Shëndeti
Për ata që flejnë gjatë ditës, ka një lajm të mirë
Published
2 hours agoon
Për të gjithë fansat e gjumit të ditës, ka një lajm të mirë. Të dremisësh në drekë një ose dy herë gjatë javës ul rrezikun nga sëmundjet e zemrës.
Shkencëtarë nga Universiteti Spitalor i Lausanne, Zvicër arritën në përfundimin se ka një lidhje mes gjumit të ditës dhe komplikimeve të zemrës.
Sipas tyre, nëse flini 1 ose 2 herë në javë nga 5 minuta deri në 1 orë, keni 48% shanse më pak të vuani nga një atak i papritur zemre, krahasuar me ata që nuk flenë fare.
Ndonëse për këtë studim ka ende diskutime, njerëzit duhet të kenë parasysh që dremitja nuk do t’i shpëtojë nga sëmundjet dhe komplikimet kardiake, por është një stil i mirë jetesë që ul rrezikun e tyre.
Tani për tani, kujdesuni për regjimin e gjumit të natës, dietave ushqimore dhe aktivitetit fizik.
Shëndeti
Shenjat që tregojnë se nuk po merrni mjaftueshëm vitaminë D, veçanërisht në dimër
Published
30 minutes agoon
December 17, 2024E dimë se vitamina D ndihmon në forcimin e dhëmbëve dhe kockave tona, por ka shumë arsye pse është e nevojshme që trupi të funksionojë mirë. Prandaj, nëse ka një mangësi, mund të vëreni se ndiheni të lodhur ose të dobët.
Çka është vitamina D?
Vitaminë e tretshme në yndyrë që trupi e përdor për rritjen e kockave. Quhet “vitamina e diellit” se trupat e prodhojnë në përgjigje të dritës së diellit. Kur ekspozohet ndaj rrezeve, kolesteroli në lëkurë thith rrezet UVB që krijojnë energjinë për të filluar sintezën e vitaminës D.
Çka bën vitamina D?
Ndihmon në rregullimin e sasisë së kalciumit e fosforit në trup. Të dyja lëndët ushqyese janë thelbësore për ruajtjen e kockave, dhëmbëve e muskujve të shëndetshëm. Përveç përmirësimit të shëndetit tonë fizik, ai gjithashtu mund të ofrojë përfitime për shëndetin tonë mendor.
Shenjat që tregojnë se nuk po merrni mjaftueshëm vitaminë D:
Dhimbje kockash – E dimë se vitamina D është e rëndësishme për ruajtjen e kockave, kështu që ka kuptim që mungesa e saj shkakton anomali dhe dhimbje kockash. Kur nivelet e D-së janë të ulëta dhe trupi nuk mund të absorbojë siç duhet kalciumin dhe fosforin, rreziku i dhimbjeve të kockave, frakturave, dhimbjeve të muskujve dhe dobësisë së muskujve rritet.
Dobësi muskulore – Mungesa e vitaminës D shkakton dobësi të muskujve. Një studim i 2018-ës vuri në dukje se vitamina D luan rol të rëndësishëm në funksionin normal të muskujve, duke argumentuar se “statusi i ulët i vitaminës D lidhet me një rrezik në rritje të rënies dhe dobësisë së muskujve”. Ky studim arriti në përfundimin se mungesa e rëndë e vitaminës D është e dëmshme për funksionin e muskujve dhe shtoi se studimet lidhin dobësinë e muskujve, rëniet dhe reduktimin e masës muskulore me mungesën e vitaminës D.
Lodhje – Vitamina D ndikon në shëndetin mendor përveç shëndetit fizik. Edhe pse hulumtimi është në fazat e hershme, një studim i vitit 2019 zbuloi se mungesa e saj lidhet me lodhjen mendore dhe fizike. Një studim tjetër zbuloi se infermierët, për shkak të punës në klinikat spitalore dhe ndërrimin e natës, kishin incidencë të lartë të mungesës së vitaminës D.
Rritja e infeksioneve – Kritike për funksionin e sistemit imunitar, nëse sëmureni shpesh, mungesa e vitaminës është faktor, është e pranishme në qelizat e sistemit imunitar e zbulohet një lidhje mes infeksioneve dhe sëmundjeve autoimune dhe mungesës së vitaminës.
Depresioni – Njerëzit ndihen më të trishtuar në dimër, dhe të tjerë vuajnë nga SAD. Një arsye pse shkencëtarët besojnë se kjo ndodh është mungesa e vitaminës D, ka veti që ndikojnë në indet e trurit të përfshirë në proceset normale të depresionit. Një tjetër studim që përfshin 7,534 pjesëmarrës zbuloi se plotësimi i vitaminës D zvogëlon emocionet negative, veçanërisht te njerëzit me çrregullime të mëdha depresive. /UBT News/
Shëndeti
Gjërat që ju ndodhin në trup nëse ecni çdo ditë
Published
22 hours agoon
December 16, 2024Ekspertët po këshillojnë rregullisht që të mos harrojmë domethënien e aktivitetit fizik, ecja është aktiviteti fizik më i vjetër i njeriut dhe është jashtëzakonisht i dobishëm për trupin tonë.
Shkencëtarët konfirmojnë se është një nga ushtrimet më të mira për të parandaluar shtimin e peshës, dhe të ndjeheni më të rinj, më të shëndetshëm dhe më të lumtur.
Ajo ka ndihmuar njerëzit të kontrollojnë peshën e trupit dhe të rrisin jetëgjatësinë e tyre që nga fillimi i kohës.
Këtu janë gjashtë përfitimet shëndetësore të ecjes:
Mund të luftojë sëmundjet kronike siç janë sëmundjet e zemrës, artriti dhe diabeti.
Ecja është një mënyrë e lirë dhe efektive për të mbajtur një formë të mirë fizike dhe për të përmirësuar funksionimin muskulor, të zemrës dhe hormonalit.
Ecja është një mënyrë tepër efektive për të mbajtur një peshë të shëndetshme. Një ushtrim i thjeshtë për tu mbajtur në këmbë, ka një rrezik të ulët për të shkaktuar lëndime dhe nuk shkakton rraskapitje në krahasim me stërvitjet më intensive.
Ul rrezikun e goditjeve në tru, sëmundje koronare të zemrës dhe sulme në zemër.
Ecja është një mënyrë natyrale për të përmirësuar gjendjen shpirtërore dhe për të luftuar depresionin dhe ankthin.
Ecja është një mënyrë e shkëlqyeshme për të luftuar kundër gravitetit, pasi detyron kockat të bëhen më të forta për të vazhduar të mbështesin peshën e trupit dhe ul rrezikun për fraktura ose osteoporozë, raporton “Natural Solutions Magazine”.
Shëndeti
Ushqimi që nuk duhet të refuzohet asnjëherë në mëngjes
Published
1 day agoon
December 16, 2024Nëse e shmangni ngrënien e mëngjesit, rrezikoni obezitetin, sëmundjet e zemrës dhe diabetin, ka konkluduar një studim i ri.
Ekspertët e sëmundjeve të zemrës në Shtetet e Bashkuara e kanë theksuar rëndësinë e vaktit të mëngjesit.
Ata kanë paralajmëruar se një e treta e të rriturve nuk e hanë mëngjesin dhe gjatë ditës konsumojnë grisina, të cilat kanë efekt të dëmshëm në shëndetin e tyre.
Përveç shijes së mirë, mollët e gjelbra ose jeshile kanë edhe disa vlera shëndetësore, janë të larta në fibra dhe ndihmojnë që të keni një aparat tretës të pastër dhe të shëndetshme.
Por jo vetëm kaq. Ne ju sjellim disa nga dobitë shëndetësore të mollëve jeshile.
Zvogëlojnë mundësinë e prekjes nga kanceri në zorrën e trashë – Pasi kanë përmbajtje të lartë të fibrave, mollët jeshile ofrojnë një tjetër benefit të madh reduktimin drastik të mundësive për t’u prekur nga kanceri i zorrës së trashë.
Zvogëlojnë kolesterolin – Një nga dobitë është edhe përmbajtja e lartë e fibrave që ndihmon në reduktimin e kolesterolit i cili është prezent në organizmin tonë.
Ndihmojnë tretjen – Nëse keni konsumuar diçka të rëndë dhe jeni të shqetësuar nëse stomaku nuk do ta tresë, duhet të hani një mollë jeshile. Ato lehtësojnë tretjen për shkak të enzimave që kanë.
Mbajnë nën kontroll urinë – Mollët jeshile përmbajnë acide organike që ndihmojnë oreksin tuaj. Kështu që nëse keni probleme me oreksin, mund të mbështeteni tek mollët jeshile.
Mollët jeshile po ashtu kanë edhe dobi edhe për bukurinë, pastrojnë lëkurën, pasi mbajnë dhëmbët dhe mishrat e tyre të shëndetshëm. Përmbajnë vitamina A,B, C si dhe vitaminë E që mban lëkurën të freskët dhe me shkëlqim.
Shqipëria, destinacioni më popullor për vitin 2025
Dybala drejt largimit nga Roma
Shenjat që tregojnë se nuk po merrni mjaftueshëm vitaminë D, veçanërisht në dimër
Vrasja e “trurit” të armëve kimike ruse: Reagon ashpër Moska, akuzat ndaj Perëndimit
Google zbulon çipin kuantik informatik
Presidenti i Koresë së Jugut mohon akuzat për kryengritje
“Marshi ynë vazhdon”, konferenca e tretë ndërqeveritare Shqipëri-BE
Ky mendohet se është djali 20 vjeçar i Parashqevi Simaku, Luke Nohfe
Euro 2026/ Kosova e pret sot Bullgarinë
Të kërkuara
-
Bota2 months ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Bota2 months ago
Koreja e Veriut rrit frikën në botë, lëshon raketën e re balistike ndërkontinentale
-
Kulturë3 months ago
Marigona Ferati, profesoresha e UBT-së, zëri i artit në jurinë ndërkombëtare në festivalin e teatrove në Oman
-
Bota1 month ago
“Ethet” e kthimit të Trump! Takohen Macron e Starmer, zbardhet fokusi i diskutimeve