Sport

​16 klube aludojnë në parregullsi brenda Federatës së Notit, kërkojnë zgjidhje urgjente

Në fillim të muajit maj Federata e Notit u përjashtua nga Komitetit Olimpik.

Published

on

Brenda Federatës së Notit të Kosovë ka parregullsi të mëdha në aspektin e përfshirjes së sportistëve dhe klubeve më të mira të vendit për të marrë pjesë në garat evropiane.

Këtë shqetësim e kanë ngritur në një konferencë për media 16 klube të notit në Kosovë të cilët kanë kërkuar kjo çësjtje të zgjidhet me urgjencë.

Bashkim Haxhimusa, përfaqësues i 16 klubeve të notit tha se veprimet e Federatës së Notit çuan në suspendimin e kësaj nga Komiteti Olimpik i Kosovës dhe se pasojat e kësaj sjellje po i bartin notarët e vendit tonë.

Ai shtoi se sportistët më të mirë si Eda Zeqiri dhe Mal Gashi janë përjashtuar nga pjesëmarrja në garat ndërkombëtare për shkak se janë përjashtuar nga federata dhe se atje janë dërguar atletë të tjerë jo meritorë.

“Kur dihet që Federata e Notit është e suspenduar dhe ju ka marr licensa, ndërsa ajo zhvillon aktivitete sportive sikur nuk ka ndodhur asgjë. Pasoja më së shumti po i bartin sportistët kulmorë, familjarët, klubet, trajnerët dhe të tjerët. Kështu që me një përgjegjësi shumë të madhe e them se 78 përqind e garuesve të notit kualitativ gjendnen në 16 klubet që unë i përfaqësoj ndërsa 25 përqind janë ku i përfaqëson bordi i federatës. Pasojat po i vuajnë sportistët kulmorë, po iu mohohet e drejta që të jenë pjesë e garave ndërkombëtare, krahas të arriturave të veta të cilët kanë rezultate kulmorë”, tha Musa

Mal Gashi, notari më i mirë në këtë sport në Kosovë tha se kërkon sqarime mbi arsyen pse është përjashtuar nga garat evropiane edhe pse është i zgjedhur si më i miri në këtë sport.

“Jam notuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Kosovë dhe në Shqipëri. Pavarësisht që jam notuesi më i mirë, unë akoma nuk jam duke shkuar në gara ndërkombëtare. Unë nuk e di përgjigjen pse por kisha dashur ta kuptojë”, tha Gashi.

Të njëjtën kërkesë e pati edhe notarja, Eda Zeqiri e cila tha kjo po e dëmton karrierën e saj, por shtoi se pavarësisht këtyre pengesave do të vazhdojë ta bëjë maksimumin për të qenë gati kur kjo çështje të gjejë zgjidhje.

“Jam Eda Zeqiri, momentalisht sportistja më e mirë në Kosovë, por fatkeqësisht jo ndër ato sportiste që po e përfaqësojnë Kosovën në garat e nivelit ndërkombëtar dhe botëror. Unë si sportiste e kam për detyrë vetëm të usahtrojë dhe të jap performancën sa më të mirë të mundshme, por fatkeqësisht po me duhet të përballem me sfida që po i paraqet në këtë rast federata me diskriminime dhe mashtrim publike vazhdimisht. Unë si sportiste do të vazhdojë të performojë në detyrën time me shpresën që i vie fundi kësaj pune”, tha Zeqiri.

Në këtë konferencë, përfaqësuesit e këtyre klubeve që të krijohet një komision nga KOK-u dhe Ministria e Sportit i cili do ta vlerësojë gjendjen dhe më pas të shpall kuvendin zgjedhor brenda kësaj federate.

Ndryshe, në fillim të muajit maj Federata e Notit u përjashtua nga Komitetit Olimpik pikërisht për shkak të këtyre mosmarrëveshjeve dhe parregullsive brenda kësaj federate.

Lajmet

Kush është talenti 17-vjeçar me rrënjë shqiptare që po shkëlqen në futbollin amerikan

Published

on

Adri Mehmeti, 17-vjeçari me prejardhje shqiptare, po konsiderohet një nga talentet më premtuese të futbollit në Amerikën e Veriut, pasi brenda një kohe të shkurtër ka arritur të depërtojë në ekipin e parë të New York Red Bulls dhe të debutojë me kombëtaren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në një artikull të publikuar nga CNN Sports, Mehmeti përshkruhet si një nga emrat e rinj që mund të ndihmojnë në ngritjen e nivelit të futbollit amerikan në vitet e ardhshme.

Mesfushori mbrojtës, i cili është vetëm 17 vjeç, ka fituar vend të rëndësishëm te New York Red Bulls, ndërsa zhvillimi i tij i shpejtë ka tërhequr vëmendjen edhe jashtë Shteteve të Bashkuara.

Mehmeti debutoi me ekipin e parë të klubit në shkurt, në moshën 16-vjeçare, ndërsa në prill shënoi golin e tij të parë në Major League Soccer (MLS).

Talenti i ri, të dy prindërit e të cilit janë nga Shqipëria, e nisi rrugëtimin e tij në futboll që në fëmijëri, duke luajtur me të atin në oborrin e shtëpisë. Në vitin 2019, rreth moshës 10-vjeçare, ai iu bashkua akademisë së New York Red Bulls, ku nisi të ngjitej gradualisht drejt ekipit të parë.

“Për mua, babai im është ndikimi më i madh në fushë dhe jashtë saj gjithashtu”, ka thënë Mehmeti për CNN Sports.

Ai ka treguar se lidhja me futbollin nisi shumë herët, duke kujtuar kohën kur godiste topin me të atin që në moshën dyvjeçare.

Të dy prindërit e tij janë me origjinë nga Shqipëria, ndërsa babai i tij kishte luajtur futboll edhe në rini, duke përfaqësuar vendin në nivelin e të rinjve. Mehmeti vetë kishte përfaqësuar Shqipërinë në kategoritë e reja, përpara se të debutonte me përfaqësuesen e seniorëve të SHBA-së.

Debutimi i tij me kombëtaren amerikane erdhi në shtator, në fitoren 4:1 ndaj Perusë. Ai u inkuadrua në minutën e 88-të, duke zëvendësuar Tyler Adamsin, një tjetër futbollist që është zhvilluar në sistemin e New York Red Bulls.

Përzgjedhja e Mehmetit nga trajneri Mauricio Pochettino është një tjetër dëshmi e besimit që po i jepet brezit të ri të futbollistëve amerikanë.

Pavarësisht suksesit të hershëm, 17-vjeçari vazhdon shkollimin nga distanca, ndërsa jashtë fushës merret me videolojëra dhe golf. Megjithatë, pjesën më të madhe të kohës së lirë e kalon duke analizuar ndeshje dhe paraqitjet e tij, me synimin për t’u përmirësuar vazhdimisht.

Ndër futbollistët që admiron janë Rodri, Pedri dhe Elliot Anderson, nga të cilët përpiqet të mësojë për mënyrën e lojës në mesfushë.

CNN raporton se talenti i tij ka tërhequr interesimin e klubeve evropiane, megjithëse për momentin Mehmeti mbetet i përqendruar te zhvillimi i tij me New York Red Bulls dhe kombëtaren amerikane.

Ai pritet të rikthehet në fushë këtë fundjavë, kur New York Red Bulls do të përballet me Inter Miamin e Lionel Messit.

(Kosovapress)

 

Continue Reading

Lajmet

Ndeshje interesante në Ligën e Konferencës në futboll

Published

on

Ndeshjet e radhës në Ligën e Konferencë në futboll sollën futboll të mirë dhe rezultate mjaft interesante.

Ekipi i Shqipërisë, Egnatia barazoi me Aarhus 1:1. Ekipi zviceran Thun u mund në fushën e vet nga Hajduku i Splitit, me rezultat  0-1. Ron Raçi ishte në bankën rezervë te kroatët.

Lugano e Zvicrës mundi Getafen e Spanjës me rezultat 5:2. Tre gola për ekipin zviceran i shënuan shqiptarë, dy Albian Ajeti e një Uran Bislimi.

Kwto ishin rezultatet e plota:

Kairat Almaty 1-5 Panathinaikos;

Iberia Tbilisi 1-1 Mjällby;

Nordsjælland 2-2 CSKA Sofia;

Crvena Zvezda 2-2 Copenhagen;

Jablonec 0-0 Brighton;

Kauno Žalgiris 1-4 Brann;

Getafe 2-5 Lugano;

Inter Escaldes 1-3 Universitatea Craiova;

Pafos 1-1 Riga;

Trabzonspor 2-0 Hearts;

Ajax 2-0 Atalanta;

Aarhus 1-1 Egnatia;

Monaco 3-0 Freiburg;

Midtjylland 0-1 Sint-Truidense;

Thun 0-1 Hajduk Split;

Borac 2-0 KuPS Kuopio;

Lincoln Red Imps 1-4 Twente;

Braga 2-0 Gent.

Continue Reading

Lajmet

Befasi të mëdha në ndeshjet e Europa Ligës

Published

on

Mbrëmjen e së enjtes janë zhvilluar ndeshjet e radhës në kuadër të Europa Ligës në futboll.

Skuadrat Italian, Milan e Juventus nuk u ndanë mirë. E para u mund bindshëm nga angleze Bournemouth 3-0, ndërsa e dyta u ndal në barazim në stadiumin e saj, me Rennes.

Sunderlandi i Granit Xhakës u ndal në barazim ndaj Lech Poznań, 1-1, ndërsa Hoffenheimi i Avdullahut e Asllanit mundi bindshëm Lyonin francez, 3:0.

 

Këto ishin rezultatet:

Ararat-Armenia 0-4 AZ Alkmaar;

Ferencváros 4-1 Torreense;

GNK Dinamo 2-4 N.E.C. Nijmegen;

Juventus 2-2 Rennes;

Lech Poznań 1-1 Sunderland;

OFI Crete 0-2 Leverkusen;

Union SG 4-0 Hapoel Beer-Sheva;

Sturm Graz 1-0 Marseille;

Bournemouth 3-0 Milan;

Beşiktaş 2-2 Crystal Palace;

Celtic 1-2 Celta;

Viktoria Plzeň 1-2 Levski Sofia;

Jagiellonia 0-3 Anderlecht;

Lillestrøm 0-6 Real Sociedad;

Celje 2-2 Salzburg;

Olympiacos 1-0 Sparta Praha;

Omonia 1-4 Benfica;

Hoffenheim 3-0 Lyon.

Continue Reading

Sport

Bayern Munich dhe Arsenal ndajnë pikët në Ligën e Kampionëve

Published

on

By

Bayern Munich dhe Arsenal kanë barazuar me rezultat 2:2 në përballjen e zhvilluar të mërkurën mbrëma në Mynih, në kuadër të xhiros së tretë të Ligës së Kampionëve.

Skuadra angleze kaloi e para në epërsi në minutën e 25-të, kur Eberechi Eze realizoi për 0:1. Megjithatë, vendasit reaguan shpejt dhe në minutën e 35-të Alphonso Davies barazoi rezultatin, pas asistimit të Harry Kane.

Në pjesën e dytë, Bayerni përmbysi rezultatin përmes Kane, i cili shënoi nga penalltia në minutën e 61-të, duke kaluar skuadrën gjermane në epërsi 2:1.

Arsenali nuk u dorëzua dhe arriti të shmangte humbjen në minutën e 82-të, kur Declan Rice realizoi golin e barazimit pas asistimit të Viktor Gyokeres.

Me këtë rezultat, Bayerni regjistron barazimin e dytë në këtë edicion të Ligës së Kampionëve, krahas një fitoreje, ndërsa Arsenali merr pikën e parë nga një barazim, pas dy fitoreve në ndeshjet e mëparshme.

Foto: Associated Press
D.L

Continue Reading

Të kërkuara