Shëndet

Përfitimet shëndetësore për trupin tuaj kur agjëroni

Published

on

Agjërim do të thotë të heqësh dorë me dëshirë nga konsumi i disa ose të gjitha ushqimeve ose pijeve kalorike, për arsye terapeutike, shpirtërore ose politike. Së pari, agjërimi është po aq i vjetër sa vetë historia, tregojnë studiuesit. Në ditët parahistorike, paraardhësit tanë ushqeheshin kur kishte ushqim dhe agjëronin kur nuk kishte. Kjo ishte një mënyrë mbijetese efikase.- Advertisements –

Agjërimi është sot pjesë e kremtimeve të ndryshme fetare, duke filluar nga feja muslimane, hebraike, e krishtere dhe ajo ortodokse. Besimtarët e këtyre feve agjërojnë për një total prej 180-200 ditësh çdo vit. Në mjekësi, agjërimi është gjithashtu pjesë e përgatitjes së operacionit. Nëse jeni duke iu nënshtruar një operacioni ose ndonjë lloj procedure që përfshin anestezinë, do t’ju kërkohet të agjëroni, për të shmangur të përzierat dhe për t’u siguruar që asnjë ushqim ose lëng nuk futet në mushkëri. Çdo lloj forme e agjërimit ka listën e vet të përfitimeve dhe rreziqeve që duhet të merren parasysh me kujdes bazuar në statusin dhe qëllimet tuaja kryesore shëndetësore.

Agjërimi mund të nxisë djegien e dhjamit
Kur agjëroni, trupi juaj konsumon glukozën e ruajtur në mëlçi për energji dhe pikërisht atëherë filloni të digjni yndyrën. Kjo quhet ketosis dhe mund të çojë në humbje peshe.

Mund të sigurojë qartësi mendore
Një studim, tregoi se agjërimi mund të përmirësojë kujtesën verbale tek njerëzit e rritur. Ky studim ende vazhdon për të kuptuar më mirë mënyrën se si kjo gjë funksionin.

Ndikon tek Cilësia e gjakut
Agjërimi mund të ndihmojnë në përmirësimin e kolesterolit, presionit të gjakut, niveleve të sheqerit në gjak ose glukozës, ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe problemeve të tjera shëndetësore.

Ata që agjërojnë rregullisht mund të jetojnë më gjatë
Në dy studime të ndryshme, ku personat vullentatë kishin probleme me zemrën, u vu re se mbas disa vitesh agjërim, patën një ulje të rrezikut të vdekshmërisë, krahasuar me ata pacientë që nuk agjëruan. Studimi ishte vëzhgues, kështu që nuk provon shkakun dhe pasojën. Por agjërimi mund të jetë tregues për një mënyrë jetese të shëndetshme.

Çfarë ha para dhe pas agjërimit, ka shumë rëndësi
Studiuesit sugjerojnë të hani ushqime të shëndetshme para agjërimit, duke përfshirë fruta, perime dhe proteina. Kur të keni përfunduar agjërimin, rivendosni gradualisht ushqimet në mënyrë që të mos e teproni.

Struktura e agjërimit mund të jetë e dobishme
Për disa njerëz që luftojnë me peshën e tyre, struktura e agjërimit mund t’i ndihmojë ata të arrijnë qëllimin e tyre. Pra, nëse ju mund të ushqeheni vetëm nga ora 11 e mëngjesit deri në orën 6 të pasdites, kjo mund të jetë një strukturë e vlefshme për ju.

Agjërimi nuk është për të gjithë
Lista e njerëzve që nuk duhet të agjërojnë përfshin njerëzit nën moshën 25 vjeç, gratë shtatzënë ose që ushqejnë gji, njerëzit me diabet që marrin ilaçe, individët me çrregullim të të ngrënit dhe ata që bëjnë punë të rënda./AgroWeb

Continue Reading

Shëndet

Hurmat, fruti që ushqen trupin dhe mbron shëndetin

Published

on

Hurmat e Arabisë janë një nga frutat më të shëndetshme dhe ushqyese, të cilat dietologët i quajnë “minierë vitaminash”.

Ato përmbajnë kalcium, hekur, magnez, natrium, squfur, klor, si dhe vitamina A, B1, B2 dhe D.

Sheqeri natyral në hurma tretet lehtë dhe nuk është i dëmshëm për shëndetin.

Përfitimet shëndetësore të hurmave përfshijnë:

Forcojnë mëlçinë dhe përmirësojnë funksionin e saj.

Luftojnë stresin nervor dhe rregullojnë punën e gjëndrave tiroide dhe enëve të gjakut.

Zbutin irritimin e fytit dhe largojnë sekrecionet.

Konsumi i tyre esëll ndihmon në eliminimin e parazitëve (askaridet).

Forcojnë muskujt dhe nervat, duke vonuar plakjen.

Freskojnë zorrët dhe i mbrojnë nga infeksionet.

Përmirësojnë funksionet e trurit, lehtësojnë marramendjen dhe luftojnë vëngërinë e syve dhe plogështinë.

Pastrojnë veshkat dhe normalizojnë urinimin.

Hurmat janë të sigurta edhe për fëmijët, pasi sheqeri natyral thithet dhe tretet lehtë, duke mbështetur stomakun dhe zorrët. Lëngu i hurmave i përzier me qumësht ka vlera ushqyese dhe rregulluese për të gjithë moshat.

Gjithashtu, masa e bërë nga hurmat e shtypura dhe mjalti përdoret për trajtimin e dizenterisë tek fëmijët dhe ndihmon në forcimin e mishrave të dhëmbëve gjatë daljes së dhëmbëve, duke lehtësuar procesin. /A.Z/UBT News/

 

 

 

 

Continue Reading

Shëndet

Ja pse ndiheni të lodhur edhe pas gjumit

Published

on

Continue Reading

Shëndet

Sekretet natyrale për të luftuar kollën tek fëmijët

Published

on

Edhe pse kollitjet nuk duhet lënë pa u trajtuar, se përkeqësohen ose shkaktojnë shqetësime të mëtejshme, ekzistojnë disa ilaçe shtëpiake natyrale që mund të ndihmojnë në lehtësimin e tyre dhe në përmirësimin e gjendjes së fëmijëve.

Mjalti

Njihet për vetitë antibakteriale e qetësuese, ndaj konsiderohet një alternativë e mirë natyrale për lehtësimin e kollës. Për fëmijët, mund të përgatitet një solucion: dy lugë gjelle mjaltë të tretura në një gotë qumësht të ngrohtë. Ky kombinim ndihmon në qetësimin e fytit dhe përmirëson gjumin. Për rezultate më të mira, rekomandohet që fëmijët ta pinë këtë përzierje çdo mbrëmje para gjumit për pesë ditë rresht.

Banja e ngrohtë

Një banjë ndihmon fëmijët të djersijnë dhe të pastrojnë rrugët e frymëmarrjes, duke lehtësuar simptomat e kollës dhe ngushtimin e hundës. Banjat e ngrohta bëhen dy herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje, për të përmirësuar qarkullimin e gjakut dhe për të relaksuar fëmijët.

Hidratimi i duhur

Uji është një nga mjetet më të thjeshta, por efektive për lehtësimin e kollës tek fëmijët. Ai mban fytin të lagur e ndihmon në hollimin e sekrecioneve, duke lehtësuar gulçimin. Fëmijët duhet të pinë rreth 6–8 gota ujë në ditë, sipas moshës së tyre. Përveç ujit, çajrat e ngrohtë, sidomos çaji me xhinxher ose me kamomil, mund të qetësojnë fytin dhe të ndihmojnë në reduktimin e kollës.

Këshilla shtesë:

Mbani ajrin e dhomës së fëmijëve të lagësht, sidomos gjatë dimrit ose kur përdoret ngrohja. Një lagështues ajri mund të ndihmojë shumë.

Shmangni ekspozimin ndaj tymit të duhanit ose ndotjes së ajrit, pasi ato irritojnë fytin dhe e përkeqësojnë kollën.

Sigurohuni që fëmija të pushojë mjaftueshëm dhe të marrë ushqim të shëndetshëm, i cili forcon sistemin imunitar.

Me këto metoda natyrale e kujdes të thjeshtë në shtëpi, kollitja e fëmijëve mund të lehtësohet ndjeshëm. Nëse kollitja zgjat më shumë se një javë, shoqërohet me temperaturë të lartë, vështirësi në frymëmarrje, duhet të kontaktoni menjëherë mjekun pediatër. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Sa ujë duhet të pimë çdo ditë? Ja çfarë thonë ekspertët

Published

on

Gjithmonë dëgjojmë këshilla për të pirë sa më shumë ujë për të qëndruar të hidratuar dhe të shëndetshëm.

Ka pasur shumë debate mbi sasinë e duhur të ujit që duhet të konsumojmë çdo ditë. CNN publikon një artikull që sqaron këtë çështje.

Sipas Akademisë Mjekësore Amerikane, konsumimi i ujit ndryshon bazuar në gjini.

Meshkujt rekomandohet të pinë 3.7 litra ujë në ditë, rreth 16 gota, ndërsa gratë 2.7 litra, ose rreth 12 gota.

Dehidratimi mund të shkaktojë lodhje të tepërt, mungesë motivimi dhe vështirësi për të kryer ushtrimet në mënyrën e duhur.

Ai gjithashtu ndikon në përqendrim, kujtesë dhe mund të shkaktojë nervozizëm dhe ankth.

Dy shenja kryesore që tregojnë hidratimin janë etja dhe ngjyra e urinës. Nëse nuk ndjen etje të shpeshtë dhe urina është e verdhë e hapur, kjo tregon që je i hidratuar mirë. Në të kundërtën, tregon se je i dehidratuar.

Dehidratimi ndikon edhe në qarkullimin e gjakut, mënyrën se si pompon zemra dhe mund të shkaktojë dhimbje koke.

Po ashtu, kripa dhe mineralet që grumbullohen në trup formojnë kristale të vogla në traktin urinar, duke shkaktuar dhimbje.

Personat që vuajnë nga migrena mund të përjetojnë dhimbje më të shpeshta në rast dehidratimi. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara