Shëndet

Për një ditë të mbarë bëni këto pesë gjëra kur zgjoheni

Filloni mirë ditën me këto pesë gjëra që bëjnë njerëzit e lumtur çdo mëngjes para se ngrihen nga shtrati.

Published

on

A doni të qëndroni gjithë ditën të lumtur? Fillon me zgjimin e duhur. Në vend që të çoheni nga krevati me tringëllimën e alarmit, merrni pak kohë për veten ndërkohë që jeni ende në shtrat. Kur kujdeseni për veten, edhe trupi edhe mendja, përcaktojnë humorin e të gjithë ditës nё vazhdim.

Filloni mirë ditën me këto pesë gjëra që bëjnë njerëzit e lumtur çdo mëngjes para se ngrihen nga shtrati.

1. Pini ujë
A e dini se kur zgjohemi një mëngjes shumë prej nesh vuajnë disa nga simptomat e hershme të dehidratimit si letargjia, paaftësia për t’u përqëndruar dhe fillimi i dhimbjes së kokës? E para gjë që duhet të bësh kur zgjohesh është të pish ujë! Mbajeni një shishe ujë afër për ta arritur lehtë.

2. Reflektoni
Reflektoni mbi gjërat që ndodhën dje dhe me të cilat ishin apo nuk ishit të lumtur. Për ato gjëra që nuk shkuan aq mirë, mendoni për disa mënyra me të cilat mund të shmangni t’i përsërisni, mendoni për një plan A dhe një plan B, për siguri. Shkoni një hap më tutje dhe faleni veten për çdo gabim që keni bërë, por jepini vetes një lavdërim për ato gjëra që bëtë mirë.

3. Falenderoni
Pas kësaj, mendo për ato gjëra për të cilat jeni mirënjohës në jetë, ndonjëherë problemet tona mund të duken më të mëdhaja se vetë jeta dhe mbytëse, por duke falenderuar, edhe për gjërat e vogla, është një mënyrë e thjeshtë për t’i parë gjërat në perspektivë dhe pёr tё krijuar një lumturi të brendshme më të madhe.

4. Praktiko frymëmarrje-frymënxjerrje
Tani që pitë ujë, reflektuat dhe menduat se sa mirënjohës jeni, merrni frymë dhe nxirreni atë, bëjeni këtë proces për disa minuta, një seksion mini-meditimi për të qartësuar mendjen dhe për të oksigjenuar trurin tuaj. Praktikimi i kësaj çdo mëngjes para se të dilni nga shtrati është një lehtësues tensioni dhe ndihmon në kthjellim, çlirimin e dhimbjeve dhe madje edhe forcimin e sistemit imunitar.

5. Bëni “stretching” dhe buzëqeshni
Dhe në fund, tendoseni trupin tuaj nga maja e kokës deri në fund të këmbëve, duke ngushtuar dhe relaksuar çdo muskul në trupin tuaj. Pas të gjithave, buzëqeshja rrit çlirimin e lëndëve kimike nё trurin tuaj përgjegjëse për ndjesinë e lumturisë, që në fakt ju bëjnë të lumtur. Pas një tendosje të mirë të trupit dhe një buzëqeshje të madhe, ju ndiheni sikur mund të keni çdo gjë.

Jepini vetes mundësi të aplikoni këto 5 gjëra dhe do të ndiheni gati për një ditë të lumtur, produktive dhe të shkëlqyer.

Shëndet

Tetë vende të reja në listën britanike për rrezikun nga pijet e falsifikuara me metanol

Published

on

Tetë shtete të reja janë shtuar në listën e paralajmërimeve të Zyrës së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, për shkak të rrezikut nga helmimi me metanol që mund të ndodhë nga pijet alkoolike të falsifikuara ose të ndotura.

Sipas raportimit të BBC, vendet e reja të përfshira janë: Ekuadori, Japonia, Kenia, Meksika, Nigeria, Peruja, Rusia dhe Uganda, pas disa rasteve të britanikëve që janë prekur në këto shtete.

Më herët, paralajmërimi përfshinte Tailandën, Laosin, Vietnamin, Kamboxhën, Indonezinë, Turqinë, Kosta Rikën dhe Fixhin, pas disa incidenteve serioze — përfshirë vdekjen e gjashtë turistëve në Laos vitin e kaluar.

Autoritetet britanike u bëjnë thirrje udhëtarëve të tregojnë kujdes ndaj shenjave të mundshme të helmimit me metanol, si shikim i turbullt, konfuzion apo probleme me frymëmarrjen, që mund të çojnë në sëmundje të rënda ose edhe vdekje. /A.Z/UBT News/

 

 

Continue Reading

Shëndet

Studimi zbulon: Mungesa e kohës për veten rrit rrezikun e demencës

Published

on

Kur mungon koha për veten, truri paguan çmimin – studimi që lidh mungesën e kohës me rrezikun e demencës.

Koha, ose më saktë mungesa e saj, mund të jetë hallka që mungon në parandalimin e demencës.

Një studim i ri paralajmëron se njerëzit që nuk kanë mjaftueshëm kohë për t’u kujdesur për veten janë në rrezik më të madh për rënie njohëse dhe zhvillim të demencës.

Një faktor i ri në shëndetin e trurit

Hulumtimi, i realizuar nga Qendra për Plakje të Shëndetshme të Trurit në Universitetin e New South Wales në Sidnej e botuar në revistën The Lancet Healthy Longevity, identifikon kohën si faktor social kyç për shëndetin e trurit – po aq i rëndësishëm sa arsimi dhe të ardhurat.

Sipas autorëve, “pabarazia kohore”, pra shpërndarja e pabarabartë e kohës ndërmjet grupeve shoqërore, mund të ndikojë drejtpërdrejt në aftësinë e individëve për të ruajtur shëndetin mendor dhe për të ulur rrezikun nga demenca.

Çfarë do të thotë “mungesë kohe për veten”?

Studiuesit analizuan të dhëna epidemiologjike dhe neurologjike, duke lidhur përdorimin e kohës me zhvillimin e demencës.

Ata zbuluan se personat që vuajnë nga “varfëria kohore” – pra, mungesa e kohës për kujdes ndaj vetes, kanë më tepër gjasa të zhvillojnë probleme njohëse në krahasim me ata që gjejnë kohë për gjumë, ushqim të shëndetshëm, aktivitet fizik dhe kontakte shoqërore.

“Njeriut i duhen të paktën 10 orë në ditë për aktivitetet bazë që ruajnë shëndetin e trurit”, shpjegon Dr. Simon Repermund, bashkautore e studimit. “Për shumë njerëz, kjo është e paarritshme për shkak të detyrimeve të përditshme.”

Koha – lidhja mes faktorëve të rrezikut

Komisioni Lancet më 2024 identifikoi disa faktorë kryesorë të rrezikut për demencë, përfshirë hipertensionin, diabetin, mungesën e aktivitetit fizik, izolimin shoqëror dhe kolesterolin e lartë.

Sipas studiuesve të CHeBA, të gjithë këta faktorë lidhen në mënyrë të tërthortë me mungesën e kohës.

Për të ushtruar, për të përgatitur ushqime të shëndetshme apo për të kaluar kohë me familjen dhe miqtë, nevojitet kohë – një burim që shumë njerëz nuk e kanë më. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Ky ilaç është premtues për humbje në peshë

Published

on

Continue Reading

Shëndet

Kur kanceri i mëlçisë përhapet në kocka

Published

on

Kur kanceri i mëlçisë metastazon në kocka, zakonisht ndodhet në stadin e katërt (IV).

Ky stad shoqërohet me dhimbje të forta kockore, rrezik të lartë për fraktura dhe komplikime si hiperkalcemia (rritje e kalciumit në gjak) dhe kompresioni i palcës kurrizore.

Dhimbja është e vazhdueshme dhe vështirë kontrollohet edhe me ilaçe.

Sipas klinikave si Cleveland Clinic dhe Mayo Clinic, metastazat kockore mund të shkaktojnë lodhje, të përziera, konfuzion, dhe dobësi ose mpirje në gjymtyrë. Kanceri i mëlçisë shpesh zbulohet në faza të vona, sidomos te pacientët me hepatit kronik, cirozë, diabet apo mbipeshë.

Studimet tregojnë se 3% deri në 20% e pacientëve me karcinomë hepatike zhvillojnë metastaza në kocka, kryesisht në shtyllën kurrizore.

Dhimbja është simptoma më e shpeshtë dhe më e rëndë, duke ndikuar drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së pacientit.

Trajtimi në këto raste është paliativ, pra synon lehtësimin e dhimbjes dhe përmirësimin e jetës.

Përveç ilaçeve dhe radioterapisë, sot përdoren edhe teknika moderne si ablacioni me radiofrekuencë dhe embolizimi selektiv, që ndihmojnë në kontrollimin e metastazave dhe reduktimin e dhimbjes. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara