Sport

Përfundojnë ndeshjet e ditës së sotme në BKT Superligë

Nesër zhvillohen edhe tri përballjet e mbetura të kësaj xhiroje.

Published

on

Ballkani shënoi fitore të madhe në udhëtim te Drita duke e mposhtur me rezultat 1 me 0 dhe e forcoi pozitën e parë edhe me tri pikë të reja.

Llapi fitoi kundër Malishevës me rezultat 3 me 0 dhe e vazhdon luftën për kampion me hapa të sigurt.

Nesër zhvillohen edhe tri përballjet e mbetura të kësaj xhiroje. Prishtina takohet me Gjilanin, Ulpiana me Drenicën dhe Feronikeli me Dukagjinin./UBTNews/

Lajmet

​Skenari i fazës play-off: Kosova në të njëjtën vazo me Shqipërinë

Published

on

Fitorja e Kosovës mbrëmjen e kaluar në Suedi ka bërë që në fazën play-off të ketë ndeshje të mëdha që në gjysmëfinale, ku goli i Fisnik Asllanit ka bërë që të afrojë më shumë Kosovën me fazën play-off, në të cilët pritet që të jetë në të njëjtën vazo si ajo e Shqipërisë, e treta.

Ndërsa pasojat kanë qenë të rënda për Suedinë, e cila edhe pse ka vetëm një pikë pas katër takimesh ka ende shanse që të kualifikohet në Botëror pasi do të jetë pjesë e vazos së katërt, asaj të formuar prej katër skuadrave të renditura më mirë në Nations League.

Formula e play-off është e qartë sepse skuadrat e vazos së parë do të ndeshen me skuadrat e vazos së katërt në një ndeshje, e cila do të konsiderohet si gjysmëfinale, por që do të luhet në një takim në fushën e skuadrave të renditura më mirë në renditjen e FIFA-s.

Vazo 3, në të cilët momentalisht janë pjesë si Shqipëria dhe Kosova, do të ndeshen me skuadrat e Vazos 2.

Fitueset e çifteve të Vazos 1 dhe 4 do të ndeshen me pas me fitueset e çifteve të Vazos 2 dhe 3.

Në këtë pikë skenari më i keq është që Suedia, e Vazos 4 do të ndeshet me njërën prej Italisë, Turqisë, Ukrainës dhe Polonisë duke bërë kështu që në gjysmëfinale të play-off të kemi një përballje të madhe mes Italisë dhe Suedisë.

Vazo 1

Italia (10)

Turqia (27)

Ukraina (28)

Polonia (36)

Vazo 2

Rep. Çeke (39)

Hungari (41)

Sllovaki (42)

Skoci (43)

Vazo 3

Maqedonia e Veriut (63)

Shqipërisë (66)

Bosnje dhe Herzegovinë(73)

Kosova (91)

Vazo 4

Uellsi

Rumania

Suedia

Irlanda e Veriut

/S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Mediumi i madh spanjoll shkruan për fitoren e Kosovës ndaj Suedisë

Published

on

Suedia ka pësuar një tjetër goditje të rëndë në kualifikimet për Kupën e Botës 2026, pasi u mund në shtëpi nga Kosova me rezultatin 0-1 në stadiumin “Nya Ullevi” të Göteborgut.

Humbja ka thelluar krizën e ekipit nordik, i cili tani ka vetëm një pikë pas katër ndeshjeve dhe është praktikisht jashtë garës për vendet e para në grup.

Gazeta e njohur spanjolle ‘Marca’ shkruan se pavarësisht se në sulm kishte dy yje të mëdhenj si Alexander Isak (Liverpool) dhe Viktor Gyökeres (Arsenal), me një vlerë totale transferimesh mbi 200 milionë euro, Suedia dështoi të shënojë edhe një herë, duke konfirmuar formën e dobët të saj.

“Është e papranueshme të humbasësh kështu në shtëpi. Patëm raste, por nuk i shfrytëzuam,” tha Isak pas ndeshjes.

Ndërsa Gyökeres shtoi se Kosova u mbrojt si luanë dhe na ndëshkoi për çdo gabim.

Trajneri Jon Dahl Tomasson pranoi zhgënjimin e madh.

“Ky nuk është eliminim total, por dhimbja është e madhe. Duhet të reagojmë menjëherë nëse duam të mbajmë gjallë ëndrrën për Kupën e Botës.”, tha ai.

Pas këtij rezultati, Suedia mbetet me vetëm një pikë, ndërsa Kosova ngjitet në kuotën e shtatë pikëve dhe mban vendin e dytë në grup, pas Zvicrës që kryeson me dhjetë.

Për suedezët, që nuk u kualifikuan as në Kampionatin Evropian të fundit, rreziku i një dështimi të dytë radhazi në arenën botërore po bëhet gjithnjë e më real./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Ndeshja Itali-Izrael zhvillohet nën masa të rrepta sigurie

Published

on

Qyteti italian Udine ndodhet sonte nën masa të jashtëzakonshme sigurie për shkak të ndeshjes Itali–Izrael, e vlefshme për fazën “play-off” të kualifikueseve evropiane për Kupën e Botës 2026.

Takimi do të zhvillohet në orën 20:45 në “Stadio Friuli”, përpara rreth 10 mijë tifozëve, pasi autoritetet kanë kufizuar kapacitetin për arsye sigurie.

Në të njëjtën kohë, në qytet është paralajmëruar një marshim pro-Palestinë, që pritet të mbledhë po aq pjesëmarrës sa numri i tifozëve në stadium.

Për këtë arsye, Ministria e Brendshme italiane ka përgatitur një plan të gjerë sigurie, me rreth 1000 forca policie, karabinierë dhe ushtarë në terren, si dhe me mbikëqyrje nga helikopterë dhe dronë.

Rreth stadiumit është shpallur zonë e kuqe, ku kontrollet do të jenë të rrepta me detektorë metalesh dhe pajisje rreze X.

Në disa pika do të vendosen edhe snajperë, ndërsa ekipi i Izraelit shoqërohet nga agjentë të shërbimit sekret “Mossad”.

Prefekti i Udines ka ndaluar shitjen e pijeve në shishe qelqi apo kanaçe dhe ka urdhëruar heqjen e tavolinave, karrigeve dhe çadrave nga ambientet e jashtme të bareve dhe restoranteve pranë zonës së ndeshjes.

Masat synojnë të shmangin çdo incident gjatë një mbrëmjeje që konsiderohet me rrezik të lartë sigurie./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Presidenti i Shqipërisë uron fitoren e Kosovës ndaj Suedisë

Published

on

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar përfaqësuesen e Kosovës që shënoi fitore 1:0, mbrëmjen e së hënës në Goteborg të Suedisë.

“Urime ekipit të Kosovës për fitoren ndaj Suedisë! Djemtë tanë na bëjnë krenarë. Përpara shqipe!”, ka shkruar Begaj.

Golin vendimtar e shënoi Fisnik Asllani në minutën e ’32-të, duke i dhënë Kosovës avantazhin.

Pjesa e parë ofroi edhe një mundësi të shkëlqyer për Kosovën, kur Avdullahu goditi shtyllën por pa arritur të dyfishonte rezultatin.

Në pjesën e dytë, presioni nga skuadra suedeze ishte i madh, por “Dardanët” arritën të ruanin epërsinë duke arritur ta mbajnë portën të paprekur deri në fund të ndeshjes.

Pas 4 ndeshjeve në grup, Zvicra prin me 10 pikë, ndërsa Kosova pozicionohet në vendin e dytë me 7 pikë, duke mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në fazën finale të Botërorit 2026./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara