Shëndeti

Përfitimet e shumta nga konsumimi i xhenxhefilit

Lufton procesin e plakjes dhe stimulon punën e trurit.

Published

on

Ju ndoshta keni parë rrënjë të shtrembër xhenxhefili në supermarket dhe nuk dini çfarë të bëni me të. Por, vetitë e tij të dobishme medicinale kanë qenë të njohura që nga kohërat e lashta. Xhenxhefili është një burim i vitaminave, mikronutrientëve dhe vajrave esencialë që kanë efekte forcuese, gjallëruese dhe anti-inflamatore në trup.

Redukton dhimbjen

Xhenxhefili trajton mirë proceset dhe dhimbjet inflamatore, duke përfshirë dhimbjet e muskujve pas ushtrimeve intensive, dhimbjet e menstruacioneve dhe artritin. Bëni një tretësirë me xhenxhefil dhe shafran të Indisë, lëngun e 2 limonëve, 1 lugë çaji mjaltë dhe ujë.

Stimulon punën e trurit

Konsumimi i xhenxhefilit ngadalëson plakjen dhe vdekjen e qelizave të trurit dhe i reziston sëmundjeve të tilla neurodegjenerative si Alzheimer dhe Parkinson. Për më tepër, rrënja e xhenxhefilit përmirëson të gjitha funksionet njohëse dhe ndihmon në ruajtjen e mprehtë të kujtesës.

Lufton procesin e plakjes

Xhenxhefili përmban një sasi të madhe antioksidantësh, përshpejton proceset e rinovimit në trup dhe pastron radikalet e lira dhe toksinat.

Efekti antitumor

Disa elementë në xhenxhefil janë në gjendje t’i rezistojnë kancerit dhe të lehtësojnë gjendjen e dikujt gjatë kimioterapisë.

Ndihmon në heqjen e puçrrave

Përzieni pjesë të barabarta pluhur xhenxhefili , mjaltë të papërpunuar dhe lëng limoni. Aplikojeni në fytyrë, masazhojeni butësisht për disa sekonda dhe lëreni të veprojë për 15-20 minuta përpara se ta lani.

Normalizon përbërjen e gjakut

Sipas hulumtimeve, konsumimi i rregullt i xhenxhefilit mund të normalizojë nivelin e kolesterolit dhe sheqerit në gjak. Gjithashtu, mund të zvogëlojë rrezikun e komplikimeve të mundshme. Për më tepër, xhenxhefili ndihmon në rezistimin e formimit të mpiksjes së gjakut dhe presionit të lartë të gjakut. Zieni pak xhenxhefil me një shkop kanelle, lëreni të ftohet dhe pijeni 2-3 herë në ditë, shkruan Bright Side.

Stimulon rritjen e flokëve dhe parandalon rënien e flokëve dhe zbokthin

Xhenxhefili i siguron skalpit të kokës rrjedhjen e gjakut, i furnizon rrënjët me lëndë ushqyese dhe stimulon rritjen e flokëve për të parandaluar rënien e flokëve.

Maskë për forcimin e flokëve-Kombinoni xhenxhefilin e grirë dhe vajin e jojobës dhe masazhoni atë në flokë dhe lëkurë. Lajeni pas 30 minutash.

Stimulimi i rritjes së flokëve-Lyjeni pak xhenxhefil dhe hudhër të grirë me ujë dhe lëreni për pak kohë. Shtoni pak vaj ulliri ose kokosi në këtë tretësirë dhe masazhoni rrënjët e flokëve.

Një maskë për zbokthin-Përzieni 2 pjesë xhenxhefil të sapo grirë dhe 3 pjesë vaj ulliri ose susami. Aplikojeni në lëkurën e kokës dhe lëreni për 15-25 minuta. Përdoreni dy herë në javë./KP

Shëndeti

Shkencëtarët bëjnë paralajmërimin: Mos merrni Ozempic nëse planifikoni shtatzëni!

Published

on

Gratë që përdorin injeksione për humbje peshe duhet të përdorin kontracepsion dhe të presin deri në dy muaj pas ndalimit të ilaçit para se të tentojnë të mbeten shtatzënë.

Agjencia Rregullatore për Barnat dhe Produktet Shëndetësore (MHRA) ka lëshuar një paralajmërim në lidhje me përdorimin e barnave GLP-1, të cilat përdoren si për humbje peshe ashtu edhe për trajtimin e diabetit.

Ajo thotë se agonistët e receptorëve të peptidit-1 të ngjashëm me glukagonin (GLP-1 ose GLP-1 RAs) nuk duhet të merren gjatë shtatzënisë, gjatë përpjekjes për të mbetur shtatzënë apo gjatë gjidhënies.

Gratë që po përpiqen të mbeten shtatzënë janë paralajmëruar të ndalojnë përdorimin e ilaçit dy muaj përpara se të tentojnë për një shtatzëni, sipas Sky News.

Kjo për shkak se nuk ka të dhëna të mjaftueshme për sigurinë që të dihet nëse marrja e këtij ilaçi mund të dëmtojë fetusin.

MHRA ka thënë se ka marrë 40 raportime të lidhura me shtatzëni nga gratë që kanë përdorur injeksionin. U zbulua se Mounjaro ul efektivitetin e kontraceptivëve oralë tek gratë me mbipeshë. Kjo do të thotë se cilado që përdor këtë injeksion, duhet të përdorë gjithashtu kondom, veçanërisht gjatë katër javëve të para dhe pas çdo rritjeje të dozës.

Ministrja për Gratë dhe Barazinë, Bridget Phillipson, i tha gazetarit Matt Barbet të Sky Neës se është e rëndësishme që njerëzit të jenë plotësisht të informuar përpara se të përdorin injeksionet për humbje peshe.

“Kjo është fushë e re dhe në zhvillim, është e rëndësishme të jemi të përditësuar si për përfitimt dhe për rreziqet”, tha ajo.

Injeksionet për humbje peshe janë lidhur me një “bum shtatzënish”, pasi gra të ndryshme kanë raportuar online shtatzëni të papritura, pavarësisht përdorimit të kontraceptivëve – duke i quajtur ato “bebet Ozempic” apo “bebet Mounjaro”.

Të dhënat e MHRA tregojnë 26 raportime të lidhura me shtatzëni nga gratë që përdorin Mounjaro. Gratë nuk janë të detyruara të tregojnë në raport nëse shtatzënia ishte e padëshiruar, por njëra prej tyre e ka thënë shprehimisht këtë.

Ka pasur tetë raportime për gratë që përdorin Ozempic dhe Wegovy e nëntë tjera për Victoza ose Saxenda, ku një grua deklaroi se shtatzënia e saj ishte aksidentale. Dr Alison Cave, zyrtarja kryesore për sigurinë në MHRA, tha se këto “injeksione për dobësim” janë barna dhe nuk duhet të përdoren për qëllime estetike apo kozmetike.

“Nuk janë zgjidhje e shpejtë për të humbur peshë, nuk janë vlerësuar të sigurta kur përdoren në këtë mënyrë”, tha ajo.

Ajo u bëri thirrje pacientëve që të lexojnë fletëudhëzimin në paketim, ose të bisedojnë me një profesionist shëndetësor si pjesë e procesit të përshkrimit të barnës.

Continue Reading

Shëndeti

Çiklizmi ul rrezikun nga demenca

Published

on

Një ekip studiuesish nga fusha të ndryshme, gjeriatria, neurologjia, nutricionistë dhe specialistë të shëndetit publik, nga disa institucione në Kinë, së bashku me dy kolegë nga Australia, kanë gjetur se çiklizmi ofron përfitim të madh për të reduktuar rrezikun e zhvillimit të demencës.

Studiuesit kanë analizuar të dhëna mjekësore nga UK Biobank, duke ndjekur shëndetin e 479,723 personave me moshë mesatare rreth 56.5 vjeç, që ishin në gjendje të mirë shëndetësore e nuk kishin shenja të demencës në fillim të studimit.

Ata i ndoqën për 13 vjet për të parë sesi mënyrat e transportit lidhen me shfaqjen e demencës, rezultatet treguan se personat që përdornin biçikletën në baza të rregullta kishin rrezik dukshëm më të ulët për të zhvilluar demencë, krahasuar me ata që ecnin në këmbë, përdornin makinë ose transport publik.

“Udhëtimi kryesisht me biçikletë, ose në kombinim me mjete të tjera të transportit, ishte faktor i rëndësishëm për ruajtjen e volumit të hipokampusit”, thuhet në raportin e studimit, i cili është publikuar në JAMA Network Open.

Hipokampusi është pjesë e rëndësishme e trurit, e vendosur në pjesën e mesme të tij. Ai ka formën e nj kali deti të vogël (quhet “hipokampus”, nga fjala greke “hippos” që do të thotë kalë dhe “kampos”, që do të thotë det, kuptimi: kali i detit).

Kjo pjesë e trurit luan rol kryesor në formimin, organizimin dhe ruajtjen e kujtimeve të reja.

Ai ndihmon njerëzit të kuptojnë se ku ndodhen dhe si të lëvizin në hapësirë, pa hipokampus funksional, njerëzit nuk do të mund të mësojnë informacione të reja.

Çiklizmi mbron trurin

Pjesëmarrësit që përdornin biçikletën kishin volum më të madh të hipokampusit, zonë e trurit që lidhet me kujtesën dhe orientimin hapësinor. Volumi i madh i hipokampusit, do të thotë mbrojtje kundër rënies së aftësive njohëse.

Studiuesit shtuan se përfitimi ishte veçanërisht i lartë te personat që nuk bartin gjenin e njohur si APOE ε4, i cili lidhet me rrezik më të lartë për Alzheimer. Edhe te ata që e bartin këtë gjen, çiklizmi kishte ndikim, por më të kufizuar.

Pse çiklizmi bën diferencë?

Hulumtimet treguan se ushtrimet fizike dhe aktivitetet që përfshijnë orientim në hapësirë mund të ngadalësojnë fillimin e demencës. Çiklizmi bashkon të dyja: është aktivitet aerobik dhe kërkon vëmendje në orientim dhe lëvizje të koordinuara.

“Çiklizmi mund të jetë një nga mënyrat më të thjeshta dhe më efektive për të mbrojtur kujtesën dhe trurin nga demenca”, kanë theksuar studiuesit në raportin e tyre.

Continue Reading

Shëndeti

Këto janë mënyrat për të ulur stresin!

Published

on

Stresi është bërë pjesë e përditshmërisë moderne: nga mëngjeset e vrullshme e deri te orët e zgjatura në punë, nga trafiku i rënduar deri te ngarkesat emocionale.

Mes gjithë rëndesës fizike e mendore, ndezja e një cigareje dukej si arratisje e ëmbël për pak minuta, por në vetvete është rikthimi apo vazhdimi drejt një zakoni jo dhe të shëndetshëm. Me alternativa më të pastra dhe më të mira në dispozicion, është koha të rishohim idenë e “vetëm një cigareje” – veçanërisht për ata që tashmë përdorin pajisjet IQOS, por vazhdojnë t’i alternojnë të dyja produktet (Dual Usage) ndonjëherë thjesht për forcë të zakonit.

1. Lëviz, qoftë edhe për pak minuta

Aktiviteti fizik, edhe në formën e një shëtitjeje 10-minutëshe, ndihmon në lirimin e endorfinave që përmirësojnë humorin dhe reduktojnë stresin. Për shumë përdorues, veçanërisht ata që përdorin cigare në çaste tensioni, një dalje e shkurtër jashtë mund të zëvendësojë nevojën për duhan.

2. Krijo zakone të reja që të përshtaten

Shumë përdorues të dyfishtë janë të lidhur me ritet që lidhen me pirjen e duhanit. Kafeja e mëngjesit, pauza pas vakteve, apo çlodhja pas një dite të gjatë. Provoni të kaloni në alternativa më të mira, si IQOS.

3. Prano shkaktarët e stresit dhe përballu me to

Përdorimi i dyfishtë shpesh rikthehet në situata me ngarkesë emocionale: gjatë stresit në punë, në trafik apo pas një konflikti. Këto janë momente të parashikueshme. Në vend që të reagosh, përgatitu të përballesh me to.

4. Zëvendëso “nevojën” me “zgjedhjen”

Një nga arsyet pse përdoruesit e dyfishtë vazhdojnë të konsumojnë cigare është skepticizmi. Por kjo shpesh ndodh sepse nuk i kanë dhënë një shans të plotë.

5. Mësohu ta shpërblesh veten

Merr kohë për të festuar, për t’u çlodhur apo thjesht për të qëndruar vetëm, por kujdes! Këto momente na bëjnë të ndihemi sikur e meritojmë një cigare, por ajo që me të vërtetë meriton është një zgjidhje që përputhet me stilin tënd të jetës – pa tym, hi apo djegie.

Continue Reading

Shëndeti

Studimi: Ky çaj e parandalon sulmin në zemër

Published

on

Sulmi në zemër zakonisht ndodh kur furnizimi me gjak në zemër ndalet papritmas si pasojë e ndonjë bllokade.

Sipas studimeve, çaji i zi mund të ndihmojë në zvogëlimin e këtij sulmi.

Sipas të dhënave të publikuara në vitin 2012 në “Food & Function”, çaji i zi i zvogëlon rreziqet e sëmundjeve koronare të zemrës dhe të sulmit të trurit për 10 deri në 20 për qind.

Në vitin 2000, një prej studimeve më të mëdha mbi ndikimin e konsumimit të çajit në shëndetin e zemrës ishte publikuar në revistën “Arteriosclerosis, Thrombosis and Vascular Biology”.

Studimi kishte analizuar më shumë se 37,000 holandezë dhe kishte zbuluar se ata të cilët pinë çaj janë më pak të prirë të vdesin nga sëmundjet e zemrës. Në veçanti, çaji i zi ka shumë përfitime shëndetësore për zemrën.

Më 2012, një studim i publikuar në“Preventive Medicine” kishte zbuluar se konsumimi i tri gotave me çaj të zi për 12 javë shpie në reduktim të dukshëm të nivelit të antioksidantëve në sheqer të gjakut, që na mbrojnë nga stresi oksidativ.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, faktorët e rrezikut që mund të shpijnë në sulm të zemrës janë: konsumimi i alkoolit, pirja e duhanit, shtypja e lartë e gjakut, mbipesha, kolesteroli i lartë, glukoza e lartë në gjak, mungesa e aktivitetit.

Continue Reading

Të kërkuara