Lajmet

Për 11 orë, mbi 5 mijë qytetarë nga Kosova shkuan në Shqipëri

Published

on

Ditë më parë Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti mori vendim për masa të reja antiCOVID-19, ku ndër masat ishte edhe mbyllja totale e gastronomisë dhe qendrave tregtare. Madje u vendos edhe “ora policore”, duke kufizuar kështu lëvizjen nga ora 22:00, deri në 05:00 të mëngjesit.

Por masë ndaluese nuk është vendosur për personat që udhëtojnë në drejtim të Shqipërisë. Meqenëse nuk ka masa ndaluese, qytetarë të shumtë nga Kosova ia kanë mësyrë Shqipërisë që nga mbrëmja e së enjtes.

Që nga mbrëmë, në ora 00:00 deri sot në ora 11:00, 5 mijë e 498 qytetarë nga Kosova kanë kaluar hyrë në Shqipëri përmes pikës kufitare Vërmicë dhe Morinë. Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Ndërsa që nga e mërkura edhe kur hyrën në fuqi masat e reja antiCOVID-19, 1 mijë e 475 persona nga Kosova kanë hyrë në Shqipëri.

“Po ua përcjellë të dhënat, numrin e personave që kanë kaluar kufirin, më 7,8 dhe 9 prill nga ora 00:00 deri në ora 11:00: Datë 07.04.2021 duke filluar nga ora 00:00 deri ne ora 11:00, kanë dal nga territori i Kosovës në drejtim të Shqipërisë përmes PKK Vërmicë dhe PKK Morinë 1475 persona, datë 08.04.2021 duke filluar nga ora 00:00 deri ne ora 11:00, kanë dal nga territori i Kosovës në drejtim të Shqipërisë përmes PKK Vërmicë dhe PKK Morinë 1845 persona, datë 09.04.2021 duke filluar nga ora 00:00 deri ne ora 11:00, kanë dal nga territori i Kosovës në drejtim të Shqipërisë përmes PKK Vërmicë dhe PKK Morinë 5498 persona”, tregoi Krasniqi për KosovaPress.

lajme

UBT dhe Universiteti i Zarës thellojnë bashkëpunimin institucional

Published

on

By

Prof. Dr. Bekim Marmullaku, përfaqësues i UBT-së, zhvilloi takim me tre prorektorët e Universitetit të Zarës në Kroaci: Prof. Dr. Anita Pintarić, Prof. Dr. Marko Lukić dhe Prof. Dr. Zvjezdan Penezić.

Gjatë takimit u diskutua zgjerimi dhe thellimi i marrëveshjes ndërmjet dy institucioneve, duke synuar një bashkëpunim më të strukturuar në zhvillimin e programeve të përbashkëta studimore, studimeve të doktoratës, kërkimit shkencor dhe projekteve të përbashkëta hulumtuese.

Continue Reading

Lajmet

Arreston dy persona për kanosje në Prishtinë dhe Graçanicë, njëri dyshohet se kërcënoi me granatë dore

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në dy raste të ndara të kanosjes të ndodhura gjatë ditës së djeshme në rajonin e Prishtinës dhe në Graçanicë.

Rasti i parë është regjistruar në Prishtinë rreth orës 01:00 të mesnatës, ku një burrë ka raportuar se është kanosur përmes telefonit nga një i dyshuar, i cili pas intervistimit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Ndërkohë, një incident më i rëndë ka ndodhur në Graçanicë rreth orës 21:30, ku i dyshuari është arrestuar nën dyshimin se e ka kërcënuar viktimën me granatë dore. Edhe pse gjatë kontrollit në shtëpinë e tij nuk është gjetur asgjë e dyshimtë, me urdhër të prokurorit ai është dërguar menjëherë në mbajtje. /E.A/

Continue Reading

lajme

UBT dhe Universiteti i Zarës drejt projekteve të përbashkëta ndërkombëtare

Published

on

By

Përfaqësuesit e UBT-së, Prof. Dr. Bekim Marmullaku dhe Prof. Assoc. Dr. Fitim Alidema, zhvilluan takim me Irena Kozulic, Drejtoreshë e Departamentit për Projekte, Shkencë dhe Transfer të Teknologjisë në Universitetin e Zarës në Kroaci.

Gjatë takimit, palët u dakorduan për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, me fokus në aplikimin e përbashkët në projekte ndërkombëtare, kërkimin shkencor dhe transferin e teknologjisë.

Continue Reading

Lajmet

Aksident me fatalitet në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë: Vdes një grua dhe lëndohen disa të tjerë në fshatin Studime

Published

on

By

Një aksident i rëndë trafiku me pasojë fatale ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, rreth orës 05:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Studime. Si pasojë e përplasjes, një grua ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa disa persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore.

Ngjarjen e ka konfirmuar zyrtarisht zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili bëri të ditur se në këtë incident tragjik janë përfshirë dy automjete. Menjëherë pas marrjes së informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, ekipet e ndihmës së shpejtë mjekësore si dhe zjarrfikësit, të cilët i kanë dalë në ndihmë të lënduarve.

Policia e Kosovës ka nisur menjëherë hetime të hollësishme në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e sakta që çuan deri te ky aksident fatal.

Ndërkohë, duke parë rritjen e shqetësuese të aksidenteve me pasojë humbjen e jetëve të njerëzve gjatë ditëve të fundit, zëdhënësi Hoxha ka bërë një drejtuar të gjithë pjesëmarrësve në trafik. Ai u ka kërkuar drejtuesve të automjeteve që të tregojnë kujdes maksimal, t’i përshtaten kushteve të rrugës, të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe të shmangin përdorimin e telefonit gjatë ngasjes, meqë shpërqendrimi minimal mund të ketë pasoja fatale. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara