Sport

Për herë të parë në histori të futbollit kosovar fillon Kursi për Licencën UEFA A

Published

on

Për herë të parë në historinë e futbollit kosovar, Federata e Futbollit e Kosovës, ka nisur kursin për trajnerë për Licencën UEFA A. Pas një ecurie të suksesshme në kurset e Licencës C dhe B, FFK është autorizuar nga UEFA për të mbajtur edhe kurset e Licencës A, gjë që dëshmon progresin e jashtëzakonshëm të bërë nga Departamenti i Edukimit.

Në këtë kurs janë përfshirë 20 trajnerë të përzgjedhur, të cilët gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, përveç ndjekjes së ligjëratave, do të kenë edhe punën praktike dhe monitorimin në klube. Në përfundim të kursit, trajnerët do t’i nënshtrohen një provimi dhe ata që e kalojnë me sukses do të marrin Licencën prestigjioze UEFA A.

Në hapjen e këtij kursi historik në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali ishte i pranishëm edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i cili përshëndeti trajnerët pjesëmarrës dhe theksoi rëndësinë e madhe të këtij kursi.

Sot është një ditë shumë e rëndësishme për FFK-në dhe për futbollin e Kosovës. Pas kurseve bazike për Licencën C dhe B, tanimë kemi kaluar në nivelin profesional, ku për herë të parë organizojmë kursin për Licencën A. Ne kemi filluar me organizimin e kurseve për trajnerë në vitin 2018 dhe që nga ajo kohë kemi bërë hapa gjigant në sektorin e edukimit. Në bazë të punës që kemi bërë mendoj se edhe më herët e kemi merituar të fillojmë me kurset e Licencës A, por pandemia Covid-19 pati ndikimin e saj. Sidoqoftë, fakti që në kurset e Licencave C dhe B nuk kemi pasur asnjë vërejtje nga UEFA dëshmon punën e mirë që kemi bërë. Ju jeni gjenerata e parë e trajnerëve që jeni të përfshirë në këtë kurs dhe do të mbeteni në histori. Shpresoj se me punën tuaj do të arrini ta kryeni me sukses këtë kurs”, tha presidenti Ademi.

Ai tutje falënderoi UEFA-n për mundësinë e dhënë, si dhe Federatën Shqiptare të Futbollit për ndihmën e dhënë në edukimin e trajnerëve kosovarë deri tani. Ai gjithashtu vlerësoi punën e shkëlqyer të Departamentit të Edukimit në FFK, duke theksuar se puna do të vazhdojë deri në marrjen e autorizimit për Licencën UEFA Pro.

Trajnerët pjesëmarrës u shprehën të lumtur që tashmë kanë mundësinë që kursin për Licencën A ta kryejnë në Kosovë, duke falënderuar FFK-në për këtë mundësi. Ata shpresojnë që shumë shpejt do të kenë rastin të ndjekin edhe kursin për Licencën UEFA Pro.

Ligjërues në këtë kurs është instruktori i njohur Klaus Stark, i cili do të drejtojë trajnerët gjatë këtij rrugëtimi të rëndësishëm profesional.

Ky kurs për Licencën UEFA A është një hap i madh përpara për futbollin kosovar dhe një dëshmi e përkushtimit të FFK-së për të ngritur nivelin profesional të trajnerëve në vend./UBTNews/

Sport

Madrid – Siti, finale para finales në Ligën e Kampionëve

Published

on

By

Liga e Kampionëve vazhdon sonte me ballafaqime shumë interesante.

Pa dyshim, spikat takimi midis Real Madridit e Mançester Sitit, një takimi i denjë për t’u quajtur finale para finales.

Ato luajnë sonte nga ora 21:00.

Në këtë termin takohen edhe:

Bodoe/Glimt – Sporting

Paris Saint Germanin – Chelsea.

Nga ora 18:45 luajnë Bayer Levekusen – Arsenal.

Continue Reading

Sport

Liga e Kampionëve ndez motorët

Published

on

By

Ndeshjet e Ligës së Kampionëve shkojnë e bëhen gjithnjë e më interesante, sa ofrohet fundin i garës dhe mbesin vetëm ekipet e përzgjedhura.

Ndaj, edhe shtohet bukuria dhe paqartësia në këto ndeshje.

E tillë ishte nata e mbrëmshme, tashmë në fazën e eliminimit direkt.

U luajtën katër ndeshje.

Turqit e Gallatasarajit u treguan shumë të fortë në stadiumin e tyre kundër anglezëve të Liverpulit. Rezultati ishte vetëm 1:0, por dominimi i ekipit nga Stambolli ishte i qartë. Me tifozerinë fenomenale që ka ekipi, me atmosferën drithëruese, ishte një ndeshje për t’u shijuar.

Bajerni i Munihut e tregoi forcën e plotë kundër Atalantës në Bergamo. E mundi 6:1, për një kualifikim pothuaj të sigurt. Ndeshja e kthimit mbetet vetëm formalitet.

Fitore të lartë shënoi edhe Atletiko Madrid. E mundi Totenhemin me rezultat 5:2. Një fitore për siguri të plotë për kalim në fazën tjetër.

Emocione dhe futboll të bukur ofroi takimi midis Njukatsëll Junajtid dhe Barcelonës. Kur gjithçka dukej e përfunduar dhe anglezët po llogarisnin në fitore në takimin e parë, një penallti e kohës shtesë i dha tjetër kthesë lojës. Rezultati 1:1 i takimit të parë favorizon Barcelonën.

Continue Reading

Sport

Elldin Uglari gjyqtar në sfidën Bullgari–Azerbajxhani te femrat

Published

on

By

Federata e Basketbollit të Kosovës ka njoftuar se gjyqtari kosovar Elldin Uglari do të gjykojë në ndeshjen shumë të rëndësishme Bullgari–Azerbajxhani për femra, e cila është pjesë e kualifikimeve për FIBA Women’s EuroBasket 2027.

Përballja zhvillohet në Plovdiv, Bullgari, duke filluar nga ora 18:00. Aktualisht, Bullgaria ka regjistruar tri fitore në tri ndeshje, ndërsa Azerbajxhani ka tri humbje në tri përballje.

Elldin Uglari ka përvojë të gjerë në gjykimin e ndeshjeve evropiane, duke përfshirë sfida këtë verë dhe viteve të kaluara, dhe zgjedhja e tij tregon besimin e FIBA-s në gjyqtarët e Kosovës.

Federata e Basketbollit të Kosovës e ka cilësuar këtë si një arritje të rëndësishme dhe një nder për basketbollin kosovar në arenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Sport

Veldin Hoxha zgjedh zemrën, nga Kroacia në fanellën e Kosovës

Published

on

By

Futbollisti i talentuar Veldin Hoxha, i rritur dhe i formuar në Kroaci, vendosi të refuzojë mundësitë për të përfaqësuar Kroacinë ose Bosnjën dhe të veshë fanellën e Kosovës.

Megjithë suksesin e tij si kapiten i Kroacisë për U21 dhe karrierën premtuese jashtë vendit, Hoxha tregoi se futbolli nuk është vetëm një karrierë, por edhe identitet.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, komentoi zgjedhjen e Hoxhës:
“Vendimi i Veldin Hoxhës për të përfaqësuar Kosovën është një shembull frymëzues për të gjithë futbollistët tanë. Ai dëshmon se zemra dhe rrënjët e tij janë gjithmonë me vendin e tij, pavarësisht mundësive të tjera që kishte.”

Ky vendim nuk matet me kontrata apo statistika, por me ndjenjë dhe përkatësi kombëtare. Për shumë shqiptarë që jetojnë jashtë, Kosova mbetet më shumë se një vend në hartë — është kujtesë familjare, histori sakrifice dhe një lidhje që nuk prishet kurrë.

Historia e Veldin Hoxhës është një mesazh i fuqishëm për shtetin dhe shoqërinë tonë: pavarësisht se ku jeton, zemra gjithmonë të kthen në Kosovë.

 

Continue Reading

Të kërkuara