Sport

Përfundojnë ndeshjet e ditës së sotme në BKT Superligën e Kosovës

Nesër do të zhvillohen edhe dy ndeshjet e mbetura të xhiros së 21-të.

Published

on

Kanë përfunduar tri ndeshjet e ditës së sotme të BKT Superligës së Kosovës në futboll. Nuk ndodhi ndonjë befasi sepse ekipet e pjesës së epërme të tabelës fituan ndeshjet.

Drita mposhti në udhëtim Malishevën me rezultat 1 me 2, Llapi fitoi 4 me 2 kundër Feronikelit dhe Ballkani e forcoi kreun e tabelës edhe me tri pikë të tjera, duke mposhtur Ulpianën me rezultat 3 me 0.

Nesër do të zhvillohen edhe dy ndeshjet e mbetura të xhiros së 21-të, derbi mes Drenicës dhe Prishtinës, dhe një tjetër takim interesant, ai mes Gjilanit dhe Dukagjinit./UBTNews/

Lajmet

​Ronaldo zbulon blerjen më të shtrenjtë në jetën e tij

Published

on

Ylli portugez i futbollit, Cristiano Ronaldo, ka treguar se blerja më e shtrenjtë e jetës së tij nuk është një makinë luksoze apo një vilë madhështore, por avioni i tij privat.

Në një intervistë të fundit, sulmuesi i Al Nassr-it tha se avioni është investimi më i madh financiar që ka bërë ndonjëherë, duke zbuluar edhe disa detaje për të.

“Gjëja më e shtrenjtë që kam blerë ishte avioni Global Express. E kam prej 13 vitesh, por e kam ndërruar vitin e kaluar, kështu që është mjaft i shtrenjtë.”, tha Ronaldo.

Fluturakja e tij private, e personalizuar me logon “CR7”, i mundëson atij të udhëtojë me familjen dhe stafin në çdo cep të botës me luks dhe komoditet maksimal.

Avioni kushton rreth 25 milionë euro, sipas mediave britanike, dhe përfshin një ambient të brendshëm të projektuar posaçërisht për Ronaldon.

Superylli 40-vjeçar është i njohur për stilin e jetesës luksoze, por në këtë rast ai tregoi se prakticiteti dhe rehatia janë po aq të rëndësishme sa çmimi.

“Më pëlqen të udhëtoj me familjen në kushte të mira. Nuk është thjesht luks, është komoditet dhe privatësi.”, shtoi Ronaldo.

Avioni privat mbetet një tjetër simbol i suksesit dhe përkushtimit të tij pas më shumë se dy dekadash në majat e futbollit botëror./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Yamal për golin e tij: Messi ka shënuar mijëra të tillë

Published

on

Lamine Yamal ka folur pas barazimit 3-3 të Barcelonës ndaj Club Brugge në Ligën e Kampionëve, ku shënoi një gol dhe detyroi një autogol për katalanasit.

“Ne jemi Barça dhe gjithmonë duhet të fitojmë. Është e vështirë të fitosh kur pranon tre gola. Kjo është ajo që duhet të përmirësojmë”, tha Yamal pas ndeshjes.

Sulmuesi 18-vjeçar u shpreh i kënaqur me performancën e tij, por i zhgënjyer që skuadra nuk mori fitoren: “U përpoqa të jepja më të mirën. Ishte një lojë e shpejtë, por më vjen keq që nuk fituam. Shpresojmë ta bëjmë herën tjetër.”

Yamal hodhi poshtë zërat për problemet me dëmtimin: “Është folur shumë për pubalgjinë time, por të gjitha ishin gënjeshtra. Po përpiqem të kthehem në formë dhe të shijoj futbollin.”

I pyetur për krahasimet me Lionel Messin, ai u përgjigj me modesti se Messi ka shënuar mijëra gola si ai.

“Messi ka shënuar mijëra gola si ky, nuk mund të krahasohem me të. Dua vetëm të përmirësohem dhe të ec përpara.” tha Yamal.

Barcelona do të përballet tani me Celtën në La Liga përpara pauzës ndërkombëtare, ndërsa pritet që Yamal të grumbullohet nga Kombëtarja e Spanjës./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Trepça humb në momentin e fundit nga PAOK-u grek

Published

on

Kampionia e Kosovës në basketboll, Trepça, humbi në rezultat shumë të ngushtë në përballjen me PAOK-un grek.

Në momentet e fundit, mitrovicasit nuk ia dolën dhe dueli u mbyll me rezultat 75-77.

Skuadra kosovare nuk ka fituar asnjë duel në edicionin e sivjetshëm të FIBA Europe Cup deri tani, ndërsa nga ana tjetër, grekët kanë pasur dy fitore e një humbje./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Chelsea- Karabakh Agdam përfundoi me barazim

Published

on

Chelsea pati një kohë të vështirë në Ligën e Kampionëve kundër Karabakh Agdam në Baku dhe arriti të barazojë me rezultat 2:2.

Ndaj kampionëve azerbajxhanas Karabakh Agdam, të cilët kishin arritur në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve vetëm nëpërmjet kualifikimit, të kaltrit me vështirësi arritën një barazim.

Estevao solli Chelsea në epërsinë pas 16 minutash. Leandro Andrade barazoi shifrat në minutën e 29-të, ndërsa Marko Jankoviq në minutën 39 nga penalltia solli vendësit në epërsi të papritur.

Alejandro Garnacho, i cili hyri në fushë në pjesën e parë, barazoi për ekipin e Premier Ligës, në minutën e 52-të.

Pafos nga Qipro ka fituar ndeshjen e tyre të parë në Ligën e Kampionëve ndaj Villareal të Spanjës me rezultatin 1:0. Autor i golit të fitores ishte Derrick Luckassen në minutën e 46-të./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara