Lajmet

Përfundon seanca, gjykimi ndaj Pjetër Shalës vazhdon në maj

Gjykimi do të vazhdojë nga data 1 maj.

Published

on

Ka përfunduar dëgjimi i dëshmitarit të katërt në gjykimin kundër Pjetër Shalës në Hagë. Para trupit gjykues ishte paraqitur edhe një person i cili pretendon se babai i tij u kidnapua në Shqipëri dhe u keqtrajtua pastaj për disa ditë në Kukës. Me këtë dëshmitar ka përfunduar edhe seanca ndërsa gjykimi do të vazhdojë nga data 1 maj.

Sipas dëshmitarit, babai i tij e kishte njohur Pjetër Shalën vetëm gjatë kohës që sipas tij ishte kidnapuar dhe jo si rezultat i punës që bënte deri në vitin 1997 si polic.

Dëshmitari ka thënë se ka jetuar jashtë Kosovës dhe për ngjarjet rreth babait të tij ka mësuar nga familja.

Avokati: Babai yt, a e ka njohur Pjetër Shalën si rezultat i punës që ka bërë si oficer policie?

Dëshmitari: Asnjëherë më parë.

Avokati: Çfarë informatash keni marrë kur keni pyetur se çka ishte ky komandant Ujku?

Dëshmitari: Disa më thanë që ishte aty, gjithsesi, në katundin ku kanë jetuar familja ime ishte, njëri tha që ka ardhur nga Kroacia këtu.

Avokati: A të ka treguar ndonjëherë babai lidhur me një shtëpi të verdhë?

Dëshmitari: Asnjëherë.

Avokati: Kur të ka treguar për incidentin dhe për atë që ka ndodhur në Shqipëri, babai, për kidnapimin e tij, a ka përmendur një mercedes të verdhë?

Dëshmitari: Jo, asnjëherë.

Ndër të tjera, dëshmitari ka thënë se babain e tij nuk e ka takuar deri në nëntor të vitit 1999.

Derisa është përgjigjur në pyetjet e prokurorisë, ai ka thënë mbajtja e babait të tij në Kukës ka ndikuar negativisht në jetën e gjithë familjes më pas.

“Ndikoi shumë në jetën tonë, sepse nuk e kam besuar që një ditë do të keqpërdoren në atë mënyrë, sepse familja asnjëherë nuk e ka fituar atë, nëse kontribut për Kosovën kemi japur ndoshta më shumë sesa disa aty në kampin e Kukësit. Ajo ne na ka rënduar shumë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë familja e tij ka dashur të bëhet pjesë e UÇK-së por sipas tij kjo ka qenë e pamundur për shkak se babai i tij kishte punuar polic deri në vitin 1997.

“Këta persona janë të një rrethi shumë të largët, sepse në atë rreth ku ne kemi qenë ka pasur luftëtarë lirie, ka edhe heronj, dhe i nderojmë ata. Kemi pasur dëshirë me qenë pjesë e tyre por në rastin e babait nuk kemi mundur me u kyç në radhët e tyre, dhe e dinë të gjithë në rreth ku kemi jetuar”, ka thënë ai.

E derisa është përgjigjur në pyetjet e mbrojtësit të viktimave, dëshmitari ka thënë se babai i tij ishte i ngarkuar sa i përket anës psikike, sipas tij për shkak të keqtrajtimit në Kukës.

Ndërsa në fund të seancës, gjykatësi Zhilber Biti ka pasur disa pyetje sqaruese por seanca është transmetuar me përmbajte të redaktuar.

Në gjykimin kundër Pjetër Shalës deri tani janë dëgjuar katër dëshmitarë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur për publikun.

Për katër ditë me radhë dëshmitarët kanë rrëfyer për pranverën e vitit 1998 kur sipas tyre një grup personash me uniformë të UÇK-së kishin shkuar në shtëpinë e tyre me kërkesën për dorëzimin e armëve.

Pas këtij rasti, dëshmitarët kanë thënë se familja e tyre është larguar nga ai fshat, ndërsa një vit më vonë, në kohën e bombardimeve të NATO-s ishin larguar për në Shqipëri.

Atje, sipas tyre, babai i tyre ishte kidnapuar dhe mbajtur pastaj për gati dy javë në një fabrikë metali në Kukës.

Në krejt këto, dëshmitarët kanë thënë se ishte i përfshirë Pjetër Shala, i cili aktualisht ndodhet në bankën e të akuzuarve. Ai po qëndron në Hagë prej marsit të vitit 2021.

Sipas Speciales “Krimet për të cilat akuzohet z.Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës(Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Vendi

Kurti propozon për presidente ish-ministren e PDK-së, Justina Shiroka-Pulën

Published

on

By

Në orët e fundit para përfundimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e kryetarit të shtetit, Kryeministri Albin Kurti ka bërë një lëvizje të re drejt PDK-së.

Kurti ka deklaruar se është i gatshëm të votojë ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara – një kërkesë kjo e kahershme e PDK-së.  

Përmes kësaj oferte, Kurti i ka bërë thirrje PDK-së që të hyjë në seancë, duke propozuar si kandidate për presidente ish-deputeten dhe ish-ministren nga radhët e PDK-së, Justina Shiroka-Pula.  

Ky propozim vjen pasi kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, refuzoi emrat e propozuar më parë, si Feride Rushiti dhe Glauk Konjufca. Kurti iu drejtua opozitës me thirrjen për bashkëpunim në Kuvend për të votuar së pari ligjin e kërkuar dhe më pas kandidaturën e Shiroka-Pulës për të shmangur zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Continue Reading

Vendi

Rritet numri i protestuesve, protesta vazhdon në sheshin “Skënderbeu”

Published

on

By

Është shtuar numri i qytetarëve që po marrin pjesë në protestën në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë në shesh, ndërsa protesta po vijon përpara institucioneve të vendit.

Protesta e sotme është thirrur lidhur me kërkesat për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe zhvillimet rreth Gjykatës Speciale në Hagë.

Continue Reading

lajme

Hamza e refuzon ofertën e dytë të Kurtit për presidentin dhe Specialen: Po tentohet të shndërrohet në pazar

Published

on

By

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, i është përgjigjur negativisht propozimit të kryeministrit Albin Kurti për votimin e Projektligjit për Dhomat e Specializuara dhe zgjedhjen e presidentit.

Në një konferencë për media, Hamza ka kritikuar qasjen e deritanishme, duke thënë se çështja e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është përgjegjësi vetëm e PDK-së.

Çështja e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është çështje që i takon vetëm PDK-së, po flasim për historinë, për të tashmen dhe për të ardhmen”, është shprehur Hamza.

Ai ka thënë se kjo çështje, sipas tij, po tentohet të përdoret për pazare politike në momentet e fundit.

“Kjo temë po tentohet me u shndërru në pazare të minutave të fundit. Ju kam thënë dhe po e përsëris. Çështja e ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është temë që i takon vetëm PDK-së. Po flasim për historinë, të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e vendit tonë”, ka deklaruar ai.

Hamza ka theksuar se pjesëtarë të UÇK-së janë të lidhur me subjekte të ndryshme politike, ndërsa ka akuzuar për tentim të përdorimit të kësaj çështjeje për arritjen e qëllimeve politike.

“UÇK-ja ka pjesëtarë në të gjitha partitë politike dhe qëllimi i kësaj teme është si ta përdorim ligjin për shantazh dhe për të mbërritur qëllimin politik. Qëllimi politik është që me pasë një president politik dhe me e përmbyllë njëqind për qind kapjen e institucioneve”, ka thënë Hamza.

Ai ka shtuar se ka marrë pjesë në takime për tejkalimin e situatës, por ka kritikuar ndryshimet e shpeshta të qëndrimeve politike.

“Unë kam qenë në takim, po e shihni se sa shpesh ka ndryshime të qëndrimeve politike”, ka deklaruar Hamza.

Continue Reading

Lajmet

Kurti i bën propozim PDK-së: Votoni Konjufcën ose Rushitin për president, ne kalojmë ligjin për Specialen

Published

on

By

Kryeministri Albin Kurti ka shpalosur një propozim të ri politik drejtuar Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), me qëllim zhbllokimin e procesit të zgjedhjes së kreut të shtetit.

Sipas këtij propozimi, Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të kalojë në lexim të dytë Projektligjin për Gjykatën Speciale, me kushtin që PDK-ja të zotohet publikisht dhe zyrtarisht se do të marrë pjesë në procesin e votimit për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

Në kuadër të kësaj oferte, Kurti ka përmendur dy emra konkretë si kandidatë potencialë për postin e Presidentit Glauk Konjufcen dhe Feride Rushiti

Tutje Kurti tha se i kërkon publikisht kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza që ti pergjigjet kesaj kërkese nëse duan që të shkojn tutje këto procese.

Continue Reading

Të kërkuara