Kronikë e zezë

Për një ditë shqiptohen 468 gjoba ndaj qytetarëve që nuk respektuan masat antiCOVID

Qeveria ndërmori masa të reja kundër COVID-19 në fillim të dhjetorit.

Published

on

Është rritur numri i gjobave për qytetarët që nuk po respektojnë masat antiCOVID-19. Vetëm për një ditë policia ka shqiptuar 468 gjoba ndaj qytetarëve të cilët nuk i përfillën masat e vendosura për parandalimin e përhapjes së virusit korona, tani edhe variantit Omicron.

Me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit, veçanërisht varianti i ri Omicron, Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë masa, në kuadër të të cilave të gjithë personat mbi 12-vjeç do të duhet të ofrojnë dëshmitë e vaksinimit me dy doza për udhëtim me jete transportit publik apo edhe atij privat si dhe për hyrje në qendrat tregtare dhe lokalet e gastronomisë.

E nga 3 janari sipas masave të Qeverisë të marra në fillim të dhjetorit, në Kosovë nuk do të lejohen të hynë qytetarët të cilët nuk kanë marrë dy doza të vaksinës antiCOVID-19.

Lajmet

Prangosen tre persona për zjarrvënie në muajin shtator në Lipjan

Published

on

Një rasti i zjarrvënies që ka ndodhur rreth mesnatës së 27 shtatorit në Lipjan, nga katër personat e identifikuar nga policia, tre janë arrestuar. Ata dyshohen për veprat penale “zjarrvënie” dhe “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Në natën kritike, në parkingun e një ndërtese banimi, një automjet është djegur derisa edhe disa të tjera u dëmtuan.

Siç njofton policia, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, zjarri ka paraqitur rrezik për banorët përreth, megjithatë nuk është raportuar për persona të lënduar.

“Personat e dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit, janë ndaluar për 48 orë dhe ndaj tyre është iniciuar hetim për veprat penale: Zjarrvënie, Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, ndërkohë që hetuesit janë në kërkim të personit të katërt të dyshuar”, thuhet në njoftim./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

​Dyshime për keqpërdorim në policinë e Rahovecit, rekomandohet suspendim

Published

on

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur hetimet fillestare lidhur me një rast në të cilin dyshohet për përfshirjen e dy zyrtarëve policorë nga Stacioni Policor në Rahovec, që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë.

Sipas njoftimit të IPK-së, bazuar në informacionet preliminare dhe provave të siguruara deri më tani, ekziston dyshimi i arsyeshëm se zyrtarët policorë të përfshirë mund të kenë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Si pjesë e veprimeve të ndërmarra, IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës që të suspendojë përkohësisht nga detyra dy zyrtarët në fjalë, me qëllim të parandalimit të ndikimit në hetime dhe ruajtjes së integritetit të procesit hetimor.

Hetimet po zhvillohen nga Departamenti i Hetimeve i IPK-së, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe veprimet eventualisht të kundërligjshme./S.K/KP/PK/

Continue Reading

Lajmet

Sot mbahet seanca për vrasjen e vëllezërve Islamaj në Gjakovë

Published

on

Në Gjykatën Themelore të Gjakovës do të mbahet seanca e radhës gjyqësore lidhur me rastin e vrasjes së dy vëllezërve, Blerim dhe Haxhi Islamaj, që ndodhi në qershor të vitit 2023.

Seanca do të nisë në orën 09:30.

Dy të akuzuarit për këtë vrasje, Gjergj Gjokaj dhe Zef Ademaj, tashmë janë paraqitur para gjykatës në një seancë të mëhershme, por të dy e kanë mohuar fajësinë për akuzat që rëndojnë mbi ta.

Gjergj Gjokaj, i cili po gjykohet si i pandehur, e ka pranuar pjesërisht fajësinë vetëm për mbajtjen pa leje të armës, mirëpo ka mohuar përfshirjen në vrasjen e dy vëllezërve Islamaj./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

21 vjet nga tragjedia e maturantëve të Malishevës

Published

on

Sot mbushen 21 vjet kur 15 maturantë të shkollës së mesme “Abdyl Frashëri” nga Malisheva humbën jetën gjatë një ekskursioni në Shqipëri. 

Autobusi u rrokullis dhe ra në humnerë më 14 tetor 2004, në Fushë Arrëz të Pukës.

Më 15 tetor, pas identifikimit të trupave të nxënësve të vdekur, shteti shqiptar i përcolli në mënyrë dinjitoze nga ushtria shqiptare deri në kufirin me Kosovën, prej nga TMK-ja i solli ata në lokalet e gjimnazit “Abdyl Frashëri” të Malishevës.

Varrimi i tyre u bë më 16 tetor, te “Lëndina e Lotëve”, të lagjes së Gurit.

Në njëvjetorin e ngjarjes tragjike, Qeveria shqiptare ka ngritur një obelisk përkujtimor tek vendi i ngjarjes në Fushë-Arrëz, kurse në përkujtimin e dyvjetorit të kësaj ngjarjeje, filloi ndërtimi i kompleksit memorial të varrezave të maturantëve edhe nga Qeveria e Kosovës, në qytezën e Malishevës./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara