Lajmet nga UBT

Për një botë më të shëndetshme, nutricioni dhe shëndeti në Fakultetin e Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë

Published

on

Fakulteti i Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë në UBT është pika e nisjes për ata që synojnë të bëhen liderë në një nga fushat më të rëndësishme për shëndetin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërisë. Ky fakultet është një qendër novatore që ofron mundësitë më të mira për angazhim në kërkime shkencore dhe zhvillimin e industrisë ushqimore dhe bioteknologjike. Me një edukim të nivelit të lartë, fakulteti është i përkushtuar për t’iu përgjigjur kërkesave globale të shkencës dhe teknologjisë.

Programet dhe specializimet, nxitje e karrierës tuaj të shkëlqyer

Në Fakultetin e Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë, ofrohen dy drejtime kryesore që do t’ju mundësojnë të zhvilloni aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për t’u bërë ekspertë të fushës.

Teknologjia e Ushqimit, e cila përfshin studimin e proceseve të avancuara të prodhimit dhe përpunimit të ushqimeve. Ky program është i dedikuar për të trajnuar profesionistë që do të krijojnë produkte ushqimore të sigurta, cilësore dhe të qëndrueshme për konsumatorët.

Nutricioni, që fokusohet në analizën e lidhjes ndërmjet ushqimit dhe shëndetit. Ky program do t’ju mundësojë të zhvilloni strategji ushqimore që mbështesin shëndetin publik dhe për të krijuar plane dietike të personalizuara, duke kontribuar në përmirësimin e mirëqenies së individëve.

Misioni dhe vizioni, shkencë dhe teknologji për një botë më të shëndetshme

Misioni i Fakultetit të Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë është të formojë liderë dinamik dhe novatorë të cilët do të kontribuojnë në zhvillimin e shkencës dhe teknologjisë ushqimore dhe bioteknologjike për të adresuar sfidat globale. Fakulteti është në përputhje të plotë me misionin e UBT-së, duke ofruar një mjedis akademik të mbështetur dhe inovativ, që mundëson krijimin e një perspektive globale dhe udhëheqjen në industri. Përmes një qasjeje shumëdisiplinore dhe një kurrikule bashkëkohore, fakulteti synon të përgatisë studentët për të kontribuar në sektorë kyçë si shëndeti publik, siguria ushqimore dhe zhvillimi i qëndrueshëm i industrisë ushqimore.

Infrastruktura dhe praktikat, një hapsirë për zhvillimin praktik dhe shkencor

Fakulteti është i pajisur me laboratorët më të avancuar dhe infrastrukturën moderne, që mundësojnë zhvillimin e praktikave shkencore dhe aplikimin e njohurive në kushte reale. Praktikat profesionale dhe bashkëpunimi me industrinë janë të integruara në programin e studimit, duke ofruar mundësi të jashtëzakonshme për zhvillimin e aftësive praktike. Po ashtu, studentët mund të angazhohen në projekte kërkimore të nivelit të lartë dhe të fitojnë përvojë të drejtpërdrejtë në industri.

Bashkëpunimi me industrinë dhe partneritetet ndërkombëtare, një rrugë për mundësi globale

Fakulteti i Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë ofron mundësi të shkëlqyera për angazhim në projekte kërkimore dhe internship me kompani lider në sektorin ushqimor dhe bioteknologjik. Partneritetet ndërkombëtare dhe mundësitë për shkëmbim akademik me universitete dhe institucione të njohura në Evropë dhe SHBA mundësojnë zhvillimin e aftësive profesionale dhe kërkimore të studentëve, duke ofruar mundësi të jashtëzakonshme për zhvillimin e karrierës.

Metodologjia dhe didaktika, mësimi i tërhequr dhe i fokusuar në aftësitë e udhëheqjes

Mësimdhënia në Fakultetin e Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë është e fokusuar në zhvillimin e aftësive analitike dhe kritike. Fakulteti aplikon një metodologji të integruar, duke bashkuar teorinë me praktikën dhe kërkimin shkencor. Kurrikula është e dizajnuar për t’u ofruar studentëve një përvojë të pasur akademike, ku ata angazhohen në projekte praktike, diskutime ndërdisiplinore dhe kërkime shkencore. Programi zhvillon aftësitë e udhëheqjes dhe punës në grup, duke i përgatitur studentët për sfidat e industrisë dhe tregun e punës.

Karriera pas studimeve, mundësi të pafundme për të kontribuar dhe udhëhequr

Pas përfundimit të studimeve, programi hap mundësi të shkëlqyera për karrierë, ku mund të punoni si teknolog ushqimi, nutricionist, dietolog, menaxher cilësie dhe shumë pozita të tjera. Aftësitë që do të zhvilloni do t’ju mundësojnë të kontribuoni në përmirësimin e standardeve të sigurisë ushqimore, si dhe të udhëhoqni kërkime shkencore të nivelit të lartë. Po ashtu, mund të angazhoheni si inspektor ushqimi, hulumtues shkencorë në institucionet e shëndetit publik, dhe të përfitoni nga mundësitë e shumta për punësim në sektorin publik dhe privat.

Fakulteti i Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë në UBT ofron mundësinë ideale për ata që dëshirojnë të ndërtojnë një karrierë të suksesshme në një fushë kyçe dhe me ndikim për shëndetin dhe zhvillimin global. Me një infrastrukturë moderne, mundësi të jashtëzakonshme për kërkime dhe angazhime praktike, ky fakultet është vendi ku mund të zhvilloni aftësitë dhe njohuritë për të udhëhequr industrinë ushqimore të së ardhmes, duke kontribuar në një botë më të shëndetshme, të qëndrueshme dhe të avancuar.

“Industria e ushqimit dhe bioteknologjisë është në një zhvillim të shpejtë dhe sfidues, dhe Fakulteti i Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë është në zemër të këtij procesi, duke i përgatitur studentët për të qenë liderë të ardhshëm në këtë fushë. Përvojat praktike të drejtpërdrejta në bashkëpunim me kompani të njohura u mundësojnë studentëve tanë të krijojnë zgjidhje inovative dhe të përballen me sfidat reale të industrisë. Ky është momenti ideal për ata që duan të ndikojnë në krijimin e produkteve ushqimore të sigurta, të qëndrueshme dhe të shëndetshme”.
— Prof. Ass. Dr. Fidan Feka, Dekan i Fakultetit të Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë, UBT

 

Vendi

Klarinetisti amerikan Jeremy Reynolds zhvilloi masterklasë me studentët e muzikës në UBT

Published

on

Klarinetisti dhe profesori amerikan Jeremy Reynolds ka zhvilluar një masterklasë me studentët e drejtimit të klarinetës në programin Muzikë Moderne, Prodhim Digjital dhe Menaxhim Muzikor në UBT.

Aktiviteti u organizua me iniciativën e profesorit Blerim Emerllahu, ndërsa u përqendrua në teknikat bashkëkohore të interpretimit në klarinetë dhe zhvillimin teknik e artistik të instrumentistëve.

Gjatë punës së drejtpërdrejtë me studentët, Reynolds prezantoi qasje të ndryshme interpretimi, duke u ndalur te pasurimi i mjeteve shprehëse, kontrolli teknik dhe zgjerimi i potencialit artistik të instrumentit në muzikën bashkëkohore.

Ai prezantoi gjithashtu Lamont School of Music të Universitetit të Denverit, ku është profesor i klarinetës, duke i njoftuar studentët dhe stafin akademik të UBT-së me programet, veprimtarinë dhe mundësitë akademike e artistike të këtij institucioni.

Jeremy Reynolds është zëvendësklarinetist kryesor në Orkestrën Filarmonike të Colorado Springs dhe profesor në Lamont School of Music të Universitetit të Denverit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë karrierës së tij ka interpretuar në gjashtë kontinente si solist dhe muzikant i muzikës kamertale, ndërsa në vitin 2015 debutoi në Carnegie Hall me ansamblin Waldland.

Përvoja e tij pedagogjike përfshin institucione të njohura ndërkombëtare, përfshirë Akademinë e Muzikës dhe Teatrit në Estoni, Akademinë e Muzikës Grieg, Akademinë e Arteve Performuese në Pragë, Universitetin Kombëtar të Seulit, Konservatorin e Versajës dhe Konservatorin e Muzikës në Sidnei.

Sipas UBT-së, organizimi i këtij masterklasi synon të krijojë mundësi bashkëpunimi me artistë dhe pedagogë ndërkombëtarë, duke pasuruar përvojën akademike dhe profesionale të studentëve përmes shkëmbimit të njohurive dhe praktikave bashkëkohore në fushën e muzikës./A.K/

 

Continue Reading

lajme

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme Vjetore të Asociacionit të Universiteteve të Ballkanit në Prizren

Published

on

By

Rektori i UBT-së Prof. Dr. Edmond Hajrizi, mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme Vjetore të Asociacionit të Universiteteve të Ballkanit (BAUNAS), e cila u mbajt sot në Prizren, duke riafirmuar angazhimin e UBT-së në bashkëpunimin dhe ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë në rajon dhe më gjerë.

Gjatë punimeve të Asamblesë u diskutuan dhe u miratuan çështje me rëndësi për funksionimin dhe zhvillimin e asociacionit, përfshirë pranimin e anëtarëve të rinj dhe votimin e rregullores së re. Takimi shërbeu gjithashtu si një mundësi e rëndësishme për shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet universiteteve anëtare.

Në kuadër të këtij aktiviteti, rektori Hajrizi zhvilloi takime me përfaqësues të universiteteve të ndryshme anëtare, përfshirë rektorin dhe sekretarin e përgjithshëm të Universitetit Trakya, si dhe përfaqësues të tjerë akademikë. Gjatë këtyre takimeve u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme akademike, zhvillimi i projekteve të përbashkëta, shkëmbimi i stafit dhe studentëve, si dhe krijimi i partneriteteve të reja ndërinstitucionale.

UBT është anëtar i rregullt i Asociacionit të Universiteteve të Ballkanit prej disa vitesh dhe merr pjesë aktive në aktivitetet dhe iniciativat e tij. Përveç këtij asociacioni, UBT është pjesë edhe e rrjeteve dhe organizatave të rëndësishme ndërkombëtare të arsimit të lartë, përfshirë Asociacionin e Universiteteve Evropiane (EUA), Magna Charta Universitatum dhe UNIMED-in.

Pjesëmarrja e UBT-së në këto platforma ndërkombëtare dëshmon angazhimin e vazhdueshëm të institucionit për zgjerimin e bashkëpunimit akademik, shkëmbimin e njohurive dhe përvojave, si dhe krijimin e mundësive të reja për studentët dhe stafin akademik.

Përmes pjesëmarrjes aktive në asociacione dhe rrjete ndërkombëtare, UBT vazhdon të kontribuojë në avancimin e arsimit të lartë, forcimin e lidhjeve akademike rajonale dhe ndërkombëtare dhe zhvillimin e partneriteteve strategjike me universitete nga vende të ndryshme.

Continue Reading

lajme

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, u takua me Prof. Daniel Serwer

Published

on

By

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, u takua me profesorin e njohur amerikan Daniel Serwer, me rastin e vizitës së tij në Kosovë. Prof. Serwer është nderuar më parë nga UBT me çmimin “Honorary Degree – Excellence in Leadership”, në vlerësim të kontributit të tij të veçantë.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e përgjithshme në Kosovë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në nivel global, me theks të veçantë në mundësitë e bashkëpunimit akademik dhe zhvillimin e programeve të reja që UBT synon t’i avancojë në kuadër të strategjisë së saj të bashkëpunimit me SHBA-në.

Rektori Hajrizi e falënderoi Prof. Serwer për takimin dhe shkëmbimin e ideve, duke i bërë një ftesë të veçantë për një vizitë të radhës në UBT, në kuadër të aktiviteteve akademike ndërkombëtare.

Takimi rikonfirmoi rëndësinë e dialogut akademik ndërkombëtar dhe të partneriteteve strategjike në avancimin e arsimit të lartë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Continue Reading

Lajmet

UBT pjesë e punëtorisë ndërkombëtare në Rodos në kuadër të projektit CORE ED Academy

Published

on

By

UBT është përfaqësuar në punëtorinë dyditore të mbajtur në Rodos të Greqisë, në kuadër të projektit “CORE ED Academy”, me temë “Adaptimi i profileve profesionale për drejtësinë për të miturit – Punëtori Kombëtare për diskutimin dhe validimin e profileve profesionale të përditësuara sipas qasjes ‘Pedagogy-First’”.

Aktiviteti është zhvilluar në hapësirat e University of the Aegean, ku partnerët e projektit janë mbledhur për të bashkëpunuar dhe diskutuar rreth zhvillimit dhe avancimit të fushës së drejtësisë për të mitur.

Gjatë punëtorisë, fokusi kryesor ishte te rishikimi dhe validimi i profileve profesionale të përditësuara, duke vendosur qasjen pedagogjike në plan të parë për përgatitjen dhe trajnimin e profesionistëve që punojnë me të miturit.

Nga stafi i UBT-së, në këtë punëtori e pranishme ishte Dekania e Fakultetit të Psikologjisë, Prof. Dr. Denis Çelçima dhe Prof. Dr Bleta Brovina.

Continue Reading

Të kërkuara