Lajmet

Përfaqësuesi i ambasadës gjermane: Bashkimi Evropian nuk është i plotë pa Ballkanin Perëndimor

Ai ritheksoi se sa është e rëndësishme që të punohet sa më shumë në drejtim të ruajtjes së demokracisë.

Published

on

Në ditën e dytë të Samitit të Paqes dhe Demokracisë, është mbajtur Paneli IV “Ruajtja e Demokracisë: Adresimi i praktikave të prapambetura dhe joliberale në Ballkanin Perëndimor”.

Matthias Conrad, nga ambasada gjermane në Kosovë, përmendi tensionet në veri dhe rastin e tentim-revokimit të licencës së mediumit Klan Kosova nga ana e Ministrisë së Industrisë, Ndërrmarrësisë dhe Tregtisë. Ai ritheksoi se sa është e rëndësishme që të punohet sa më shumë në drejtim të ruajtjes së demokracisë dhe se Bashkimi Evropian nuk është i plotë pa Ballkanin Perëndimor.

“Ka progres në disa fusha, dhe regres në disa të tjera. Kosova ka pasur ulje-ngritjet e veta, përmendur këtu rritjen e tensioneve në veri, sfidën për licencën e Klan Kosovës, atë të prokurorisë. Pa Ballkanin Perëndimor BE-ja mbetet e pa kompletuar. BE-ja vetë duhet të jetë gati për raundin e ardhshëm të zgjerimit. Shoqëria civile ka zë të fortë dhe duhet ta bëjë zërin e vetë që të dëgjohet. Mungesa e një rruge të qartë drejt BE-së ka krijuar sentiment jo të lehtë në këtë aspekt. Në këtë periudhë ku demokracia po sfidohet, jo vetëm në nivelin global, duhet vazhduar të punohet sa më shumë. Kemi shumë punë për të bërë, sepse këto procese kërkojnë angazhim të madh. Kjo konferencë është shumë e rëndësishme pikërisht për këtë”, u shpreh Matthias Conrad.

Lajmet

Arrestohen tre të mitur në Mitrovicë të Veriut, dyshohen për lëndim të lehtë

Published

on

By

Tre të mitur janë arrestuar sot në Mitrovicën e Veriut për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Kanosje”.

Në njoftimin e policisë thuhet se të arrestuarit janë: I.D. – 2010, J.S. – 2010, V.M. – 2011.

“Arrestimi i tre të dyshuarve është bërë mbi dyshimet e bazuara se ata janë të përfshirë në rastin e raportuar më 28 shtator në Mitrovicë të Veriut, kur ankuesi kishte raportuar se ishte sulmuar fizikisht derisa po lëvizte në rrugën ‘Lola Ribar’ dhe të njëjtët gjithashtu kishin kanosur nipin e tij të mitur, ankuesi pas rastit kishte pranuar edhe trajtim mjekësor”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se pas intervistimit me urdhër të prokurorit të shtetit janë liruar.

“Arrestimi i të miturve është realizuar në qytetin e Mitrovicës së Veriut, ndërsa ata janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore. Me urdhër të prokurorit të Shtetit, pas intervistimit, të njëjtët janë liruar, ndërsa ndaj tyre janë iniciuar raste për veprat penale: ‘Lëndim i lehtë trupor’ dhe ‘Kanosje’”, ka njoftuar Policia./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

​Lautaro thyen tjetër rekord në Inter

Published

on

Lautaro Martinez është tashmë pjesë e historisë së Interit, pasi ka shënuar në shtatë sezone radhazi në Ligën e Kampionëve, dhe kjo pasi vetëm tre kolegë të nivelit të lartë si Mbappé, Haaland dhe Griezmann kanë arritur ta bëjnë këtë.

Dy golat e tij kundër Slavias e çojnë totalin e golave të tij në 23 në garën më të mirë evropiane për klube, nga 159 për Nerazzurrët.

Nëntë prej tyre erdhën sezonin e kaluar, ai që përfundoi me finalen e pafat në Mynih.

E gjithë kjo pasi hyri në pesëshen e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave të Interit. Edhe të shtunën e kaluar, në Cagliari, ai arriti 117 gola në Serie A, duke tejkaluar Sandro Mazzola-n dhe duke u zhvendosur në vendin e pestë në listën e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave të ligës për Nerazzurrët.

Përpara tij mbeten vetëm Meazza, Lorenzi, Nyers dhe Altobelli , një përzierje e shkëlqyer e legjendave të Interit.

Ai nuk ishte aty kundër Ajax, në debutimin e tyre evropian të sezonit, por e kompensoi menjëherë pasi arriti të rikthehej në atmosferën e Ligës së Kampionëve me një dopietë që tregoi urinë e tij për gola. Së pari, duke shtypur në sulmin e ulët të Slavias dhe më pas duke qenë gati t’i përgjigjej krosit të Bastonit. Shkurt, nëse dëshiron të kesh një sezon të nivelit të lartë, duhet ta shikosh atë./S.K/KP/Copa America/

Continue Reading

Lajmet

Aksion i policisë në Kamenicë, tre persona të arrestuar, i kapen armë e municion

Published

on

By

Policia në Gjilan ka realizuar sot një operacion të gjerë policor në disa lokacione të ndryshme.

Policia njofton se aksioni është zhvilluar në orët e hershme të mëngjesit ku janë kryer bastisje në disa lokacione në komunën e Kamenicës, të identifikuara paraprakisht përmes punës operative hetimore policore ndaj një grupi të personave më dyshimin se të njëjtit janë përfshirë në veprat penale si; ‘’Detyrimi’’, ‘’Posedim i substancave narkotike’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.

Si rezultat i këtij operacioni, janë arrestuar tre persona të dyshuar meshkuj kosovar A.K. (viti i lindjes 1988), A.K. (viti i lindjes 1986), dhe B.Th. (viti i lindjes 200), , të cilët me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Sipas policisë gjatë kontrollit në shtëpitë dhe objektet përcjellëse të personave të dyshuar janë gjetur dhe sekuestruar;

Para në vlerë 8700 Euro1 (një) Granatë dore1 (një) Revole TT me një karikator me shtatë fishek cal.7.62 mm145 (njëqindedyzetepesë) fishek cal.7.62 mm1 (një) karikator201 (dyqindenjë) fishek të cal.7.62×39 mm1 (një) sprej piper1 (një) gëzhoj 7.62×39 mm1 (një) cigare e mbushur me substancë të dyshuar Marihuanë me peshë 1.1 gr./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

Aksident në rrugën Dragash-Prizren, tre të lënduar

Published

on

By

Tre persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot mes dy veturave në rrugën Dragash-Prizren.

Rastin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Bytyqi tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

Në aksident janë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale, tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Policia ka dal në vendngjarje dhe është duke u marrë me rastin” deklaroi Bytyqi./D.B/EO

Continue Reading

Të kërkuara