Lajmet

​Përbërja e re e Komisionit Evropian, pritet qasje më pro-aktive ndaj Kosovës

Published

on

Parlamenti Evropian nesër pritet të votojë përbërjen e re të Komisionit Evropian, pas zgjedhjeve në Bashkimin Evropian, të cilat janë mbajtur në qershor të këtij viti. Në partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje, partitë opozitare por edhe njohës të integrimeve evropiane pritjet janë që përbërja e re e Komisionit Evropian të ketë qasje më pro-aktive dhe mbështetëse ndaj Kosovës.

Përbërjen e re të KE-së para euro-deputetëve do ta prezantojë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von Der Lyen. Në krye të politikës së jashtme dhe të sigurisë së BE-së do të jetë ish-kryeministrja e Estonisë, Kaja Kllas, ndërkaq komisionerja për zgjerim do të jetë, Marta Kos nga Sllovenia.

Të dyja zyrtaret e larta evropiane vijnë nga vende njohëse të pavarësisë së Kosovës. Ky fakt për shefen e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, është pozitive për vendin, duke krahasuar me shefin aktual të politikës së jashtme dhe të sigurisë së BE-së, Josep Borrell.

Ajo thotë se në bazë të dëgjimeve publike që dy zyrtaret kanë pasur në komisione të Parlamentit Evropian, qëndrimet e tyre janë në përputhje të plot edhe me qëndrimin e Kosovës.

Shefja e deputetëve të LVV-së, është optimiste se tashmë Komisioni Evropian do të lëviz përpara në drejtim të largimit të masave ndaj Kosovës. Sipas saj, është e domosdoshme që BE-ja, mos të ketë qasje të njëanshme në dialog dhe të mos ketë politika të pandëshkueshmërisë ndaj Serbisë.

Po ashtu, ajo potencon nevojën që në kuadër të kësaj përbërje të Komisionit Evropian të shqyrtohet edhe aplikimi i Kosovës për marrjen e statusit vend-kandidat për anëtarësim në BE.

“Pashmangshëm do të jetë një politikë paska më ndryshe në raport me bartësit e dikastereve në kuadër të Komisionit Evropian. Për Republikën e Kosovës dhe Ballkanin Perëndimor në veçanti janë të rëndësishëm dy dikaster. Komsionerja për zgjerim Marta Kos dhe përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas. Në të dy rastet pozicionet e deklaruara, dëgjimeve që kanë qenë në kuadër të komisioneve në Parlamentin Evropian kanë qenë qëndrime në përputhje të plot edhe me qëndrimin e Kosovës. Në raport edhe me qoftë mosndryshimin e kufijve në Ballkan, ku komisionerja Kos ka qenë e prerë se në Ballkan s’do të ketë ndryshim të kufijve…. Kjo politikë e pandëshkueshmërisë (e Borrell dhe Lajçak) apo njëfarë forme e nxjerrjes së Serbisë në një pozicion të barabartë me Kosovën do të ndryshojë ose të paktën do të ketë tendencë për të ndryshuar”, thekson Kusari-Lila.

Në anën tjetër, deputetja e LDK-së, njëherësh kryetarja e Komisionit parlamentar për integrime evropiane, Rrezarta Krasniqi, thotë se pret që shumë shpejtë pas votimit të Komisionit të ri Evropian të miratohet plani i zgjerimit të BE-së për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas saj, përbërja e re e Komisionit Evropian duhet të insistojë për largimin e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, mirëpo shton se edhe institucionet e Kosovës duhet të bëjnë punën e tyre drejt zbatimit të kërkesave të BE-së.

“Konstituimi i komisionit të ri evropian ka një rëndësi të veçantë për Bashkimin Evropian por edhe për Kosovën. Tashmë pritet të bëhet zgjerimi i planit të BE-së, gjithashtu pritet të hiqen edhe masat e BE-së. Mirëpo më shumë varet edhe nga institucionet tona që të zbatojnë kërkesat e BE-së, të cilat janë të parealizueshme deri tani. Për herë të parë Kosova ka masa nga Bashkimi Evropian, mirëpo presim që me konstituimin e komisionit të ri evropian të merren hapa të rinj dhe Kosovës t’i hiqen masat, por puna kryesore i mbetet qeverisë”, deklaron Krasniqi.

Optimist se Komisioni i ri Evropian do të ketë qasje pro-aktive ndaj Kosovës është edhe profesori i integrimeve evropiane, Avni Mazrreku.

Ai thotë se është lajm pozitiv për Kosovën së në krye të politikës së jashtme të BE-së, është ish-kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas.

Sipas tij, kjo e vendosë Kosovën apriori në pozitë më të favorshme, krahasuar me mandatin paraprak, ku në krye të këtij dikasteri ka qenë Josep Borrell.

“Roli i individit ka jashtëzakonisht shumë rëndësi. Në mandatin e kaluar, në strukturat të deritanishme të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian kemi pas kryesisht personalitete të cilat vijnë nga ministritë e jashtme të shteteve që kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë mjaft rezistente sa i përket njohjes së sovranitetit të Kosovës. Në këtë rast lajmi pozitiv është se zyrtarja në fjalë për organin respektiv të Bashkimit Evropian vjen nga një shtet i cili është ndër shtetet e para njohës të Pavarësisë së Kosovës. Apriori kjo e vendosë Kosovën në pozitë më të favorshme, krahasuar me mandatin paraprak”, deklaron ai.

Komisioni i ri evropian do të ketë mandat pesëvjeçar. Institucionet kosovare, jo rrallë herë kanë adresuar kritika për Josep Borrell, mirëpo edhe komisionerin aktual për zgjerim, Oliver Verhelyi për qasje jo të drejt ndaj Kosovës.

Lajmet

Gjendet vetura e të dyshuarit për vrasjen e 29-vjeçarit në Pogragjë të Gjilanit

Published

on

By

Policia e Kosovës ka gjetur veturën e të dyshuarit për vrasjen e 29-vjeçarit që ndodhi të dielën në fshatin Pogragjë të Gjilanit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ndërkaq, i dyshuari për kryerjen e kësaj vrasjeje gjendet ende në arrati, teksa njësitë hetimore po vazhdojnë punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Continue Reading

Lajmet

Maqedonci merr pjesë në Forumin e Sigurisë në Varshavë

Published

on

By

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, po merr pjesë në “Warsaw Security Forum 2026”, që po mbahet më 12 dhe 13 tetor në Poloni, ku do të diskutohet për të ardhmen e NATO-s, forcimin e kapaciteteve mbrojtëse evropiane dhe luftën në Ukrainë.

Gjatë këtij forumi ndërkombëtar të sigurisë, i cili bashkon liderë ushtarakë, diplomatë e përfaqësues shtetërorë, Maqedonci pritet të zhvillojë takime me homologë e partnerë ndërkombëtarë për fuqizimin e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Kuvendi mblidhet të enjten: Në rend dite zgjedhja e anëtarëve të BQK-së dhe Bordit të RTK-së

Published

on

By

Seanca e radhës plenare e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të enjten, më 15 tetor, me fillim nga ora 10:00.

Vendimi u mor gjatë mbledhjes së sotme të Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare, të udhëhequr nga kryetarja Albulena Haxhiu.

Në rend të ditës të kësaj seance, përveç deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, përfshihen një sërë pikash me rëndësi:

  • Bordi i BQK-së: Zgjedhja e dy anëtarëve joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës.
  • Bordi i RTK-së: Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (dy nga komuniteti shqiptar, një nga komuniteti serb dhe një nga komunitetet tjera joshumicë).
  • Projektligje dhe komisione: Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, si dhe propozimi i Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

Përveç caktimit të seancës, Kryesia mori vendim edhe për shpalljen e konkursit për anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHCK).

 

Continue Reading

Lajmet

Nënshkruhet marrëveshja 41-milionëshe për modernizimin e infrastrukturës shëndetësore në Kosovë

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka nënshkruar një marrëveshje financimi në vlerë prej 41 milionë eurosh me Bankën Evropiane të Investimeve (BEI) dhe Bankën për Zhvillim të Këshillit të Evropës (CEB), e cila ka për synim modernizimin e infrastrukturës mjekësore dhe sigurimin e pajisjeve të avancuara në sistemin shëndetësor publik.

Financimi do të ndahet në mënyrë të barabartë mes dy bankave evropiane dhe do të përfshijë investime direkte në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë, si dhe në spitalet rajonale të Prizrenit, Pejës, Gjakovës dhe Gjilanit. Projektet përkojnë me objektivat e Strategjisë Sektoriale të Shëndetësisë 2025–2030 për digjitalizimin dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve dytësore dhe terciare.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, theksoi se ky investim do të përmirësojë drejtpërdrejt kushtet e punës për profesionistët shëndetësorë dhe shërbimet ndaj pacientëve:

“Marrëveshja e kredisë me BEI dhe CEB në vlerë prej 41 milionë eurosh do të sigurojë pajisje mjekësore moderne dhe do të ndikojë në infrastrukturën përcjellëse në QKUK dhe spitalet rajonale në Prizren, Pejë, Gjakovë e Gjilan.”

Ndërkaq, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, nënvizoi se ky projekt përbën një shtyllë kyçe të reformës shëndetësore:

“Strategjia Sektoriale e Shëndetësisë 2025–2030 i jep një rëndësi të veçantë përmirësimit të infrastrukturës fizike dhe furnizimit me pajisje moderne mjekësore për një periudhë afatgjatë.”Nga ana e institucioneve financiare ndërkombëtare, nënkryetari i BEI-t, Robert de Groot, dhe zëvendësguvernatori i CEB-it, Johannes Böhmer, vlerësuan se investimi do të garantojë diagnostikim më të saktë dhe trajtim më efektiv për qytetarët e Kosovës.

“Përmes këtij operacioni po ndihmojmë që profesionistët shëndetësorë dhe pacientët në mbarë Kosovën të kenë qasje në pajisje dhe lehtësira moderne për një kujdes më të mirë mjekësor”, u shpreh de Groot.

“Mund të thoshim se pa shëndet, çdo gjë është asgjë. Popullata pret një sistem të fortë shëndetësor si shërbim bazë që qeveritë duhet ta sigurojnë”, shtoi Böhmer. /Ekonomia Online/

 

Continue Reading

Të kërkuara