Lajmet

​Që të rritet dinamika e punës së komisioneve hetimore, deputetët kërkojnë të ndalen debatet ashpra

Deputeti Selmanaj tha se vetëm dy intervista janë mbajtur në sesionin pranveror.

Published

on

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës, për mbledhjen e ardhshme ka ftuar sërish ministrin e Financave, Hekuran Murati në intervistë lidhur me krizën energjetike.

Në diskutimin rreth dinamikës së punës së Komisionit hetimor gjatë sesionit vjeshtor, kryetar i këtij komisioni Driton Selmanaj ka propozuar që në këtë sesion të shtohet dinamika e punës dhe të mbahen nga dy mbledhje në javë, të hënën dhe të premten.

Megjithatë Komisioni me kërkesë të anëtarëve vendosën që mbledhjet të mbahen vetëm një herë në javë, të premten, tërë ditën.

Deputeti Selmanaj tha se vetëm dy intervista janë mbajtur në sesionin pranveror, dhe njëra prej tyre ka mbetur në gjysmë ajo me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

“Ne po futemi në tre muajt e fundit të mandatit që e kemi si Komision hetimor. Fillimisht na morën kohë përgatitjet për caktim të ekspertëve, dhe ne filluam me dy intervista, me dy ministra nga kabineti qeveritar, megjithëse intervista e fundit nuk përfundoi deri në fund me ministrin e financave. Prandaj, propozoj që dinamika jonë të jetë më e lartë gjatë këtij sesioni dhe të fillojmë të mbajmë nga dy mbledhje në javë, në mënyrë që t’i kryejmë më shpejt intervistat”, tha ai.

Deputetja Mimoza Kusari-Lila, ka kërkuar që për sesionin vjeshtor të ndalen debatet e ashpra mes deputetëve që nuk përkojnë me periudhën kohore të punës së këtij komisioni.

“Për rritjen e dinamikës së punës, mendoj se nëse e caktojmë një ditë, të premten dhe vendosim një limit kohor, mund ta mbajmë mbledhjen më gjatë. Po ashtu dua të ngris një çështje, e cila uroj të trajtohet me seriozitetin dhe formalitetin që e ka. Kjo ka të bëjë me trajtimin e temës brenda afateve që është votuar Komisioni në kuvend. Ne po hyjmë edhe në një sezon jo të lehtë për sektorin e energjisë, kështu që e kemi përfunduar sesionin e kaluar me debate të ashpra e me ndërprerje arbitrare të takimeve nga ana jonë”, theksoi ajo.

Edhe deputeti Selmanaj është pajtuar që të ndalen tensionet nga deputetët në komision.

“Pajtohem plotësisht me deputeten Kusari-Lila që të kemi kujdes dhe të kufizohemi në mandatin tonë që e kemi. Nuk do të ishte mirë të kemi debate, sepse edhe pengon punën e komisionit dhe arritjen e qëllimit për çka është themeluar”, tha ai.

Në këtë komision hetimor deri tash intervistën e ka përfunduar vetëm ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës.

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara