Aktualitet

Pendarovski – Guteresh: Zhbllokimi i integrimeve evropiane me interes për stabilitetin e rajonit

Guteresh mirënjohje për solidaritetin e Maqedonisë së Veriut për pranimin e afganëve.

Published

on

Presidenti Stevo Pendarovski, në kuadër të pjesëmarrjes në Asamblenë e 76-të të Përgjithshme, në Nju-Jork u takua me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh, me të cilin kanë shkëmbyer mendime për aktivitetet gjithëpërfshirëse të Republikës së Maqedonisë së Veriut në kuadër të KB-së, si dhe për rolin e organizimit në përballjen me çështjet globale.


Siç njoftojnë nga kabineti i presidentit, sekretari Guteresh ka shprehur mirënjohje për solidaritetin e dëshmuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut na aksionin humanitar global për pranimin e përkohshëm të qytetarëve afganë.

Gjatë takimit është theksuar edhe rëndësia e Marrëveshjes së Prespës, e nënshkruar nën ombrellën e Kombeve të Bashkuara, si shembull që edhe çështjet më të ndjeshme mund të zgjidhen në rast se ekziston vullnet politik.

Continue Reading

lajme

Arrestohet një person në Pejë për sulm seksual ndaj vajzës së tij të mitur

Published

on

By

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe është ndaluar për 48 orë në Pejë, nën dyshimin se ka kryer dy vepra të rënda penale kundër integritetit seksual ndaj vajzës së tij të mitur.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka konfirmuar se Prokurori i Shtetit ka parashtruar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, ndërsa viktima po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor nën përkujdesjen e institucioneve shtetërore.

Sipas të dhënave zyrtare nga raporti i Prokurorit të Shtetit, Departamenti për Të Mitur po e ngarkon të dyshuarin për veprat penale “Sulmi seksual” dhe “Materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit të fëmijëve”.

Gjatë zhvillimit të hetimeve, organet e rendit kanë bastisur shtëpinë e të dyshuarit, me ç’rast janë sekuestruar prova materiale, kryesisht pajisje elektronike që dyshohet se janë përdorur gjatë kryerjes së veprave penale. /E.A/

Continue Reading

lajme

Macron uron presidenten Justina Shiroka-Pula: Franca mbështet perspektivën evropiane dhe dialogun e Kosovës

Published

on

By

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka dërguar një letër urimi presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, me rastin e zgjedhjes së saj në krye të shtetit, duke riafirmuar përkushtimin e Parisit për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Në letrën e tij, kreu i shtetit francez shprehu shpresën se ky mandat do të mundësojë avancimin e reformave kyçe që kontribuojnë drejtpërdrejt në perspektivën evropiane të Kosovës. Macron po ashtu solli në vëmendje partneritetin historik mes dy vendeve, si dhe takimin e realizuar më parë me kryeministrin Albin Kurti në Paris.

Urimi i presidentit francez nënvizoi gjithashtu bashkëpunimin e fundit diplomatik, duke veçuar vizitën e ministrit të deleguar për Evropën në Prishtinë gjatë muajit korrik, e cila u kurorëzua me nënshkrimin e disa marrëveshjeve të reja bilaterale.

Në përmbyllje të letrës, Macron theksoi rëndësinë e veçantë që ka normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke riafirmuar mbështetjen e plotë të Francës për procesin e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian. /E.A/

Continue Reading

Aktualitet

Pierce Brosnan: Callum Turner i ka të gjitha cilësitë për t’u bërë James Bondi i ardhshëm

Published

on

By

Aktori i njohur Pierce Brosnan beson se koleg i tij Callum Turner posedon të gjitha cilësitë e duhura për t’u veshur me kostumin e agjentit legjendar 007. Ish-interpretimi i famshëm i James Bondit ka vlerësuar se 36-vjeçari ka praninë, fizikun dhe karizmën e nevojshme për të marrë përsipër këtë rol ikonik.

Brosnan, i cili portretizoi agjentin britanik në katër filma ndërmjet viteve 1995 dhe 2002, tregoi për revistën Vanity Fair se e admiron Turnerin, me të cilin kishte bashkëpunuar më parë në filmin “The Only Living Boy In New York” të vitit 2017.

“Callum Turner është dikush me të cilin kam punuar dhe është një aktor shumë i fortë,” u shpreh Brosnan, duke shtuar se mezi pret të mësojë emrin e pasardhësit të Daniel Craig dhe të festojë zgjedhjen e tij.

Ndonëse Turner është përfolur gjatë si një nga favoritët kryesorë për këtë post, vetë ai ka mohuar të ketë ndonjë informacion zyrtar rreth kastingut. “Di po aq sa dini edhe ju. Miqtë e mi më pyesin vazhdimisht, ndërsa unë nuk di asgjë,” kishte deklaruar ai më parë.

Brosnan po ashtu shfaqi entuziazmin e tij për projektin e ardhshëm të franshizës, i cili do të drejtohet nga regjisori vizionar Denis Villeneuve. “Besoj se do të mbetemi të mahnitur. Mënyra se si ai ndërton historinë dhe përdor kamerën është e jashtëzakonshme, prandaj filmi do të jetë vërtet madhështor,” përfundoi ai. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Drita e Prishtina përballen sot në Gjilan për majën e tabelës

Published

on

By

Kampioni në fuqi, Drita, dhe klubi më i trofeshëm në futbollin kosovar, Prishtina, do të përballen sot në Gjilan në kuadër të ndeshjes së mbetur nga xhiroja e dytë e Albi Mall Superligës. Sfidë kjo ku tri pikët mbajnë një peshë të jashtëzakonshme në luftën për kreun e tabelës.

Ballafaqimi i dy gjigantëve të futbollit vendor do të zhvillohet në stadiumin ndihmës me bari artificial në Gjilan, ku ambalazhohet një përplasje e fortë taktike. Për skuadrën e Dritës, ky takim përfaqëson shansin ideal për të vazhduar ecurinë pozitive dhe për t’u barazuar me Prishtinën në pozitën e dytë me 26 pikë. Në krahun tjetër, bardhekaltërit nga kryeqyteti synojnë një fitore që do t’i ngjiste në kuotën e 29 pikëve, duke parakaluar lideren aktuale, Malishevën, që udhëheq me 27 pikë.

Format e të dyja ekipeve paralajmërojnë një duel mjaft interesant. Drita hyn në këtë përballje pas katër fitoreve radhazi në kampionat, përfshirë edhe një triumf bindës 0-3 të arritur pikërisht ndaj Prishtinës në kryeqytet. Ndërkaq, Prishtina – e cila e e nisi këtë edicion me shtatë fitore rresht – ka regjistruar dy fitore, dy barazime dhe një humbje në pesë dulet e fundit, duke kërkuar kësisoj këndelljen në një nga transfertat më të vështira të sezonit.

Peshën e takimit e rrit edhe bilanci i historikut mes tyre. Në dhjetë përballjet e fundit, Drita dominon me pesë fitore kundrejt dy të Prishtinës, ndërsa tri sfida janë mbyllur me barazim. Sidoqoftë, Prishtina mbetet skuadra më e dekoruar në vend me 11 tituj kampioni, nëntë Kupa dhe 11 Superkupa pas pavarësimit të futbollit kosovar. Nga ana tjetër, Drita ka konsoliduar suksesin në futbollin e pasluftës me pesë tituj kampioni, dy prej të cilëve radhazi në edicionet e fundit, duke i dhënë këtij derbi të gjitha përbërësit e një përplasjeje të madhe sportive. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara