Aktualitet

Për herë të parë në 30 vjet, një ministër saudit viziton Kievin

Ai poashtu nënshkroi ndihmën prej 400 milionë dollarësh.

Published

on

Për herë të parë — që kur të dy vendet krijuan marrëdhënie diplomatike 30 vjet më parë — një ministër i jashtëm saudit ka vizituar Ukrainën.

Zyra e Presidentit lëshoi një video të Zelensky-t duke takuar Princin e Arabisë Saudite, Faisal bin Farhan Al Saud të dielën.

“Faleminderit për mbështetjen e paqes në Ukrainë, sovranitetin tonë dhe integritetin e territorit”, tha Zelensky. “Kjo është shumë e rëndësishme për ne dhe shoqërinë tonë”.

Arabia Saudite ka mbajtur një qëndrim neutral në konflikt.

Andriy Yermak, kreu i Zyrës Presidenciale të Ukrainës, e quajti takimin e suksesshëm.

“Ukraina do të marrë ndihmë të madhe nga Arabia Saudite”, tha ai. “Zyra Presidenciale nënshkroi dy dokumente që zyrtarizojnë një paketë ndihme prej 400 milionë dollarësh në Ukrainë: 100 milionë dollarë në ndihmë humanitare dhe 300 milionë dollarë në produkte të naftës”./UBTNews/

Vendi

Aksion i madh policor në Prishtinë, përfshihen edhe autoritetet ndërkombëtare

Published

on

Forca të shumta policore janë angazhuar në një aksion në Prishtinë, në një objekt afarist ku operojnë qendra të thirrjeve (Call Center).

Sipas raportimeve, aksioni po zhvillohet në objektin afarist, ndërsa në vendin e ngjarjes janë parë pjesëtarë të shumtë të Policisë.

Për Telegrafin, zëdhënësja e Prokurorisë Speciale ka konfirmuar se është duke u zhvilluar një aksion në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare.

“Mund të konfirmojmë që ka aksion, në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare”, ka deklaruar Arbnora Luta.

Deri më tani, nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me operacionin, personat e përfshirë apo veprimet konkrete të institucioneve të rendit.

Telegrafi do t’ju mbajë të informuar për zhvillimet e mëtejshme./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Shtatë persona të arrestuar për dhunë në familje në disa qytete të Kosovës

Published

on

By

Disa raste të dhunës në familje dhe kanosjes janë regjistruar në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, duke çuar në arrestimin e shtatë personave në rajone të ndryshme të vendit.

Në Prishtinë janë regjistruar dy raste. Në njërin rast, një burrë është arrestuar pasi ka kanosur me thikë një grua, ndërsa gjatë kontrollit policia i ka gjetur një thikë dhe 0.36 gramë marihuanë, duke e dërguar në mbajtje. Po ashtu në kryeqytet është arrestuar dhe dërguar në mbajtje një burrë tjetër për një rast të mëparshëm të dhunës në familje.

Në Pejë, policia ka arrestuar një burrë të dyshuar për ushtrim të dhunës dhe kanosje ndaj një gruaje. I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. Rast i ngjashëm është regjistruar edhe në Klinë, ku një burrë është arrestuar dhe dërguar në mbajtje pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje.

Në Lipjan janë arrestuar dy burra pas një përleshjeje fizike mes vete pas një mosmarrëveshjeje, të cilët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në Fushë-Kosovë është iniciuar rast ndaj një burri me shtetësi të Shqipërisë, i cili ndodhet në kërkim policor nën dyshimet për dhunë në familje. /E.A/

Continue Reading

lajme

Arrestohen dy persona për ngacmim seksual në Fushë-Kosovë

Published

on

By

Dy burra janë arrestuar në Fushë-Kosovë me dyshimin se kanë ngacmuar seksualisht dy gra.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, pas intervistimit nga hetuesit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit të shtetit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

SHBA sulmon ishullin strategjik të Iranit në Ngushticën e Hormuzit

Published

on

By

Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë sulme ushtarake në ishullin Qeshm të Iranit, i cili gjendet në Ngushticën e Hormuzit, kanë konfirmuar zyrtarë amerikanë për rrjetin CBS. Agjencia shtetërore e lajmeve IRNA raportoi se të hënën janë dëgjuar disa shpërthime radhazi në ishull.

Zyrtarët amerikanë i përshkruan sulmet si mbrojtëse dhe të kufizuara, duke sqaruar se ato erdhën si përgjigje ndaj veprimeve të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të Iranit, i cili kishte shënjestruar një avion ushtarak amerikan.

Ky veprim ushtarak vjen në prag të zgjedhjeve të sotme të mesmandatit në SHBA, që do të përcaktojnë kontrollin e Kongresit. Presidenti Donald Trump është përballur me presion edhe nga brenda partisë së tij për t’i dhënë fund konfliktit të hapur që filloi në shkurt pas sulmeve të përbashkëta SHBA-Izrael ndaj Iranit.

Pavarësisht goditjes, Trump deklaroi se nuk ka nxitim për të shkallëzuar më tej sulmet.

“Në një mënyrë ose në një tjetër, ne do të bëjmë diçka, por nuk ka nxitim. Ne i gjymtuam financiarisht. Ata nuk kanë para, nuk kanë benzinë dhe populli i tyre po lodhet shumë nga kjo”, tha Trump për agjencinë Axios.

Paralelisht me veprimet ushtarake, diplomacia vazhdon pas skenës. Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, konfirmoi për IRNA-n se po zhvillohen bisedime “shumë intensive” me SHBA-në nëpërmjet ndërmjetësve. Ai theksoi se Teherani është i përgatitur si për skenarë diplomatikë ashtu edhe ushtarakë, duke i lënë në dorë Uashingtonit të zgjedhë mes rrugës së negociatave ose gabimit të agresionit. /BBC/

Continue Reading

Të kërkuara