Kuriozitete

Për të huajt, ky qenka qyteti më i shtrenjtë në botë

Published

on

Hong Kongu është qyteti më i shtrenjtë në botë për të huajt, vlerëson një studim i kompanisë amerikane Mercer. Studimi mat koston e 200 gjërave – përfshirë strehimin, transportin, ushqimin, veshjet, sendet shtëpiake dhe argëtimin – në 209 qytete.

Për shkak të çmimeve të larta të banesave, Hong Kongu zë vendin e parë për të dytin vit radhazi.

Pas tij vjen kryeqyteti i Turkmenistanit, Ashgabati.

Çmimet e larta në Ashgabat thuhet se janë pasojë e inflacionit të lartë në Turkmenistan, i treti në listën e Mercerit është Tokio dhe pas tij vjen Cyrihu i Zvicrës.

Zvicra ka edhe dy qytete të tjera në dhjetë vendet e para: Bernin dhe Gjenevën.

Studimi i Mercer-it përdoret edhe nga korporatat për të vendosur pagat e përfitimet për punonjësit e tyre jashtë shtetit. /UBT News/

 

Kuriozitete

Po e bëjnë shumica, por njihuni me efektin anësor të ndërhyrjes në ballë

Published

on

Botoksi në ballë pëlqehet gjithnjë e më shumë nga të rinjtë. Arsyeja? Me një aplikim, mund të “bllokoni” e parandaloni krijimin e rrudhave në ballë dhe rreth syve, por edhe të ngrini mimikën e fytyrës suaj, nëse keni shumë shprehi. Si çdo trajtim i mjekësisë estetike, kërkohet kujdes.

Ja ç’duhet të dini sipas ekspertëve:

“Trajtimi me toksinën botulinum është ndër procedurat më të përhapura në botën e mjekësisë estetike, por si të gjitha trajtimet kërkon disa masa paraprake. Në ditët para trajtimit duhet të shmangni marrjen e barnave anti-inflamatore ose relaksuese të muskujve dhe është e rëndësishme t’i komunikoni mjekut çdo alergji dhe terapi të vazhdueshme, pasi disa antibiotikë ndërveprojnë me toksinën. Dhimbjet janë minimale nëse përdoret mpirës e nuk ngelen shenja”, shpjegon Dr. Camilla di Pasquali, Drejtoreshë Mjekësie dhe themelues i Botox Bar «Jo vetëm kaq. Pas kryerjes së trajtimit me Botox, do të jetë e nevojshme të ndiqen masa paraprake si mosmbajtja e kapeleve, lidhëseve që shtrëngojnë flokët et., për të paktën tre ditë. Shmangni çdo aktivitet që ju kërkon të qëndroni me kokë poshtë, si yoga apo pilates e shmangni “rrudhosjen” e zonës së trajtuar me eksfoliantët mekanikë si scrub-et”. Arsyeja? “Toksina mund të përhapet në muskuj që nuk janë objektivi i trajtimit”.

Përfitimet për rrudhat e konturit të ballit dhe syve:

Ndër avantazhet kryesore të Botox-it është reduktimi i rrudhave dinamike, pra të gjitha atyre që krijohen gjatë kryerjes së lëvizjeve ekspresive, me kalimin e kohës muskujt e përdorur bëhen të hipertonizuar, ose të jenë tkurrur dhe në këto raste na ndihmon toksina botulinum”. “Duke relaksuar muskujt dhe duke shmangur mekanikisht që shtresa derma e lëkurës në atë zonë t’i nënshtrohet stresit të vazhdueshëm”, shpjegon ekspertja.

“Botoksi sjell efekte edhe në teksturën e lëkurës, duke i dhënë një pamje më kompakte dhe të lëmuar, si dhe në prodhimin e sebumit, duke ndihmuar në bllokimin e hiperhidrozës (djersitjes së tepërt) së fytyrës, duarve, këmbëve dhe sqetullave (nëse aplikohet aty)”, specifikon ekspertja.

“Toksina e botulinumit është medikament injektues, prandaj administrohet në zonat që trajtohen me mikroinjeksione që ndryshojnë sipas nevojave të pacientit”, vijon ajo.

Kohëzgjatja e efektit relaksues të muskujve është afërsisht katër muaj, por përfitimi mund të vazhdojë deri në gjashtë muaj, prandaj nuk rekomandohet të përsëritet trajtimi para kësaj periudhe kohore, duke shmangur gjithashtu zhvillimin e rezistencës ndaj krijohen toksina ose rezultate të panatyrshme”.

Çka duhet të bëni nëse doni të “ktheheni prapa”?

“Ndryshe nga mbushësit me acid hialuronik, për të cilët është e mundur të kryhet hialuronidaza për të shmangur një rezultat të padëshiruar, për Botox-in nuk ka “antidot”” – specifikon Dr. Camilla di Pasquali “Aktivizimi maksimal i toksinës zgjat dy muaj, pas së cilës rezultati natyralizohet, duke u kthyer ngadalë në lëvizshmëri të plotë. Ajo që është thelbësore është të mbështetemi në duart e ekspertëve, të cilët i njohin karakteristikat e toksinës dhe janë në gjendje të formulojnë diagnozën dhe administrimin më të saktë, pa nënvlerësuar rreziqet e mjekësisë estetike”, përfundon ekspertja. /UBT News/

Continue Reading

Kuriozitete

Vdiq si pasagjer në Titanik, shitet për çmimin marramendës ora e xhepit të tij

Published

on

Një orë xhepi që është “ngrirë në kohë” kur pronari i saj përfundoi thellë në ujë së bashku me anijen Titanic, pritet të dalë në ankand për 80 mijë dollarë. Ramon Gomez, ishte një prej 1.521 pasagjerëve që humbi jetën kur anija goditi ajsbergun dhe u fundos më 1912. Gomez një shtetas nga Urugai, ishte pasagjer në klasin e parë dhe që besohej se ishte hedhur nga anija duke tentuar ta shpëtojë vetën.

Por, doli se trupi i tij u gjet në det një javë më vonë nga anija MacKay-Bennett.

Gjërat i ishin larguar nga trupi me qëllim që t’i dërgohen familjes së tij, përfshirë dhe orën e argjendtë zvicerane Zenith.  Por, ora kishte mbetur e “ngrirë në kohë” në 4:52 të mëngjesit, që ishte dy orë e 33 minuta, pasi ishte fundosur anija.

Familja e tij e mbajti orën për 112 vite, por tani po e shesin në ankand në Wiltshire të Britanisë së Madhe.

Është interesant se Gomez i kishte mbijetuar një katastrofe tjetër me anije, kur zjarri e përfshiu atë në Shtetet e Bashkuara duke e detyruar të hidhet në det.

Continue Reading

Kuriozitete

Pse gratë kanë më shumë të ftohtë se burrat?

Published

on

Nëse jeni jashtë dhe dielli fillon të perëndojë, gratë janë gjithmonë të parat që ankohen se kanë ftohtë. Shkencëtarët më në fund e kanë zgjidhur misterin dhe i janë përgjigjur pyetjes pse është kështu. Ata zbuluan se i njëjti tipar është i pranishëm në shumë zogj dhe gjitarë, me femrat që preferojnë një fole ose strofull komode dhe të ngrohtë, ndërsa meshkujt nuk e shqetësojnë edhe aq dimrin.

Studiuesit besojnë se kjo gjendje e grave i ndalon përplasjet e çifteve, ata zbuluan se e njëjta tipar është e pranishme në shumë lloje zogjsh dhe gjitarësh femra të cilat preferojnë një strofull më të ngrohtë dhe komode.

DrEran Levin nga Universiteti i Tel Avivit tha se burrat dhe gratë temperaturat i ndjejnë ndryshe.

“Burrat dhe gratë e ndiejnë temperaturën ndryshe. Ky ndryshim në ndjesinë termike. Studimi ka treguar se fenomeni nuk është unik për njerëzit, por edhe në mesin e shumë llojeve të shpendëve dhe gjitarëve, femrat preferojnë një mjedis më të ngrohtë sesa meshkujt dhe në periudha të caktuara këto preferenca shkaktojnë ndarje midis dy gjinive”, u shpreh ai.

Ai shtoi se fenomeni lidhet me disa tipare të tjera që shihen tek kafshët dhe njerëzit. P.sh, femrat kanë më shumë gjasa të grumbullohen për ngrohtësi e kur meshkujt mbajnë më shumë distancë dhe i shmangen kontaktit me njëri -tjetrin. /UBT News/

Continue Reading

Kuriozitete

Ja arsyet pse njerëzit nuk respektojnë kufijtë tuaj

Published

on

Vendosja e kufijve është thelbësore për mirëqenien tuaj fizike dhe mendore. Por, sigurisht që të gjithëve na ka ndodhur në jetë që njerëzit rrotull nesh të mos i respektojnë ato. Çfarë të bëjmë atëherë?

Sipas psikologes klinike Bethany Ruby, vendosja e kufijve personalë është linja që vendosim në raport me nivelet e rehatisë. Por, ky është momenti për të kuptuar pse njerëzit nuk i respektojnë kufijtë tuaj qofshin ato fizik, psikologjik etj.

Ju u tregoni të tjerëve çfarë të ndryshojnë, jo atë që nevojitet – Kur vendosni kufij duhet të jeni të kujdesshëm. Mos harroni se përcaktimi i kufijve nuk përdoret për të ndryshuar të tjerët, por për të shprehur nevojat tuaja. Jini të qartë për to dhe kujtojuni të tjerëve se ku janë kufijtë tuaj.

Qeshni me nevojat tuaja – Nuk është çudi pse njerëzit nuk ju dëgjojnë kur qeshni ose kërkoni falje për kufijtë tuaj. Duhet të ndiheni të sigurt kur shprehni nevojat apo dëshirat tuaja, duke rritur vetëvlerësimin dhe jo vetëm.

Nuk merrni përgjegjësi për zbatimin e kufijve tuaj – Mos harroni se vendosja dhe mbajtja e kufijve është përgjegjësia juaj. Kjo lidhet me vendosjen e standardeve në jetë. Mos prisni deri në minutën e fundit për të përforcuar kufijtë. Bëni menjëherë kur dikush tenton t’i zhvendosë ato.

Më shumë kritikoni se flitni për kufijtë – E gjeni veten duke e humbur “fillin” e bisedës rrugës? Atëherë, sigurohuni mos të ndodhë. Para një bisede, shkruani pikat kryesore e vendosni një alarm. Lërini vetes disa minuta për të shpjeguar situatën përpara se të kaloni te pika kryesore.

Nuk interesoheni nëse njerëzit vërtet kanë interes për kufijtë tuaj – Nuk mund t’i detyroni njerëzit të respektojnë kufijtë tuaj, nëse vetë nuk i zbatoni dhe respektoni ato. Sigurohuni që të vendosni kufizime dhe pasoja kur bëhet fjalë për to.

Nuk u besoni instinkteve tuaja – Kur luftoni për të krijuar kufij, është thelbësore t’i krijoni ato kufij nga e para. Ju mund të kapeni pas idesë së zbatimit të kufijve, por çfarë ndodh nëse ato nuk përputhen me nevojat tuaja? Atëherë, besojini thjesht instinktit. /UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara