sipas autoriteteve izraelite.

Continue Reading

Të kërkuara