Lajmet

Për herë të gjashtë dështon konstituimi i Komisionit hetimor për rezervën shtetërore

Published

on

Komisioni hetimor parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, edhe pas tentativës së gjashtë nuk është konstituar. Kjo për shkak mungesës së mazhorancës.

Kryesuesi në këtë komision, Rashit Qalaj ka ritheksuar se deputetet nga pozita qëllimshëm po pamundësojnë konstituimin e këtij komisioni me qëllim që të fshihen pas të vërtetave lidhur me keqpërdorimet e rezervave shtetërore.

Lidhur me shkresën zyrtare që kanë dërguar te zyra ligjore, Qalaj tha se kanë marrë opinion porse pa sqarime.

“Ata janë duke bojkotuar punën e vetëm këtij komisioni, të gjitha komisionet tjera janë duke funksionuar, dhe shtrohet pyetja pse. Sepse ky komision është i vetmi që është duke u marr me hetimin e dyshimeve për keqpërdorim të rezervave shtetërore dhe padyshim ne mund të themi se deputetet e VV-së janë duke tentuar që me bojkotimin e këtij komisioni, te bojkotojnë edhe informimin e publikut për keqpërdorimet që janë bërë me rezerva shtetërore. Kemi dërguar letër nëpërmjet kryetarit të Kuvendit, zyrës ligjore për çështjen e mungesës së kolegeve të VV-së, dhe kemi marrë një opinion pa opinion. Pra, nuk sqaron asgjë, është një opinion i cili e shton konfuzitetin, vetëm se janë përmendur detyrimet e deputeteve që janë të obliguar të marrin pjesë në punën e Kuvendit, mirëpo nuk kanë sqaruar se çfarë mund të bëjmë gjatë procedurave dhe dyshimeve që kemi ngrit, se a mund t’i zëvendësojmë koleget që po vinë nga partia e njëjtë, apo kemi të drejtë që të vazhdojmë dhe të kërkojmë edhe anëtar të komisionit nga parti tjera që kanë vullnet të vinë në këtë komision. Kemi shumë fakte që do t’i bëjmë publike javën e ardhshme, do të bëjmë publike edhe njerëzit që kemi planifikuar dhe do duhej të ishin këtu për t’i intervistuar duke u nisur nga kryeministri Kurti e deri te personi fundit”, tha Qalaj.

Qalaj shtoi se pas takimit të radhës do të vendosin nëse do ta bartin debatin në Kuvend të Kosovës apo do të bëjnë përpjekje ta themelojnë këtë komision.

Ndërkaq, deputeti nga AAK, Pal Lekaj ka vendosur disa letra në karriget e deputeteve që nuk janë prezent, ku ka shënuar pagat të cilat secili prej këtyre deputetëve merr nga Kuvendi.

“Unë kam vendosur sot në mënyrë simbolike të gjithë deputeteve që nuk janë prezent dhe e bojkotojnë, me tregu sa para marrin dhe sa kanë marrë deri sot, dhe i bojkotojnë. Në shenjë simbolikë po ua vë në karrige dhe ta shohin që ata janë të obligueshëm dhe të vinë“, tha Lekaj.

Ndërsa, deputetja nga LDK, Doarsa Kica ka ftuar ministren për një seancë dëgjimore që të raportojë për dyshimet që kanë lidhur me keqpërdorimin e rezervave shtetërore.

“Ne duhet të procedojmë me një propozim amendament të ligjit për hetim parlamentar, i cili rregullon problematiket që na shpërfaqet me nenin i cili kërkon që minimumi i kuorumit të jetë me shtatë anëtar të komisionit… Propozoj që ky komision ta ftoj ministren e MINT në një seancë dëgjimore, në mënyrë që kjo të na shërbejë se çka ne mund të përfshimë në plan të punës nëse vjen situata deri aty”, tha Kica.

Ideja për formimin e Komisionit hetimor lidhur me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore ka ardhur nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Lajmet

​Lëndohet rëndë ylli i Real Madridit

Published

on

Eder Militao ka pësuar një dëmtim të rëndë muskulor në këmbën e majtë dhe do të mungojë për disa muaj.

Pas testeve mjekësore, u konfirmua se dëmtimi preku tendinën e pjesës së sipërme të bicepsit femoral, çka e bën rikuperimin edhe më të ngadaltë.

Klubi nuk ka dhënë një datë të saktë kthimi, por zakonisht dëmtime të tilla kërkojnë tre deri në katër muaj rehabilitim.

Mbrojtësi u largua nga fusha në ndeshjen kundër Celta Vigos me fytyrë të shqetësuar, dhe stafi mjekësor e ndihmoi të dilte menjëherë. Problemet e Real Madridit në mbrojtje tani janë edhe më të mëdha, pasi Xabi Alonso ka të dëmtuar edhe Alexander-Arnold, Carvajal, Huijsen, Mendy dhe Alaba.

Për ndeshjen e radhës në La Liga kundër Alavesit, trajneri do ta ketë ekipin edhe më të cunguar. Carreras dhe Fran Garcia janë të pezulluar pas kartonëve të kuq, ndaj të vetmit mbrojtës të gatshëm pritet të jenë Antonio Rudiger dhe Raul Asensio.

Situata e lë Real Madridin në një nga momentet më të vështira të sezonit./S.K/KP/TheAthletic/

Continue Reading

Lajmet

​Vdes ish-futbollisti belg Boeck

Published

on

Glen De Boeck, ish-mbrojtësi i njohur belg dhe kapiten i Anderlechtit, ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare pasi pësoi një hemorragji të rëndë në tru që e la në koma për tre ditë, dhe pavarësisht ndërhyrjeve të mjekëve, nuk mundi të shpëtonte.

De Boeck u rrëzua në shtëpinë e tij të premten dhe u dërgua menjëherë në Spitalin Universitar të Antwerpit, ku ndërroi jetë i rrethuar nga familjarët.

Ai lë pas dy vajzat e tij, Bo dhe Caro.

Karriera e De Boeck filloi te FC Boom, për të vazhduar te KV Mechelen dhe më pas te Anderlecht, ku mbajti shiritin e kapitenit dhe fitoi tre tituj të kampionatit. Ai u vlerësua si një nga mbrojtësit më të fortë belgë të brezit të tij dhe luajti 36 ndeshje me ekipin kombëtar të Belgjikës.

Lëndimet e rënda në gju e detyruan të tërhiqej nga futbolli në vitin 2005.

Pas pensionimit, ai u angazhua si trajner, duke punuar në disa klube belgë dhe holandeze. Vdekja e tij vjen pas një viti të vështirë për familjen, pasi edhe babai i tij ndërroi jetë më herët gjatë 2025-ës. Futbolli belg ka humbur një prej figurave të tij më të respektuara./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Rejhan Halili emërohet zëvendëskryetare e komisionit “Gratë në Sport” në ICMG

Published

on

Udhëheqësja për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK), Rejhan Halili, është emëruar zëvendëskryetare e komisionit “Gratë në Sport” në Komitetin Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG).

Vendimi unanim është marrë në mbledhjen e fundit të Komitetit Ekzekutiv të ICMG, të mbajtur javën e kaluar në Portimao të Portugalisë.

Përvoja e saj e gjatë dhe ekspertiza si udhëheqëse e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në KOK, anëtare e komisionit “ENGSO – Barazia në Sport” dhe shefe e misionit në disa edicione të Lojërave Mesdhetare dhe Lojërave Mesdhetare në Rërë, e bëjnë kontributin e saj në punën e komisionit “Gratë në Sport” jashtëzakonisht të vlefshëm.

Pikërisht mbledhja e radhës e këtij komisioni do të mbahet në Prishtinë, në fillim të vitit të ardhshëm./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Rrahmani: Fitorja ndaj Juventusit shumë e rëndësishme

Published

on

Napoli arriti një fitore të rëndësishme ndaj Juventusit në stadiumin “Maradona”, dhe mbrojtësi Amir Rrahmani e vlerësoi këtë sukses pas ndeshjes.

“Çdo fitore është gjithmonë e rëndësishme. Nuk kemi qenë kurrë në telashe. Ata që luajnë tani po luajnë mirë. Sot luajtëm kundër një ekipi të shkëlqyer që lufton për gjysmën e sipërme të tabelës, kështu që fitorja është edhe më e rëndësishme,” tha Rrahmani.

Ai theksoi se tani vëmendja është te sfida e Ligës së Kampionëve në Lisbonë.

“Tani duhet ta shijojmë këtë fitore, sepse luftuam, por e merituam. Pastaj do të mendojmë për Ligën e Kampionëve, po luajmë jashtë fushe dhe kjo është gjithmonë e vështirë.”, tha ai.

Rrahmani nuk la pa përmendur edhe trajnerin Luciano Spalletti.

“Nuk jemi takuar, por ai është ende një nga trajnerët më të mirë që kam pasur. Të gjithë e dimë se është një njeri i shkëlqyer.”/S.K/KP/

 

Continue Reading

Të kërkuara