Lajmet

Për dhjetë vjet numri i nxënësve shqiptarë në shkollat e mesme në Preshevë dhe Bujanoc është përgjysmuar

Ikja masive e të rinjve shqiptarë nga Presheva dhe Bujanoci, ka ngritur shqetësime të mëdha sa i përket arsimit.

Published

on

Suada Asani, nxënëse në vitin e fundit të Shkollës së Mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc, nuk ka vendosur akoma rreth vazhdimit tutje të shkollimit, mirëpo ka në mendje dy opsione: të vazhdojë studimet në Prishtinë apo të ikë në Gjermani?!

“Pyetja se çfarë do të studiosh në të ardhmen, është një nga pyetjet më të rënda për një nxënës të shkollës së mesme nga Lugina e Preshevës. Asnjëherë nuk di se si të përgjigjem. Teksa në mendje kam vetëm dy opsione: të vazhdojë studimet në Prishtinë apo të largohem drejt Gjermanisë”, ka thënë Asani.

Ikja masive e të rinjve shqiptarë nga Presheva dhe Bujanoci, ka ngritur shqetësime të mëdha sa i përket fushës së arsimit në këtë rajon. Numri i nxënësve shqiptarë të shkollave të mesme në komunat Preshevë dhe Bujanoc, për dhjetë vjet është përgjysmuar. Nga statistikat e nxjerra nëpër shkollat e mesme në këto komuna, nga 3 mijë e 646 sa ishin në vitin shkollor 2012/13, pas dhjetë vjetësh, gjegjësisht në vitin 2022/23 janë të regjistruar vetëm 1 mijë e 865 nxënës shqiptarë.

Në shkollën e mesme “Sezai Surroi”, të vetmen në gjuhën shqipe në Bujanoc, në vitin shkollor 2012/13 kanë qenë të regjistruar 1 mijë e 368 nxënës shqiptarë, teksa në vitin 2022/23 janë vetëm 649 sosh.

Në gjimnazin “Skenderbeu” në Preshevë në vitin shkollor 2012/13 kanë qenë të regjistruar 993 nxënës shqiptarë, teksa dhjetë vjet pas, gjegjësisht në vitin 2022/23 janë vetëm 628 nxënës.

Në Shkollën e Mesme Teknike “Presheva” në Preshevë, në vitin shkollor 2012/13 kanë qenë të regjistruar 1 mijë e 285 nxënës, teksa në vitin 2022/23 janë vetëm 588.

Sipas drejtorit të Shkollës së Mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc, Zejni Fejzullahu, moszhvillimi ekonomik ka ndikuar drejtpërsëdrejti në ikjen e të rinjve nga ky rajon.

“Moszhvillimi ekonomik i rajonit, e në veçanti i Komunës së Bujanocit, ka ndikim të madh në ikjen e të rinjve dhe familjeve për në vendet e perëndimit. Pa një zhvillim ekonomik të rajonit, vështirë se mund të ndalet trendi i ikjes së të rinjve”, ka thënë Fejzullahu.

Përveç përgjysmimit të numrit të nxënësve dhe stafit mësimdhënës, sipas Fejzullahut problemi tjetër kyç në shkollat e mesme në gjuhën shqipe në Serbi, vazhdon të jetë pajisja me librat shqip, përderisa për shkollat fillore Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Kosovë këtë vit ka ndarë 255 mijë euro për blerjen e librave shqip.

Sa i përket numrit të nxënësve shqiptarë në shkollat fillore shqipe në Luginë të Preshevës, sipas statistikave të nxjerra nga viti 2010 dhe viti 2020, edhe në këto shkolla numri i nxënësve shqiptarë është përgjysmuar. Nga 7 mijë e 246 sa kanë qenë në vitin shkollor 2010/11, dhjetë vjet pas, gjegjësisht në vitin shkollor 2020/21, kanë qenë vetëm 3 mijë e 982 nxënës./UBTNews/

Autori: Driton Iseni

Lajmet

Kthehet në Kosovë ish-ushtari i UÇK-së që po mbahej në Serbi

Published

on

By

Pas disa muajsh qëndrimi në burgjet e Serbisë, sot është liruar dhe është kthyer në Kosovë ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Mit’hat Llozhani. Lajmin e ka bërë të ditur avokati i tij, Arianit Koci, i cili e ka shoqëruar Llozhanin sapo ai ka kaluar kufirin.

Avokati Koci e ka cilësuar këtë si një mision të vështirë dhe të rëndë, duke treguar se i është dashur të udhëtojë disa herë drejt Beogradit për të ndjekur rastin. “A kam pasë probleme dhe rrezik? Nuk është me rëndësi. Me rëndësi është që një qytetar i Kosovës u kthye në shtëpi,” ka deklaruar Koci, duke shtuar se këtë shërbim e ka kryer pa pagesë dhe për ideale kombëtare.

Sipas Kocit, Llozhani ka kaluar nëpër një periudhë jo të lehtë gjatë kohës së burgosjes.

Ai ka paralajmëruar se informata më të detajuara rreth rrethanave të arrestimit dhe mbajtjes në Serbi do të jepen në ditët në vijim, së bashku me vetë Mit’hat Llozhanit.

Continue Reading

Lajmet

Raportohet i zhdukur një person në Leposaviq

Published

on

By

Një grua, shtetase e Serbisë, ka raportuar në polici se ka humbur kontaktet me djalin e saj në komunën e Leposaviqit. Sipas njoftimit, personi i zhdukur është po ashtu shtetas i Serbisë.

Lidhur me këtë rast është njoftuar menjëherë prokurori kompetent, i cili ka lëshuar urdhër për fillimin e hetimeve.

Njësitet policore janë duke punuar për zbardhjen e rrethanave dhe gjetjen e personit të raportuar si i zhdukur.

Continue Reading

Lajmet

Gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Published

on

By

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, brenda një dite janë regjistruar gjashtë raste të dhunës në familje në qytete të ndryshme.

Në rastin e parë në Lipjan, një burrë është denoncuar për dhunë ndaj një gruaje, ku pas intervistimit rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.

Në Prishtinë janë shënuar dy incidente; në njërin prej tyre një burrë është arrestuar dhe liruar pas marrjes në pyetje për dhunë ndaj një gruaje, ndërsa në tjetrin, i dyshuari është dërguar në mbajtje për shkak të dhunës së ushtruar.

Edhe në Pejë është raportuar një përleshje mes tri grave, të cilat janë sulmuar mes vete dhe njëra prej tyre ka marrë tretman mjekësor, por të gjitha janë liruar pas procedurave policore.

Ndërkaq, në Gjakovë një burrë është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje.

Së fundi, në Mitrovicën e Veriut, dy burra janë shoqëruar në stacion pas një zënke familjare, por me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Lajmet

Driton Kuka nderohet me “Pllakën e Artë” në Mal të Zi për sukseset historike

Published

on

By

Trajneri i mirënjohur i Kosovës, Driton Kuka, ka pranuar çmimin kryesor “Pllaka e Artë” nga Akademia Sportive e Malit të Zi. Ky vlerësim i lartë iu nda gjatë Konferencës së 24-t Ndërkombëtare të mbajtur në Budva, si mirënjohje për rezultatet e tij të jashtëzakonshme në arenën ndërkombëtare.

Akademia ka vlerësuar lart kontributin e Kukës në promovimin e sportit të xhudos dhe arritjet e tij të pashembullta që e ngritën Kosovën në majat e sportit botëror. Ky çmim vjen si dëshmi e punës së palodhshme të trajnerit që krijoi një “shkollë të artë” të xhudos në vendin tonë.

Nën udhëheqjen e Driton Kukës, ekipi i Kosovës ka arritur rekorde historike që përfshijnë:5 medalje olimpike; 10 medalje botërore; 30 medalje evropiane, si dhe qindra dekorata të tjera në gara prestigjioze.

Ky sukses i radhës konfirmon statusin e Kukës si një prej trajnerëve më të suksesshëm në botë, duke i dhënë Kosovës një imazh të fuqishëm përmes sportit.

Continue Reading

Të kërkuara