Lajmet

Përfaqësues të MEA-së arsyetojnë dhënien e lejes për “Kelkos Energy”, deputetët kërkojnë sqarime

Published

on

Drejtori i Departamentit të Mjedisit dhe Ujërave, Muhamet Malësiu dhe Gani Berisha, drejtor i Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore nga ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, kanë raportuar në Komisionin hetimor për procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve lidhur me lejet e lëshuara për operimin e dy hidrocentraleve nga kompania “Kelkos Energy”.

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli pati kritika ndaj përfaqësuesve të ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit. Ai iu ka thënë se ministria ka lëshuar leje për shfrytëzim dhe jo për prodhim.

“Në ligjon e ujërave është që ujërat janë pasuri në interes kombëtar, ju e dini që edhe në letër që na keni dorëzuar përdorimi i ujërave me qëllim të energjisë elektrike jepet leje, pse institucioni juaj nuk ka respektuar nenin për dhënien e koncesionit për shfrytëzim dhe jo për prodhim. Diskutime publike s’keni pasur deri më 2016”, deklaroi ai.

Gani Berisha, drejtor i Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore nga ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, e ka mohuar që me ndërtimin e hidrocentraleve dëmtohet mjedisi. Sa i përket dëmtimit të ujërave, Berisha ka thënë se çdo zhvillim që bëhet ka dëmtim e degradim të mjedisit.

“Shfrytëzimi i resursit ujor është interes i gjitha palëve të shoqërisë, dhe përveç që do të përfitojnë energji të ripërtritshme do të ketë edhe përfitime të biznesit dhe përmes taksave të fitojë buxheti i shtetit. Çdo zhvillim që bëhet ka dëmtim dhe degradim të mjedisit. Konsensioni i adresohet një ligji të veçantë dhe nuk varet vetëm nga një ministri. Në atë kur janë lëshuar pjesa më e madhe e hidrocentraleve nuk ka ekzistuar ky udhëzim administrativ”, deklaroi ai.

Berisha ka thënë se publiku nuk mund të jetë vendimmarrës.

“Publiku nuk ka mundësi të jetë vendimmarrëse, por gjatë kohës kur janë lëshuar 2012/16, nuk mbaj mend që ka qenë e regjistrime ndonjë kërkesë. Lejet e fundit që do të lëshohen, minimumi ekologjik ka me qenë i respektueshëm”, tha Berisha.

Kryesuesja e komisionit, Eliza Hoxha ka pyetur se a ka pasur takime me shoqërinë civile apo me komunitetin më Deçan.

“Duhet të sigurohet pjesëmarrja e publikut në çfarëdo lloj projekti dhe këtu përfshihen edhe hidrocentralet, dhe sot kisha pas dëshirë të di se a ka pasur takim me komunitetin në Deçan apo shoqërinë civile dhe nëse po a janë marr parasysh kërkesat e tyre”, deklaroi Hoxha.

Drejtori i Departamentit të Mjedisit dhe Ujërave, Muhamet Malësiu ka sqaruar se projektet e “Kelkosit” janë pjesë e shtojcës së dytë dhe nuk është obligative që të shqyrtohen përnjëherë, raporton EO.

 “Projektet e ‘KelKosit’ janë pjesë e shtojcës së dytë dhe nuk janë obligative të shqyrtohen përnjëherë. Në shtojcën një janë projekte që e kanë për detyrë me pas një raport. Çdo plan zhvillimor që është bërë e kanë obligim me pa vlerësimin për strategjik mjedisor”, deklaroi ai.

Ndërsa deputeti i VV-së, Artan Abrashi ka pyetur se uji a është resurs natyror në pronësi publike.

Vendi

Kredi 25 mijë euro pa dijeninë e qytetares, Policia arreston dy zyrtarë bankarë

Published

on

By

Dy zyrtarë bankarë janë arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe përfshirje në një skemë financiare, përmes së cilës një qytetare dyshohet se ishte ngarkuar me kredi prej 25 mijë euro pa dijeninë e saj.

Sipas njoftimit të Policisë, hetimet janë zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, me autorizim të Prokurorit të Shtetit.

Hetimet kanë zbuluar se i dyshuari i parë, në cilësinë e menaxherit bankar, dyshohet se ka tejkaluar autorizimet ligjore duke urdhëruar lirimin e mjeteve në vlerë prej 24 mijë eurosh. Ai dyshohet se ka udhëzuar në mënyrë kundërligjore analistin bankar që të transferojë shumën në llogaritë e dy bizneseve.

Sipas Policisë, analisti bankar ka ekzekutuar urdhrin verbal të menaxherit, duke transferuar nga 12 mijë euro për secilin biznes nga llogaria e të dëmtuarës, e cila paraprakisht dyshohet se ishte ngarkuar me kredi prej 25 mijë euro pa dijeninë e saj.

Autoritetet bëjnë të ditur se pas këtyre veprimeve, ndaj viktimës ishte iniciuar edhe procedurë përmbarimore, ndërsa banka kishte dorëzuar kallëzim penal në Prokurori lidhur me kredinë në emër të saj, pa ofruar prova që dëshmojnë se ajo kishte aplikuar apo përfituar kredinë.

Sipas Policisë, të dyshuarit me veprimet e tyre i kanë shkaktuar dëm financiar viktimës duke e ngarkuar me kredi fiktive dhe procedura përmbarimore pa dijeninë e saj.

Të dy të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës, ndërsa me vendim të Prokurorit të Shtetit u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Hetimet për rastin do të vazhdojnë në aspektin financiar, me qëllim të zbardhjes së plotë të mënyrës së realizimit dhe shpërndarjes së shumës prej 25 mijë eurosh.

Continue Reading

Vendi

Ditët e Artit dhe Dizajnit në UBT sjellin ekspozitën kreative të studentëve të vitit të parë

Published

on

By

Në kuadër të aktiviteteve të organizuara për Ditët e Artit dhe Dizajnit 2026, Fakulteti i Artit dhe Dizajnit në UBT vazhdon të promovojë kreativitetin, inovacionin dhe talentin e studentëve përmes organizimit të ekspozitave dhe aktiviteteve artistike bashkëkohore që lidhin teorinë me praktikën krijuese.

Si pjesë e këtij programi artistik dhe kulturor, studentët e vitit të parë prezantuan një ekspozitë me punimet e realizuara në lëndët “Gjenerimi i Ideve” dhe “Modelim”, nën mentorimin e profesoreshës Arbresha Hoxha.

Ekspozita solli para publikut procesin krijues dhe zhvillimin konceptual të studentëve, duke reflektuar qasjen e tyre inovative në art dhe dizajn, eksplorimin e ideve, formës dhe strukturës, si dhe aplikimin kreativ të materialeve të ndryshme në realizimet artistike dhe dizajnuese.

Punimet e prezantuara dëshmuan përkushtimin, imagjinatën dhe zhvillimin profesional të studentëve gjatë semestrit, duke krijuar një hapësirë moderne të komunikimit vizual, eksperimentimit artistik dhe shprehjes kreative.

Përmes organizimit të aktiviteteve të tilla, Fakulteti i Artit dhe Dizajnit në UBT synon të krijojë një ambient frymëzues ku studentët kanë mundësinë të prezantojnë idetë dhe projektet e tyre para publikut, duke zhvilluar kompetenca profesionale dhe duke u përgatitur për sfidat reale të industrisë kreative dhe dizajnit bashkëkohor.

Continue Reading

Lajmet

Inaugurohet nënstacioni i ri policor në Junakë të Zveçanit

Published

on

By

Në Junakë të Zveçanit është inauguruar nënstacioni i ri policor, në një ceremoni ku morën pjesë ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, si dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

Me këtë rast u theksua se nënstacioni i ri do të forcojë praninë institucionale, do të rrisë sigurinë dhe do të kontribuojë në fuqizimin e sovranitetit të Republikës së Kosovës në veri të vendit.

Sipas Haxhiut, vendosja e institucioneve të sigurisë në terren mundëson reagim më të shpejtë të policisë, ofrim më efikas të sigurisë dhe rritje të besimit të qytetarëve në institucionet shtetërore.

Po ashtu u bë e ditur se investimet në Policinë e Kosovës dhe në forcimin e institucioneve të sigurisë do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, me synim ruajtjen e rendit, ligjit dhe sigurisë në të gjithë territorin e vendit.

“Vendosja e institucioneve të sigurisë në terren është dëshmi e shtrirjes së shtetit dhe e përkushtimit ndaj rendit, ligjit dhe sigurisë për të gjithë qytetarët, pa dallim”, shkruan ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.

Continue Reading

Rajoni

Studentët e Clemson University zhvillojnë diskutim të hapur me studentët e UBT-së mbi Kosovën, diplomacinë dhe çështjet globale

Published

on

By

Në vazhdën e bashkëpunimeve akademike ndërkombëtare dhe aktiviteteve që promovojnë dialogun ndërkulturor dhe shkëmbimin e perspektivave globale, Fakulteti i Shkencave Politike dhe Studimeve të Sigurisë në UBT organizoi një diskutim të hapur me studentë nga Clemson University në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të një tradite tashmë trevjeçare të bashkëpunimit ndërmjet UBT-së dhe studentëve amerikanë, me qëllim të njohjes më të afërt të Kosovës, zhvillimeve politike, shoqërore dhe sfidave rajonale, si dhe krijimit të urave të komunikimit akademik ndërmjet studentëve vendorë dhe ndërkombëtarë.

Diskutimi u zhvillua në një atmosferë interaktive dhe dinamike, ku studentët patën mundësinë të ndajnë pikëpamje mbi temat që lidhen me politikën ndërkombëtare, sigurinë, diplomacinë, zhvillimet demokratike dhe perspektivën e Kosovës në kontekstin global.

Pjesë e panelit ishin Dekania, Hajdi Xhixha dhe Prodekani, Arian Kadriu, të cilët diskutuan me studentët mbi rëndësinë e edukimit politik dhe sigurisë në një botë gjithnjë e më komplekse, duke theksuar rolin e institucioneve akademike në formimin e liderëve të rinj dhe profesionistëve të së ardhmes.

Gjatë diskutimit u trajtuan edhe tema që lidhen me pozitën gjeopolitike të Kosovës, proceset demokratike, sfidat e sigurisë rajonale dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në ndërtimin e paqes dhe stabilitetit.

Ky aktivitet shërbeu si një mundësi e rëndësishme për studentët e UBT-së që të angazhohen në debate akademike me karakter ndërkombëtar, të zhvillojnë aftësitë e tyre analitike dhe komunikuese, si dhe të krijojnë kontakte me studentë dhe akademikë nga universitete prestigjioze ndërkombëtare.

Fakulteti i Shkencave Politike dhe Studimeve të Sigurisë në UBT vazhdon të promovojë aktivitete të tilla akademike dhe ndërkombëtare, duke krijuar një ambient studimi modern dhe të orientuar drejt praktikës, diplomacisë, analizës politike dhe çështjeve globale.

Përmes bashkëpunimeve me universitete dhe institucione ndërkombëtare, UBT forcon dimensionin ndërkombëtar të programeve të studimit dhe u ofron studentëve përvoja reale akademike që kontribuojnë në përgatitjen e tyre profesionale për tregun global të punës dhe institucionet vendore e ndërkombëtare.

Continue Reading

Të kërkuara