Shëndet

Përfitimet shëndetësore nga brokoli dhe lakra

Published

on

Brokoli dhe lakra, dy perime mjaft të rëndësishme, jo vetëm të shijshme për t’u gatuar, por për shkak edhe të vlerave ushqyese që përbëjnë shtojnë arsyet për t’u konsumuar akoma më shumë.

Në mënyrë të veçante, brokoli këshillohet t’i shtohet listës së ushqimeve, pasi ndihmon në heqjen e radikaleve të lira dhe toksinave nga trupi si acidi urik, duke pastruar gjakun dhe mbajtur larg probleme që lidhen me toksinat si skuqjen.

Ndërsa konsumimi i lakrës ndihmon për të ruajtur integritetin e lëkurës, për shkak se është një antioksidant me yndyra të ngopura. Gjithashtu, lakra mund të ndihmojë si ilaç në shumë mangësi.

Brokoli është luftuesi natyror për shumë lloje të kancerit, duke përfshirë kancerin e gjirit, kancerin e mitrës, kancerin e prostatës, kancerin e organëve të brendshme si mushkëritë, mëlçinë, zorrën e trashë, veshkat etj., shkruan EO.

Por brokoli është veçanërisht i mirë për kancerin e gjirit dhe kancerin e mitrës, sepse ai heq estrogjenin shtesë nga trupi. Kjo për shkak të pranisë së fortë antikancerogjene si sulfora-phane, dindolylmethane, beta-karotenë, selen dhe vitamina të tjera si-vitamine C, vitaminë A dhe vitaminë E, zink, kalium dhe disa amino, të cilat janë efikase kundër agjentëve kancerogjene.

Efekt detoksikues

Prania e vitaminës C, sulfurit dhe disa aminoacideve e bëjnë brokolin një detoksikues shumë të mirë. Ai ndihmon në heqjen e radikalëve të lira dhe toksinave nga trupi si acidi urik duke pastruar gjakun dhe mbajtur larg probleme që lidhen me toksinat si skuqjen, artritin, reumatizmat, calculi i veshkave, sëmundje të lëkurës si ekzeme dhe acarime etj.

Çrregullimet në stomak 

Brokoli është shumë i pasur me fibra dhe mund të kurojë pothuajse të gjitha çrregullimet e stomakut me shërimin e kapsllëkut sepse kapsllëku është rrënja e pothuajse të gjitha çrregullime në stomak. Fibrat formojnë pjesën më të madhe të ushqimit, ujit dhe ruajnë formën e zorrëve.

Magnezi dhe vitaminat të pranishme në brokoli kurojnë aciditetin për të lehtësuar tretjen e duhur dhe thithjen e ushqyësve nga ushqimi dhe zbutin barkun me uljen e inflamacionit.

Kujdesi i lëkurës

Për mbajtjen e lëkurës suaj të re dhe me shkëlqim, merita i takon antioksidantëve si beta-karoteni, vitaminës C dhe ndihmësave të tjerë si kompleksi i vitaminës B, vitaminës E (vitamina E i jep shkelqim lëkurës tuaj, flokëve dhe ngjall indet e lëkures), vitaminës A & K, acideve yndyrore omega 3, aminoacidëve dhe folatëve të pranishëm në brokoli.

Sëmundjet e zemrës

Përveç antioksidantëve të përmendur më lart, brokoli ka përmbajtje të larte në fibra, beta-karotene, acide yndyrore omega-3 dhe vitamina të tjera që ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq si dhe mbajnë zemren të funksionojë siç duhet duke rregulluar presionin e gjakut.

Kujdesi për sytë

Kryesisht zeaxanthin dhe pastaj Beta-karotene, vitamina A, fosfori dhe vitamina të tjera të tilla si C, B kompleks dhe E janë shumë të mira për shendetin e syrit. Këto substanca mbrojnë sytë kundër perdes së syrit si dhe riparimin e dëmëve nga rrezatimet UV.

Imuniteti

Substancat përgjegjëse për ngjyren e gjelbert tek brokoli, vitamina C, beta-karoteni,si dhe vitaminat e minerale të tjera si seleni, bakri, zinku, fosfori etj, forcojnë sistemin imunitar si dhe na mbrojnë nga infeksionet e shumta.

Shëndeti i kockave

Duke qënë shumë i pasur me kalcium dhe vitamina të tjera të tilla si, zinku magnezi dhe fosfori, të hahet brokoli është shumë i dobishëm veçanërisht për femijet, të moshuarit dhe gratë shtatzëna ose nënat në gjidhënie, sepse këta njerëz janë më të prirë për osteoporozen, dobësimin e kockave, dhëmbëve, etj, nga mungesa e kalciumit.

Ushqim thelbësor për shtatzëna

Brokoli është ushqim thelbësor për shtatzënat sepse është i pasur me proteina, kalcium, vitamina, antioksidant, detoksifikues, hekur, fosfor të cilët e bëjnë një komponent ideale për dietat. Duke qënë i pasur me fibra, brokoli gjithashtu mban larg kapsllekun i cili është shumë i zakonshëm gjatë shtatzënisë.

Tensioni i lartë

Një mineral i rëndësishem, kromi, gjendet me bollek tek brokoli, i cili ndihmon në funksionimin e duhur të insulinës dhe rregullon sheqerin në gjak duke bërë edhe rregullimin e presionit të gjakut gjithashtu. Vitaminat të cilat e bëjnë sistemin tonë të funksionojë si duhet gjenden me bollëk tek brokoli, së bashku me fibrat dhe acidet yndyrore omega-3 ndihmojnë në rregullimin e presionit të gjakut.

Anemia

Anemia është e lidhur direkt me mungesën e hekurit dhe disa proteinave. Brokoli është i pasur me të dyja dhe kështu formon një zgjidhje e shkëlqyer për anemi. Përbërësit e pranishëm në brokoli janë karbohidratet, omega-3 acide yndyrore, proteina, vitamine A, B kompleks, C dhe E, beta-karotene, kalcium, hekur, magnez, fosfor, krom, kalium mangan, glucoraphanin, diindolylmethane, zeaxanthin, ujë dhe fibra.

Lakra

Një filxhan laker përmban 15 kalori. Ajo është një ushqim i shkëlqyer për njerëzit që janë në dietë. Lakra përmban Vitamina A, vitamine C, vitamine E, dhe Vitamina B. Secila prej këtyre lëndëve ushqyese është e vlefshme për trupin e njeriut. Vitamina A është e rëndësishme për lëkurë të shëndetshme dhe shikimin.

Vitamina B ndihmon për të nxitur metabolizmin e enërgjisë dhe ruan integritetin e indeve nervore në të gjithë trupin. Vitamina C është e rëndësishme në djegien e yndyrave dhe është një antioksidant. Së fundi, Vitamina E ndihmon për të ruajtur integritetin e lëkures për shkak se është një antioksidant me yndyra të ngopura.

Lakra mund të ndihmoje si ilaç në shumë mangësi. Kështu mangësia e vitaminës C mund të çojë në anemi, probleme me gingivet dhe dobësi e përgjithshme. Kjo mangësi dëmton sistemin imunitar dhe trupi është më i prekshëm ndaj infeksioneve dhe sëmundjeve. Lakra siguron një shumë të mirë të vitaminës C. Në fakt, ajo ka më shume Vitamina C se portokalli.

Me kaq shumë lëndë ushqyese, lakra është e këshillueshme për riparimin e trupit nga konsumi i përditshëm. Ajo është e dobishme në trajtimin e depresionit, ulcerave, kancerit të zorrëve dhe forcimin e sistemit imunitar. Një tjetër mangësi në të cilën lakra mund të ndihmoje është edhe mangësia e ushqimit të fortë.

Ushqimi i fortë, i njohur ndryshe si fije dietetike, është pjesë e bimëve që nuk është në gjendje që të tretet. Ai mban ujë dhe përmirëson funksionin e zorrëve. Mungesa e fijeve dietetike në ushqime mund të çojë në kapsllëk.

Kapsllëku është shkaku kryesor i sëmundjeve te tilla si dhimbje koke, ulcera në stomak, tretje, kanceri i zorrëve, si dhe shumë probleme të tjera. Lakra është e pasur me fije dietetike. Ky është ushqim shumë i mirë për t’u ngrënë në qoftë se ju vuani nga kapsllëku. Një mangësi në squfur mund të çojë në një sistem imunitar të dobësuar. E trupit është më pak efikas në luftimin e infeksioneve kur kjo mungon.

Lakra është e bollshme me squfur dhe mund të jetë shumë e dobishme në shërimin e plagëve. Squfuri është një tjetër lëndë ushqyese që është i rëndësishëm në shërimin e ulcerave në stomak. Lakra ndihmon për të pastruar gjakun dhe për të hequr radikalet e lira dhe acidin urik nga trupi. Radikalet e lira dhe acidi urik kanë në dorë të shkaktojnë artrit, reumatizëm dhe disa probleme të lëkurës, të tilla si ekzema. Lakra është gjithashtu e pasur me jod, një lëndë ushqyese jetike që ndihmon në funksionin e duhur të trurit. Jodi është e vështirë për të gjetur në ushqime.

Lakra gjithashtu ndihmon sistemin nervor të funksionojë normalisht.

Shëndet

Ish-anesteziologu francez dënohet me burgim të përjetshëm për helmimin e 30 pacientëve

Published

on

By

Një ish-anesteziolog francez është dënuar me burgim të përjetshëm pasi u shpall fajtor për helmimin e qëllimshëm të 30 pacientëve, 12 prej të cilëve humbën jetën.

Frédéric Péchier, 53 vjeç, u dënua të premten pas përfundimit të një gjyqi katërmujor në qytetin lindor të Besançon, në një nga rastet më të rënda të keqpërdorimit mjekësor të regjistruara ndonjëherë në Francë.

Sipas hetimeve dhe aktakuzës, Péchier kishte futur substanca kimike si klorur kaliumi ose adrenalinë në qeset e infuzionit të pacientëve, duke shkaktuar arreste kardiake ose hemorragji të papritura gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale.

Viktima më e re ishte një fëmijë katërvjeçar, i cili i mbijetoi dy arresteve kardiake gjatë një operacioni rutinë të bajameve në vitin 2016. Viktima më e moshuar ishte 89 vjeç.

Ju jeni Doktor Vdekja. Një helmues, një vrasës. Ju turpëroni gjithë profesionin mjekësor”, deklaruan prokurorët gjatë seancave përmbyllëse, duke shtuar se ai “e kishte kthyer klinikën në një varrezë”.

Sipas prokurorisë, Péchier shpesh nuk ishte anestezisti kryesor në operacione. Ai dyshohet se mbërrinte herët në klinikë për të manipuluar qeset e infuzionit, ndërsa më pas, kur pacientët pësonin komplikacione, ndërhynte vetë për t’u paraqitur si “shpëtimtari”.

Në 12 raste, ndërhyrja erdhi shumë vonë ose nuk ndodhi fare, duke përfunduar me vdekjen e pacientëve.

Hetimi nisi në vitin 2017, kur në qesen e infuzionit të një pacienteje u gjet një tepricë e rrezikshme kloruri kaliumi. Autoritetet zbuluan një model alarmues “ngjarjesh serioze të padëshiruara” në klinikën private Saint-Vincent në Besançon.

Ndërsa mesatarja kombëtare për vdekje nga arresti kardiak nën anestezi ishte 1 në 100 mijë, në këtë klinikë shifra ishte më shumë se gjashtë herë më e lartë. Anomalia u zhduk kur Péchier u largua përkohësisht dhe u rikthye sapo ai u kthye në klinikë. Pas pezullimit të tij nga profesioni në vitin 2017, rastet u ndalën përfundimisht.

Gjatë gjyqit, Péchier mohoi vazhdimisht akuzat, duke deklaruar se kishte respektuar “betimin e Hipokratit”. Megjithatë, dëshmia e tij ndryshoi disa herë dhe ai pranoi se mund të ketë pasur “një helmues tjetër” në klinikë.

Psikologu i gjykatës e përshkroi atë si një person me personalitet të dyfishtë, i aftë të shfaqej i respektueshëm në publik, por edhe të shkaktonte dëme të mëdha.

Tani, Péchier pritet të kalojë të paktën 22 vite pas hekurave. Ai ka 10 ditë kohë për të apeluar vendimin.

Është fundi i një makthi”, tha Sandra Simard, një nga pacientet që i mbijetoi helmimit. Një tjetër i mbijetuar, Jean-Claude Gandon, u shpreh: “Tani mund të kemi një Krishtlindje më të qetë”./BBC

Continue Reading

Shëndet

Kur dieta dhe pesha nuk mjaftojnë, arsyeja e fshehur e kolesterolit të lartë

Published

on

Studimet tregojnë se nivelet e kolesterolit në gjak ndikohen më shumë nga gjenet sesa nga ushqimi, pesha apo aktiviteti fizik.

Mëlçia prodhon shumicën e kolesterolit dhe kjo prodhimtari kontrollohet nga gjenet, ndaj disa persona ka kolesterol LDL të lartë edhe pse jetojnë shëndetshëm.

Edhe pse faktorët e stilit të jetesës si ushqimi i pashëndetshëm, mungesa e aktivitetit fizik, mbipesha dhe stresi janë shkaktarë të shpeshtë, forma e trashëguar – hiperkolesterolemia familjare (FH) – përbën rreth 5% të rasteve dhe është më e rrezikshme.

Ajo shfaqet herët dhe shpesh nuk përmirësohet vetëm me dietë.

FH shkaktohet nga mutacione gjenetike që pengojnë largimin e kolesterolit LDL nga gjaku, duke rritur ndjeshëm rrezikun për infarkt ose goditje në tru në moshë të re, shpesh pa simptoma.

Ekspertët theksojnë se pamja e jashtme nuk garanton shëndet të mirë.

Kontrolli i profilit lipidik të paktën një herë në vit, pasi kolesteroli i lartë nuk dhemb, por dëmton në heshtje zemrën dhe enët e gjakut. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Si ta kuptoni nëse trupi juaj ka mungesë të vitaminës D?

Published

on

Vitamina D është thelbësore për shëndetin e kockave, pasi ndihmon trupin të përthithë kalciumin dhe kontribuon në forcimin e tyre.

Ajo luan rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e qelizave, ul inflamacionin dhe mbështet funksionimin e sistemit imunitar.

Kur trupi ka mungesë të vitaminës D, mund të shfaqen disa shenja paralajmëruese.

Djersitje e tepruar

Djersitja e pazakontë, sidomos gjatë dimrit, lidhet me mungesën e vitaminës D, pasi trupi ka vështirësi në rregullimin e temperaturës.

Lodhje e vazhdueshme

Ndjenja e lodhjes, edhe pas gjumit të mjaftueshëm, si dhe marramendja, janë shenja të shpeshta të mungesës së kësaj vitamine.

Ndryshime në humor

Mungesa e saj lidhet me ndjenja trishtimi e depresioni, pasi ndikon në prodhimin e hormoneve të mirëqenies si serotonina dhe dopamina.

Dhimbje në kocka dhe muskuj

Dhimbjet në kyçe, kocka dhe muskuj janë shenjë e niveleve të ulëta të vitaminës D, veçanërisht te personat me probleme reumatike.

Si ta furnizoni trupin me vitaminë D?

Ekspozimi i moderuar në diell ndihmon prodhimin e vitaminës D, duke përdorur gjithmonë mbrojtje nga rrezet UV.

Përveç kësaj, vitamina D merret edhe nga ushqimi, si: peshqit e yndyrshëm (salmon, sardele, ton), vezët, qumështi dhe produktet e bulmetit, kërpudhat, drithërat dhe lëngu i portokallit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Çfarë të hani para gjumit për një natë më të qetë?

Published

on

Nëse vetëm mendimi për gjumin të shqetëson, ajo që ha mund të ketë ndikim të madh. Gjumi cilësor ndihmon shëndetin e trurit, forcon sistemin imunitar dhe ul rrezikun për sëmundje kronike.

Edhe pse rekomandohen 7–8 orë gjumë çdo natë, shumë njerëz e kanë të vështirë ta arrijnë këtë.

Përveç zakoneve të mira të gjumit, edhe ushqimi luan rol kyç.

Ja 9 ushqime dhe pije që mund të ndihmojnë për gjumë më të mirë:

Bajamet – të pasura me magnez, vitamina B dhe melatoninë.

Gjeli i detit – përmban triptofan që nxit përgjumjen.

Çaji i kamomilit – ka efekt qetësues dhe ndihmon kundër pagjumësisë.

Kivi – përmban serotonin dhe antioksidantë.

Lëngu i qershisë së thartë – burim natyral i melatoninës.

Peshqit e yndyrshëm – të pasur me vitaminë D dhe omega-3.

Arrat – ndihmojnë rregullimin e ciklit të gjumit.

Çaji i lules së pasionit – ul stresin dhe nxit relaksimin.

Orizi i bardhë – karbohidratet mund të ndihmojnë rënien në gjumë kur konsumohet me masë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara