Lajmet

Përdorimi i drogave në Kosovë trend në rritje te nxënësit, shtohet përqindja e përdorueseve femra

Published

on

Përdorimi i substancave narkotike në Kosovë është trend në rritje. Kështu thotë drejtori ekzekutiv i Qendrës për Këshillim të Varësisë ‘Labyrinth’, Safet Blakaj. Shqetësuese mbetet përdorimi i tyre edhe nga nxënësit, ku u bë thirrje që të ketë bashkëpunim më të madh mesë prindërve, shkollave e institucionet që të parandalohen raste të tilla. Blakaj ka thënë se është një rritje e lehtë të përdoruesve të drogave te fëmijët nën moshën 18 vjeç dhe sipas tij, shkollat duhet të ndërmarrin masa parandaluese.

“Natyrisht trendi i përdorimit të drogave në Kosovë në përgjithësi është në rritje, ka ndryshim në llojin e drogave të cilët po paraqiten këtu në tregun e zi, është një rritje e lehtë e përdoruesve të drogave posaçërisht tek ata nën 18 vjeç. Neve nuk na shqetëson pse janë në shkolla e përdorin drogën por na shqetëson se shkolla dhe sistemi i arsimimit duhet të ndërmarrë masa për të parandaluar ose për t’i ndihmuar atyre që veçse janë përdorues të drogave. Nuk është qëllimi i stigmatizimit por është qëllimi i intervenimit tek këto raste sa më herët sa më shpejtë më lehtë kryhet trajtimi për fëmijët”, ka thënë ai.

Sipas tij, elementi kryesor i shtimit të përdoruesve është qasja e lehtë e drogave, sipas tij nxënësit nuk po furnizohen dhe nuk po e përdorin droga brenda shkollës, por jashtë saj. Në mesin e konsumuesve të drogës, Blakaj potencoi se janë edhe nëntëvjeçarët, kurse mosha më e rrezikuar është 15-17 vjeçare.

“Elementet kryesore të përdorimit të drogave është edhe qasje e lehtë e drogave, në shumë shtete është edhe më e lehtë por qasje e lehtë është elementi i fillimi të drogave. Me atë që dimë ne nuk është që ata në shkollë e përdorin ose që aty furnizohet ngjarjet ndodhin jashtë shkolle, kur një i ri bie në kontakt me një grup të ri që përdorin drogë dhe bëhet pjesë e tyre. Nuk është vetëm shkolla ajo që e nxit përdorimin e drogës por janë ambientet sociale jashtë shkollës. Ne kemi mosha të ndryshme që paraqiten, nuk dua të përmend ekstremet që janë nëntë vjeç, 11 vjeç për neve nuk paraqesin shumë problem sepse ndodhin rrallë. Mosha më e rrezikuar është 15-16 dhe 17 vjet. Këta janë më së tepërti të rrezikuar për fillimin e përdorimit të drogës”, ka thënë ai.

Ai deklaroi se fillestarët e drogave konsumojnë llojit e drogës mariuhanë, po ashtu shtoi se 73 për qind të përdoruesve që kanë marrë tretman shëndetësor kanë filluar me marihuanë.

“Pjesa më e madhe e tyre fillojnë me mariuhanë dhe më tutje me droga të tjera, kjo nuk do të thotë që mariuhuana e nxit përdorimin në droga të tjera. 73 për qind e krejt klientëve 2 mijë e 800 të regjistruar që kanë marrë tretman shëndetësore atëherë kanë filluar me mariuahanë. Mund të gjuhet si një faktorë që mund të nxisë përdorimin e drogës. Një hulumtim është ulët e nxënësve që kanë deklaruar që kanë përdorur njëherë në jetën e tyre drogë”, shtoi ai.

Blakaj njofton se është shtuar numri i përdoruesve femra, sipas tij rreth 20 për qind femra janë konsumuese të lëndëve narkotike. Ai shprehet i shqetësuar me programet parandaluese të drogës në Kosovë, sepse sipas tij, vendi ynë është vonë me programe për parandalimin e drogave tek të rinjtë.

“Është shumë e rëndësishme identifikimi i hershëm dhe intervenimi është më i lehtë, vlerësimi i sjellësit të nxënësit, nëse nxënësi mungon në orët mësimorë, nëse kontakti me familjen është i shkëputur dhe nëse bie suksesi, mund të ketë problem me përdorimin e drogave. Ne kemi përcjellë shumë dhe kemi informata të shumta kur është fjala për heroinën që e kemi përcjellë që 20 vite, pra ka qenë 7.3 për qind e krejt përdorueseve të heroinës ka qenë femra, ndërsa sa i përket drogave të tjera është një rritje e shpejtë, nuk kemi vlerë të saktë por kemi të përafërt që po i afrohet 20 përqindëshit e femrave, tendenca është ende me u rrit, në përgjithësi numri është i rritur por pjesëmarrja e femrave në 100 për qind të njerëzve është diku afër 20 për qind e femrave”, ka thënë ai.

Drejtori i Shkollës Fillore “Emin Duraku” në kryeqytet, Visar Osmani, ka thënë se përdorimi i drogave është një problem në nivel kombëtar, për këtë ai tha se duhet të këtë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet. Ai tha se për momentin janë mirë sa i përket kësaj çështje, pasi në shkollë ka kujdes të shtuar ndaj nxënësve dhe se nxënësit në ambientet shkollore janë nën mbikëqyrje gjatë tërë kohës.

“Me të thënë të drejtën ky si problem është problem mundemi me e quajt edhe në nivel vendi kombëtar. Mendoj se duhet të reagohet në nivel qendror jo lokal për goditjen e kësaj dukurie apo goditjen e këtyre grupeve që sillen përreth shkollave. Ne jemi mirë në këtë fazë sepse kujdesi është i shtuar, preventiva është marrë qysh herët me vendosjen e një kriteri që nxënësit nuk mund të dalin jashtë oborrit të shkollës përgjatë pushimit të gjatë dhe përgjatë procesit mësimor. Kujdestarët janë vigjilent, përcjellin fëmijët deri pas mësimit, deri në dalje, kujdesi dhe kontaktet me prind janë të vazhdueshme që rastet problematike menjëherë ka bashkëpunim prind, psikolog kujdestar, reagohet në në çfarëdo lloj dyshimi, por umë nuk ndjehem i qetë dhe nuk ndjehem i motivuar kur ne jemi mirë por një shkollë e caktuar nuk qëndron mirë për sa i përket këtyre dukurive. Ne mundohemi që në baza ditore që problemet nga jashtë të mos na vijnë brenda, apo problemet nga brenda mos t’i shpërfaqim jashtë. Jemi jashtëzakonisht aktiv me ekip të ndërmjetësimit, me psikologë dhe me të gjithë mësimdhënësit e shkollës me ligjërata, me tema që ju interesojnë të rinjve mbi pasojat që mund t’i ketë fëmijët nëse veç tenton të jetë konsumues apo të jetë i kyçur në këto procese, kemi angazhuar qindra tribuna, qindra ligjërata me aktorë dhe akterë të ndryshëm që i luftojnë këto dukuri. Adresa kryesore është zëri i prindërve, ata duhet të jenë më të kujdesshëm për fëmijët e tyre”, ka thënë ai.

Osmani ka thënë se në të kaluarën shkollat kanë qenë vatër e këtij problemi, por pas intervenimeve tani situata është nën kontroll.

“Në të kaluarën ky ambient ka qenë vatër, ka pasur shumë probleme të kësaj natyre, por kemi bërë shumë intervenime, shumë lëshime dhe në asnjë mënyrë, është viti i katërt që këtu nuk ka pasur dhe nuk mund të futet asnjë person që nuk është nxënës, mësimdhënës apo pjesë e komunitetit. Domethënë çdo gjë është në kontrolle. Kemi pasur rreziqe, kemi pasur kërcënime, kemi mund me pas edhe pasoja sepse pas një periudhe të gjatë janë largu ato dukuri negative që kanë qenë këtu. Veç drogës janë marrë edhe me gjana tjera që thuajse s’ka pas një far lloj kontrolli ndaj institucionit, por tash është diçka tjetër. Tash është njëra ndër shkollat më të sigurta në Prishtinë”, ka thënë ai.

Në fund ai kërkoi bashkëpunim nga prindërit për t’i parandaluar raste të tilla.

“Uroj që këto statistika të ulen, që të mos ketë kurrë tema të tilla që të trajtojmë çështje të tilla. Prindërit janë ata që duhet të kujdesem shumë për fëmijët e tyre, që duhet të bashkëpunojnë me institucionet për çdo shqetësim që kanë me fëmijët e tyre, prindërit janë ata që mund t’i lajmërojnë vetë organet nëse vërejnë ndryshim tek fëmijët e tyre. Është e dhimbshme kur shohim fëmijë në ora 12 të natës në shesh apo në vendet tjera publikë, ata në atë kohë vendin e kanë në shtëpi e jo në rrugë”, ka thënë ai.

Vendi

Foda me ndryshime në formacion për ndeshjen ndaj Izraelit: Rikthehet Avdullahu, mbetet në dyshim Muriq

Published

on

By

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Franco Foda, ka bërë publike listën e përditësuar të lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen e sontme përballë Izraelit.

Në listën zyrtare të dorëzuar në UEFA është përfshirë mesfushaari Leon Avdullahu, i cili është rikthyer me ekip pas një shkëputjeje të përkohshme për arsye familjare. Po ashtu, në listë janë përfshirë Muharrem Jashari dhe Lindon Emërllahu, ndërsa jashtë grumbullimit për këtë sfidë kanë mbetur Baton Zabërgja, Vesel Demaku dhe Leard Sadriu.

Në dyshim për këtë përballje mbetet portieri Arijanet Muriq, i cili pësoi një lëndim gjatë ndeshjes së kaluar ndaj Austrisë.

Kosova zhvillon sonte ndeshjen e tretë në kuadër të Grupit B3 në Ligën e Kombeve kundër Izraelit, në stadiumin e Debrecenit në Hungari, nga ora 20:45. Pasi e nisën edicionin me fitore 1:0 ndaj Irlandës dhe pësuan humbje 3:1 ndaj Austrisë në Vjenë, “Dardanët” do të presin Austrinë në Prishtinë më 4 tetor.

Continue Reading

Vendi

Mbyllen përkohësisht disa rrugë në Prishtinë për shkak të protestës për UÇK-në

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se nga ora 15:00 do të mbyllen përkohësisht për qarkullim rrugët “Luan Haradinaj” dhe “Enver Zymeri” në kryeqytet, për shkak të protestës gjithpopullore që do të mbahet sot nga ora 16:00.

Protesta organizohet në mbështetje të ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në shenjë kundërshtimi ndaj vendimeve të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, varësisht nga zhvillimet në terren dhe lëvizja e pjesëmarrësve, mund të ketë kufizime ose ndërprerje të përkohshme të trafikut edhe në rrugë të tjera ndërlidhëse.

“Sipas planifikimeve policore, prej orës 15:00 rrugët të cilat do të mbyllen përkohësisht për qarkullim në kryeqytet janë: ‘Luan Haradinaj’ dhe ‘Enver Zymeri’, por varësisht nevojës operative mund të ketë edhe rrugë të tjera në të cilat mund të ndërpritet qarkullimi përkohësisht”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje, Policia e Kosovës bën të ditur se zyrtarët policorë do të jenë të pranishëm në terren për të garantuar mbarëvajtjen e protestës, rendin publik dhe sigurinë e qytetarëve

Continue Reading

Vendi

Sot shënohet 29-vjetori i protestave studentore të 1 Tetorit 1997

Published

on

By

Sot shënohet 29-vjetori i protestave të Lëvizjes Studentore, të cilat vlerësohen si një nga kthesat më të mëdha historike për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Protesta paqësore e 1 tetorit të vitit 1997 u organizua si përgjigje ndaj masave të dhunshme të regjimit të Slobodan Milosheviqit, i cili kishte dëbuar studentët dhe profesorët shqiptarë nga objektet universitare, duke imponuar me forcë plan-programin serb.

E prirë nga rektori i atëhershëm, Ejup Statovci, së bashku me drejtuesit e Lëvizjes Studentore si Bujar Dugolli, Albin Kurti, Driton Lajçi e Muhamet Mavraj, marshimi paqësor u ndërpre dhe u shpërnda me dhunë brutale nga policia serbe. Si pasojë e ndërhyrjes policore, dhjetëra studentë dhe profesorë mbetën të lënduar e të arrestuar.

Akti i guximshëm i studentëve mori një jehonë të jashtëzakonshme në mediat vendore dhe ato ndërkombëtare, duke tejkaluar çdo zhvillim tjetër politik të asaj periudhe. Kjo ngjarje historike konsiderohet si një pikë kthese që vendosi çështjen e Kosovës në krye të agjendës diplomacisë ndërkombëtare.

Continue Reading

Lajmet

Ish-presidentit Hashim Thaçi i vazhdohet paraburgimi për rastin e pengimit të drejtësisë

Published

on

By

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë vendosur t’i vazhdojnë masën e paraburgimit ish-presidentit Hashim Thaçi, në procesin gjyqësor ku ai akuzohet për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë së bashku me Bashkim Smakajn, Isni Kilajn, Fadil Fazliun dhe Hajredin Kuçin.

Vendimi është marrë më 30 shtator 2026 nga gjykatësi i vetëm i rastit, Christopher Gosnell, i cili konstatoi se vazhdojnë të ekzistojnë rreziqet se i akuzuari mund të pengojë ecurinë e procesit apo të kryejë vepra të tjera penale.

Në arsyetimin e saj, gjykata bëri me dije se gjatë marrjes së këtij vendimi ka pasur parasysh edhe shpalljen fajtor dhe dënimin e mëparshëm të Thaçit në çështjen gjyqësore për krime lufte. Sipas njoftimit zyrtar të Speciales, ky dënim nuk e ndryshon nevojën për rishikime periodike të paraburgimit në rastin aktual, i cili vlerësohet në bazë të faktorëve specifikë të kësaj çështjeje.

Gjatë seancës fillestare të mbajtur më 27 shkurt 2026, Hashim Thaçi dhe katër të akuzuarit e tjerë u deklaruan të pafajshëm për të gjitha akuzat. Zyra e Prokurorit të Specializuar pretendon se bëhet fjalë për veprime të koordinuara në grup me qëllim pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre.

Ndaj ish-presidentit Thaçi në këtë çështje rëndojnë tri akuza për pengim të personave zyrtarë, tri akuza për shkelje të fshehtësisë së procedurës, si dhe katër akuza për mosbindje ndaj gjykatës. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara