Magazinë

Për herë të parë në 10 vjet, Zayn Malik performoi një këngë nga One Direction

Published

on

Zayn Malik surprizoi fansat e tij duke interpretuar “Night Changes”, këngën ikonike të One Direction, për herë të parë pas një dekade.

Ky moment historik ndodhi pikërisht në 10-vjetorin e largimit të tij nga grupi, duke e bërë performancën edhe më domethënëse.

Në koncertin e tij të parë solo në një arenë, të mbajtur në Palacio De Los Deportes në Mexico City, Zayn hapi mbrëmjen me këtë baladë të dashur nga publiku. Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë audiencën që shpërthen në brohoritje sapo ai nis të këndojë vargun e parë.

I emocionuar nga reagimi i fuqishëm i turmës, 32-vjeçari u shpreh: “Nuk e kam kënduar këtë këngë për 10 vjet. Faleminderit, ishte një përvojë e mrekullueshme, pothuajse qava”.

Ky moment i paharrueshëm ka bërë xhiron e internetit, duke sjellë nostalgji te fansat e tij dhe të One Direction.

 

Kuriozitete

Tetë emrat e vërtetë e të të famshmëve që do t’ju befasojnë

Published

on

Të famshmit shpeshherë krijojnë emra artistikë që i shoqërojnë gjatë gjithë karrierës. Për ta, ndryshimi i emrit mund të jetë një veprim i fuqishëm edhe në mbrojtjen e privatësisë.  

Në këtë artikull do të lexoni tetë yje emrat e të cilëve janë ndryshuar pas daljes në skenë.

Marilyn Monroe

Emri i vërtetë i Marilyn Monroe është Norma Jeane Mortenson. Më vonë ajo mori mbiemrin e nënës, Baker. Në vitin 1946, 20-vjearja filloi ta përdorte emrin skenik Marilyn Monroe, i zgjedhur nga drejtori ekzekutiv i “20th Century Fox” Ben Lyon, i cili besonte se Marilyn Monroe tingëllonte më bukur për një yll. Ajo e ndërroi emrin ligjërisht në Marilyn Monroe më 1956, një dekadë pasi nisi karrierën e filmave.

John Legend

Emri i vërtetë i këngëtarit është John Roger Stephens. Emri i tij i skenës iu dha nga poeti J. Ivy, i cili tha se Stephens tingëllonte si i vjetër, si emër legjendash. Më pas “Legend” qarkulloi nëpër studio dhe në fund u mor nga John. Ai e ka përdorur këtë emër që nga viti 2000.

Nicolas Cage

Si nip i regjisorit legjendar Francis Ford Coppola, Nicolas Cage e ndryshoi mbiemrin qysh në fillim të karrierës për t’iu shmangur asaj që puna e tij të dukej se kishte lidhje me nepotizmin. Cage ka thënë se ky emër e ka ndihmuar të fokusohet në merita më shumë se në lidhjet familjare.

Bruno Mars

Emri i tij i lindjes është Peter Gene Hernandez, por ylli i muzikës pop e zgjodhi “Bruno” sipas një nofke që kishte si fëmijë. Më pas i shtoi mbiemrin Mars, për të cilin tha se ishte unik dhe neutral.

Natalie Portman

Aktorja Natalie Portman quhej Neta-Lee Hershlag. Kur nisi aktrimin ajo e mori mbiemrin Portman, sipas gjyshes së saj, për ta mbajtur jetën personale të ndarë nga ajo publike.

Whoopi Goldberg

Caryn Elaine Johnson e mori emrin skenik “Whoopi Goldberg” si reflektim ndaj personazhit komik. Ajo e shtoi “Goldberg” për t’i dhënë emër më skenik.

Lady Gaga

Emri i saj i vërtetë është Stefani Joanne Angelina Germanotta Emri skenik i Lady Gagës u inspirua nga kënga e Queen “Radio Ga Ga”. Sipas producentit Rob Fusari, emri erdhi nga një gabim që ndodhi në një mesazh ku në vend të “Radio Ga Ga” u dërgu si “Lady Gaga”.

Michael Keaton

Ai quhej Michael John Douglas. Atij iu deshtë ta ndërronte emrin pasi kur iu bashkua grupit të aktorëve, veçse ishte një Michael Douglas në industri. Ai zgjodhi “Keaton” rastësisht.

Continue Reading

Magazinë

I propozoi martesë partnerit, Bella Thorne ballafaqohet me kritika të ashpra

Published

on

Aktorja amerikane Bella Thorne, ka reaguar ndaj kritikave që mori pasi bëri propozimin e martesës ndaj të fejuarit të saj, Mark Emms, dy vite pasi ai e kishte propozuar për martesë.

Të shtunën më 16 gusht, këngëtarja dhe aktorja ndau në Instagram foto dhe video nga propozimi i saj, duke shkruar: “Para 3 vitesh u takuam, një vit më vonë ai bëri propozimin, tani një vit më pas e bëra edhe unë”.

Në pamjet e publikuara, Thorne u gjunjëzua para partnerit dhe i ofroi një unazë brenda një kuti.

Ambienti ishte i dekoruar me qindra qirinj, kompozime shumëngjyrëshe me lule dhe balona të kuqe në formë zemre me mbishkrimin “I Love You”.

Shumë nga ndjekësit e saj shprehën urime dhe komentet pozitive, por nuk munguan as reagimet kritike. Një përdorues shkroi: “Ok zonja, mos e normalizojmë këtë, dakord?”, koment që mori pothuajse 80.000 pëlqime.

Të dielën më 17 gusht, Thorne iu përgjigj përmes Instagram Stories. Ajo publikoi një foto të Emms duke mbajtur qen e shkroi: “Komentet poshtë postimit tim janë të pabesueshme!!”: “Jeni krejt të ndarë. Gjysma thonë ‘mos e normalizojmë’ – gjysma tjetër ‘pooo vajzë, fuqia jote! Kjo është gjëja më e ëmbël!’”.

Emms kishte bërë propozimin e parë në maj të vitit 2023, në shtëpinë e Thorne në Kaliforni, duke i dhuruar një unazë me diamant emerald-cut. Që atëherë, Thorne kishte zbuluar se ëndërronte të martohej në fshatin e Britanisë së Madhe, vendi i origjinës së të fejuarit të saj.

Ajo ka deklaruar se do të vishet me katër fustane të ndryshëm në ditën e martesës, duke thënë: “Asnjë nuse nuk ka nevojë për një fustan, por për katër!”.

Continue Reading

Magazinë

Dy familje u obliguan të ndërrojnë vendbanim për shkak të rezidencës së re të William dhe Kate

Published

on

Zhvendosja e Princit William dhe Kate Middleton në rezidencën e tyre të re familjare, ka detyruar dy familje që të zhvendosen nga shtëpitë pranë tyre.

Çifti mbretëror dhe tre fëmijët e tyre, Princi George, 12 vjeç, Princesha Charlotte, 10 vjeç, dhe Princi Louis, 7 vjeç  planifikojnë të jetojnë në Fort Lodge, një vilë me tetë dhoma gjumi në Windsor Great Park, që do të jetë “shtëpia e tyre përjetëse”, raporton Daily Mail të dielën.

Për këtë arsye, dy familje të ndryshme që jetonin në shtëpi pranë vilës u kërkua të largoheshin më herët gjatë verës, sipas raportit.

“Njerëzve u thanë të largoheshin. Mendoj se u dhanë një vend tjetër për të banuar, por u tha se duhej të largoheshin,” tha një burim për mediat.

“Ata nuk e prisnin këtë. Ato shtëpi janë afër vilës, kështu që nuk do të donin që çdo kush të jetonte aty, kur aty do të jetojnë mbretërorët”, shtoi burimi.

Sipas raportit, familjet ishin qiramarrëse të pronës së Crown Estate. Ata nuk morën njoftime zyrtare për largim e janë zhvendosur në banesa të ngjashme ose më të mira në zonë.

William dhe Kate, të dy 43 vjeç, shpresojnë për “një fillim të ri” në Fort Lodge dhe po paguajnë shpenzimet e zhvendosjes pa kosto shtesë për taksapaguesit, sipas raportit.

Continue Reading

Magazinë

Taylor Swift thyen rekordin e Trumpit

Published

on

Taylor Swift ka thyer rekordin e presidentit amerikan Donald Trump për numrin më të madh të ndjekësve në një podcast brenda orës së parë të publikimit.

Të mërkurën në mbrëmje, ajo u shfaq në “New Heights”, që udhëhiqet nga i dashuri i saj Travis Kelce dhe vëllai i tij Jason Kelce. Episodi, i cili zgjati mbi dy orë dhe u publikua në orën 19:00, u ndoq nga rreth 1.3 milionë njerëz vetëm në orën e parë në YouTube, sipas The Daily Beast dhe të konfirmuara nga përfaqësuesit e Swiftit, ka raportuar SYRACUSE.

Ky numër e kaloi rekordin që më parë mbahej nga Trump. Në tetor 2024, ishte i ftuar në “Joe Rogan Experience”, ku brenda orës së parë u regjistruan 800 mijë shikime, sipas të dhënave të analistit të CNN, Harry Enten.

Madje, numri i madh i shikuesve gjatë episodit me Swift ishte aq i lartë saqë videoja në YouTube u rrëzua pas 1 orë e 44 minutash transmetim.

Jason Kelce ka shkruar me shaka në platformën “X” pak para se videoja të dilte.

“Ky fakt që videoja ka 1.3 milionë shikime është mishërimi i numerologjisë”, ka shkruar ai.

Gjatë episodit rekord, Swift ka prezantuar kopertinën dhe listën e këngëve të albumit të saj të ardhshëm “The Life of a Showgirl”, foli për rikthimin e kontrollit mbi të drejtat e këngëve të saj origjinale dhe për marrëdhënien me Travis Kelce.

Thyerja e këtij rekordi vjen vetëm tre muaj pasi Trump kishte deklaruar në platformën e tij, Truth Social, se popullariteti i Swift po binte për shkak të tij.

“Ka vënë re dikush se, që kur thashë ‘E URREJ TAYLOR SWIFT’, ajo nuk është më ‘E NXEHTË’?”, ka shkruar ai në muajin maj.

Trump e pati sulmuar publikisht këngëtaren për herë të parë në muajin shtator 2024, pasi shpalli hapur mbështetjen për Kamala Harris në zgjedhje.

Që prej asaj kohe, ai ka vazhduar ta përmendë me kritika spontane, madje edhe në një fjalim në muajin prill, kur skuadra e Eagles vizitoi Shtëpinë e Bardhë pas fitores në Super Bowl. Swift, nga ana e saj, kurrë nuk i ka komentuar publikisht deklaratat e Trump.

 

 

Continue Reading

Të kërkuara