Sport

​Për herë të parë në Kosovë po mbahet Turneu Ballkanik i Olimpiadës Speciale në futboll

Published

on

Për herë të parë në Kosovë po mbahet Turneu Ballkanik i Olimpiadës Speciale në Futbollin e Unifikuar, aktivitet ky i cili ka për qëllim shpalosjen e aftësive të atletëve me nevoja të veçanta si dhe gjithëpërfshirjen në sport pa dallim prejardhjen, gjininë apo nacionalitetin.

Në këtë turne po marrin pjesë Kosova, Maqedonia e Veriut, Bosnjë e Hercegovina dhe Shqipëria.

Igballe Potera, Presidente e Olimpiadës Speciale të Kosovës, theksoi se ky turne dëshmon se sporti është aktivitet unifikues i cili nuk njeh kufijtë e as nacionalitete.

“Është hera e parë që Kosova po organizon një turnir të tillë në nivel ballkanik të sportit të unifikuar në futboll dhe besoj që së bashku do t’ia dalim. Sporti është një prej aktiviteteve që më së miri ndikon edhe në edukimin fizik por ndikon edhe në edukime të tjera për të cilat sporti nuk njeh kufi dhe sporti nuk njeh nacionalizëm. Prandaj uroj që kjo ditë e sotme të jetë vazhdimësi edhe e takimeve të tjera edhe në vendet tjera ballkanike”, theksoi Potera.

Ndërsa, drejtoresha Nacionale e Olimpiadës Speciale të Kosovës, Drita Dushi theksoi se qëllimi kryesor i këtij turneu është dërgimi i mesazhit të tolerancës dhe bashkëpunimit dhe paqes ndërmjet njerëzve.

“Është një turnir i cili i dedikohet futbollit unifikues i cili luhet ndërmjet ekipeve gjithëpërfshirëse ku kemi atletë special apo sportistë me nevoja të veçanta intelektuale dhe partnerë. Qëllimi i këtij turneu nuk është vetëm të tregojmë aftësitë që kanë atletët special dhe ekipet gjithë përfshirëse të futbollit por mbi të gjitha duam ta dërgojmë mesazhin e tolerancës, paqes dhe bashkëpunimit që e synojmë edhe si program por edhe si vend që kemi me shtetet fqinje dhe dëshmia më e madhe është vetë prezenca e ekipeve”, theksoi Dushi.

Ajo bëri të ditur se organizimi i këtij turneu është mundësuar nga bashkëpunimi me Ministrinë e Sportit si dhe Komitetit Olimpik të Kosovës. Për ekipet fituese, Dusho tha se do të ketë shpërblime të ndryshme si dhe medalje.

Vendi

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu kalon në gjysmëfinale të Grand Slam-it në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudistja kosovare Laura Fazliu po vazhdon me sukses paraqitjen e saj në Grand Slam-in e xhudos që po heldet në Abu Dhabi, duke siguruar një vend në gjysmëfinale të këtij turneu me rëndësi.

Fazliu e nisi garën duke qenë e lirë në xhiron e parë. Në raundin e dytë, ajo mposhti me Waza-ari garuesen nga Portugalia, Joana Crisostomo. Forma e mirë e xhudistes kosovare u konfirmua edhe në çerekfinale, ku me Ippon mposhti me dominim përfaqësuesen vendase nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Tsendbazar Mashbat.

Në luftën për të siguruar finalen e madhe, Laura Fazliu do të përballet në gjysmëfinale me xhudisten nga Polonia, Angelika Szymanska. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mposht nënkampionin e botës

Published

on

By

Akil Gjakova ka shënuar fitore në Grand Slamin në Abu Dabi.

Ai në xhiron e tretë e mposhti bartësin e parë dhe nënkampionin në fuqi të botës, Makhmadbek Makhmadbekovin.

Ndaj tij dominoi prej fillimit, ndërsa fitoi me “Ippon” të bukur në kohën shtesë.

Është kjo fitorja më e madhe e Akilit në vitin e fundit. Ai po garon në kategorinë deri 73 kilogramë, dhe po duket në ditë të mirë. /D.L/

Continue Reading

Të kërkuara