Sport

Peja, kampione e Kosovës në basketboll

KB Peja në serinë e finaleve të “PlayOff-it” e ka mposhtur KB Trepçën 3:2.

Publikuar

Pas kohës së rregullt, u nevojitën edhe vazhdimet për ta përcaktuar kampionin e këtij edicioni në basketbollin vendor.

KB Peja është kampione e këtij sezoni në Superligën e Kosovës në basketboll, pasi në serinë e finaleve të “PlayOff-it” e ka mposhtur KB Trepçën 3:2.

Ndeshjen e sotme në palestrën “Minatori” e fitoi KB Peja me shifrat 93:91. Fitorja e sotme i siguroi titullin pejanëve pas plot një dekade pritje.

Pjesa e parë i takoi Pejës (36:34), ku çerekun e parë e mbylli në epërsi 21:17, ndërsa çerekun e dytë në disavantazh 17:15.

Pjesa e dytë i takoi Trepçës (43:41), ku çereku i tretë u mbyll 24:22 në favor të mitrovicasve, ndërsa çereku i katërt përfundoi i barabartë 19:19, gjë që bëri që ndeshja të përfundonte me shifrat 77:77 dhe të shkojë në vazhdime.

Peja ishte më e mirë në pjesën e vazhdimeve, ku krijoi epërsi prej dy pikëve, respektivisht 16:14, dhe e fitoi ndeshjen në fund me shifrat 93:91.

KB Peja është kampioni i edicionit 2022/23 në basketbollin kosovar.

Rezultati final i ndeshjes, 93:91 në favor të Pejës.

Sport

Da Zerbi mund të rikthehet në Itali

Publikuar

nga

Milani do të hapë bisedimet me Roberto De Zerbin në ditët në vijim pas vendimit të tij për t’u larguar nga Brightoni, duke ndryshuar planet në kryeqytetin e Lombardisë.

Trajneri 44-vjeçar italian i befasoi tifozët e “Pulëbardhave” javën e kaluar kur konfirmoi publikisht largimin e tij nga klubi në fund të këtij sezoni të Premier Ligës, pasi nuk arriti të gjente gjuhën e përbashkët me pronarin Tony Bloom përpara afatit kalimtar të verës.

Milani ka qenë prej kohësh në kërkim të një trajneri të ri për të zëvendësuar Stefano Piolin dhe kishte marrë në konsideratë për një kohë të shkurtër De Zerbin, por u ndalua nga klauzola e tij e lirimit prej 13 milionë euro. Largimi i tij nga Brightoni me marrëveshje të ndërsjellë i ndryshon gjërat, megjithatë, duke i shtyrë kuqezinjtë të ndryshojnë planet e tyre.

Milani e ka mirëpritur lajmin për largimin e De Zerbit nga Brightoni dhe do të kontaktojë me trajnerin në ditët në vijim për të filluar diskutimin e një lëvizjeje të mundshme në verë.

Për momentin, Paulo Fonseca është ende në krye të listës së dëshirave të kuqezinjve, por kjo mund të ndryshojë shpejt, në varësi të mënyrës sesi do të shkojnë bisedimet me trajnerin italian.

Vazhdo të lexosh

Sport

Konfirmohen negociatat, Mourinho me klub të ri

Publikuar

nga

José Mourinho së shpejti do të rikthehet në stolin e trajnerit. 61-vjeçari është gati të nënshkruajë me klubin më të mirë turk, Besiktas. Hüseyin Yücel, nënkryetar i klubit, konfirmoi se ata kanë zhvilluar një takim tashmë me portugezin.

“Ne u takuam me José Mourinhon në Stamboll një muaj më parë dhe ai ishte i lumtur për ofertën tonë”, ka thënë Yucel.

“Ne kemi sqaruar tashmë kushtet ekonomike dhe do të udhëtojmë në Itali javën e ardhshme për t’u takuar personalisht”, ka shtuar ai.

Mourinho u shkarkua nga Roma në muajin janar. Që atëherë, portugezi ka mbetur pa klub. Megjithatë duket se kjo do të ndryshojë së shpejti. Do të ishte pozicioni i tij i parë si trajner në Turqi.

Vazhdo të lexosh

Sport

Tifozat Kuq e Zi protestojnë ndaj kandidaturës së Shqipërisë me Serbinë për EURO 2027

Publikuar

nga

Tifogrupi i kombëtares së Shqipërisë të njohur me emrin si ‘Tifozat Kuq e Zi’ kanë reaguar ndaj vendimit të Federatës së Futbolit të Shqipërisë për të shpallur kandidaturën e përbashkët me Serbinë për organizimin e Euro 2027 për grupmoshat U21.

Presidenti i FSHF-së, Armando Duka, javë më parë kishte konfirmuar kandidaturën e përbashkët të Shqipërisë me Serbinë për organizimin e Kampionatit Evropian 2027 për grupmoshat U21.

Arsyetimi i të parit të Federatës Shqipëtare të Futbollit ishte se Shqipëria nuk i plotëson kushtet elementare për organizimin e kësaj ngjarje.

Ndër të tjerash, ai kishte thënë se duhet angazhim i madh i dy qeverive të dy vendeve respektive, madje e kishte cilësuar si “lajm të mirë” për të dy popujt fqinj.

Ky njoftim nuk ishte pritur aspak mirë nga tifozët shqiptarë anembanë botës dhe tani “Tifozat Kuq e Zi” kanë ndërmarrë një nismë për të shprehur mllefin e tyre ndaj këtij.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, shihet se si ‘Tifozat Kuq e Zi’ kanë ngjyrosur me të kuqe rrugët pranë zyrave të FSHF-së, si dhe kanë ngjitur disa fotografi të luftës dhe gjenocidit që ushtria serbe ka ushtruar në popullin e Kosovës.

“Kundërshtojmë çdo nismë që mundohet ti rregulloj imazhin një populli barbar e gjenocidal. Kundërshtojmë çdo bashkëpunim me vrasësit me ata që shkaktuan me qindra masakra ndaj shqiptarëve dhe që deportuan me miliona nga shtëpitë e tyre gjatë gjithë historisë”, thuhet në postimin e tyre në Instagram./UBTNews/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tifozat Kuq e Zi (@tifozatkuqezi)

Vazhdo të lexosh

Sport

Moment historik, skuadra franceze siguron pjesëmarrjen në Champions për here të parë në histori

Publikuar

nga

Këtë të diel kampionati francez ka mbyllur sezonin 2023/24 duke dhënë edhe verdiktet e fundit të këtij sezoni. Me Monaco-n dhe Brest që i bashkohen PSG-së për një vend në Champions League, ndërsa Lille përmes eliminatoreve do të provojë të futet në garën më të madhe për klube.

Padyshim që surpriza e këtij sezoni ishte Brest, të cilët u pozicionuan në vendin e tretë dhe me këtë ata do të jenë pjesëmarrës në Champions sezonin e ardhshëm.

Një ngjarje historike kjo për skuadrën franceze që feston gjithashtu edhe fitoren e 200-të të të gjitha kohërave në elitën e futbollit francez. Kjo shifër u sigurua pas triumfit të fundit, 0-3 ndaj Toulouse në transfertë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara