Internet

Për herë të parë pas 20 vjetësh, Python bëhet gjuha më e popullarizuar e programimit

Python tejkaloi Java, JavaScript dhe C.

Publikuar

Për herë të parë pas më shumë se 20 vjetësh, Python u bë gjuha më e popullarizuar e programimit, duke tejkaluar Java, JavaScript dhe C.

Tiobe, një kompani e specializuar në gjurmimin dhe analizën e cilësisë së softuerëve, ka hulumtuar rreth popullaritetit të gjuhës së programimit në dy dekadat e fundit. Për të realizuar këtë gjurmim, Tiobe përdor motorët e kërkimit dhe faqet e internetit të njohura sikurse Google, Bing, Yahoo!, Wikipedia dhe YouTube. Gjithsej 25 motorë kërkimi dhe faqe janë ekzaminuar gjatë procesit.

Indeksi nuk ka të bëjë me gjuhën më të mirë të programimit, por me gjuhën e cila kërkohet më së shumti në motorët e kërkimit. Ndonëse disa mund të mos e marrin seriozisht këtë arritje të Python bazuar në metodologjinë e përdorur, është arritje e rëndësishme duke pasur parasysh se është hera e parë që pas 20 vjetësh Python kryeson renditjen./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Internet

Më pak përmbajtje politike për përdoruesit e Facebook

Facebook aktualisht ka lançuar versionin e ndryshuar të kohështrirjes në SHBA, Kanada, Brazil, Suedi, Spanjë, Irlandë, Indonezi dhe Kosta Rika.

Publikuar

nga

Facebook gradualisht po zgjeron përpjekjet për të reduktuar shfaqen e përmbajtjeve politike në kohështrirje. Kompania tha se ka nisur testimet në 75 vende të botës.

Facebook aktualisht ka lansuar versionin e ndryshuar të kohështrirjes në SHBA, Kanada, Brazil, Suedi, Spanjë, Irlandë, Indonezi dhe Kosta Rika.

Por përditësimi i fundit zgjeron ndjeshëm duke e çuar në mbi 80 numrin e vendeve ku përdoruesit e Facebook do të shohin më pak përmbajtjet politike.

Rrjeti social nuk identifikoi vendet që do ti bashkohen listës por ndryshimi fillimisht do të aplikohet për një përqindje të vogël përdoruesish në secilin prej vendeve të reja.

Planet për të reduktuar shtrijen e përmbajtjeve politike në Facebook Zuckerberg i bëri publike në Janar pak ditë pas protestës së dhunshme të zgjedhjeve presidenciale në SHBA./PCWorld Albanian

Vazhdo të lexosh

Internet

Themeluesi i aplikacionit Duolingo synon t’i mbajë fëmijët larg TikTok-ut me një aplikacion për matematikë

Ky aplikacion që bazohet në matematikën e nivelit fillor, do të lansohet vitin e ardhshëm.

Publikuar

nga

Themeluesi dhe shefi ekzekutiv i aplikacionit Duolingo, Luis von Ahn po synon që me versionin e ri matematikor të aplikacionit t’i mbajë larg fëmijët nga TikTok-u dhe Instagrami.

Ky aplikacion që bazohet në matematikën e nivelit fillor, do të lansohet vitin e ardhshëm. Dhe kompania gjithnjë e më shumë i sheh rivalët e saj vetëm si aplikacione të tjera të njohura, sesa si platforma edukimi, pasiqë të gjithë po konkurrojnë për vëmendjen e ekranit.

“Duolingo njihet si platformë për mësimin e gjuhës, por misioni ynë gjithmonë ka qenë gjithëpërfshirja – puna në edukimin sistematik”, deklaroi ai.

“Ndërtimi fizik i shkollave në mbarë botën kushton miliona dollarë, e me telefona të mençur mundemi të arrijmë të dy të tretat e popullatës së botës. Megjithatë problemi me telefonat e mençur është se janë thika me dy tehe – gjithashtu vijnë me gjëra që tërheqin vëmendjen, siç është TikTok”, ka shtuar ai.

Ky aplikacion që u lansua në vitin 2012, ka 40 milionë përdorues mujor dhe u shkarkua 500 milionë herë në të gjithë botën. Madje kompania së fundi njoftoi se vetëm në Mbretërinë e Bashkuar u shkarkua 20 milionë herë./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Internet

Google dhuron 10 mijë çelësa sigurie për përdoruesit në rrezik

Çelësat USB sigurojnë verifikim me dy faktorë, një shtresë mbrojtëse shtesë përtej një fjalëkalimi.

Publikuar

nga

Google po siguron falas 10 mijë çelësia sigurie për përdoruesit që janë në rrezik të hakimit – sikurse politikanët dhe aktivistët e të drejtave të njeriut.

Çelësat USB sigurojnë verifikim me dy faktorë, një shtresë mbrojtëse shtesë përtej një fjalëkalimi.

Nga Google thonë se synojnë t’i inkurajojnë njerëzit t’i bashkohen ‘programit të avancuar të mbrojtjes’ për përdoruesit e profilit të lartë. Ky hap vjen pas lajmeve që firma u dërgoi mijëra paralajmërime përdoruesve të Gmail të cilët ishin në shënjestër të hakerave.

Fushata u lidh me grupin rus të hakerëve APT28 dhe ishin kryesisht tentativa phishing. APT28 njihet edhe si Fancy Bear dhe besohet se është nën kontrollin e inteligjencës ushtarake ruse. Grupi ka vënë në shënjestër përdoruesit e profilit të lartë./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Internet

Facebook përballet sërish me probleme, kompania kërkon falje

Nga kompania thonë se si pasojë e një konfigurimi pati ndikim te përdoruesit globalisht.

Publikuar

nga

Facebook kërkoi falje pasi sërish u raportuan probleme me shërbimet e tij, disa ditë pas ndërprerjes së madhe që goditi WhatsApp-in, Instagram-in dhe Facebook-un për disa orë.

Nga kompania thonë se si pasojë e një konfigurimi pati ndikim te përdoruesit globalisht. Më vonë thanë se ky incident nuk kishte lidhje me ndërprerjen e madhe që ndodhi javën e kaluar.

“Ne ju kërkojmë falje që s’kishit qasje në produktet tona orët e fundit. Ne e dimë se sa shumë vareni nga ne për të komunikuar me njëri-tjetrin. E zgjidhëm këtë çështje – faleminderit sërish për durimin”, thuhet nga kompania.

Grupi i monitorimit të uebit, Downdetector tha se për një periudhë relativisht të shkurtër kohore të premten morën mesazhe nga përdoruesit për probleme me Instagram./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara