Lajmet

Përfundon takimi i QUINT-it me Kurtin

Ambasadorët s’deklarohen për medie.

Lajmet

Orav pas dështimit të seancës: Erdhëm me shpresë, fatkeqësisht asgjë nuk ndodhi

Published

on

By

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosdovës ka thënë se sot ishin të pranishëm në sallën e Kuvendit me shpresë të madhe se do të kishte diçka të re, por asgjë nuk ndodhi.

Ai e ka quajtur të domosdoshme krijimin e institucioneve sa më parë.

Ne erdhëm me shpresë të madhe këtu dhe fatkeqësisht asgjë nuk ndodhi sërish. Kosovës i nevojitet një Kuvend menjëherë, i duhet një qeveri e re që do ta ndërtonte një urë të re të fortë mes Kosovës dhe Brukselit që ta përshpejtojë rrugëtimin e saj drejt BE-së”, ka thënë ai.

Continue Reading

Lajmet

​Pirlo merr drejtimin e një tjetër skuadre si trajner

Published

on

Ish-ylli i AC Milan, Juventus dhe Inter Milan, Andrea Pirlo, ka nisur një aventurë të re si trajner, duke marrë drejtimin e klubit Dubai United në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ai rikthehet në stol pas një periudhe pushimi, ndërsa klubi nga Dubai, që luan në divizionin e dytë të kampionatit të Emirateve, e ka prezantuar zyrtarisht si trajnerin e ri.

Pirlo, fitues i Kupës së Botës 2006, së fundmi kishte drejtuar Sampdorian. Dubai United është klubi i tij i dytë jashtë Italisë, pas eksperiencës me skuadrën turke Karagumruk në sezonin 2022/2023. Më herët, gjatë sezonit 2020/2021, ai ishte trajner i Juventusit, me të cilin fitoi Kupën dhe Superkupën e Italisë.

“Fitues i Kupës së Botës 2006 dhe një ikonë e futbollit global, Pirlo sjell me vete një vizion unik dhe përvojë të rëndësishme si trajner, të fituar në stolat e Juventusit dhe Sampdorias. Emërimi i tij përfaqëson një kapitull të ri dhe ambicioz për United FC”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.

Kryetari i klubit, Ilie Cebanu, deklaroi: “Jemi krenarë që e mirëpresim Andrean në familjen e United FC. Ai mishëron vlerat dhe ambiciet e klubit tonë dhe jemi të bindur se do të jetë një figurë kyçe në çuarjen e klubit në një nivel më të lartë.”

 

Continue Reading

Lajmet

Hyland për ngërçin politik: Është koha për kompromis

Published

on

By

Pak para nisjes së seancës së 52-të konstituive në Kuvendin e Kosovës, Christopher Hyland, një prej mbështetësve të çështjes shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) tha se është koha që të arrihet kompromis dhe të krijohet qeveria.

Në një adresim për media, Hyland potencoi se kriza aktuale në Kosovë sa i përket situatës politike do të zgjidhet. Sipas tij, do të ketë një të ardhme të mirë për Kosovën.

Kjo krizë që është tani në Kosovë do të zgjidhet. Do të ketë një të ardhme të fortë dhe të mirë për Kosovën, dhe në fund Kushtetuta do të respektohet dhe një qeveri do të formohet. Është e rrezikshme, në fakt, që figura të ndryshme politike nuk po përmbushin detyrimet për të formuar një qeveri, veçanërisht duke pasur parasysh faktin që Albin Kurti fitoi zgjedhjet, Partia e kryeministrit fitoi më shumë vota sesa partitë e opozitës, partitë e mëdha të opozitës së bashku. Pra, njerëzit kanë folur. Është koha që të arrijmë kompromis, që të zgjatemi përtej tavolinës, dhe të krijojmë një qeveri dhe të lejojmë kryeministrin Kurti të vazhdojë të qeverisë për një mandat tjetër”, tha Hyland.

Kuvendi i Kosovës dështoi sot për të 52-tën herë të konstituohet.

Gjykata Kushtetuese ka kthyer të premten më 24 korrik, përgjigje ndaj kërkesave të PDK-së dhe LDK-së mbi vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të Kuvendit për votimin e Komisionit për votim të fshehtë të seancës së mbajtur më 29 qershor 2025.

Kushtetuesja ka caktuar masën e përkohshme përmes të cilës ndalohet çdo vendim dhe veprim i deputetëve të zgjedhur lidhur me seancën konstituive pas përfundimit të afatit 30 ditor, dhe se nuk do të mund të marrin asnjë vendim tjetër nga 27 korriku deri më 8 gusht.

Vazhdimi i 51-të i seancës më 23 korrik, u ndërpre nga kryesuesi Avni Dehari, duke thënë se nuk ka kushte për mbajtjen e saj dhe nuk e hodhi në votim formimin e komisionit të fshehtë, duke caktuar 25 korrikun si datë për vazhdimin e radhës nga ora njëmbëdhjetë.

Gjykata Kushtetuese përmes një aktgjykimi më 26 qershor ka obliguar deputetët të konstituojnë Kuvendin e Kosovës deri më 26 korrik.

Presidentja Vjosa Osmani ka kërkuar të martën nga Kushtetuesja t’i vendosë masë të përkohshme rrjedhjes së këtij afati.

E para e vendit i është drejtuar institucionit më të lartë juridik në vend, duke kërkuar sqarime për pasojat juridike nëse deputetët nuk konstituojnë legjislaturën e nëntë deri të shtunën.

Sipas saj, nëse ka sukses në konstituimin e Kuvendit në ditët në vijim mund të tërhiqet kërkesa e saj, por theksoi se një vendimmarrje meritore e Kushtetueses për këtë rast mund të sqaronte edhe rastet që mund të ndodhin në të ardhmen.

Kosova nuk ka themeluar institucionet e reja, përkundër që zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më 9 shkurt.

Continue Reading

Lajmet

Dështim i 52-të, seanca vazhdon nesër në orën 14:00

Published

on

By

As në përpjekjen e 52-të, deputetët nuk e konstituan Kuvendin e Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Kryesuesi Avni Dehari ia ndërpreu fjalën deputetes së PDK-së Vlora Çitakut, deputetes së LDK-së Hykmete Bajramit dhe deputetes së AAK-së Time Kadrijajt.

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, tha se seanca e radhës mbahet nesër në orën 14.00.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme, që do të jetë në fuqi nga 27 korriku deri më 8 gusht, periudhë në të cilën deputetëve u ndalohet të ndërmarrin çdo vendim apo veprim për konstituimin e Kuvendit, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit.

Palët vazhdojnë të mos gjejnë një kompromis.

Lëvizja Vetëvendosje kërkon që për Albulena Haxhiun, të propozuar për kryeparlamentare, të votohet vetëm një herë përmes votimit të fshehtë dhe nëse nuk i siguron 61 votat e nevojshme, ajo do të tërhiqet nga gara.

Haxhiu nuk i ka siguruar votat e nevojshme në disa seanca radhazi që janë mbajtur me votim të hapur. Për disa parti, ajo është figurë përçarëse dhe e papranueshme. PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe nuk pranojnë të propozojnë nga një kandidat për formim të një komisioni për votim të fshehtë, me arsyetimin se mënyra e ndryshimit të votimit është jokushtetuese.

Continue Reading

Të kërkuara