Lajmet

Përballë dilemës: Hamami i Mitrovicës në shitje pa ‘haberin e shtetit’

Published

on

Hamami i qytetit të Mitrovicës, një monument i rëndësishëm historik i ndërtuar në fund të shekullit XVIII nga Sylejman Pashë Berisha dhe nipi i tij, Zejnullah Beg Berisha, është nxjerrë në shitje për 1.6 milionë euro. Ky objekt, që shtrihet në një sipërfaqe prej 15 ari në qendër të qytetit, ofrohet së bashku me pjesën e parkingut mbrapa tij. Pavarësisht rëndësisë kulturore dhe statusit të mbrojtur, institucionet e Kosovës nuk kanë qenë të informuara për këtë iniciativë.

Historia e Hamamit është e pasur, duke shërbyer deri në vitin 1959 si një hapësirë për publikun. Në vitet e fundit, ai është përdorur si muze dhe ka marrë investime të konsiderueshme, përfshirë rreth 90 mijë euro në vitin 2022. Megjithatë, përballë problemeve të mirëmbajtjes, si lagështira dhe vjedhja e materialeve, pronarët tani janë të gatshëm ta shesin këtë pronë.

Agjenti i pasurive të paluajtshme, Arban Peci, ka konfirmuar se, pavarësisht interesit, blerësit potencialë janë të ndarë nga mundësia e ndalimeve për ndërtim të objekteve të reja pa leje nga institucionet e trashëgimisë kulturore, shkruan Koha.

Drejtues të lartë institucionalë sugjerojnë se Ministria e Kulturës duhet ta blejë Hamamin, duke e parë si një investim të vlefshëm për ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Ndërsa, përfaqësues të institucionit nuk kanë kthyer përgjigje në kërkesën për informacion rreth shitjes. Kjo situatë ngrit shqetësime mbi menaxhimin e trashëgimisë kulturore në vend dhe nevojën për një qasje më të koordinuar për ruajtjen e objekteve të tilla të rëndësishme./UBTNews/

Lajmet

Përsëri rritet çmimi i naftës në Kosovë

Published

on

By

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka caktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për ditën e sotme.

Sipas këtij vendimi, litri i naftës do të kushtojë më së shumti 1.79 euro, benzina 1.52 euro, ndërsa gazi 0.62 euro.

Këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00. Kjo është dita e katërt radhazi që çmimi i naftës në vend po rritet me nga 1 cent për litër. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Jessie J ndërpret koncertin pas përleshjes së fansave në turmë

Published

on

Këngëtarja britanike Jessie J ka ndërprerë për pak çaste performancën e saj në Angli, pasi disa fansa në turmë u përfshinë në një përleshje.

Gjatë koncertit pranë Londrës, këngëtarja u kërkoi të pranishmëve të qetësoheshin dhe të mos përfshiheshin në konflikte.

“Ky është alkooli dhe egoja. Thjesht qetësohuni. Të grindesh është humbje kohe, sidomos të godasësh dikë. Dhe para fëmijëve, absolutisht jo”, u tha ajo fansave.

Jessie J u bëri thirrje të pranishmëve që të mos reagonin me agresivitet, edhe në rastet kur dikush tjetër po sillej keq.

Pasi situata nuk u qetësua, këngëtarja kërkoi që personat e përfshirë në konflikt të nxirreshin nga salla, në mënyrë që koncerti të vazhdonte.

“Shumë njerëz kanë shpenzuar para për këtë koncert për të më parë. Thjesht nxirrini jashtë që të vazhdojmë. Nuk më duhen këtu. Njerëzit kanë pritur me orë të tëra për të na parë”, tha ajo.

Reagimi i saj u prit pozitivisht nga fansat, të cilët e vlerësuan për mënyrën e drejtpërdrejtë dhe të vendosur se si e menaxhoi situatën./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Po rinovohet Teatri ODA në Prishtinë, investim prej 1.3 milionë eurosh

Published

on

Po vazhdojnë punimet për rinovimin e plotë të Teatrit ODA në Prishtinë, një nga hapësirat më të rëndësishme të skenës së pavarur dhe artit bashkëkohor në Kosovë.

Pas më shumë se dy dekadash veprimtari artistike, objekti po transformohet me synim krijimin e kushteve më të mira për artistët dhe publikun, duke ruajtur rolin e tij në jetën kulturore të kryeqytetit.

Projekti kap vlerën prej 1.3 milionë eurosh dhe synon forcimin e infrastrukturës kulturore, si dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillimin e skenës artistike në Kosovë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vazhdojnë punimet për restaurimin e shtëpisë së familjes Koçbashliu në Prizren

Published

on

Po vazhdojnë punimet për restaurimin e shtëpisë së familjes Koçbashliu, një aset me vlera të veçanta historike, arkitekturore dhe etnologjike, i cili ndodhet në Qendrën Historike të Prizrenit.

Kjo shtëpi tradicionale ruan elemente karakteristike të arkitekturës qytetare prizrenase, ndër to edhe hajatin dhe çardakun, që i japin objektit veçoritë e tij tipologjike.

Përmes restaurimit synohet ruajtja e këtij objekti dhe e vlerave të tij të trashëgimisë kulturore, duke mbrojtur një pjesë të rëndësishme të kujtesës dhe identitetit historik të Prizrenit./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara