Sport

​Shorti i Superligës, flasin përfaqësuesit e klubeve

Edicioni i ri i Superligës së Kosovës fillon me 13 gusht.

Published

on

Skuadrat e Superligës së Kosovës tashmë kanë mësuar rivalët e tyre për edicionin e ri garues 2022:23 pas hedhjes së shortit në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Kampioni në fuqi, Ballkani, do ta nis sezonin me ndeshjes kunfër Malishvës së misafir, kurse fituesi i Kupës së Kosovës, Llapi, do të ballafaqohet me Drenicën.

Skuadrat e promovuara në Superligë, Ferizaj dhe Trepça ’89 do të luajnë kundër Gjilanit, përkatësisht Dritës.

Pas shortit, përfaqësuesi i skuadrës së Llapit, Muhamet Rexhepi, tha se kjo skuadër në edicionin e ri synon titullin e kampionit dhe Kupësn e Kosovës.

“Ne do të përballemi me të gjitha skuadrat, nuk është sikur shorti i Kupës por Drenica mendoj që në letër ndoshta me e lehtë, por të shohim si po shkon. Ne padyshim se edhe sivjet do të luftojmë për kupë për një arsye sepse dëshirojmë ta arrijmë tre herë radhazi, synim është titulli kampion. Sepse tashmë jemi në stadiumin “Zahir Pajaziti” e vitin e kaluar kemi pasur mjaftë mungesë duke luajtur në Merdarë”, tha Rexhepi.

Kurse Even Zeka, administrator i klubit Trepça ’89, tha se objektivi i kësaj skuadre do të jetë përfudnimi në pozita sa më të larta në tabelë.

“Do të luajmë më të gjitha ekipet por është mirë që na ka rënë ndeshja e parë vendas do të luajmë më Dritën. Synimet tona janë përfundimi në tabelë sa më lartë që të mundemi në fund të sezones dhe të shohim se si do të shkoj sezoni”, tha Zeka.

Drilon Sylejmani, drejtori sportiv i Gjilanit deklaroi pas shortit se klubi ka për synim daljen në Evropë, por edhe titullin kampion si dhe siguroi se nuk do të ketë largimet të lojtarëve.

“Synimet e Gjilanit nuk kanë ndryshuar, politika dhe objektivat e klubit vazhdojnë si ato të edicionit të kaluar. Dalja në Evropë është një prej synimeve kryesore të klubi dhe nëse na jepet mundësia që ta synojmë edhe titullin kampion. Gjithçka varet nga rezultatet dhe vazhdimësia e kampionatit. Klubi vazhdon me përgatitjet dhe aranzhimet të cilat i ka pasur deri më tani nuk ka ndryshuar asgjë përveç që pritet të ndryshohet menaxhmenti i klubit. Në klub nuk pritet që të ndryshoj asgjë tjetër, do të vazhdojmë me të gjithë futbollistët e njëjtë, pritet që të vijnë disa përforcime dhe edicionin e ri e vazhdojmë me të njëjtat ambicie të cilat i kemi pasur edicionet e kaluara”, tha Sylejmani.

Edicioni i ri i Superligës së Kosovës fillon me 13 gusht.

Lajmet

Përzgjedhësi i Izraelit, Ben Shimon: Kosova ka ekip të mirë, jemi në nivel të përafërt

Published

on

By

Përzgjedhësi i Kombëtares së Izraelit, Ran Ben Shimon, ka vlerësuar lart përfaqësuesen e Kosovës në konferencën për media para përballjes së nesërme ndërmjet dy kombëtareve, duke deklaruar se të dyja ekipet kanë nivel të përafërt.

Tekniku izraelit e cilësoi Kosovën si një kundërshtar cilësor, ndërsa shtoi se bilanci i takimeve të kaluara nuk do të luajë rol përcaktues në këtë sfidë.

“Mendoj që Kosova dhe Izraeli pak a shumë e kanë nivelin e njëjtë. Mund të them që të dyja janë ekipe relativisht të vogla. Sa i përket rezultateve të së kaluarës, nuk bazohemi te historia. Kosova me të vërtetë ka një ekip të mirë, por do të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Ben Shimon.

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Izraelit zhvillohet nesër, ku të dyja përfaqësueset synojnë rezultat pozitiv. Deri më tani, nga tri përballjet e ndërsjella, Kosova ka arritur të shënojë një fitore. /E.A/

Continue Reading

Sport

Anglia triumfon ndaj Kroacisë dhe mban hapin me Spanjën

Published

on

By

Anglia ka regjistruar një fitore të rëndësishme me rezultat 2-1 kundër Kroacisë, në një ndeshje të mbushur me emocione dhe ndërhyrje të sistemit VAR.

Anglezët kaluan të parët në epërsi në minutën e 24-të me anë të Morgan Rogers.

Kroacia u kundërpërgjigj në pjesën e dytë, duke barazuar shifrat në 1-1 në minutën e 59-të përmes Petar Sucic.

Megjithatë, Anglia fitoi një penallti pas rishikimit me VAR, të cilën kapiteni Harry Kane e shndërroi në gol në minutën e 64-t për 2-1. Në fund, anglezëve iu anulua edhe një gol i James Garner për pozicion jashtë loje.

Pas kësaj fitoreje, Anglia renditet në vendin e dytë të Grupit 3 me 12 pikë, duke ndjekur nga afër lideren Spanja. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Spanja mposht Çekinë dhe mbetet e pamposhtur në krye të grupit

Published

on

By

Spanja ka vazhduar rrugëtimin e shkëlqyer në Ligën e Kombeve, duke shënuar fitore minimale 1-0 ndaj Republikës së Çekisë në kuadër të Grupit 3 të Ligës A.

Kampionia e Evropës kaloi në epërsi në minutën e 39-të përmes Alex Baenës, i cili realizoi një gol të saktë. S

panja rrezikoi sërish me Fabian Ruiz, ndërsa një gol i Yeremy Pinos në fillim të pjesës së dytë u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje. Çekët e patën edhe më të vështirë nga minuta e 72-të, kur Ladislav Krejci u ndëshkua me karton të kuq pas rishikimit të një ndërhyrjeje në sistemin VAR.

Me këtë triumf, Spanja forcon pozitat në vendin e parë të grupit me 15 pikë të tubuara, pa pësuar asnjë humbje deri më tani. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Italia përmbys Francën 3-1 dhe merr kreun e grupit

Published

on

By

Kombëtarja e Italisë ka regjistruar fitoren e tretë radhazi, duke mposhtur Francën me rezultat 3-1 pas një përmbysjeje dhe duke u ngjitur në vendin e parë të grupit me 10 pikë, aq sa kanë edhe “Gjelat”.

Ndeshja nisi më mirë për francezët, të cilët kaluan në epërsi në minutën e 10-të me golin e Michael Olise, i cili përfitoi nga një gabim i portierit Gianluigi Donnarumma. Megjithatë, skuadra e drejtuar nga Roberto Mancini reagoi shpejt dhe barazoi shifrat në minutën e 26-të përmes Francesco Pio Espositos, pas asistimit nga Nicolo Cambiaghi.

Në pjesën e dytë, italianët shpërdoruan një rast të artë për të kaluar në epërsi, pasi Sebastiano Esposito humbi penalltinë në minutën e 60-të. Por vetëm tri minuta më vonë, Davide Frattesi realizoi për 2-1 pas një asistimi të Federico Dimarcos.

Fitoren e Italisë e vulosi sërish Francesco Pio Esposito në minutën e 75-të, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë pas një penalltie të shkaktuar nga Dayot Upamecano, për rezultatin përfundimtar 3-1. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara