Lajmet

Përfundon takimi për Asociacionin

I pari nga ndërtesa është larguar shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog.

Published

on

Ka përfunduar takimi në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, ku është diskutuar për Asociacionin.

I pari nga ndërtesa është larguar shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog, pastaj ambasadori i Britanisë se Madhe, Nicholas Abbott.

Gjithashtu janë parë duke dalë nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, zëvëndëskeyeministrja Donika Gërvalla, ministri Nenad Rashiq, ministrja Emilija Rexhepi, e përfaqësues të tjerë të partive politike dhe institucioneve.

Për Asociacionin është diskutuar edhe dje në Prishtinë. Organizata gjermane, Friedrich-Ebert- Stiftung (FES) në partneritet me Institutin Evropian për Paqe (EIP) ka publikuar një draft-statut të Asocaciacionit onit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Aty është thënë se drafti është hartuar në përputhje me Kushtetutën e Republinës se Kosovës.

Sipas draftit, Asociacioni do të ketë simbolet e veta të dizajnuara nga bordi i asociacionit në përputhje me ligjet dhe me Kushtetutën e Kosovës.

Lajmet

​KQZ: Integriteti i votës nuk është cenuar pavarësisht vonesave

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se pas përfundimit të votimit në vendvotime si dhe pas përfundimit të votimit jashtë Kosovës në përfaqësi diplomatike dhe përmes postës, i gjithë angazhimi i institucionit është i përqendruar në shpalljen e rezultateve përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë.

Deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare, KQZ njoftoi se duhet të numërojë votat e kandidatëve për deputetë dhe të bëjë verifikimin e votave të subjekteve politike nga formularët të cilët janë plotësuar në vendvotime; numërimin e votave me kusht; votat e personave me nevoja të veçanta dhe votat nga votimi jashtë Kosovës.

KQZ është e përkushtuar maksimalisht që të gjitha këto procese të kryhen në kohën më të shpejtë të mundur, por duke siguruar saktësi në evidentimin e vullnetit të çdo votuesi. KQZ sqaron se integriteti i votës nuk është i cenuar dhe pavarësisht vonesave që janë shkaktuar si pasojë e problemeve me platformën elektronike, rezultatet përfundimtare do të jenë të sakta dhe të bazuara në vullnetin e qytetarëve të shprehur përmes votës së tyre”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

KQZ njofton se procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimin e votave të subjekteve politike, e kanë filluar gjatë ditës së djeshme në Qendrat Komunale të Numërimit në komunat: Prishtinë, Lipjan, Obiliq dhe Partesh.

Në QKN-të e Obiliqit, Lipjanit dhe Parteshit, procesi i numërimit dhe evidentimit të këtyre rezultateve në platformë elektronike dhe formularët digjital, është zhvilluar pa ndonjë problem, por në QKN-në e Prishtinës janë paraqitur probleme të herëpashershme. Aktualisht, procesi i numërimit është duke u zhvilluar në këto Qendra Komunale të Numërimit dhe gjatë ditës do të fillojë edhe në qendra të tjera, për të cilat do të njoftojmë”, thuhet në njoftim.

KQZ poashtu ka njoftuar se nisur nga fakti që të dielën në mbrëmje kishte probleme të mosfunksionimit të platformës për rezultatet preliminare, KQZ i ka bërë thirrje Prokurorisë së Shtetit dhe institucioneve tjera të sigurisë për ta sqaruar situatën dhe për mbështetje teknike.

KQZ është vënë në dispozicion për bashkëpunim me të gjithë akterët relevantë dhe po punon që të përfundojë numërimi dhe adresimi i çështjeve teknike të mosfunksionimit. Ndërkaq, lidhur me rezultatet preliminare të subjekteve politike dhe të pjesëmarrjes, që gjatë këtyre ditëve janë evidentuar pasaktësi, KQZ njofton se janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet për të bërë përmirësimet e nevojshme dhe publiku do të njoftohet me kohë”, përfundon njoftimi.

Continue Reading

Bota

Tassoulas zgjidhet Presidenti i ri i Greqisë

Published

on

Konstantinos Tassoulas është zgjedhur President i ri i Greqisë me 160 vota pro. Ai do të marrë detyrën më 13 mars, pas përfundimit të mandatit të presidentes aktuale, Katerina Sakellaropoulou.

Në seancën e votimit, deputetët e partisë Demokracia e Re, udhëhequr nga Kryeministri Kyriakos Mitsotakis, dhe figura të tjera politike, si ish-kryeministri Antonis Samaras, mbështetën kandidaturën e Tassoulas. Ndërsa tre kandidatët e tjerë, Tasos Giannitsis, Luka Katseli dhe Kostas Kyriakou, morën vetëm disa vota të pakta.

Pas zgjedhjes, Tassoulas theksoi se kjo është një përgjegjësi e madhe, duke shprehur angazhimin për të forcuar kohezionin social dhe sigurinë kombëtare. Ai theksoi se Greqia ka nevojë për forcimin e aftësive mbrojtëse dhe diplomatike, duke kërkuar gjithashtu një bashkërendim të brendshëm në BE. Ai bëri thirrje për një unitet të padukshëm që do të lidhë Greqinë për të arritur qëllime të përbashkëta, pavarësisht dallimeve politike dhe individuale.

Tassoulas u shpreh se është thelbësore që të rritet prestigji ndërkombëtar i vendit dhe të zhvillohet një politikë që kërkon konsensusin social dhe reforma./UBTNews/

Continue Reading

Bota

Medvedev e quan “marrëzi” propozimin ukrainas për shkëmbimin e territoreve

Published

on

Dmitry Medvedev, nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, ka hedhur poshtë si “të pakuptimtë” propozimin e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për të shkëmbyer territore me Rusinë në këmbim të mbylljes së luftës.

Në një intervistë për gazetën The Guardian, Zelensky ka thënë se ka në plan t’i propozojë Rusisë një marrëveshje për të shkëmbyer territore, për t’i dhënë fund konfliktit që ka pllakosur Ukrainën që nga vitit 2022.

Në reagimin e tij, Medvedev, i cili ka qenë president i Rusisë nga viti 2008 deri në vitin 2012, e cilësoi këtë propozim si një “marrëzi”. Ai shtoi se Rusia ka treguar se mund të arrijë “paqen përmes forcës”, duke përmendur sulmet me dron dhe raketa që goditën kryeqytetin ukrainas, Kievin, javën e kaluar.

Aktualisht, Rusia kontrollon më pak se 20 për qind të territorit të Ukrainës, ose rreth 112,000 kilometra katrorë, ndërsa Ukraina kontrollon një pjesë të vogël të territorit rus në rajonin perëndimor të Kursk./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

Kryebashkiaku i Tiranës para gjykatës si i dyshuar për korrupsion

Published

on

By

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe bashkëshortja e tij, janë paraqitur mëngjesin e së mërkurës në Gjykatën e Posaçme, në një seancë ku gjykatësi pritet të vendosë për masat e sigurisë kundër tyre në një rast të dyshuar korrupsioni dhe ryshfeti.

Veliaj, një figurë e rëndësishme e partisë në pushtet në Shqipëri, Partia Socialiste, u arrestua të hënën dhe Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK) ka kërkuar që ai të mbahet në paraburgim.

Ai akuzohet për korrupsion që përfshin të paktën 1.1 milionë euro fonde publike, duke u dhënë para publike bizneseve të cilat në këmbim i jepnin familjes së tij fitime të paligjshme.

Ndërkohë, prokurorët kërkuan që bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa, të mbahet në arrest shtëpiak si e dyshuar për korrupsion pasiv, shpëlarje parash dhe për mosdeklarim të të ardhurave.

Seanca u ndërpre pas gjysmë ore dhe do të rinisë në orën 13:30, pasi avokatët kanë kërkuar kohë të njihen me dosjen dhe më pas të shprehin pretendimet e tyre kundër SPAK-ut.

Derisa Veliaj doli para gjykatës, kryeministri dhe kreu i Partisë Socialiste në pushtet, Edi Rama, tha para deputetëve se “nuk ka prova” ndaj Veliajt dhe e cilësoi dosjen e prokurorisë si “një roman prej 400 faqesh, me shumë personazhe, por pa fakte”.

Ai theksoi se qëndrimi i Qeverisë dhe partisë që drejton për të mbështetur drejtësinë dhe luftën ndaj korrupsionit nuk ndryshon, por tha se “mungon një palë konstruktive që të jetë garantuese e pavarësisë së drejtësisë”.

Në këtë rast po hetohet edhe deputetja socialiste, Klotilda Bushka, e dyshuar për “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Bushka tha se nuk është thirrur asnjëherë dhe nuk i është dhënë mundësia të sqarohet. Ajo pranoi se ka qenë pjesë e disa aktiviteteve të shoqërisë civile, por tha se ka qenë aty si “bashkëpunëtore dhe mike e organizatorëve”.

Veliaj – në mandatin e tij të dytë si kryetar bashkie – dyshohet se ka krijuar një skemë korruptive mes disa kompanive në pronësi të bashkëshortes së tij dhe gjashtë biznesmenëve të lidhur me të.

Ai i ka mohuar të gjitha akuzat.

SPKA tha se hetimet kanë gjetur se Veliaj dhe bashkëshortja e tij kanë “ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme”.

Hetimet kanë treguar se bashkëshortja e Veliajt, vetë ose përmes personave të afërt me të, ka bërë blerje online në vlerën 86.721.175 lekë (873.878 euro), kryesisht veshje dhe bizhuteri. Këto shpenzime nuk rezultojnë të jenë deklaruar, siç e parashikon ligji.

Gjykata ka urdhëruar edhe sekuestrimin e disa llogari bankare të Ajola Xoxës dhe shoqërive të lidhura me të, që kapin vlerën e 869.149 eurove.

Ndërsa, në zyrat e një prej shoqërive të administruara prej saj janë gjetur në një kasafortë dhe janë sekuestruar 95.350 euro, 14,900 dollarë dhe 665.000 lekë (6.700 euro)./REL/

Continue Reading

Të kërkuara