Lajmet

Përfundon numërimi i votave për partitë në Tiranë

Published

on

Rreth orës 7:00 të mëngjesit të sotëm ka përfunduar numërimi i kutive të fundit të Tiranë, duke përmbyllur kështu procesin e numërimit të votave për partitë.

Nga 1 miijë e 243 qendra votimi ka rezultuar se PS ka fituar thellë në kryeqytet duke marrë 48.67 % të vota ose 18 mandate. PD ka marrë 39.12 %, ose 15 mandate. LSI merr 2 mandate ose 6 % të votave dhe PSD e Tom Doshit merr një mandat me 2.85 %.

Në total në të gjithë vendin janë numëruar 5 mijë e 198 kuti nga 5 mijë e 199 gjithsej. Partia Socialiste ka siguruar deri tani 74 mandate, PD 59, LSI 4 dhe PSD 3 mandate, raporton A2.

Rreth 3 milionë e 600 mijë shqiptarë me të drejtë vote u thirrën në votime më 25 prill për të zgjedhur 140 deputetët e parlamentit të ardhshëm.

Lajmet

Hajnat thyejnë një shtëpi në Jarinje, vjedhin para të gatshme

Published

on

By

Në raportin njëditor është raportuar se persona të dyshuar dhe deri më tani të panjohur, kanë depërtuar me forcë brenda një shtëpie në fshatin Jarinje.

Sipas ankuesit, të dyshuarit kanë arritur të vjedhin një sasi të parave të gatshme përpara se të largoheshin në drejtim të panjohur.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendngjarje për të kryer ekzaminimet e nevojshme, ndërsa rasti është duke u hetuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Continue Reading

Lajmet

Felix Klieser: Përvojë e paharrueshme në Kosovë

Published

on

Hornisti gjerman Felix Klieser e ka cilësuar si të veçantë dhe të paharrueshme përvojën e tij në Kosovë, pas koncertit me Filharmoninë e Kosovës në Prishtinë.

Ai interpretoi vepra të Richard Strauss dhe Joseph Haydn, së bashku me dirigjentin Gregory Charette dhe hornistin Ilir Kodhima. Klieser vlerësoi publikun si “të ngrohtë dhe të mrekullueshëm” dhe shprehu dëshirën për t’u rikthyer sërish në Kosovë.

Koncerti u konsiderua një nga ngjarjet më të rëndësishme të muzikës klasike në vend, duke forcuar bashkëpunimin kulturor.

Continue Reading

Lajmet

Tri raste të armëmbajtjes pa leje brenda një dite, policia sekuestron armë dhe municion

Published

on

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, gjatë datës 3 maj janë regjistruar tri raste të ndara të mbajtjes në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve në Ferizaj, Lipjan dhe Prizren.

Në rrugën “Gucia” në Ferizaj, një i dyshuar mashkull kosovar është shoqëruar në stacion policor, pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me gas, pesë fishekë dhe një shurdhues i armës së zjarrit. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në rrugën “Bajram Gashi” në Lipjan, njësitë policore kanë kryer bastisje në dy lokacione të ndryshme. Gjatë kontrollit në shtëpitë e dy të dyshuarve, një femër dhe një mashkull kosovar, janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, një karikator me 9 fishekë, 14 fishekë të tjerë si dhe dy karikatorë të zbrazët. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari mashkull është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara femër është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti i tretë është regjistruar në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku një i dyshuar mashkull kosovar është shoqëruar në stacion policor, pasi gjatë kontrollit të veturës së tij është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie me pesë fishekë. Me vendim të prokurorit, edhe ky rast vazhdon në procedurë të rregullt.

Autoritetet bëjnë të ditur se hetimet lidhur me këto raste janë në vijim.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Klinë për sulm seksual përmes mesazheve

Published

on

By

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, nga një grua ka raportuar për një rast të veprës penale – sulm seksual.

Viktima ka raportuar se ka pranuar mesazhe me përmbajtje eksplicite, të cilat kanë shkaktuar shqetësim dhe pasiguri tek ajo. Pas pranimit të informatës, njësitet policore kanë identifikuar të dyshuarin dhe kanë arritur ta vënë në pranga.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori kompetent, i cili ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për procedime të mëtejshme ligjore, ndërkohë që rasti mbetet nën hetime nga drejtoria përkatëse.

Continue Reading

Të kërkuara