Kronikë e zezë

Për 24 orë, shtatë raste të dhunës në familje në Kosovë

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se disa persona janë arrestuar në 24 orët e fundit si të dyshuar për dhunë në familje.

Policia ka bërë të ditur se një grua në Fushë Kosovë ka raportuar në polici se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

“Viktima femër, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I njëjti është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport të policisë.

Tutje, në Fushë Kosovë policia ka bërë të ditur se ka arrestuar edhe një person, pasi që i njëjti i kishte dërguar mesazhe me përmbajtje kërcënuese ish-bashkëshortes së tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti i kishte dërguar mesazhe me përmbajtje kërcënuese viktimës femër kosovare ish bashkëshortes së tij. Në konsultim me prokurorin i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport të policisë.

Në Lipjan, mbrëmë është arrestuar një person, pasi që i njëjti i ka shkaktuar dhunë fizike dhe psiqike gruas së tij.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar bashkëshorti i saj është duke i shkaktuar dhunë fizike dhe psiqike. I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thotë policia.

Për dhunë në familje është arrestuar edhe një person në Prishtinë.

“Në bazë të urdhëresës është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer vepren e cekur më lartë. Në konsultim me prokurorin i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thotë policia.

Në Suharekë ndërkaq, policia e ka arrestuar një person pasi që i njëjti e ka kanosur gruan e tij përmes telefoni pas një mosmarrëveshje.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj, përmes telefoni i dyshuari e kishte kanosur. Në lidhje me rastin i dyshuari është arrestuar pas intervistimit në konsultim me prokurorin i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thotë policia.

Në Pejë ndërkaq, është arrestuar një person pasi që i njëjti e ka sulmuar viktimën kosovare duke i shkaktuar lëndime trupore.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e ka sulmuar viktimë femër kosovare duke i shkaktuar lëndime trupore. Pas intervistimit në konsultim me prokurorin i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thotë policia.

Në Vushtrri policia ka arrestuar një person nën dyshimet se i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij pas një mosmarrëveshje.

“Vushtrri 22.08.2021 –21:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje bashkëshorti i saj e kishte përdorur dhunë ndaj saj. I dyshuari është arrestuar, viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thotë policia.

Lajmet

Skenderaj: Qëlloi qenin me armë, policia ia sekuestron armën

Published

on

By

Një person është shoqëruar në polici pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të qenit të një bashkëqytetari në Skenderaj. Ngjarja ka ndodhur të dielën, më 18 tetor, rreth orës 10:20.

Pas raportimit të rastit, Policia e Kosovës, në konsultim me prokurorin e shtetit, ka ushtruar kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, ku ka gjetur dhe sekuestruar një armë gjuetie.

I dyshuari është intervistuar nga hetuesit policorë dhe më pas, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt. Rasti po hetohet nën dyshimin për veprat penale “Përdorim i armës” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Gjenden mbi 140 fishekë të vjetër në një fushë në Gjakovë

Published

on

By

Gjatë ditës së djeshme, në një fushë të hapur në Gjakovë janë hasur disa municione të vjetra.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, pas marrjes së informacionit, njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 144 fishekë.

Lidhur me rastin janë iniciuar hetimet dhe autoritetet po kryejnë procedurat e nevojshme. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Zhduket një person në Gjakovë

Published

on

By

Një burrë është rapotuar i zhdukur në Gjakovë pasi është larguar nga shtëpia e tij dhe nuk dihet më asgjë për vendndodhjen e tij.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 13 tetor, rreth orës 07:00 të mëngjesit.

Familjarët kanë njoftuar autoritetet për largimin e tij nga shtëpia.

Policia e Kosovës bën me dije se rasti tashmë ka kaluar në procedurë hetimore dhe po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për gjetjen e tij. /E.A/

Continue Reading

Kronikë e zezë

Gjenden 84 fishekë te një person në Aeroportin e Prishtinës

Published

on

By

Policia e Kosovës ka konfiskuar 84 fishekë te një i dyshuar gjatë kontrollit në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 15 tetor. I dyshuari është intervistuar, ndërsa me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Identiteti i të dyshuarit nuk është bërë i ditur.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara