Lajmet

Peci: Rendimentet e drithërave sivjet janë pozitive

Pas mbledhjes së qeverisë, Peci tha se niveli i rendimenteve është 4 tonë për hektarë.

Published

on

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci deklaroi sot se rendimentet e të mbjellurave të grurit dhe drithërave këtë vit janë pozitive.

Pas mbledhjes së qeverisë, Peci tha se niveli i rendimenteve është 4 tonë për hektarë.

Në anën tjetër, zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi tha se masat ndaj Kosovës janë të padrejta dhe si të tilla duhet të hiqen sa më shpejt.

Lajmet

LDK në konferencë për media

Published

on

By

Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë konferencë për media sot.

Konferenca është raportuar të mbahet në ora 14:00 në selinë qendrore të LDK-së, duke mos u bërë të ditura arsyet./EO

Continue Reading

Lajmet

Dëmtohet me mjete të forta një pjesë e kanalit të Ibër-Lepencit

Published

on

By

Një pjesë e kanalit të Ibër–Lepencit në territorin e komunës së Zubin Potokut është dëmtuar nga persona të panjohur.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti të ketë ndodhur mes 22 dhe 25 nëntorit e ku janë përdorur mjete të forta.

Është raportuar se persona të panjohur me mjete të forta kanë dëmtuar një pjesë të kanalit të Ibër-Lepencit (bajpas-it)”, thuhet në raport 24 orësh.

Rasti është cilësuar si “Asgjësim apo dëmtim i pronës”, ndërsa hetimet po vazhdojnë për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e motiveve të incidentit.

Ndërsa më 29 nëntor bëhet një vit prej sulmit terrorist që ndodhi në kanalin e Ibër – Lepencit, ku ishte vënë lënda shpërthyese prej 20 kilogramë.

Kanali Ibër-Lepenc furnizon me ujë nga Liqeni i Ujmanit gjithë veriun e Kosovës, rajonet e Mitrovicës, Prishtinën me rrethinë, si dhe Korporatën Energjetike të Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj./EO

Continue Reading

Lajmet

Mitrovicë e Veriut: Vajza sulmon babanë

Published

on

By

Një incident familjar është raportuar mbrëmjen e 25 nëntorit 2025, rreth orës 23:53, në Mitrovicën e Veriut, ku një femër kosovare dyshohet se ka sulmuar fizikisht babanë e saj pas një mosmarrëveshjeje.

Policia njofton se i dyshuari, babai i saj, ka marrë tretman mjekësor për lëndimet e pësuara. Ai gjithashtu kishte njëurdhër mbrojtës që i ndalonte t’i afrohej vajzës së tij, megjithatë të dy janë përfshirë në konflikt.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.

Është raportuar se e dyshuara femër kosovare, pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht të dyshuarin mashkull kosovar babanë e saj. I dyshuari ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i njëjti kishte urdhër mbrojtës të mos i afrohet vajzës së tij. Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt“, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës/KP

Continue Reading

Lajmet

SPERTK: Po hyjmë në muajin e tretë pa paga, gjendja e punëtorëve e rënduar

Published

on

By

Sindikata e Punëtorëve të Radio Televizionit të Kosovës (SPERTK) njofton se punëtorët e transmetuesit publik kanë hyrë në muajin e tretë pa paga, ndërsa institucionet shtetërore, sipas tyre, po vazhdojnë t’i injorojnë kërkesat urgjente për zgjidhje.

Në komunikatë e SPRTK-së thuhet se gjendja sociale e punëtorëve dhe funksionimi i RTK-së janë “të rënduar në skaj”, duke e cilësuar situatën të papranueshme. Sindikata thekson se greva do të vazhdojë dhe u bën thirrje të gjithë punëtorëve për mbështetje të plotë në veprimet e tyre të, siç thuhet, “drejta dhe ligjore”.

SPERTK paralajmëron se brenda kësaj jave do të dalë me qëndrim për bojkot të plotë të punës, duke qenë se janë “të shtyrë nga mosveprimi i Qeverisë së Kosovës”, e cila deri tani, sipas sindikatës, nuk ka ndërmarrë asnjë hap për të ofruar zgjidhje, pavarësisht dhjetëra kërkesave të adresuara.

Si është e mundur të gjenden para për zgjedhje, e të mos gjenden për bukën e gojës së 700 familjeve?, kjo është e papranueshme”, thuhet në reagim.

Sindikata i bën thirrje qeverisë të zgjidhë urgjentisht problemin e alokimit të buxhetit, për të mos i detyruar punëtorët të ndërmarrin masa të padëshiruara. SPERTK kërkon gjithashtu që, pas konstituimit të legjislaturës së re, të miratohen pa vonesë ligji për financimin e pavarur të RTK-së dhe zgjidhja e çështjes së pronës, duke theksuar se transmetuesi ka nevojë për një mekanizëm të qëndrueshëm të funksionimit si mediumi i vetëm publik në vend.

Në komunikatë, sindikata rikujton se, në vend që buxheti i RTK-së të rritet apo të mbështetet zhvillimi i transmetuesit, ka ndodhur e kundërta: jo vetëm nuk është ndarë rritja prej 0.7% nga buxheti nacional, por janë hequr edhe 2.2 milionë euro nga buxheti aktual, tashmë më i vogli në rajon për mediat publike.

SPERTK konfirmon se greva do të vazhdojë dhe paralajmëron se në fund të javës pritet të merret vendim për një bojkot total të ngjarjeve politike dhe mosmbulim të fushatës elektorale. Sindikata kërkon zyrtarisht nga menaxhmenti i RTK-së ndërprerjen e menjëhershme të mbulimit të aktiviteteve politike dhe fushatës zgjedhore.

Nëse nuk merret një vendim në kohë, ne do të dalim shumë shpejt me qëndrimin tonë”, përfundon njoftimi i SPERTK-së./EO

Continue Reading

Të kërkuara