Lajmet

Perëndimi po përpiqet ta shkatërrojë Rusinë, pretendon Kremlini

Ata duan “ta shkëputin Rusinë” dhe “ta fshijnë atë nga harta politike e botës”, sipas Patrushev.

Published

on

Perëndimi po përpiqet ta “shkatërrojë Rusinë” dhe përfundimisht ta fshijë atë nga harta politike e botës, ka pohuar një aleat i Vladimir Putinit.

Në një intervistë me gazetën ruse “Argumenti i Fakti”, sekretari i këshillit të sigurisë së vendit, Nikolai Patrushev tha se Rusia tani po lufton aleancën ushtarake të NATO-s të udhëhequr nga SHBA në Ukrainë dhe fajësoi vendet perëndimore po vazhdojnë “të shkatërrojnë” vendin.

Ai tha, “ngjarjet në Ukrainë nuk janë një përplasje midis Moskës dhe Kievit – ky është një konfrontim ushtarak midis Rusisë dhe NATO-s, dhe mbi të gjitha Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë”.

“Planet e perëndimorëve janë që të vazhdojnë ta shkëputin Rusinë dhe përfundimisht ta fshijnë atë nga harta politike e botës”.

Patrushev, i cili është një aleat i vijës së ashpër të Putinit, është një ish-spiun sovjetik që e njeh presidentin rus që nga vitet 1970./UBTNews/

Lajmet

Nis rrugëtimi i Modriç me Milanin

Published

on

Përvojë, lidership dhe karizëm, së bashku me klas të pakufishëm dhe një kabinet me trofe dhe e gjithë kjo e sjell Luka Modricin në botën e Milanit, me kroatin që zyrtarisht fillon aventurën e tij me kuqezinjtë.

Tifozët e Milanit mezi presin ish-lojtarin e Real Madridit, i cili kthehet  nga pushimi i tij pas Kupës së Botës për Klube dhe do të flasë në një konferencë për shtyp në orën 5 pasdite, përpara se të takohet me tifozët në dyqanin e vendosur në Via Dante.

Pasi kaloi pushimet me familjen e tij, Modric po përgatitet për ditën e tij të parë si lojtar i Milanit. Puna në fushë do të fillojë vetëm nesër, kur kroati do të takohet me Massimiliano Allegri-n dhe të gjithë shokët e tij të ekipit në Milanello për seancën e tij të parë stërvitore si lojtar i Milanit.

Ish-lojtari i Real Madridit do të duhet të kompensojë vonesën prej tre javësh krahasuar me pjesën tjetër të grupit, të cilët po kthehen në fushë pas turneut aziatik dhe ditëve të pushimit të dhëna nga Allegri.

Detyra e Modric do të jetë të sigurojë cilësi në fushë dhe të sjellë përvojë dhe lidership në një dhomë zhveshjeje që kaloi nëpër kohë të vështira sezonin e kaluar. I gjithë ekipi është gati të punojë me kroatin, i cili u bind nga Igli Tare të përqafonte projektin Rossoner me një udhëtim në Zagreb, gjatë të cilit drejtori sportiv siguroi miratimin përfundimtar të Modric.

Tani do të jetë në dorë të Massimiliano Allegri-t që të shfrytëzojë sa më shumë kroatin dhe ta menaxhojë atë fizikisht, por në moshën 39 vjeç, Luka Modric ende mund të bëjë diferencën dhe dëshiron ta bëjë këtë me fanellën e Milanit.

Continue Reading

Lajmet

Prokuroria kërkon të refuzohet kërkesa e Selimit për kufizime në pyetje të dëshmitarëve të mbrojtjes

Published

on

By

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) i është kundërpërgjigjur kërkesës së mbrojtjes së Rexhep Selimit lidhur me vendosjen e disa masave gjatë marrjes në pyetje të dëshmitarëve të mbrojtjes. ZPS-ja ka kërkuar që kërkesa të refuzohet.

Selimi kishte kërkuar që Prokuroria të kufizohet në marrjen në pyetje kundërshtuese vetëm në çështje që janë trajtuar në mënyrë të konsiderueshme gjatë paraqitjes së çështjes së saj, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Ndërsa, Prokuroria në parashtresën e saj të dorëzuar më 28 korrik 2025, kishte thënë se kjo do anashkalonte pa nevojë procedurat që e rregullojnë këtë gjykim dhe si e tillë duhet të refuzohet në tërësi. Tha se kërkesa e Selimit injoron qartë rregulloren që ka të bëjë me marrjen në pyetje kundërshtuese.

Veç kësaj, ata thonë se Rregulla 143 (3) ua lejon palëve që të bëjnë pyetje që shqyrtojnë çështje që kanë dalë gjatë pyetjeve kryesore, por edhe pyetje mbi çështje që janë të rëndësishme mbi rastin e secilës nga palët.

Sipas Prokurorisë, kjo ishte konstatuar edhe në gjykimin ndaj Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit, që lejohet marrja në pyetje kundërshtuese mbi çështje që janë të rëndësishme për rastin e palës që merr në pyetje kundërshtuese, duke përfshirë edhe ZPS-në.

Prokuroria thotë se palëve ashtu edhe atyre u jepet diskrecion i gjerë për t’i “treguar dëshmitarit çdo dokument apo provë tjetër në përputhje me Rregullat” duke përfshirë këtu edhe dokumente që nuk janë përdorur më herët gjatë marrjes në pyetje. Pra, Prokuroria pretendon se mund të përdoren dokumente që kanë rendësi për rastin e saj dhe jo vetëm për çështje që bien në fushëveprimin e pyetjeve kryesore.

Një urdhër siç ka kërkuar Selimi për provat e reja, Prokuroria pretendon se do të ndikonte negativisht mbi drejtësinë, shpejtësinë dhe efikasitetin e procedurave. Sipas tyre, kufizimi i fushëveprimit në marrjen në pyetje kundërshtuese, trupi gjykues do të përballej me kërkesa për të rikthyer dëshmitarë të mëparshëm në sallën e gjyqit për t’i kundërshtuar çështjet që janë përjashtuar.

Prokuroria thotë që mbrojtja e Selimit po kërkon të ndalohet që ata të nxjerrin prova gjatë marrjes në pyetje kundërshtuese që mund të lidhen me aktet dhe sjelljen e tij, pavarësisht nëse ato prova janë të rëndësishme ose jo.

Ky ndalim i përgjithshëm nuk është i justifikuar dhe duhet të refuzohet tërësisht, pasi (i) ka të bëjë me çështje hipotetike që kërkojnë kontekst për t’u gjykuar, (ii) nuk është i nevojshëm në dritën e masave të gjera mbrojtëse brenda kuadrit aktual procedural, dhe (iii) bie ndesh me natyrën e marrjes në pyetje të dëshmitarëve dhe me qëllimin e gjetjes së të vërtetës”, thuhet në parashtrimin e Prokurorisë.

Po ashtu, ZPS-ja thotë se çdo kërkesë për ndryshimin e paragrafit 112 të urdhrit mbi zhvillimin e procedurës është i panevojshëm, pasi tashmë ky paragraf ofron mundësi të mjaftueshme për një palë që të kërkojë leje për të rifilluar marrjen në pyetje kundërshtuese.

Continue Reading

Lajmet

Për një javë në rajonin e Ferizajt 99 aksidente trafiku, 1750 gjoba

Published

on

By

Policia e rajonit të Ferizajt ka njoftuar se nga 28 korriku deri më 3 gusht, janë shqiptuar 1750 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 18 patentë shoferë.

Gjatë kësaj periudhe është njoftuar se janë shkaktuar 99 aksidente trafiku në këtë rajon, prej tyre 26 me lëndime, gjatë të cilave janë lënduar 37 persona e 73 aksidente me dëme materiale.

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe t’i respektojnë rregullat e trafikut”, ka thënë Policia.

Continue Reading

Lajmet

Murati: Deri në qershor u regjistruan 6,642 biznese, shenjë e ekonomisë së shëndetshme

Published

on

By

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, bëri të ditur se deri në qershor janë regjistruar 6,642 biznese, duke vlerësuar se kjo është shenjë e një ekonomie të shëndetshme.

Numri i bizneseve të reja ka shënuar edhe një rekord të ri në vitin e kaluar. Në vitin 2024 janë regjistruar 12,051 biznese të reja, që përbën një rritje prej 5.6% krahasuar me vitin paraprak.

Lajmi i mirë është se viti 2025 pritet ta tejkalojë vitin 2024 me rekord të ri. Deri në muajin qershor 2025 janë regjistruar 6,642 biznese, dhe me këtë ritëm shifra për tërë vitin pritet ta tejkalojë numrin 13 mijë për bizneset e reja të regjistruara.

Kjo është shenjë e një ekonomie të shëndetshme që po rritet në mënyrë të qëndrueshme. Hapja e bizneseve të reja nënkupton që ndërmarrësit janë optimistë për të ardhmen, por edhe që janë kreativë me ide të reja në treg”, shkroi në Facebook, Murati.

Continue Reading

Të kërkuara