Në një intervistë për “Shqipëria Live”, këngëtari Ardit Çuni, që është pjesë e ekipit të Anxhela Peristerit në Rotterdam, e konsideroi performancën e saj në Eurovizion si më të arrirën në karrierën e Anxhelës. Ndoshta ka të drejtë, jo për zërin, pasi dihet aftësia e Anxhelës për të kënduar live, por edhe për paraqitjen skenike në tërësi.
Veshja e Anxhelës nuk ishte ndonjë risi e jashtëzakonshme. Fustane në formën e truporeve përdoren nga pothuajse të gjithë këngëtaret që performojnë live në skena të rëndësishme, si J.Lo apo Beyonce. Që do të thotë se Anxhela ngjan si Beyonce, por jo – nuk e ka kopjuar, për sa kohë është një veshje e zakonshme në garderobën e këngëtareve.SACHA JEAN-BAPTISTE
Çfarë i dha efektin e duhur performancës qenë mungesa e back-vokaleve, mungesa e balerinëve dhe efektet skenike mbrapa siluetës së Anxhelës. Ajo bashkëpunoi me koregrafen suedeze dhe artisten për performancat skenike, Sacha Jean-Baptiste. Nisur nga përvoja me disa artistë të njohur, Sacha diti si ta sillte më së miri performancën e Anxhelës. Sa për informacion, Sacha Jean-Baptiste qëndron pas disa paraqitjeve dinjitoze, si:
Nina Sublatti – “Warrior, Eurovizion 2015
Eleni Foureira – “Fuego”, Eurovizion 2018
Iveta Mukuchyan – “Lovewave”, Eurovizion 2016
“Anxhelës nuk i duheshin balerinët. Ajo e krijoi atmosferën vetë. Kënga ishte e fuqishme dhe në shqip,” shkruan dikush në YouTube. “Jam shumë i lumtur që Shqipëria vazhdon dhe përfaqësohet me këngë në gjuhën shqipe, pa i përkthyer në anglisht, sepse është më bukur dhe më interesante kur përfaqësohesh me kulturën tënde,” shton një tjetër.
Zgjedhja e koreografes për të mos patur balerinë në skenë nuk është aspak rastësore. Vetë kënga flet për karmën, kështu që kjo është arsyeja pse ajo këndon e vetme në skenë. “Më pëlqen fakti që është vetëm në skenë. Është vetëm ajo. Pa të dashur, pa miq,” shkruan një i huaj në YouTube.
Në pjesën më të madhe të komenteve, njerëzit vlerësojnë qasjen ndaj detajeve tradicionale shqiptare. “Një këngë me instrumente tradicionalë, elementë etnikë, gjuhë amtare, zë i fuqishëm, ritëm dramatik, goditje të forta. Gjithë çfarë kërkoj nga një baladë e mahnitshme në Eurovizion. Punë e paqme Shqipëria,” lexohet në një tjetër koment.
Ka më shumë se 3,700 komente në videon e performancës së Peristerit. Ne shkuam deri në gjysmën e tyre dhe s’gjetëm një koment të vetëm negativ. Nuk besojmë se gjysma tjetër do të jetë ndryshe. Në shumë komente të njerëzve të huaj, fansa të Eurovizionit, shkruhet se Shqipëria është e nënvlerësuar.
Dalina Haxhiu është fituesja e çmimit të parë në edicionin e parë të “Akordeve për Fëmijë”. Ajo u shpërblye me Okarinën e Artë për Fëmijë, për këngën “Ëndrra ime s’fle”, duke u renditur në krye të garës muzikore.
Çmimin e parë, Dalinës ia ndau kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu.
Okarinën e Argjendtë për Fëmijë, çmimin e dytë, e fitoi Rita Krasniqi me këngën “Soprano”, ndërsa Okarina e Bronztë për Fëmijë iu nda Marin Kerit për këngën “Ëndrrat s’kanë kufij”.
Çmimi për tekstin më të mirë shkoi për Aksa Sulejmanin, për këngën “Lëshoni pëllumbat”, me tekst të autorit Valon Gashi.
Në këtë edicion garuan 15 artistë të rinj, të cilët interpretuan drejtpërdrejt, të shoqëruar nga orkestra, duke sjellë në skenë këngë me mesazhe për ëndrrat, dashurinë, paqen dhe vetëbesimin.
“Akordet për Fëmijë” u organizuan për herë të parë në kuadër të Festivalit të Këngës në RTK “Akordet e Kosovës”, duke krijuar një hapësirë të veçantë për talentet e reja dhe për prezantimin e krijimtarisë së tyre muzikore./A.K/
Aktori i njohur britanik Sir Patrick Stewart, i shquar për rolet e tij ikonike si Kapiten Jean-Luc Picard në “Star Trek” dhe Profesor Charles Xavier në sagën “X-Men”, ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare në shtëpinë e tij në Los Angeles. Njoftimi u bë i ditur përmes llogarisë së tij zyrtare në Instagram, ku u konfirmua se ai u ndaj nga jeta të mërkurën, më 28 tetor, pas një beteje të shkurtër me sëmundjen e Alzheimerit dhe demencën me trupat Lewy.
Në deklaratën zyrtare thuhet se Stewart u ndaj nga jeta i rrethuar nga bashkëshortja e tij, Sunny, si dhe familjarët e miqtë e ngushtë. Përveç karrierës së tij të bujshme në kinematografi dhe televizion, ai u vlerësua lart si një nga aktorët më të mëdhenj të skenës teatrale, fitues i dy çmimeve “Laurence Olivier” dhe një çmimi “Grammy”, ndërsa në vitin 2010 u dekorua me titullin “Kalorës” nga Mbretëresha Elizabeth II.
Karriera e tij e pasur përfshin dekada pune në teatër dhe film, ndërsa roli i tij i fundit i xhiruar do të shfaqet në filmin “Avengers: Doomsday”. Ndarja e tij nga jeta ka nxitur reagime të shumta dhe ngushëllime nga koleget, industria e artit dhe adhuruesit e tij në mbarë botën. /The Guardian/
Filmi dokumentar “SARA”, me regji nga Burim Haliti, është përzgjedhur në konkurrencën zyrtare të edicionit të 44-t të Festivalit Ndërkombëtar “SPORT MOVIES & TV 2026”, i cili po mbahet nga 30 tetori deri më 2 nëntor në Milano të Italisë.
Ky festival, i organizuar nga Federata Ndërkombëtare e Kinemasë dhe Televizionit Sportiv (FICTS), është i vetmi në këtë kategori i njohur zyrtarisht nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KOK). Ngjarja shërben si grand-finalja e rrjetit global “World FICTS Challenge”, që përfshin 27 festivale në pesë kontinente.
Shfaqja e dokumentarit të Halitit do të bëhet më 30 tetor, në orën 12:30, në “Cinema Centrale – Sala 2” në Milano. Përzgjedhja e filmit u realizua me mbështetjen e Komitetit Olimpik të Kosovës, i cili mundësoi dërgimin e tij për shqyrtim para jurisë prestigjioze ndërkombëtare. /A.K/
Ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, ka vizituar sallën “1 Tetori” në Prishtinë, ku po zhvillohen përgatitjet për edicionin e katërt të Festivalit të Këngës “Akordet e Kosovës”, që organizohet nga Radio Televizioni i Kosovës (RTK).
Gjatë vizitës, ajo ka parë nga afër skenografinë e realizuar nga Vesë Kraja dhe punën e ekipit organizues, vetëm dy ditë para nisjes së festivalit.
“Me një pjesë të ekipit të festivalit ‘Akordet e Kosovës’, duke parë nga afër përgatitjet dhe punën e mrekullueshme që po bëhet për festivalin, i cili nis këtë të premte në sallën ‘1 Tetori’”, ka shkruar Bogujevci në Facebook.
Ajo është pritur nga drejtoresha e përgjithshme e RTK-së, Zana Spahiu, drejtoresha e festivalit, Arta Avdiu, u.d. kryeredaktorja e RTK-së, Venera Xhoxhaj, si dhe punonjës të tjerë të transmetuesit publik.
Festivali i këtij viti do të zgjasë tri net, duke sjellë interpretime muzikore dhe artistë mysafirë. Një hapësirë e veçantë do t’u kushtohet edhe talenteve të reja përmes Festivalit të Fëmijëve, që do të mbahet më 1 nëntor.
Rikthimi i emrit historik “Akordet e Kosovës” synon të nderojë artistët që ndër dekada kanë kontribuar në zhvillimin e muzikës shqipe.
Organizatorët kanë paralajmëruar tri mbrëmje muzikore në Prishtinë, me synimin që festivali të sjellë para publikut artistë të njohur dhe zëra të rinj.